Anëtar

28 Shkurt 2015, 19:01Blog TEMA

Nga Ilir Levonja

Shumë forca politike janë këto ditë në tensionin e zgjedhjeve të emrave për kandidatët në pushtetin lokal. Kryetarin e Bashkisë. Shoh vlime dhe fryerje erërash. Shoh gjithfarësoj komentesh e mendësish. Shoh ide vlerash dhe antivlerash. Shoh ide meritash dhe frymën e pritjes. Atë të shpërblimit. Idenë e lutjes. Dëshirën e glorifikuar të atij që e pret ta thërrasin. T’i thonë, froni yt baba. Shoh se si po fyen në masë, duart e thjeshta, të anëtarit të thjesht, të votuesit të thjesht. Të numrit që plotëson kuadratin e rregjistrave të anëtarëve të partisë. Shoh se ngrihen barriera klanesh, që përmendin dekoratat. Meritat. Dhe presin nga tarraca e hardhive, me projektin gati, për pronën e tyre. Jo shoqërinë e hapur. Për njerëzit. Çfarë nuk po shoh?!

Le të sqarojmë disa mendje. Duke filluar për së pari nga kryetarët. E deri tek anëtari më i thjesht. Ai që tashmë e quajnë militant. Dhe jo anëtar. Pra rikujtim.

Çdo anëtar i një force politike, ka të drejtën njerëzore të ëndërroj. Të zgjidhet dhe të zgjedhi. Deri sa ia kërkoni votën, ka të drejtën e balancës ta kërkojë edhe ai votën tënde nga ty?

Çdo anëtar i një force politike, është anëtar. Jo vlerë apo antivlerë. Ata që mendojnë se janë vlerat e kësaj force, duke i cilësuar plehra anëtarët. Janë ata, më pavlerat. Janë ato milingonat që futen si të tilla dhe ikin si voza me rrota. Nga partia.

Çdo anëtar i një force politike, qoftë ky, qytetar, fshatar, është anëtar. Ata që mendojnë se kanë të drejtën e zgjedhjes vetëm qytetarët, janë ata fshatarët. Janë këta njerëzit që kanë, edhe kthyer në formën përkeqësuese kuptimin e emrit fshatar.

Çdo anëtar i force politike, është anëtar. Qoftë femër apo mashkull, i ri apo e re. E ardhmja e partisë. Ka të drejtë të zgjidhet. Jo të përbuzet. Kush rri në shtëpi, në tarracën e verandës në një pallat të ri. Diku në një qytet tjetër.  Dhe pret që ta thërrasin si vlerë, si historia e partisë. Eshtë pa vlera, është antihistoria.

Çdo anëtar i një force politike, është anëtar. Qoftë ky i zi, i kuq, i bardhë. Ka të drejtë të zgjidhet. Ata që i përdhosin e i quajnë plehra. Ka domethënien që këta, me një fjalë përdhosësit, janë bërë tashmë të tilla. Dhe normale që plehrat nxirren nga shtëpia.

Çdo anëtar i një force politike është anëtar i përjeshtëm. Jo pushtetar i përjetshëm.

Çdo parti, është parti. Si e tillë është e anëtarëve. Nuk ka fshatarë, qytetarë, fise, apo koloni fisesh, meritash, vlerash.

Diku në një vilë fshati, faqeve të kodrave, në verandë. Duke parë perëndimin e diellit në det. Një burrë i gufosur nga shëndeti, edhe pse ka vite që nuk e shikon zyrën e partisë. Pret të shkojnë e ta thërrasin. T’i marrin dorën. Pasi mendon se është historia, vlera etj.

Ndërkohë një e re, plot diell. Një i ri plot energji. Një tjetër njeri cilidoqoftë. Me teserën anëtar. Eshtë i priviar nga e drejta për tu zgjedhur. Pasi është i dënuar vetëm të votojë.

1 komente në “Anëtar”

  1. korçari says:

    Po ju ku e futni vehten tuaj?Mos jeni ju Ai te cilin e kane harruar ,dhe ju jeni thjesht nje ANONIM qe perpiqet te fitoje diçka ,po vazhdoni keshtu se pas 50 vjetesh mund te arrish diçka…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje