"Eksperienca e përbashkët" e Ballkanit jugor

27 Shkurt 2015, 15:57Blog TEMA

Nga Ogerta Lala

 

Une u rrita ne Shqiperine post-komuniste ku fjalet “ne” dhe “korrupsion” ishin pjese e fjalorit tone te perditshem. “Ne” te gjithe deshironim jeten Europiane. Me kujtohet edhe slogani i Partise Demokratike ne zgjedhjet elektorale te vitit 1996; “E duam Shqiperine si gjithe Europa”. Madje me kujtohet qe per arsye te korrupsionit te larte Shqiperise i duhej shume pune qe te behej si Europa. Pothuaj njezet vjet Shqiperia ka akoma shume pune per te bere. Niveli i larte i korrupsionit eshte nje nga pengesa kryesore te procesit te zhvillimit ne Shqiperi. Sipas Transparency International Shqiperia nuk eshte i vetmi vend me nivel te larte korrupsioni. Vendet fqinje ish-komuniste si Serbia, Bosnia, Kroacia, Maqedonia , Mali i Zi dhe Kosova vuajne nga shifra po aq te larta korrupsioni. Normalisht lind pyetja: “Pervec shifrave te larta te korrupsionit cfare kane te perbashket keto shtete?” Pergjigjia eshte e thjeshte: nje te shkuar te perbashket.

“Ne” njerezit e vendeve ish-komuniste kemi nje te shkuar te perbashket. 1 Kushdo qe ka lexuar “Kafe Europa” te shkruar nga Slavenka Drakulic di se me te “shkuar te perbashket” autoria nenkupton deshiren e madhe te te qenurit si Europa, si Europa Perendimore. Kur ra muri i famshem i Berlinit, Europianet Lindor menduan se me ne fund ata do te beheshin pikerisht si vellezerit e tyre Perendimor; me ne fund Europa do te ishte nje kontinet i plote dhe i pandare. Europiano Lindoret besuan se do te jetonin automatikisht me te njejtin standard jetese te Europiano Perendimoreve. Por nuk ndodhi ashu si ata mendua dhe shpresuan. Duket sikur per Perendimin bashkimi me Lindjen nuk eshte i rendesishem. Perendimi pret te zgjedhi shtetet “fatlume” qe permbushin standartet per tu bere pjese e Keshillit Europian, NATO ose institutcioneve te tjera.

Ne ish- shtetet komuniste vendosja e demokracise u shoqerua me krijimin e sistemit plural politik, tregun e lire, privatizimin masiv dhe me tranzicionin e shoqerise nga nje shoqeri “nderesh” ne nje shoqeri “rryshfetesh”. Niveli shqetesues i korrupsionit i ka rrenjet ne ekononomine politike te tranzicionit. Kjo politike eshte e karakterizuar nga procesi i shpejte, masiv i privatizimit dhe gjithashtu nga sundimi i dobet i ligjit.

Procesi i privatizimit filloi menjehere pas krijimit te qeverise se pare demokratike. Kur me pare cdo prone kishte qene shteterore , kreret e qeverise demokratike e shpejtuan dhe e nxituan procesin e privatizimit pa informuar shoqerine per vete procesin ne teresi. Venia ne zbatim i teorive kapitaliste, ne shtete ku pas renies se komunizmit nuk kishte as kapital, rezultoi te ishte nje deshtim total. Per arsye te histories, shoqerive te Ballkanit Jugor u kane munguar njohurite rreth kapitalit, prones private dhe iniciatives se lire. Si rezultat, kur nisi procesi i privatizimit , kishte shume pak konkurence (ose aspak konkurence) per privatizimin e sherbimeve publike, industrive apo edhe te banesave. Rishperndarja e pronave shteterore nuk ndodhi duke u bazuar ne metodat e privatizimit sic jane; shitja direkte, shitja drejtuesve ose punonjesve, ankandi publik, investime strategjike, kontrata sherbimi apo koncensioni etj.

Zbatimi i metodave te privatizimit u krye dhe ndikua nga preferencat e qeverise, partive politike dhe interesat personale te njerezve ne drejtim.

Sfida me e madhe e qeverive te para demokratike ishte venia ne praktike dhe zbatim e legjislacionit perkates. Shume studime kane treguar qe egziston nje lidhje e drejteperdrejte midis nivelit te korrupsionit dhe legjislacionit te papershtatshem, shoqeruar me sundimin e dobet te ligjit dhe mungeses se aktivizmit te shoqerise civile. Vendet e Ballkanit Jugor kane vuajtur nga mbizoterimi i institucioneve qeverisese te inkriminuara, sistemi i dobet gjyqesor, kontrolli inegzistent i kufijve, liria e cenuar e medias dhe nga niveli i larte i papunesise. Gjithashtu midis qeverise dhe qytetareve egziston nje mardhenie mosbesimi. Sipas Wolfgang Koeth rajoni eshte i pllakosur nga kultura e komplotit, e cila ka sherbyer si taktike mbijetese ne kete mjedis armiqesor midis qytetareve dhe qeveritareve. Qeveritaret ose liderat jane perceptuar si shtypes dhe sundimtare kolonial , te mbeshtetur, mbrojtur e shoqeruar nga familja apo fisi i zgjeruar.

Korrupsioni eshte nje fenomen global, qe ka prekur cdo shoqeri por ne shoqerite post-komuniste, korrupsioni eshte shnderruar ne nje fenomen epidemik. Nese ky fenomen nuk do te ndalet ne kohe atehere do te pengoje zhvillimin e demokracise dhe ekonomise, do te rrise pabarazie sociale dhe do te promovoje krimin e organizuar.

1 komente në ““Eksperienca e përbashkët” e Ballkanit jugor”

  1. Kokëboshi says:

    Ogerta, kërkon të barazosh Shqipërinë (përsa i përket korrupsionit) me shtetet e tjera të Ballkanit… Kjo është e gabuar. Nuk e di në e bën me dashje apo nga padija, këtë gabim, por duhet të dish se Shqipëria, është shumë “më e përparuar” dhe e veçantë “në llojin e vet” (përveç Kosovës që ka të njëjtën “lëndë të parë” me ne), se të gjithë shtetet e Ballkanit e më gjerë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje