Hegjemoni amerikane apo primat amerikan?

10 Mars 2015, 20:08Blog TEMA

Nga Joseph S. Nye, Jr.*

 

Asnjë vend në historinë moderne nuk ka poseduar kaq shumë fuqi ushtarake globale sa Shtetet e Bashkuara. Megjithatë disa analistë tashmë po argumentojnë se SHBA-të po ecin në gjurmët e Mbretërisë së Bashkuar, hegjemoni i fundit global që u rrëzua. Kjo analogji historike, megjithëse po bëhet gjithnjë e më shumë popullore, është e gabuar.

Britania nuk ka qenë kurrë kaq dominant sa janë SHBA-të sot. Duhet të jemi të qartë, ajo kishte një flotë në përmbasa dy herë më të mëdha se sa flota e vendit tjetër të fuqishëm, ndërkohë që në perandorinë e saj dielli nuk perëndonte kurrë pasi ajo sundonte mbi një të katërtën e njerëzimit. Por kishte edhe dallime të mëdha në burimet e fuqisë së Britanisë perandorake në raport me Amerikën e kohës sonë. Në prag të Luftës së Parë Botërore, Britania qe vetëm vendi i katërt mes fuqive të mëdha sa i përket numrit të ushtarëve aktivë, i katërti në termat e madhësisë së Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe i treti në treguesin e shpenzimeve ushtarake.

Perandoria Britanike sundohej në pjesë të mëdha duke u bazuar në ushtritë vendëse. Nga të 8.6 milionë forcat britanike të Luftës së Parë Botërore, një e treta vinte nga perandoria e përtejdetit. Kjo e bëri gjithnjë e më të vështirë për qeverinë e Londrës që të shpallte luftë në emër të perandorisë kur ndjenjat nacionaliste filluan të intensifikohen nëpër botë.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore, mbrojtja e perandorisë qe bërë më shumë barrë se sa aset. Fakti qe që Mbretëria e Bashkuar gjendej kaq pranë fuqive si Gjermania dhe Rusia sa situata qe edhe më sfiduese për të.

Pavarësisht të gjithë të folurit të përgjithshëm për një “perandori amerikane,” fakti është që SHBA-të nuk kanë koloni që duhen administruar dhe rrjedhimisht ka më shumë liri për të manovruar nga sa kishte Mbretëria e Bashkuar. Dhe, rrethuar nga vende jokërcënuese dhe dy oqeane, ajo e gjen të lehtë të mbrojë veten.

Kjo na sjell ne te një problem tjetër, ai i analogjisë së fuqisë hegjemonike globale: ka konfuzion mbi atë se çfarë do të thotë me të vërtetë fjalë “hegjemoni”. Disa vëzhgues e përzjejnë konceptin me imperializmin; por SHBA-të janë provë e qartë se një hegjemon nuk ka nevojë të ketë një perandori formale. Të tjerë e përkufizojnë hegjemoninë si aftësia për të vendosur rregullat e sistemit ndërkombëtar; por se sa ekzaktësisht ndikim duhet të ketë hegjemoni në këtë proces në raport me fuqitë e tjera, kjo mbetet e paqartë.

Megjithatë të tjerë e konsiderojnë hegjemoninë si një sinonim të kontrollit të shumicës së burimeve të pushtetit. Por me këtë përkufizim, Britania e shekullit të nëntëmbëdhjetë – e cila në kulm të fuqive të veta më 1870 renditej e treta (pas SHBA-së dhe Rusisë) në termat e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe e treta (pas Rusisë dhe Francës) në shpenzime ushtarake – nuk mund të konsiderohet si forcë hegjemonike pavarësisht dominimit të deteve prej saj.

Në mënyrë të ngjashme, ata që flasin për hegjemoni amerikane pas vitit 1945 nuk arrijnë të vërejnë se Bashkimi Sovjetik e balancoi fuqinë ushtarake amerikane për më shumë se katër dekada. Megjithëse SHBA-të kishin ndikim disproporcional ekonomik, hapësira e saj për manovra politike dhe ushtarake qe e kufizuar nga fuqia e Sovjetikëve.

Disa analistë përshkruajnë periudhën e pas vitit 1945 si një rend hierarkik të udhëhequr nga SHBA-të me karakteristika liberale në të cilat SHBA-të ofronin të mira publike ndërsa vepronin brenda një sistemi të çlirët rregullash shumëpalëshe dhe institucionesh ku shtetet më të dobëta kishin mundësi të flisnin. Ata vërejnë se mund të jetë racionale për shumë vende që të ruajnë këtë kuadër institucional, edhe nëse burimet e fuqisë amerikane reduktohen. Në këtë kuptim, rendi ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të mund të jetojë edhe më gjatë se sa primati amerikan në burimet e pushtetit, megjithëse shumë të tjerë argumentojnë se shfaqja e fuqive të reja kumton shpërbërjen e rendit të vjetër.

Por, kur vjen puna te diskutimi mbi epokën e hegjemonisë së supozuar të SHBA-ve, ka patur gjithmonë shumë fantazi të përzjerë me faktet. Ajo nuk qe aq shumë një rend global se sa një grup vendesh me mendje të ngjashme, gjerësisht të përqendruara në amerika dhe në Europën Perëndimore, e cila përbënte më pak se gjysmën e botës. Dhe efekti i tyre mbi jo-anëtarët – përfshirë fuqitë me rëndësi domethënëse si Kina, India, Indonezia e Blloku Sovjetik – nuk qenë gjithmonë dashamirëse. Përballë këtij fakti, pozicioni i SHBA-ve në botë do të qe më saktë të quhej “gjysmë – hegjemoni.”

Natyrisht, Amerika e mbajti dominimin ekonomik pas vitit 1945: shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore në kaq shumë vende bënë që SHBA-të të prodhonin gati gjysmën e Prodhimit Botëror. Ky pozicion vijoi deri në vitet 1970, kur pjesa e SHBA-ve në prodhimin global ka në nivelin e paraluftës, pra në rreth një të katërtën. Por, nga këndvështrimi politik apo ushtarak, bota qe bipolare, ku Bashkimi Sovjetik balanconte fuqitë e Amerikës. PËr më tepër, gjatë kësaj periudhe, SHBA-të shpesh nuk mundën të mbronin interesat e veta: Bashkimi Sovjetik siguroi armë bërthamore; komunistët morën kontrollin në Kinë, Kubë dhe në gjysmën e Vietnamit; Lufta e Koresë përfundoi të armëpushim; dhe revoltat në Hungari e Çekosllovaki u shtypën.

Në këtë kuadër të përgjithshëm, “primati” duket përshkrimi më i saktë për situatën e një vendi që ka pjesë disproporcionalisht të larta (dhe të matshme) të të tri llojeve të burimeve të pushtetit: ushtarak, ekonomik dhe kulturor. Pyetja tashmë është nëse epoka e primatit të SHBA-ve po i afrohet fundit.

Duke parë paparashikueshmërinë e zhvillimeve globale, kjo është, natyrisht, një pyetje që vështirë se mund t’i japësh përgjigje definitive. Ngritja e forcave transnacionale dhe aktorëve joshtetërorë, pa përmendur fuqitë në ngritje si Kina, sugjerojnë se ka mundësi të ndryshime të mëdha në horizont. Por ka ende arsye për të besuar që, së paku në gjysmën e parë të këtij shekulli, SHBA-të do të ruajnë primatin në burimet e pushtetit dhe do të vijojnë të luajnë rolin qëndror në balancën botërore të pushtetit,

Shkurt, megjithëse epoka e primatit të SHBA-ve nuk ka përfunduar, ajo pritet të ndryshojë në mënyra shumë të rëndësishme. Por nëse këto ndryshime do ta rrisin mirëqënien dhe sigurinë globale, kjo mbetet për t’u parë.

*Project Syndicate- BIRN

10 komente në “Hegjemoni amerikane apo primat amerikan?”

  1. xyz says:

    Bota po ndryshon , por nese eshte per me mire apo me keq mbetet per tu pare…………

    http://www.veteranstoday.com/2015/03/10/neo-now-china-blows-kisses-to-india/

  2. Lala says:

    Amerika eshe dominante si pasoje conceptuale e te berit politike dhe ekonomi ku i jep lirshmeri kapitaleve te saj per te depertuar ne vendet ku ekonomia eshte homogjeniste . Kjo e ben qe dhe te varferit ne vendet diktatorjale ta shkojne me simpati potencen ekonomike ushtarake Amerikes .eshte e pa krahasushme me asnje perandori ne bote . Dominimi i saj eshte i domosdoshem .shkurt fare eshte vaksine qe te mbron

  3. Rushani says:

    Qe te jeshe fuqi globale duhet te keteshe disa karakteristika. Te keshe kapacitete dhe mundesi te inflyencoshe situatat globale. Kapacitete ekonomike, financiare, ishtarake, njerezore, informacioni, etj. Sot asnje shtet ne bote nuk i ka keto cilesi dhe nuk mund ti kete per nje periudhe afatmesme. Mos harroni SHBA mbulon 50% te buxhetit global te mbrojtjes. Sot dominimi i SHBA eshte i pa kercenuar. Pyetja qe mund te shtrohet eshte; A po i perdor SHBA me efektivitet instrumentat e saj, apo ka nje renje te influences?

