Telenovela më e kuotuar e ditëve të fundit titullohet ‘Doshi’ dhe ia detyron famën zhanrit të politikës, që dëshmon serish se është atraktiva më e preferuar e shqiptarëve, sidomos kur protagonistët, të fortët e xhunglës, kafshojnë pa e shqyer njëri-tjetrin. Pikërisht sepse situata të tilla i përkasin oligarkisë politike, në formë reaksioni zinxhir, ato nxjerrin në pah njëkohësisht edhe degradimin rrënjësor të elitave shqiptare, duke filluar nga legjitimuesit publikë të pushtetit: mediat dhe ushtria e derivateve.
Nuk mendoj se ia vlen as minimalisht diskutimi rreth çështjes Doshi, që, për aq sa është publike, sepse i përket drejtuesve të këtij vendi, mbetet gjithsesi biznes privat i sipërmarrjeve të ndryshme politike, në të cilat vetëm i verbri shikon moral, etikë dhe interes qytetar, porse ia vlen evidentimi i patetizmit të anestetikëve shoqërorë, të asaj shpure pra, analistësh, editorialistësh, gazetarësh e lloj-lloj ‘-ishtësh’ të tjerë, që nuk kalon ditë pa na dhuruar perla në stilin akademik mbi çdo fenomen, të konsumuar në Shqipëri apo në Groenlandë, në prehistori apo në një mijëvjeçar të paeksploruar. E veçanërisht të atij segmenti të takëmit që valëvit flamurin e vlerave, që vlerave u përcakton gjeografinë dhe njësitë matëse, e pastaj i kategorizon njerëzit në raport me këtë ngrehinë, u bën gjyqin dhe gjëmën.
Në vetvete çështja Doshi evidenton se problemi thelbësor i Shqipërisë lidhet me ato që zbukurojnë CV-të me kategorinë e prodhuesit të mendimit. Mund të perceptohet në çdo hap të interpretimeve të përplasjes Doshi-Rama/Meta, përpara përjashtimit të deputetit nga PS-ja dhe menjëherë pas tij, në tentativat për ta shpallur Doshin hero dhe Ramën enverist.
E filloi Preç Zogaj, në një intervistë për ABC news, i cili arrinte në konkluzionin se veprimet e deputetit Doshi kishin shtysa parimore, me hipotezën se “heroi” është mjaftueshëm i pasur dhe teorikisht nuk ka nevojë të shfrytëzojë politikën për interesa personale. Mirëpo deklarata e Doshit, se kishte qenë i kërcënuar prej 5 muajsh, e ardhur në mungesë të kompromisit me Ramën, automatikisht hedh poshtë aludimet e Zogajt për shqetësim etik, parimor dhe idealist e jo personal. E megjithëse Zogajt i dështon baza teorike e hipotezës, sot publikoi një tjetër editorial te Panorama duke nënvizuar imoralitetin e përjashtuesve të Doshit.
Hipoteza e “heroit të persekutuar” shndërrohet në tezë nga shkrimi i Mark Markut. Autori limitohet me etiketimin e Doshit si armiku i mjerë i persekutuar nga Rama. Këtu e merr stafetën Agron Gjekmarkaj dhe heroi kompletohet me nuanca identitare: gegë, malok, njeriu i virtytshëm, i pa-kompromis me të keqen për arsye të një trashëgimie gjenetike, kulturore e krahinore.
Gjekmarkaj e shenjtëron me atributet e mitit, e dekoron me histori, duke cituar Lahutën e Malcis, Prek Calin, Kir Dul Doshin, Dedë Shabani etj, të gjithë të persekutuar nga komunizmi, teksa në sfond qëndron periudha osmane. Doshi transformohet kështu në heroin postmodernist të Gegërisë, e si i tillë për t’u mëshiruar, mbështetur dhe, pse jo, imituar. “Në Tiranë, sot, këto emra – shkruan Gjekmarkaj – mund të shkaktojnë buzëqeshje kulisash, grimasa skuthash”. Komploti është i konsoliduar.
Në të vërtetë, buzëqeshje e gajasje mund të shkaktojë vetëm një verbëri e tillë, duke filluar nga emrat, të cilëve u atribuohen qëndresa titanësh, pasi një Dedë me mbiemrin Shabani flet më shumë se 1000 fjalë. Një personazh që fillimisht iu afrua PD-së, pastaj militoi si demokristian e në fund si socialist i rilindur pranë trashëgimtarëve të enverizmit, vështirë të tregtohet si mishërim i virtytit, ambasador i një zone “pa kompromise amorale” apo fytyra e Gegërisë. Nevojitet një masturbim mendor për të kuptuar sesi tradita familjare e të persekutuarit Doshi shndërrohet në atraktivë për ta votuar si kandidat i atyre që celebrojnë persekutorët, një akt për të cilin i persekutuari në fjalë, nën shëmbëlltyrën virtuoze të pretenduar nga Gjekmarkaj, duhej të ulërinte më shumë se kundër militantëve të PD-së të emëruar (sipas Doshit) nga ministrja Milena Harito. Eksperienca na mëson se valenca e koncepteve ‘idealist’ e ‘virtuoz’ nuk ka asgjë të përbashkët me sistemimin e militantëve personal në kurriz të militantëve të Tjetrit.
Një deputet që i theu turinjtë gazetarit Besar Likmeta në 2008, sepse zbuloi se kishte diplomë false, nuk mund të shndërrohet sot në hero nga të njëjtët intelektualë që pushtuan mediat për të mbrojtur fjalën e lirë të goditur nga sulmet ndaj Charlie Hebdo-së. Më së paku kjo tregon se i gjithë ai mobilizim paska qenë një industri lloqesh, të vlefshme për Francën, por jo për Shqipërinë.
Ka të drejtë Alfred Lela kur pohon se Doshi nuk është problemi. Ai është një problem dhe njëkohësisht tregues i degradimit, e për ta kuptuar mjafton t’i ndiqen videot e fushatës elektorale 2013, ku heroi deklaronte haptazi se synimi i fitores, ndër të tjera, ishte kontrolli i drejtorive, pra i hallkave të pushtetit, i ndarjes së feudeve, që do të shlyente edhe investimin politik. Për ideale do të thoshte Zogaj! Për të njëjtat ideale e rekrutoi edhe Rama.
Ka sigurisht edhe interpretime të tjera, por që në thelb janë po aq melodrama të hipokrizisë. I tillë duket përfundimi i analizës së ish-deputetit Gilman Bakalli, që ndryshe nga emrat e sipërcituar fajëson klasën politike në tërësi: “sot, çerek shekulli pas ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri, Akuza Ideale, më shumë se një apel që i drejtohet një instance juridike gjykuese, mbetet një Ligjëratë Absolute, një mallkim, gati-gati një Formulë Magjike për ta pështjelluar publikun”. Tani Bakalli kujtohet për instanca juridike, pasi për vete ka botuar një libër me akuza për Jozefina Topallin.
Problemi nuk është pushteti që përjashtoi Doshin, por opozita ndaj tij, që i takon elitës intelektuale dhe gazetarëve të cilët krenohen si të pavarur. Kur nuk ka as mendimtarë koherent me disa parime bazike, që vetë ata, hera-herës trumbetojnë, ngritjet e rëniet e Doshëve do të jenë normalitet, i turpshëm në të dy anët e parabolës. Sidoqoftë, shqiptarët e gjorë janë mësuar të vajtohen nga ata që i katandisin në gjendje të mjerueshme.
“Postbllok.com”
Ohhh mjere per ne qe duhet te bashkejetojme me keta !
A ka ndonje qe e kupton se ç’do me thene “Ligjerate Absolute”?
ZOTI MUKA TOM DOSHI MBASE KISHTE NJE DIPLOME FALSE SE KUPOLA KOMUNISTO-MAFIOZE NUK NO TE LEJONTE KURRE QE TE MIRRTE NJE REALE NE NJE KOHE QE KANE 80 VJET QE KOMANDOJNE SHQIPERIN ME DIPLOMA FALSE.DHE GAZETARET SI BESAR LIKMETA [GAZETAR PA DIPLLOME]TE POLITIZUAR DERI NE KOCKE NUK E BERI PER QELLIME PARIMORE POR PARTIAKE.NJEREZ TE TILLE NUK I DUHEN KETIJ VENDI .SHQIPTARET DUAN SHTET DHE JO KLANE MAFIOZE QE MENOJNE VETEM SI TIA FUSIN NJERI-TJETRIT .LUFTA NE MES TYRE ESHTE LUFTE SICILIANE SE KUSH TE KOMANDOJE KUPOLEN.KLANET RAMIZ-NANO-BERISHA -META -RAMA-JANE KANCERI NE TRUPIN E SHQIPERISE ,JANE E KEQJA E KETIJ VENDI .25 VJET PUNUAN VETEM PER TE SHUAR SHPRESEN E NJE POULLI TE TERE PER NJE SHTET DEMOKRATIK DHE PER TE JETUAR EDHE NE SI GJITHE TE TJERET NE EUROPE. GAZETARET E VERTET DUHET TI THONE TE VERTETEN POULLIT DHE JO TE MBAJNE NJERIN APO TJETRIN KRAH.TE GJITHE DERRAT NJE SURRAT KANE. POLITILANET E SOTEM NUK JANE GJE TJETER VEC :anadololak ,injorant,hajdut ,vrases , llumi i llumeve te historise se politikes shqiprare .sa me shpejt ta kuptojme aq me shpejt do shpetojme .bomba u plasi padashur ne duar ,tani tua plasim ne koke.
Moj malsia e mbi shkodres
Turgut Pasha po I bjen lodres
Me za Te nalt ka hape tellalin
Asht betu se ne flake do Te kallim
Shume vaporra vin prej detit
Shume taborre po I don mreti
Jan drejtu topat e mbretit
Qou Malsi….qou malsi me I dale zot vetit
Prej malsiet vjen nji zane
Zani I mbretit temenan
Malet dridh ky za viganit
A nigjon ti turk sulltani
Une jam Shqipja mbi shkorreta
Ne dallge e ne flake me ka zane jeta
Por kto troje nuk jane te shkreta
Malsi kjesh e malsi mbeta
Dede Gjon Luli I Traboini
Ne balle Te mejdanit ne balle Te kushtrimit
Malet dridh zani I burrit
Ka ardhe dita e flamurit
Shqipja krahet done me I hape
Qou Malsi pushken me e kape
S’duroj ma me u shkele me kame
Hiq flamur….. hiq flamur me ylle e hane
Hote e Grude marrin perpjeten
Per flamur done me dhane jeten
Flake e tym po mbushet qielli
N’kam jane qu Kastrati e Shkreli
Me gjak rrjellin valet e Cemit
Luftojn Shqipet ne bjeshke Te Kelmendit
Qielli flake trolli plot gezhoja
Mesyn Deqiqin Trieshi e Koja
MBI DEQIQ LUFTA KA NISE TURKU RREPT PO I BJEN BORIS
AS TABORRET E USHTRISE JO AS TOPAT
E TURQISE NUK JA THEJ TURRIN MALSISE
KADALE TURK TA BASHFSHA GJAMEN
MOS KUJTO SE JE NEE TANEN
UL KAMKRYQ TUJ HANGER HALLM
TA KAM NEZ FLAKEN MBI QALLM
MERRE RRUGEN PREJ STAMOLLET
IK THE QAFEN PREJ KTI TROLLIT
Ne Deqiq kala baroti u ringjall
Gjergj Kastrijoti
Sikur Gjergji me ushtri
Paj Dede Gjon Luli me Malsi
Ne fush Te mejdanit lind buzqeshja
Permbi qallm asht zbardh qeleshja
Nji flamur Te lam me gjak
Po e vune malet si duvak
Pasha i turkut ule me krye
Jo malsine s’mujta me e thye
Flake e neza e nuk digjet
Neper fronte me theu shtigjet
Top e gjuj e nuk po vritet
Me flamur perpjet po ngjitet
Ka ra poshte flamuri I mbretit
E shkyne shqipet e shkorretit
Ngjitet shqipja ne naltsina
Ringjall zhpresa E zgjon krahina
Prej Deqiqit e Shipqanikut
Shkon ne gryge Te Kaqaniku
Prej Malsie dora dores turrin
Merr drejt sheshit Vlores
Me u valvit per jete Te jetve
Pamvarsi mbas 500 vjetve
Merrja kanges moj malsi krenare moj malsia flamurtare
Pushke e pare trimnesh mejdanash
Njat flamur me gjak viganash
Mbaje nalt gjithmone ne qerdhe
Mos harro gjakun qe derdhe
Per flamur ne flake u kalle
Lavdi Te kjoft MALSI E MADHE.
merre artikullin tan dhe fute atje
Ku nuk bjen dielli, ti edhe merua yne.
O maloku ate tom doshin duhet ta cojme ambasador ne vatikan meqe e duan katolik.
Zoti Muka, do te doja te ta perktheja mbiemrin nga italishtja per te te shpjeguar se cfare je…
Pra e kupton qe lopa nuk duhet per me dhane mendime.
