Nëse u referohemi 8-marseve të shekullit pararendës, të paktën botërisht kjo ditë me simbolikën e saj i bën thirrje si mendjes edhe ndërgjegjes për të reflektuar nga ku reflektimi i lëshon rrugë protestimit dhe kërkimit të të drejtave tërësisht apo pjesërisht të munguara e të cënuara. Nëse ka apo jo cështje kaq themelësisht urgjente në vëndin tonë, për të ngritur zërin kolektivisht këtë e dëshmojnë evidencat vjetore në dhunën ndaj grave, dhe së fundmi jetët e shuara të dy femrave në rrethqarkullimin e vetëm dy ditëve: 7 dhe 8 mars! Mohimi i së drejtës së jetës, është një ndër kazuset më të rënda por jo se mungojnë rastet e dhunës, që nga ajo emocionale si më e shpeshta e hasura në familje ndaj gruas, dhuna ekonomike e pranishme dendurazi në zonat urbane apo ajo fizike në zonat rurale, pa kategorizuar si më pak shqetësuese edhe dhunën seksuale, edhe pse vijon të jetë më pak e raportuara.
Nëse prirja e grave shqiptare për të ndryshuar dhe ‘’etnikisht’’ për të personalizuar pak këtë lloj feste, deri diku mund të bëhej objekt replikash diskursive, në fakt ky 8 mars na bëri që mes lebetitjes së dy duarve në kokë dhe zërit të dridhur një pjesë e mirë e gjinisë femërore(por jo vetëm), të shqiptonin: ‘’Edhe kjo ndodhi prapë?’’
Trendi më i ri i festimeve të shfrenuara fëmërore nëpër klubet e natës mund të cilësohet si thjesht i papërtëritshëm-sidomos kur shfaqjes së shëmtuar i vishet simbolika krejt e ndryshme e kësaj dite.
Në një ngjarje të tillë, protagonistet ose kanë humbur nocionet e limiteve mes argëtimit etikikisht të pranueshëm ose me skenat e atij vulgariteti skajshmërisht të pështirë po mundoheshin të mbushnin boshllëqet që u ka krijuar jeta/fati/rrethanat.
Ciladoqoftë arsyeja, ajo mbetet njesoj e papranueshme për vetë faktin se ‘’zgjidhja’’ e hamendesuar për të kapërcyer kufinjtë,për të marrë hak ndaj patriarkalizmit mashkullor, për tu ‘’emancipuar’’si adashet perëndimore, etj jo vetëm që nuk është zgjidhje por qartazi po shpie drejt një humnere për jetën shoqërore, familjare dhe pa dyshim: shkatërruese për vetë femrën.
Njerëz që depersonalizohen, që thyejnë parimet etiko-morale, që zgjedhin mënyra kontroverse argëtimi, nuk janë një realitet i ri nga pikëpamja historike e vendeve dhe mbështetës nga radhët e individualistëve në epokën tone të globalizimit edhe mund të thonë: ‘’Në një shoqëri demokratike cdokush zgjedhë mënyrën e tij të argëtimit’’.
Por ajo që vërtet shqetëson replikuesit e individualistëve apo të të tjerëve moskokëcarës është shoqja, kolegia, motra, bashkëshortja apo nëna që ishte protagonistja e skenave të tilla kaq larg dinjitetit dhe respektit që duhet të reflektojë një femër.
Ajo që në gjenezë u krijua për të qënë mbartëse dhe dhënëse e jetës, imponuese e respektit me sjelljen dhe moralin e saj, stimuluese e admirimit me vetëmohimin e saj, nxitëse e dashurisë me durimin dhe komunikimin e saj!
Ndërkaq që në pamjet e shkrepura në celuloid dhe që qarkullojnë së fundmi në mediat tona, me keqardhje vë re një turmë të paralizuar nga epshet e veta! Dhe kur pasioni i keq ja zë vëndin arsyes, dyshoj për vëndin që i mbetet emancipimit të grave-të atyre që kërkojnë të jenë shoqe më solidare, nëna më të dhimbsura, bashkëshorte praktikisht më të arsyeshme! Emancipimi i vertetë është ai që nis nga kontrollimi dhe orientimi i vetes.
123 gra të fabrikës Cotton në SHBA u sakrifikuan me jetë për të drejtat e pasardhëseve të tyre gjinore, sot pas 103 vitesh në metropolin tonë të vogël, jo vetëm që nuk u protestua por gangrena e vetëshkatërrimit moralo-etik po infekton cdo ditë e më shumë bazat e shëndosha të shpresës, të femrës.
po ja keto jane femrat shqiptare
dava kurvash dhe epshesh
http://cutt.us/Elta-Liksenaj
keto lloj Femrash jane EMIGRANTE nga Jashte dhe Brenda Shqiperise NE Tirane , qe qurraviten tere vitin duke punuar ne cdo lloj pune dhe nuk dine principiet e jetes dhe kur vjen festa dallin skifo si gra dhe edukatore ! GRA PA LIBER NE DORE DHE PA HISTORI TE KOMBIT DHE MEMEDHEUT TE TYRE DHE BESIMIT TE TYRE !
FEMRA INJORANTE QE PERTOJNE TE GATUAJNE DHE TE PREGATISIN NJE EMBELSIRE PER FAMILJET E TYRE QE TE QETESOJNE SHPIRTAT E FAMILJES SE EMBELSIRA E KA KETE EFEKT !
POR HANE VETEM MISH DHE VETEM MISH ME BURRAT KAFSHE TE SHQIPERISE QE MARRIN ME PAS ROLIN E UJKUT DHE TE HIJENES DUKE VRARE E PERDHUNUA E DHUNUAR GRA E VAJZA BEBE E PLAKA PA DHIMBJE !
sa e bukur kjo cupa ne foto