Ramës i ra në dorë një fitore me largimin e Doshit, por fitorja i erdhi rastësisht. Tani ai ka mundësi ta maksimizojë këtë fitore, ose ta lërë t’i iki si rasti më i mirë deri tani për ballafaqimin me pjesën më të keqe të kohës së tij si kryeministër.
Shqiptarët patën shansin të përjetojnë disa ditë spektakolare, ku detajet intriguese qenë të shumta. Dikujt mund t’i ketë pëlqyer të dëgjojë mes fjalive të kursyera të Tom Doshit fjalinë: “Rama ka një tutor”, apo të shohë deputetin Koço Kokëdhima, i cili është përfolur si njeri i besuar dhe mësues i Ramës, të dalë thellësisht i keqinformuar para një ngjarjeje të rëndësishme si ajo e përjashtimit të Doshit nga grupi parlamentar socialist.
Gazetarët me siguri që u ekzaltuan nga numri i klikimeve në një mori lajmesh, ku shumicën e përbënin ripublikime deklaratash të stërholluara nga çdo anë.
Politikanët e panë me leverdi që të përdorin ngacmimin popullor mbi ngjarjen duke hedhur në qarkullim një pafundësi emrash, vendesh, lokalesh apo duke lidhur ngjarje kriminale të kohëve të fundit me ngjarjen aktuale.
Ndërkombëtarët duket se u përpoqën më kot për ta drejtuar debatin në një pistë më të shëndetshme si ajo e dekriminalizimit të parlamentit.
Dukshëm ka dy ngjarje që, për fat të keq, janë përzjerë me njëra-tjetrën; ku e para, përjashtimi i Doshit nga grupi parlamentar socialist, është vënë në hijen e tjetrës, akuzës së Doshit për tentativë vrasjeje ndaj tij.
Varet nga këndvështrimi, por fakti është që ngjarja e parë, ajo e përjashtimit, ka gjasa të ketë pasoja më afatgjata në politikën shqiptare, ndërkohë që ajo e dyta, akuzat për tentativa për vrasje, duket më spektakolare.
Ngjarja e parë duket se nxorri Ramën të fituar, ose të çliruar bashkë me pjesën e tij të qeverisë, ndërsa e dyta nxorri opozitën dhe LSI-në të humbur.
Oligopoli si skemë ekonomike mund të shërbejë për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur. Në një oligopol, ka një kompani udhëheqëse që ka pjesën më të madhe të tregut, e cila bashkohet me disa kompani më të vogla për të kontrolluar ofertën në treg dhe rrjedhimisht për të rritur çmimin. Tregu në fjalë është i mirëpërcaktuar në këtë rast, ashtu si dhe pushteti politik dhe të ardhurat financiare që ai krijon. Rregulli i oligopolit është që kur hyn në të, ke fuqi të përjashtosh të tjerët jashtë oligopolit, por pesha jote në treg, ose përqindja e tregut, as mund të rritet dhe as mund të ulet në masë të madhe për shkak se çdo ndryshim në pjesën e tregut, sado i vogël, bëhet në kurriz dhe në dëm të kompanisë udhëheqëse të oligopolit. Gjëja tjetër është që, nëse kjo gjë ndodh, rreziku është i lartë. Në kërkim të një rritjeje të vogël të përqindjes së tregut të zotëruar, mund të rrezikosh daljen tërësore nga tregu.
Në rastin tonë, kompania udhëheqëse në treg është Rama! Doshi, Meta dhe të tjerët janë kompanitë e vogla. Një gjë që thuhet për oligopolin është që kemi të bëjmë me një martesë për interes. Politikanët mund ta quajnë këtë me delikatesë “miqësi”, kur në fakt është thjesht dhe pastër partneritet biznesi.
Fakti është që Doshi doli nga ky treg pasi kërkoi një përqindje më të lartë nga pushteti i Ramës. Por dalja e Doshit duket se ka ulur edhe pazarin e të gjithë të tjerëve. Ajo pjesë e deputetëve socialistë që kanë fuqi për të emëruar e shkarkuar drejtorë nën emrin e Ramës, e dinë tashmë se çfarë rrezikojnë nëse kërkojnë me tepri. E njëjta gjë vlen edhe për Metën.
Opozita duket se do të kishte më shumë qejf PS-në me Doshin sesa pa të. Rrjedhimisht, kjo e fundit mund të renditet në rradhën e të humburve. Rama ka mundësinë të forcojë pozitën e tij duke vijuar më tutje me procesin e dekriminalizimit, gjë që do t’i zgjidhte një nga problemet kryesore që ka aktualisht qeveria e tij.
Përgjatë një viti e gjysmë qeverisjeje, ne kemi parë se si pushteti i Ramës, ose pjesa e tij e tregut, është tkurrur në favor të LSI-së dhe të deputetëve “të fortë” të PS-së ndërkohë që Rama ka paguar kostot, para së gjithash, pakënaqësitë e vetë mbështetësve të tij.
Pastrimi i radhëve të socialistëve nga disa figura të përfolura mund të shkaktojë një dëm të vogël në numra përkundrejt një shpërblimi të madh në moral politik. Numrat vështirë se kanë ndonjë rëndësi për momentin në konfigurimin e parlamentit ndërsa morali, po! Është ajo që Rama premtoi dhe që sot ka shans të tentojë ta realizojë. Ky pastrim ka gjasa që do të përmirësojë edhe pozicionin e Ramës para votuesve si dhe fuqinë e tij negociuese përballë Metës.
Natyrisht, thënë këtë, duhet të shtojmë se gjasat janë që fitorja Ramës i erdhi në dorë pa paramendim dhe thuajse rastësisht. Nuk qe aq shumë Rama që u largua nga Doshi se sa Doshi që e bëri të pamundur për Ramën vijimin e bashkëjetesës.
Por sa do të jetë Rama në gjendje të maksimalizojë fitoren që i dha rastësia, kjo mbetet për t’u përcaktuar nga ai vetë.
Oligolpol si skeme KRIMINELO-EKONOMIKE=Parlamenti! – I dashur Gjergji , te lutem KORRIGJOHU ?
Perpelitjet e fundit te krimineleve te PD-se per te marre pushtetin me dhune dhe puc.
Bravo Rilndja pas kapjes se grupit te tritolit te lidhur ngushte me PD-ne dhe aleatet e tij kjo ishte nje tjeter kapje kolosale si nje sajese e madhe e PD-se per te krijuar terren per te marre pushtetin ne nje menyre apo tjetren.
Kini kujdes PD-ja dhe aleatet e saj jane si ujku i plagosur dhe mund te bejne cdo gje per te marre pushtetin me menyra jo-paqesore apo te ligjeshme.
Une nuk shoh sesi opozita mund te kete humbur kur nje deputet i mazhorances hedh akuza te tilla per shefat e tij . Nuk jam sondazhier por kam bindjen se opinioni ndihet i neveritur me kasten politike qe eshte perfshire ne te tilla akuza dhe perceptimi publikut eshte se kemi te bejme me mafie. Konstatimi i Gjergjit se nga historia e doshit ka fituar Rama dhe ka humbur opozita ne rastin me te mire me kujton ate shprehjen … opinionet jane si vrima e b.. secili ka te veten
ua ua ua ca po degjojme d.m.th ky zoteria na trgoi vetem vrimen e bythes se tij epo mbase eshte bere modern(gej) po vrimen e ilirit kure do ja shikojme se i erdhi radha me shpejte nga cfare e kishte menduar .PO SI NUKE DALIN KETA LLOJ E SOJI SI GJERGJI MAVRIA E TE NA THOTE O POPUULL PO MBYTEN POLITIKANET E SHQIPERISE SE I ZURI MALLKIMI I POPULLIT SE JANE ZHYTUR THELLE NE ZULLUM.ase njehere ska pasur nuke ka dhe nuke do te kete paqe mes hajdutesh a e degjoni ilir mavrine si i kethehet sales per te birin dhe te tera keto i degjone prokuroria e pavarur si dhe keshilltaret e kryeministrit qe i mbeti shara ne gozhde per reformen ne drejtesi e per te na treguar publikishte ngjarjen e 21 janarit te bllokut te ilir kapobamdes.KOALICION PER PAZARE DHE INTERESA VETIAKE E JO PER TE MENDUAR PER POPULLIN FUKARA O GJERGJI MAVRIA piji regullishte ilacet qe te shikoshe me mire nga syte se pati humbje apo fitim KRYEMINISTRI qe largoi nje hajdut dhe u perqafua me kriminelin.
Telenovela Doshi mori nje fund tragjik per Doshin,opoziten LSI dhe Prokurorine i fituar doli Edi Rama..
Rrufjan je treguar me kete shkrim zoti Gjergj por ma do mendja ashtu si dhe une je i sigurte se Rama ka per ti groposur te gjithe maskarenjte nje e nga nje sepse ai po tregon dita dites se eshte tmerresisht nje profesionist i politikes.
edhe kjo histori ashtu do mbaroj,dava shqiptarce,gjysma gjysma,as mish as peshk,as humbes as fitues,do fitojn te gjith medemek,dhe kur t vij fundi s do kemi asgje vec humbje kohe.
secili do shesi pordh triumfatore ne shtpi t vet. dhe do hiqet si fitimtar.
ca ju bo sales qe i ka qi ropt 25 vjet? asgjo
ca ju bo Like Florinit asgjo
po Ed 10 perqindshit ?shife ku osht
po lul bash matrapazit vrases? ja ku o
edhe tash njilloj si me par do jet.
burgjet jan vec per budallat dhe fukarenjt
t zgjutet dhe ata me lek jan gjithnji siper.
kjo esht demokracija darvinijane. d m th demokracija e ekonomis se tregut, shqip demokracija me lek. e lekut!
kurse demokracija e proletarjatit ishte per t gjith njisoj. kush e krrute e hate mren. atehere edhe minstra e kryeministra hanin plumbin jo vetem katnaret
jo , kjo osht demokracia (pa J ) alla shqiptarce , alla lindorshe .
Ti ke do preferoje ma shume , ish komunizmin e proletariatit (pa J opet)
apo demokracine e Norvegjise ???? Un kam zgjedh Norvegjine .
Kto qe kan nodh dhe vazhdojn t’nodhin ne Shqiperi nuk jan raste t’izolume , i gjen kto “ndodhi” ne te gjithe vendet e ish bllokut komunist tu fillu prej ke “Komsija” Shumadiane e tu maru ke naltmadhnia e tij , Vlado Putin.
Osht geni i tille , prodhon “kulture” ku i FORTI , P..SOMES QE MERRET ME PISLLIQE DHE KA BO PARE OSHT “COOL” kurse i nershmi osht BUDALLA-.
Ky gen FATKEQSISHT osht i perhap me shumice tek Shqiptarqiqet si i qun ti , tek Shumadiant , tek Monkeydonskat , tek BugaroTaraskat , tek BoshnjakoTurskat , tek Crnagorat , tek RumunoCiganet , tek Rusomongolet . Ma pak i perhap osht tek Horvatet dhe ne pergjithsi tek sllavet perendimor qe kan pesu inflencen e popujve Gjermanik .
Ne Europen perendimore dashnia per t’bukuren ka prodhu qendrat ma t’mdha te kultures , dashnia per “inovacionin” ka prodhu pasuri per pasaniket e mireqenie per popullin . Nuk e kan genin e degjenerum shqiptaroiliropellazgosllavociganotartaroMONGOL ku TIRANET e konsiderojne popullin e tyne vec si SKLLAV .
Kapish shumadian ?
Duket qe ke mbaruar per Gerrnete ne liceun artistik z.Erebara dhe llogarite e tua jane praktikisht ZERO.
Nese situata mbetet e tille deri per zgjedhje Rama eshte i groposur, nuk merr as 20% te votave. E vetmja kthese ne favor te tij do ishte qe te vertetoheshin deklaratat e Doshit dhe Meta te dilte para drejtesise.
Doshi duke qene tip “kapadaiu”,ka rene viktime e mburjeve berishjane,deri ne kufirin e nje lideri i te arthmes.
Tom Doshi eshte perdorur,ai nuk eshte i bindur se ka hyre ne nje loje qorre,ka me shume se 6 muaj,qe flitej se Berisha do bente nje “kurban” tjeter,Da(o)shi nuk eshte perzgjedhur keq.
Me mire se ne Doshi,ky rol,nuk realizohej me asnje deputet tjeter!
Po qe shkodran te tana i ban,nuk thone kot ne Shkoder !
Perfundimin se Lsi do frenoje oreksin e ke bllof o analist. Shiko listen e bashkive te medha qe mer LSI dhe kupto skemen e lojes.
kete rradhe deshtoi vrasesi ni shqupit dha shpellari
kalemxhinjte ju duket sikur shpalosin tema te tyre ,o gomar e tha doshi shume bukur rama ka tutor ilir bllokun ,kaq …..te tjerat jane esse Agolliane…..ku ti gjej rrenjet e tua parti ti ngrihesh si nje rrap madheshtor
Eshte e Kadarese kjo qe ke shkruar o shoku
Z.Erebara,
Ju jeni perpjekur te thjeshtoni problemin, per hire te komunikimit dhe per ta bere me te kuptushme me publikun, per kete zhvillim politik te shemtuar te luajtur nga figurat politike me te rendesishme te vendit.Kjo eshte arsyeja qe ju keni dhene shembullin e oligopolit.
Por ky krahasim qe ju jepni eshte dhene me teper finese, dhe nuk i perqaset realitetit te shemtuar politik ne vendin tone.
Une do ju sugjeroja te krahasonit kete me TRUSTIN E LULELAKRES DHE ARTURO UI. Per fatin tone te keq keta Arture ne politiken shqiptare jane me shumice.
Mafja eshte shtet dhe kot sa justifikohen keta…
Mund edhe te thone qe Toma ska qene ndonjehere deputet se populli e beson.
Po spaska qene gje Berisha ne krahasim me keta,pupupupu
Vetem nje gabim ben ky Gjergji: e permend disa here dhe e quan rastesi kete.S’eshte e vertete. Qendrimi Edi Rames per çdo problem sot ne Shqiperi ka ngjalle shprese fale vendosmerise per te realizuar ato qe ka thene dhe sidomos ngjarjet e fundit te permbytjeve ishin nje zgjidhje e paparashikuar dhe pse jo fantastike, e pa imagjinushme nen nje pushtet tjeter qeveritar, pavaresisht gjendjes ekonomike qe i kerreu themelet Saliu. Qe vazhdoi 6 muaj, do te thote se pritej se ku do dilte dhe ne fund traret e doganes nuk u ngriten, “vrasesi” Doshit pohon se e ka shperblyer me para e makine luksoze per te realizuar skenarin. Po ti futesh me thell nuk besoj se Saliu eshte pa gje. Por edhe keshtu mjafton deri ketu se Saliut do i vije radha vete si Doshit.
LSI FORCOHET CDO DITE ,NUK KA LIDHJE FARE ,PSE TOMA NUK I NGRIHET TRAU I DOGANES ,DOGANAT I KA PS ,MINISTRITE QE KA LSI JANE MODEL NUK KANE ASNJE AFERE KORUPTIVE ,NUK E KUPTOJE QE LSI PO HUMBETE
Po loje shteti esht… Ca esht. Kjo loje esht e zakonshme ndermjet pushtetareve brenda mureve. Ndryshimi kte rradhe esht se dikush/disa ne o/pozite ka/ne nje plan, dhe loja esht derdh jasht mureve te qeverise. Ky esht vetem cepi i iceberg-ut, qe pjesa me e madhe e te cilit esht akoma nen uje!
E keqja me e madhe esht se shume njerez ktu jane me te interesuar qe te mbrojne njeriun dhe partine qe mbeshtesin se sa te verteten, edhe pse ai njeri mund te jete krimineli me I madh. I ka bere politika try-shplare me keq se pjestaret e ISIS, qe duhet me doemos te mbrojne ideologjine e tyre. Vazhdoni kshtu, se heret a vone hajrin do I shihni ideologjise!!!
Cka ndryshon per shqiptarin ndryshimi i kapos?
Asgje!
komentus te dashur.kjo eshte loje nga edi rama per te larguar ilir meten se ndryshe nuk e hante dot.e mbajti per nje vit e gjysem dhe tani erdhi rradha e tij.por mos kujtoni se fitoj edi,per kundrzi ai ne syte e 75 perqind te popullit eshte nje putin me modern.kur fshati digjej edi rama shkon ne vlore [nuk ka qytet tjeter ku te shkoje sepse e di ivetem bastion kriminal eshte atje]per te dhene sihariqin se do te shtoje me dy perqind pensionet.n.q.s. ne kohen e berishes thonim se na eshte bere si burri inenes sepse dilte 4 here ne televizion ky mostra i gjate del dhjete here,por per cudi asnje nuk thote se na eshte bere si burri nenes,kur shikon se shkon neper qytete dhe inaguron zyra pune kur pune nuk ka.d.m.th.se ky trap k\minister punon vetem per reklama,se asnje sshqiptar nuk pa ndonje vend pune,po pa vetem kangjella burgu.me 21 janar u vrane 4 veta ne protesta por qe kur ka ardhur p.s.kane vrare veten me shume se 50 veta,jane mbullur ne burg mbi 30000 njerez,jane pushuar nga puna mbi 10000 veta.thote qe po bene reforma po ku jane kur dhe deputetet e vete po e tallin per keto gjoja reforma.o popull hapni syte mire mos u genjeni nga reklamat mos hani sapunin per djath.kjo p.p.sh nuk ka ndryshim nga p.p.sh.te dikttatorit.po kthemi prap ne 45 .p
po c’thua mor djale? po pse i sheh gjerat nga nje pikeveshtrim kaq i ngushte dhe personal? Po c’fitore e “pirros” qe kjo per Ramen? Iu diskrediditua totalisht nje faksimile ne miniature e tij, krahu i tij i djathte, ministri i rendit. Iu diskreditua edhe drejtori i pergjitheshem i policise. Te gjitha keto ne kuadrin e nje delegjitimizimi te aleances me te cilen erdhi ne pushtet (sikur Doshin dhe Meten i gjeti rruges dhe nuk i zgjodhi vete). Nuk ka paqe per kete kryeminister, qe vjen ne krye te nje partie pa asnje lloj jete dialektike brenda saj. Nuk ka paqe per te perderisa ka pranuar kete sistem elektoral, ku deputetet e emeruar nga vete ai nuk gezojne asnje lloj mandati nga elektorati ku jane paraqitur ne liste. Ai ka fituar per inerci dhe per akrobaci dhe jo per skrupuj moral e program politik. Je shume optimist me duket
Z/ Rama eshte i paster si kristal.