BUKUR. LERI KETA INTELEKTUALET ME TRUTE E SHPERLARE TNGA BIN RISHA, NUK KE PUNE E MOS U MERR ME TA TE HARXHOSH KOHEN, AS ME MARKUN E AS ME PRESHIN APO PRECIN SI DJALLIN E QUAJNE, NJERI PA KALLAM.
Ore po kyt emrin “Andis” kush ta ka vene more aman se plasa tu qesh,
Veq kur Te lexova emrin. Andi nje emer anglosaxon, qe I vendoset nje S ne fund per ta bere Te jashtem
“Hahaha”
Analisti hajdut i mbi 50 milion eurove andis harasanis bastardis,legenis, andis mu(k)tis moter.imis, shkruan tek pacavurrja tema e meros legenis i pa ‘karakteris kopilis
Analistet tane jane pergjithesisht medioker qe bejne hosanara per kryetaret e partive, ose jane inatcinj qe sipas humorit te tyre godasin ate qe nuk duan ose u prish qejfin. Nder me te neveritshmit eshte Prec Zogaj i cili ka 24 vjet qe nuk po di se nga anon, majtas, apo djathtas, apo ne qender, apo ne ekstreme. Sidomos pasi e rrahen me 26 maj te 1996-es, ai u dhie fare dhe kur i zene ne goje emrin e rrahesit te tij Sali Berisha, permiret ne breke, leshon jarge dhe “argumenton” cdo krim te tij, mjafton te mos e rrahin me!
Shkrim shume i mire, fatmiresisht nuk lexoj preca&gjeka&marka&Co., por do kene shkruar mire per Doshin ne kembim te ndonje pakoje me veze nga pularia.
E cuditshme e gjithe kjo qe po ndodh ne politiken Shqiptare.
Dikur ne mbarim te viteve 1800 dhe deri ne fillim te luftes se dyte boterore veriu i Shqiperise e me saktesisht katolicizmi Shqiptar perfaqesohej ne politike, fe , art , e shkence me njerez qe vertete lane gjurme dhe emer ne histori. Do mjaftohesha vetem me Gjergj Fishten per te mos u zgjatur me fjale te teperta.
Sot mjerisht katolicizmin dhe veriun e Shqiperise po e perfaqesojne pinjollet me te poshter,injorante, gangsterre, matrapaze e zullumqare qe per para vrasin dhe te atin.
Imagjinoni te krahasosh Tom Doshin, Mark Frokun, Mehill Fufin,Nard Ndoken e shume e shume te tjere me Gjergj Fishten dhe do kuptoni se sa poshte ka rene sot niveli i perfaqesimit te katolicizmit Shqiptar ne jeten politike, shoqerore e kulturore.
Do desheroja vertete qe katolicizmit Shqiptar ti rikthehej edhe njehere ai shkelqim qe pati dikur, e te perfaqesohet denjesisht me pinjolle te qyteteruar te shkolluar e idealiste e kjo do ishte vertete nje rilindje edhe per shoqerine Shqiptare ne pergjithesi.
Po deri dje ishte i mire Doshi,sot u be i keq?!Un jam Jugor,por sa me perket mua Toma eshte ndoshta i perdorur,por kurrsesi mashtrues.Njerezit nuk duhet ti duam sa kemi hall,e pastaj ti flakim tutje,dhe mos fusni percarje JUg Veri,se jemi njesoj Shqipetar.Ata qe pretendojn se jan Jugore,po te shihnin mire ne prejardhje,ka rrezik te jene po nga Veriu,pervec atyre qe sjan rrace Shqiptare.Tung
Ju qe ushtroni akte rraciale qe ne 41-shin ndaj Gegeve kesaj rrace puro Ariane edhe nja 10 vite sa te bashkohet Kosova dhe do jeni mjerane-minorance.E kuptoj kete gje sepse ndiheni inferior dhe jeni xheloz ndaj superioritetit qe kane Geget ndaj jush dhe intrigave tuaja.Rracizmi i njeanshem qe keni ju ndaj Gegeve do u coje poshte e me poshte sec jeni tani.Ju se ne gen keni shume mutacione te perziera me greke,italiane,cifute,gjermane, gabele etj,kurre nuk do mundeni ta nenshtroni Veriun edhe pse mundoheni qe ne 41-shin
Masakrat që kan ba jugoret në Malsi dhe veçanarishtë në Kelmend në vitin 1944-45 nuk harrohen lehtë . Sa her perseriten skenare të tilla , në forma perbuse rraciste ndaj ketij identiteti me histori realisht vetikale nuk mund të mos jet rrovoltuse per ne malsoret. Masakrat i batë ateher në emer të komunizmit po sot kanë ndryshuar pozicinet, jemi me kahje nga Europa. Nese deputeti i malsise i ka besuare ketyre komunistav të rinjë .dua të them se besimi ashtë vyrtyt i njeriut dhe kjo tregon se Ai ashtë rritë në ato ambjente shoqrore ( në malsi) ku kultivohet vetyti
Po ca thua mor plak ?
Ne 1944 komunistet e fituan me merite luften dhe nese Kelmendasit zgjodhen qe te ishin antikomuniste atehere fundi i tyre i dhimbshem eshte rrjedhoje e logjikes qe ne nje lufte ka fitimtare dhe te humbur.
– Sa per masakra te jugoreve fillimisht dua te te them se komunistet nuk ishin medoemos jugore pasi pati plot prej tyre edhe nga veriu bile goxha fanatike dhe per me teper komunistet ne masakrat e tyre nuk bene dallim jug apo veri.
Nese do vertete ti hyjme debatit te masakrave po te pyes:
– Po vrasjet e qytetareve te Tiranes ne 4 Shkurt 1944 nga Xhafer Deva me trimat e tij Gege dhe Kosovare te batalionit Scanderbeg a te kujtohet ?
– Po masakra urbane e gegeve te tu ne 1990 ne Tirane e kudo me parrullen ” Toke e Xanun ” a te kujtohet ?
– Po inkursioni i SHIK-ut te Sali Berishes me trimat e tij gege ne ( Ura Vajgurore , Vlore, Permet etj ), qe deshen te perdornin dhe bombardimet me napalm kunder jugut a te kujtohen ?
Dhe ne fund i dashur mik mund te te them se :
– Ahmet Zogu ( Gege ),per aq sa ishte ne pushtet ju la ne varferine dhe injorancen tuaj e ju perdori si kamzhik (xhandare).
– Enver Hoxha ( Jugori ), qe prej 1944 e deri sa vdiq u perpoq t’ju hiqte morrat, t’ju shkollonte, civilizonte dhe ushqente.
– Sali Berisha ( Gege ), ju nguli prape morrat , ju la analfabete e ju shkaterroi edhe ato shkolla, spitale e fabrika qe ua ndertoi Enveri e ju permbyti c’do vit te pushtetit te tij.
Atwehere po te pyes kush i ka me shume borxh shokut ?
Per cfare masakre te jugoreve ne Kelmend po flisni ore se nuk po ju kuptoj. Nese ne 1944 pushtetin e moren komunistet kjo nuk do te thote se ata ishin jugore. Nese kelmendasit zgjodhen te ishin antikomuniste dhe u munden nga komunistet atehere ky qe fati i tyre i keq. Ne lufte ka fitimtare dhe te mundur. Sa per masakrat e komunisteve ato u kryen si ne jug ashtu edhe ne veri pa dallim e pa mbajtur hater. A di ndonje nga ju te me thote se ku dallon masakra e komunisteve “jugoreve”, nga masakra e Xhafer Deves me malesore e Kosovare ne Tiranen e vitit 1944 ? Po masakra urbane e malokeve te 1990 mbi Tirane e gjithe Shqiperine me parullen “Toke e xanun” si quhet apo varja se gjera te vogla ?
Personalisht jam kunder ndasive jug-veri por nuk mund te hesht kur shikoj dhine tek i thote deles ta pashe bythen kur per vete e ka gjithe diten bythen zbuluar.
Se per pak harrova te shtoj dhe marshimin e malokut te fundit Sali Berishes me falangat e malokeve te SHIK-ut mbi jugoret,ne Uren Vajgurore, Vlore te cilet donte ti bombardonte me napalm. Dhe ne fund fare mund tju them se nese Enver Hoxha “jugori”, ju hoqi morrat e ju beri me shkolle ne 1944, Sali Berisha ne 1990 “maloku” na shkaterroi tere ekonomine, na futi morrat, e ju ktheu te tereve ne injorante e analfabete. Atehere kush i ka borxh shokut ?
neveri, nga bejleret e albanistanit.
heronjt e bythes, ja u qifsha robt me gjith heronj.
mentalitet otomanesh, vari qillot, mjere shqiptaret qe duhet te cajne trapin ne cdo sekonde me keta te vete quajtur elita. elita bythe.