  4. lajthitja says:

    budalliqe, BRICS eshte 4 miliard banore, kshuqe amerika kontrollon vetem shtete si shqiperia, kurse shtete si KINA INDIA BRAZIL RUSIA AFRIKA E JUGUT ska ca i bo fare , por ato jan 4 miliard banore kshuqe amerika kontrollon ca shtete fykarenjsh si puna jone.

  5. lajthitja says:

    tani qe bejen edhe banken e tyre ata shkeputen fare nga dollari , edhe dollari ik per lesh

  6. Rushani says:

    Kur jeton ne fshat te duket fermeri i fshatit si njeriu qe drejton dynjane

  7. enter''""" says:

    Rrofte Rusia, Rrofte Kina

    1. plaku dhe deti says:

      Rrofshin edhe brasilianet me bythet me maje

  8. SHQIPTAR says:

    Modelet qeverisese jane funksion i ekonomise dhe cdo model, si cdo gje njerezore, ka ciklin e vet rritjes dhe plakjes. Ka momente kur cikli i gjere i popullsise boterore arrin nje stad qe ndikon nga jashte edhe super-ekonomite, pavaresisht potikave te tyre. Besoj bota ndodhet ne nje stad te tille, qe veshtireson rolin e primareve. Nuk besoj se ky stad e zbeh rolin e Shba. Sidoqofte, Shba perfaqeson nje model, monument ne historine moderne njerezore. Shba i ofroi botes gjate shekullin e XX nje motorr gjigand punesimi nepermjet nje sistemi te ndertuar mbi kapitalin me nje meritokraci teper efikase. Sidomos per Evropen, Shba perfaqeson nje mbeshtetje ekonomike nder dekada, nepermjet suportit te emigracionit. Ky emigracion krijoi minoritetet dhe strukturen e popullsise se saj. Minoritetet pergjate ciklit kohor, u shendoshen e u strukturuan duke formuar lobe, te cilat me pas, do te sherbenin mbeshtjetje te vyer per vendet e tyre te origjines. Edhe ne kete faze, roli i Shba perben nje rendesi te vecante. Me nje strukture altruiste lobesh, Shba perfaqesoi per dekada te tera nje territor shume me te gjere se ai zyrtar, duke ndihmuar ne nje politike ekonomike te gjere globale, qe me pas do sillte natyrshem globalizmin. Qelizat perberese te globalizmit do te kryenin nje progres ekonomik dhe social te perbashket, duke lene gjithmone e me pas pjesen tjeter te globit. Thellimi gjithnje e me i madh i kesaj diference ekonomike pergjate ciklit njerezor, sot po ve ne veshtiresi te papritura sistemin e kapitalit te kesaj strukture te gjere lobesh, kundrejt pjeses tjeter te prapambetur. Historia po tregon se kur disniveli kalon nje pike te caktuar, sistemi i kapitalit vihet ne veshtiresi. Edhe pse pergjegjesia meriton te shperndahet ne te gjitha njesite qe operojne me kete sistem, sic duket barra me e madhe bie mbi Shba. Jo me kot, por sepse Shba ka nje strukture nderveprimi shume me te avancuar se pjesa tjeter e njesive kapitale. Mendoj qe Shba, si nje primat i fuqishem, i lipset te promovoje politika afatgjate globale, te cilat duhet te zbusin diferencen e madhe te krijuar. Ky proces dinjitoz duhet te mbeshtetet edhe nga kolloset e tjere, per te krijuar nje klime gjeresisht te shtruar globale. Padyshim qe ky proces kerkon impenjimin ekonomik te primateve, qe mund te stacionoje rritjen e tyre te metejshme, por ne aspektin afatgjate do ti siguroje shoqerive te perparuara sigurine dhe stabilitetin.

  9. translate says:

    Niveli i përkthimit, skandaloz!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje