Nga Namir Lapardhaja
Lexova editorialin e djeshëm të Mero Baze në gazetën “Tema” me titull “Një sugjerim për 61 kandidatët”, i cili në një shkrim të gjatë i sugjeronte PD-së dhe PS-së që të promovojnë një model të ri politik të kandidaturave lokale.
Dhe pikërisht këtë model Baze e shihte tek figurat e spikatura politike dhe menaxheriale nga bota e biznesit dhe e shoqërisë civile ose të ish-deputetëve ose deputetëve, të cilët do të ringjallnin zonat e largëta të vendit dhe do të zëvendësonin njerëzit pa vizion dhe ide që kishin këto bashki, me ndarjen e re territoriale.
Baze ka të drejtë në një gjë në shkrimin e tij: kur thotë se 61 drejtuesit e njësive vendore do të jenë më të rëndësishëm se 140 deputetët e Parlamentit të Shqipërisë, gjë që do të kërkonte nga të dyja forcat politike t’i kalonin në lupë kandidatët respektivë.
Mirëpo, Baze, sipas meje, gabon kur thotë që në bashkitë dhe qytetet e mëdha të vendit nuk kanë ngelur më njerëz të aftë, me ide dhe me vizion, me justifikimin se ata kanë ikur të gjithë drejt Tiranës, gjë që detyrimisht do të çonte në inportimin e tyre nga Tirana drejt njësive të tjera bashkiake të vendit.
Një mendim i tillë është a priori i gabuar ose është tregues i mosnjohjes së realitetit të qyteteve tona.
A mund të thuhet një gjë e tillë për bashkitë e mëdha, si Shkodra, Elbasani, Durrësi, Vlora, Gjirokastra etj.?!
A mbaruan njerëzit normal dhe të përgatitur në këto bashki që të marrim kandidatë nga Tiraana e t’i kandidojmë në këto bashki?!
Mero propozon njerëz të spikatur nga bota e biznesit!
Unë po i jap vetëm një shembull, z. Baze, edhe pse mund t’i jap me dhjetra të tillë: a e dini se një ndër njerëzit më të pasur të Shqipërisë, i cili merret me biznesin e ndërtimit të rrugëve, me firmën më të fuqishme, e cila fiton shumicën e tenderave dhe të investimeve më të mëdha të vendit, pavarësisht forcës politike që drejton, është një ish-faturino autobuzi????
Për kë politikanë të spikatur e ka fjalën Mero kur flet që të vijnë nga Tirana e të drejtojnë njësitë e tyre vendore? Për ata që janë futur në politikë aksidentalisht, kanë dalë prej saj ashtu si janë futur dhe nuk kanë dëshmuar asnjë vlerë apo asnjë kontribut real për demokracinë në Shqipëri?
Apo mos e ka për ata deputetë dhe ish-deputetë me të kaluar të dyshimtë, të ardhur nga bota e errët e bizneseve të jashtëligjshme në Shqipëri dhe që u ka shërbyer politika si lavatriçe për pastrimin e parave të tyre?
Unë mendoj se ka ende njerëz në këto 61 njësitë vendore që do të ketë Shqipëria tashmë me ndarjen e re territoriale, të cilët mund t’i drejtojnë njësitë e tyre vendore shumë mirë, me më shumë përgjegjësi dhe me më shumë vizion dhe ndershmëri.
Je tu fole keq or cun!!!!
Cuni nuk e ka lexu mire shkrimin e Meros-Kujtoj kur Mero citon qytetet e medha………….Por eshte nje mendim i tij qe duhet respektuar si i cdo opinion tjeter!
Paguhen keta per keto lloj shkrimesh se po ashtu ju bej nganje kunderpergjigje te gjitha shkrimeve dhe jemi ne rregull. Ju lutem mos.botoni shkrime te.dobeta.si ky.vetem per arsye qe te jeni pro.anticensures
Baze ka plotesisht te drejte. Baze ka perjashtuar disa qytete kryesore por edhe ne keto qytete mungojne figura me stature te larte politike e administrative.
Ne qytetet tona kush ka arritur ne nivel deputeti, Zv/ministri, drejtor ne drejtori qendrore ose ne ministri eshte larguar ne Tirane ose emigrim jasht vendit.
Shihni nivelin e drejtusve te drejtorive rajonale qe jane apo qe ishin deri 2013. Shihni drejtusit e prefektuarve , qarqeve,nenepunesit e larte ne keto institucione ne cfar niveli jane.
“Me te miret ” jane disa drejtues bashkishe qe kane vite qe vegjetojne dhe sbejne asgje. Modeli i ri i njesive vendore qe te kete sukses do drejtues me profil te larte politik. administrativ e manexherial. Rendja pas kandidaturave qe sigurojne vota do ta demtoje kete proces.
zoti namir,na zhgenjeve shume..
Me cfare ke shkruar jeni nen nivelin e shume komentuesve te Tema,
Nuk jam dakord as me ju por as Meron PSE !
Ne 23 qershor 2013 populli shqiptar votoi per te rrezuar me forcen e votes dhe per te denuar PS krimet e saliserbit……..POR””””””””””POR
si ne asnje vend te botes fituesi rama po sillet si humbes deri sa arriti ne ekstrem qe nuk do perdore fuqine e 84 votive po miratimin e PD….me urdher te nderkombetareve..pra shqiperia nuk eshte vend I lire Sovran
PAS KESAJ NGJARJE eshte e kote te flasim per votime….
Ka shume te drejte Namiri !
Teorite e pakonfirmuara te Bazes, ngjane me citatet e Mao Cedunit, si psh “Qyteti te rrethoje fshatin” ose anasjelltas.
Po’ Kyushu e eshte ky fatturino autobus i? Qe na qenka super miliardi ed mor shoku?
Namir oi nero e ka er kocon ai eshte bisesmen i sukseshem shm ?
PELLUMB SALILLARI ESHTE FIRMA SALILLARI PO SA BIZNESMEN SI AI KA TE FUQISHEM PO PA INTELEKT RAM GECI FIRMA GECI LUAN LEKA EHW LAD KOSTA BESNIK SULAJ SHEFQET KASTRATI FRIDEN KUQI E SHUME TE TJERE KTO JANE TE SUKSESSHMIT NE TIRANE
…ceshtja eshte tek fenomeni dhe jo nje rast spontan , ky zoteria me siper i qaset fenomenit duke marre nje shembull te vecant nje emer te caktuar (?!) i cili nuk mund te kete karakter pergjithsues ai ndjek nje shteg qe nuk duhet dhe s mund te jete pergjithsues dmth qe Ajo Steka e Larte te ciles i referohet MERO perbehet sipas ketij Zoterise ne shumice nga njerez ordinere , Miljardere batakcinj e rrufjane,mjeshtra te allishverishit te cilet ne nje shoqeri normale dhe me rregulla do te duhej te ishin te gjithe ne QELI,kjo kategori egziston ne fakt por sipas meje Mero nuk ka parasysh kete kategori, ai i qaset kesaj Steke ne permjet nje shtegu Tjeter atij te vlerave dhe STANDARTEVE Morale , Profilit Politik dhe mundesisht edhe CENSUSIT financiar dmth, Nuk eshte ndoshta e veshtire te gjesh ne Shqiperi te Pakten 60 veta qe permbushin keto kritere, perndryshe SHQIPERINE e ka Marre lumi eshte thjesht nje Manipul njerezish qe mund ti perkasin elites shoqerore politike e financiare te ketij vendi qe te vijne me nje mision emancipues ne kete proces ndoshta duke sakrifikuar edhe dicka nga vetja, jo detyrimisht me Luge ne brez dhe me shkelqimin djallezor nder sy per te vjedhur cdo lek publik, ne bashkpunim me ato hardhucat e dhjamosura te pseudobisnesmeneve lokale qe ngordhin per pak korrupsion e per tendera qe tek kancelerite e deri tek veprat e medha publike, keta po keta jane ca hajdute ordinere qe kane zhytur ne batakun e vet edhe keta kryetaret e tanishem te bashkive qe per mendimin tim jane te gjithe per ne BURG
Djali ka shkruar per se mbari. Fatorinua eshte Salillari i famshem dhe se kush eshte prapa tij dihet, pak e rendesishme eshte, ka plot si ai.
Pervetesuesit e pasurise se perbashket dhe hajnat u bene Deputete dhe hapen bisnese per te perligjut parate e vjedhura. Tani keta – dmth elita- do duhet te drejtoje pushtetin lokal? Popull fatkeq!
Vendi ne prag te gremines. Perendimoret me nje gur vrasin dy zogj, se pari gjithe inatin qe kishin me Enverin po ja nxjerrin popullit. Ne cilin vend ne bote eshte pare te detyrohet qeveria te mos perdore mandatin e 84 votave, MANDAT QE JA KA DHENE POPULLI DHE JO PERENDIMORET!?
Eshte nje komardare qe i jepet RILINDJES dhe kryesisht integruesit te Kuvendit per te mos bere asnje hap per te bere DREJTESI DHE SHTET LIGJOR qe perkthehet, saliu ti ruajme bishtin, po edhe atyre qe ishin bashke me saliun, por edhe ketyre qe kane ardhur prapa saliut.
Nje shtet Normal, i ve kufirin tek thana te huajve kushdo qofshin ata.
Kjo na ben t’ju kujtojme ate qe na rane dhembet pertoke duke e share por ne kete drejtim politika e 24 vjeteve i vjen rrotull dhe t’i pije shurren ( ate qe saliu i bente analize)
Se dyti PER INTERESAT E SAJ u intereson nje vend rrumpalle ku 50% e nje populli defiçent, akoma nuk eshte i ndergjegjesuar cfare perfason saliu i Fazllicit, qe nuk kuptoi se serbi nuk kish nevoje te bente pushtim klasik me territore por na pushtoi ne te gjithe menyrat e tjera.
Ku ka me mire se nje popull qe shikon qeverine e tij qe ka dy vjet qe ka ardhur ne pushtet dhe nuk ka levizur as gishtin e vogel te kembes per te reformuar drejtesine, dhe perseri del ose ben militantin lehes te qeverise ose eshte analfabet funksional dhe nuk kupton se cfare po ndodh ne Shqiperi. Edhe nje “muço be” tjeter, te behet ajo qe sugjeron Mero(ne fakt qeveria). Kur thone plakat -hapu dhe te futem.
Ajo qe sugjerohet eshte te perqendrohet pushteti ne sa me pak duar mundesisht ne nje dore te vetme dhe mbase kemi fatin te shikojme nje diktature moderne sociademokraintegruse. Kjo mund te pranohej ne nje situate jo te zakonshme, si jemi ne, por kur kjo qeveri te kish dhene prova se keto dy vjet reformoi drejtesine, mori masa urgjente per ato qe jane probleme te mrehta, si sistemi i kanalizimeve dhe kullimeve…. etj. dhe jo te bente makiazh surratit kur prapanicen e ke te palare.
Per qeverine nuk ka problem se ne nje bashki te madhe fiton nje jo RILINDAS,nuk ka problem, na duhet nje elitar nga QENDRA, qe merr vesh nga “ujdite” dhe “pazaret” Shikoni ujdine e piset te BETONI I DIGES SE LIQENIT Nuk kemi nevoje per tekniciene e specialiste me integritet qe te thone kjo pune eshte mire te behet ose nuk eshte mire te behet. Me mire se kushdo kete e dine politikanet, apo si thote Mero edhe specialistet e OJQ-ve, shushunjat qe kane dale nga inkubatoret e organizateve “ndihmese” nderkombetare dhe qe hodhen faren se si duhet te vidhet me ligj.
E kane thene RILINDASIT E VERTETE jo keta te sotmit.
Perparimi i nje kombi vjen nga gjuha, nga te lexuarit nga te nxenet-te mesuarit.
Ky popull ka nevoje per rilindasit e vertete.
Meron nuk e kam lexuar dje, por shkrimi i Naimir Laoardhaja me pelqen. Veshtiresia eshte se njerezit e mire nuk duan te perlyhen me keta qe duken, por Vlora, Fieri, Shkodra, Gjirokastra, Korça, Durresi, nuk e di Tirana, ka plot. Ka plot njerez te mire, pse vetem te mire jane keta qe shkruajne neper gazeta apo ata qe çdo nate ne televizion bejne analiza dhe na jane bere si “burri i nenes” thoshnim dikur, pa tani burri nenes respektohet me shume se babai vertete.