Nga Endri Xhafo
Ajo është një deklaratë tipike e diplomacisë amerikane, shpesh e patakt, direkte, që mbështetet mbi imponimin e një vullneti të caktuar politik. Dikush mund ta interpretojë si “futje hundësh në punët e brendshme të shtetit tonë sovran”, kurse dikush tjetër si “përpjekje të sinqertë të një vendi të madh mik, për të mbajtur në udhën e arsyes një klasë politike që ka treguar se di të jetë shumë e paarsyshme”.
Në çdo rast, deklarata e amerikanëve është shumë e qartë në “fajësimin” që i bën deputetit Tom Doshi, kur thotë se “Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”. Për të shtuar në fjalinë pasardhëse se “Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike”.
Pra, sipas këtij formulimi, “kanosje e krimit” është pikërisht deputeti Doshi, mirëpo përfshirja e të cilit në aktivitete kriminale thjesht sa “pretendohet”. Kështu shkruhet e zeza në të bardhë në deklaratën e ambasadës, që është e publikuar në faqen e saj. Por, a nuk duhet ambasada e shtetit më demokratik në botë që të respektojë ca parime si prezumimi i pafajësisë, që buron nga e drejta e çdokujt për një proces të rregullt ligjor, etj. etj.? Nejse…
Tom Doshi në fakt ka rekorde negative me ambasadën amerikane, qysh se goditi kolegun Besar Likmeta, të rrjetit investigativ ballkanik BIRN, rrjet që përfiton fonde amerikane. Ambasadori Withers asokohe dha një konferencë shtypi urgjente, ku kërkoi heqjen e imunitetit për deputetin Doshi dhe fillimin e një procedimi penal për të. Dhe i kërkoi disa televizioneve, të afërt me ambasadën, që ta jepnin këtë si lajm të parë në edicionin qendror. Mirëpo kur u diskutua në Parlament 5 vjet më parë projekligji i shumëdebatuar për SHISH-in, që u kundërshtua aq fort nga opozita socialiste dhe nga ambasadori Withers, u kërkua me ngulm prania e deputetit Doshi në seancën plenare ku pritej të sillej për votim projekligji. Deputeti socialist Doshi ndodhej jashtë Shqipërisë dhe ai, por edhe ca të tjerë, erdhën urgjentisht në Tiranë për seancën e pritshme. Për ambasadorin Whithers situata ishte pak e sikletshme, por arsye madhore e bënin që të kishte nevojë, – dhe ta shprehte këtë, – për deputetin Doshi.
Më pas Tom Doshi u pa në një aktivitet në Washington DC., që kishte të bënte me hebrenjtë dhe rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e tyre, çka të lë të kuptosh se atij nuk iu refuzua viza amerikane! Gjatë kësaj vizite në DC., ai u ftua madje edhe në studion e Zërit të Amerikës. Në fakt te VOA e kanë zakon që ftojnë çdo deputet shqiptar që ndodhet për një aktivitet zyrtar në DC, por, prania e Tom Doshit në studion e VOA-s, në mos ishte shenjë e ndonjë mbështetjeje, dëshmonte të paktën të kundërtën, mungesën e ndonjë rekomandimi negativ nga ana e Departamentit amerikan të Shtetit për të.
Deklarata e sotme e ambasadës, që rimerr “atë që flitet” për Tom Doshin – hiq rastin e shëmtuar të provuar ndaj kolegut Likmeta, – plotësohet me ftesën për “të gjitha partitë politike në Shqipëri (që) të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive”. Kjo në fakt nuk është gjë tjetër veçse një delegjitimim i çdo pohimi të mundshëm që mund të bëjë nesër Tom Doshi. Pra, me fjalë të tjera, ambasada ndjek praktikën e avokatëve që tentojnë të cënojnë besueshmërinë e dëshmitarëve në një proces gjyqësor, për të zhvlerësuar, për të delegjitimuar më pas dëshmitë e tyre. Pra, nuk merren me thelbin, çfarë thotë dëshmitari, por me më atë se çfarë përfaqëson dëshmitari.
Si lexohet kjo politikisht? Përkthimi politik i kësajështë që “çfarëdo që të thotë Tom Doshi, në Shqipëri NUK ka dhe NUK mund të ketë më një tjetër 21 janar “.
Pra, në thelb, mesazhi është për të djathtën shqiptare! Sepse, në zbatim të teorisë së kompensimit, në fund vihet theksi te puna e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014 (për dekriminalizmin e institucioneve), që në fakt është një aksion politik i opozitës! Në këtë mënyrë ambasada me një gur vret dy zogj: E thotë qartë se në konfliktin e brendshëm në PS mbështet Kryeministrin në përjashtimin që i bëri Tom Doshit; nga ana tjetër mbështet nismën e PD-së, nismë që e angazhon opozitën në frontin parlamentar, me pjesmarrje në procesin legjislativ, dhe jo atë të rrugës, të protestës. Pra, përpiqet për të ruajtur status quo-n politike në vend, të paktën deri në zgjedhjet e 2017-ës. Në këto kushte, a mund t’i thotë kush ambasadës se e ka gabim?
Marre nga www.facebook.com/EXHAFO
shume mire qe e perkrahu perjashtimin por duhet te kishte denuar me pare perfshirjen e tij ne listen e deputeteve.
Po veçse nji kriminel e kanos Kryeministrin e nje vendi demokratik se do i jap dajak.
Ai e ndjente se po i ngushtohet rrethi dhe bonte sikur i vjen keq per Shkodren.
Toma ka ngel si pul e dhjeme.
Kakariste se do bonte namin e do trondiste dynjan kur ta nxirrte vezen prej bythe
Me nji te kalume kriminele keka dhe me diplom ne drejtsi.
Hejjj moj shkerdhato-demokraci!!
Top Palloshi spo i jep hall vedit ene po nxjerr tym prej bythe e prej veshve,
Ja nxorri bojen vetes ky halldup provincial.
Ambasada Hamerikone e klasifikoi si KRIMINEL
Toma u degjeneru.dhe ..
Osh i denje me e qujt vllai i Zholefines
tash kena me e thirr Tom Doshpalli
Amerika di me shume se ty ore komentues dhe shkrues. Ata mun d te kene pergjime te Doshit dhe Berishes dhe si ata e kane pergatitur kete balte sebashku per te ulur reputacionin e madh qe po merre Edi Rama ne Europe dhe Ballkan. Kjo i sherben me se mire politikes destabilizuese te Berishes dhe Serbise. Ata duan ta shikojne Shqiperine ne kaos dhe rremuje. Dhe kete mund tja u dhuroje vetem Berisha. Berisha me nje gure don te godase Edi Ramen dhe Ilir Meten dhe ashtu te ule reputacionin e tyre ne rritje me miqte nderkombetare te Shqiperise. Sidoqofte, ‘cherchez la femme – qe do te thote ‘cherze Berisha’ ne cdo kurth dhe intrige ne Shqiperi. Kjo e gjitha bie ere bajge Berishe.
Ky rama nuk ka asnje reputacion. Po situatat qe po kalon bota e favorizojne. Ambasada Amerikane si dhe Evropianet e bene se nuk duan destabilitet dhe ne shqiperi dhe per kete vendosen shume shpejt te perkrahin Ramen dhe Meten ne kete moment. Po njekohesisht ti thone atyre qe jane te inkriminuar ke Ps qe mos ta mendojne te krijojne fraksion me Doshin. NJekohesisht i hoqen nga dora opozites nje arsye per ta radikalizuar situaten. Rama Te uli koken dhe te ndryshoje sjellje dhe menyrat se si do ti zgjidhe gjerat sepse ka shume arrogance ne punen e tij dhe pak permbajtje dhe kete e shfrytezoi Doshi me se miri. Prandaj ti themi dhe njehere faleminderit nderkombetareve se ata per te ndihmuar veten na ndihmuan dhe ne ne kete rast. Keshtu qe mos flisni kot se ju ka zene te gjitheve smundja Sala flisni per gjera qe i shikoni ne enderr.
Ore ambasadori i ri mos ben duvane e Saliut?
Dhe e shtyjne kete bolen Rama drejt konfliktit brenda mazhorances?
http://www.gazetadita.al/nje-leter-e-kokalarit-per-ambasadorin-e-ri-amerikan-ne-tirane/
nuk jam me perberjen e parlamentit te sotem se mjafton ti shohesh me qafen “per kular” dhe fjalorin dhe sjelljet per ta kuptuar se duhet spastrim, por, e theksoj,por, duhet dhe hetim dhe jo pretendim qe do te thote vazhdoni baltosjen , hipotezat e shpifjet se vlejne.
ne zemrat e ambasadorit amerikan rron i gjalle enver hoxha qe i parashikonte dhe paragjykonte armiqte e partise dhe te popullit bile,bile i gjykonte dhe pa fakte ,te na rruaje shoku ambasador sa malet se me ate deklarate na i beri zemrat mal
kjo nuk eshte e drejte qe keta nderhyjne kaq shume ne ceshtje te brendshme
http://latwy.pl/amerikanet-doshi-kriminel
Amerika kete rradhe nuk foli per Tom Doshin, por per disa te tjere.
Keto lidhje kriminale jane vertetuar tashme, vetem pritet urdher-arresti Prokurorit. Ambasada Amerikane ka fakte te ketyre, ka biseduar me Prokurorin para deklarates.
Prandaj kane pushuar te gjithe pulat qe kakariten deri sot ne mengjez, po presin makinat e Prokurorise te vijne ti arrestojne.
Kush jane keta? Do ti shikojme ne TV brenda ketyre 2-3 diteve, perpara te Shtunes.
SHpresojme qe te clirohemi nga kjo rremuje qe bejne njerez te caktuar ne rrangje te larta te Pushtetit.
Amerikanet duhet te shqetesohen ne fakt per situaten katastrofike ne te cilen gjendet Shqiperia! Duhet te sqarojne arsyet se perse nje shqiptar,qe nuk ka bere asnje krim apo kundravajtje ketu,eshte i gatshem te paguaje sot,pas 25 vjetesh “demokraci” 25 mije USD per te hyre ilegalisht ne SHBA. Nxitimi per te dhene deklarate ne fakt tregon se zoti Doshi me ato cfare di dhe me influencen qe ka,eshte ne gjendje te rrezoje qeverine! Pra,amerikanet e shohin ceshjen thjesht ne aspektin e fuqise politike,si leviz ajo dhe si dhe ku rrezikohen ekuilibrat e brishte te pushtetit ne kete vend. Sa per faktin se Shqiperia dhe shqiptaret zvarriten ne mjerimin dhe deshperimin e tyre, as nuk i behet vone!!!!!!….
Kjo po qe eshte analize…perfekte….jo sibato te tipit bushat
tomi ka pasaporte australiane shkon sa here dush ne amerike mo dakuuuuu
O Lali
Kush tha se ka passaport Australiane ???
Apo degjoni muhabete kafenesh ju
Mos u beni kaq humoristik me shprehjen;Teshtetit tone sovran.Ku e shifni ju papagallet e pushtetit kete sovranitet,kur politikanet tane nuk shkojne as ne tualet pa lejen e te huajve,hosama..hosama..hosama…
per ambasdaen amerikane doshi qenka mafioz po meta qe u zu me video edhe nga verifikimet e vet fbi amerikane doli se video ishte e sakte atehere pse nuk foli ambasada amerikane per meten
gjithe kjo rremuje per nje hajdut si meta qe su ngop duke vjedhur
edhe amerikanet vetem per interesa te tyre jane
ska 21 janar se ka shkuar por ka 21 mars, meta duhet me ik
E po sic duket po i del boja rilindjes mo???
C’benet keshu? Shume grupe armiqesore po dalin, por ne do shkojme nga fitorja ne fitorje se e kemi te forte partine.
jo po te heqim amerikanet e me ke te lidhemi pastaj ,jo nuk eshte e drejte ne baze te marveshjes ilir meta duhet te rruaje akoma dhe te shpallet hajdutis cauza ne amerike dhe rrojme te gjithe te lumtur, pa i prishur planet asnje lloj qenie demokratike
krimi,kriminelet jane mes nesh.Zotesite kriminale kame bere milionere e miliardera,Kjo ishte e eshte Shqipedhia.Meqenese Ambasada Amerikane u pronuncua thellesisht per nje debutet,dhe bene mire.Pse kjo ambasade nuk godet kriminelet e CIMENTOS.dUAN FAKTE? Ata i dine te gjitha.Kapini hajdutet milionere sa me shpejt dhe do shikoni nje popull te etur per demokraci.
Po Tom Doshi nje krimb ngelet sado qe i duket vetja dikushi, le te kete 20 pasaporta, ama qenka futur ne listen e zeze te departamentit te shtetit dhe patjeter qe eshte ne ndjekje. Qendimi ambasades amerikane do te thote shumedhe nuk ka nevpje per analiza . Doshi i hapi pune vetes se tani eshte ne radhen e krimineleve dhe pse jo , ka perkrahjen e Sali Berishes e Fatos Nanos qe e ushqen me para. do kete probleme furnizimi Fatosi.
Ambasada LLAFAZANE amerikane tha…bla bla bla, thashetheme.
rekord i amerikane qe perzihen dhe ne ceshtjet partiake duke pershendetur perjashtimin e nje deputeti nga radhet e PS!!!???
Hajde ambasade hajde.
Ne anglisht ALLEGED (presumed)nuk eshte pretendohet,por dyshohet sa per sqarim.Kur nje ambasade e per me teper ajo amerikane flet ne kete gjuhe do te thote qe di shume me teper .
Final solution : Berishovici !!!!!!
o endri lereni se e lexon ambasada e us lexohini nje here vet gjerat…..
Ca behet aty more trima te gjithe genjejne vetem rama e meta Jane engine ugh lum ju per keta trima
Angels
Te shpresojme te gjithe se kjo deklarate e ambassades amerikane eshte vetem fillimi!…kemi nevoje qe njerezet e ndershme te bejne ma shume perkrahje tek ambasada amerikane se njerezet horra si déri tash!
Thone se Toma ka pashaporte amerikane.
Thone se Toma eshte kriminel.
Thone …..
Thone …..
Por Toma eshte deputet, dhe deputet trim.
Sa per Amabasaden Amerikane sikur e tha me shpejt lajmin e perjashtimin se sa te ndodhi vet perjashtimi. Thone se ata i thane Edi Rams ta heqi nga PS, dhe zedhenesi u shpejtua qe e dha perpara.
Thone e cfar nuk thone.
Por kur i shofim me figure dhe me ze, s ka cfar te thone, se perdorim syte per kete gje dhe jo veshet.
O Katherina Die Grosse(edhe Toma qe I asht ba kryt sa nje shinik kallamoqi)
Ka pas thanun Tezja Drane mos e nguc grethin me krande se bash ke nguc te zezen tande(I madhi Gjosho Vasia), nuk ja vlen me fol se ne ate vend kane ngel vetem fundrinat sidomos ata qe meren me politik.
U zgjidh edhe puna e gjyqesorit… Do te shkrihet fare se eshte I panevojshem. Funksionet e tij do ti kryeje ambasada amerikane qe shpall publikisht fajtoret. Po me keta politikane qe kemi ne, mire bejne. Kane dale ne vitrine dhe rrotullohen lakuriq me shprese se ambasada amerikane do ti begenise sadopak… Te vjen per te vjelle. Turp per ne, por shume turp per ambasaden amerikane.
A ishte ambasada dhe ambasadori amerikan ai qe e quajti burre shteti Sali Berishen?
A eshte SHBA,qe ka ngateruar kudo popujt kur lejohet te futet ne punet e brendeshme?
Si do thote neser kjo ambasade po te dalin te verteta,pohimet e Tomes dhe vidjo te pasqyroje nje vrasje ne tentative te dy deputeteteve?
Do dergoje eksperte,police rrugore ne pendion nga amerika si ne rastin Trebicka?
DO SHOHIM,POR KUR NJE SHTET I TILLE DIKTON MBI NJE SHTET TJETER,KJO TREGON SE ESHTE JO DEMOKRATIKE DHE ME PASOJE PER ATE SHTET.FAKTET JANE REALE PER KOSOVEN.