50 hijet e perversionit tonë

20 Shkurt 2015, 19:16Blog TEMA

 Nga Fjolla Spanca*

 

Ka ditë që në Tiranë e Prishtinë gëlon debati mbi nje film që paska çliruar të tana fantazitë e grave, por edhe të burrave. Në Tiranë, një revistë në ditën e të dashuruarve u paska bërë dhuratë grave të –emancipuara – biletat për të “shijuar” filmin e shumëpritur e të tejfolur “Pesëdhjetë hijet e Greit”. Gratë e kryeqeytetit kishin mundësinë ta shihnin filmin në shoqërinë e mikeshave, ndërsa dekorimi i sallës dhe dhuratat “speciale” ironisht, ishin si me thënë, tregues hileqarë se ato aniqë të vetmjaftueshme, sido me qenë, kishin nevojë për pak “maskulitet” aty.

Lexuesit mesatarisht të kujdesshëm, sapo e rrotullojnë nëpër duar librin që në prekjen e parë e kuptojnë së nuk flitet për një romancë të zakonshme. “50 shades of Gray” veç një – love story – nuk është, madje s’ka as edhe një vlerë artistike, me përjashtim të fantazisë se shfrenueme. Ky ka qenë edhe opinioni më shpesh i nxjerrur nga kritika deri më tani. Biles libri, ndër tjerash, është një copë tregimi që rroket me nxjerrë gruan si qenie te errët, me nevoja të papërmbujtuna dhe lehtësisht të rrëmbyeshme prej materializmit. Në fakt, shoqëritë tona konsumatore nuk e kanë fort të vështirë përtypjen e idesë së “shit-blerjes” në kuadër të normalitetit të deformuar.

Duke jetuar në kohë kur përdhunimi, vrasja, maltretimi e dhuna janë të natyrshme, zor se arrijmë të shohim vijën e hollë që e ndan të mirën prej të keqes. Kështu, Grei një djal i ri, maniak i kontrollit, ka mundësinë dhe “aftësinë” për të zotëru krejt çfarë egoja e tij synon. Ndërsa, në anën tjetër, Anastasia, një e sapodiplomuar, e çiltër dhe kurreshtare, pasqyron gruan me kapacitete të çuditshme, që nënshtrohet fill dhe nuk i reziston dinastisë së hijeve të Greit.

Me a pa vetëdije, autorja e librit nxit përshtypjen se burrat janë mbisundues, kontrollues, posedues dhe të pathyeshëm. Ndërsa grate: të brishta të pambrojtura, të pafuqishme, djallëzore dhe të pangopura. Burrat te ky libër janë aktivë, vendimmarrës dhe të plotpushtetshëm, kurse grate, dashnore pasive. Kjo vërehet sa herë që libri vizaton imazhin lakuriq të Anastasias, kurse privatësinë e Greit e lë të paprekun, ndonëse si shkak i pamundësisë për të kontrolluar ndjenjat e nevojat (gruaja) dhe fuqisë (mashkullore) për të mbikontrolluar situatat.

Pesëdhjetë hijet e Greit janë si të thuash, përkujtuese e një realiteti brenda së cilit orvatemi, por nuk çlirohemi. Thënë më thjeshtë, të sapodiplomuarat priren të bien pre e burrave të fuqishëm e të pasur, të cilët, për të ofru një vend pune kërkojnë diçka më tepër se CV-ja, diplomat e shkollës apo aftësitë e tjera formuese. Mbi të gjitha libri vë në pah dominimin e mashkullor që, në të shumtën e rasteve, arrihet nëpërmjet pasurisë materiale. Grei nuk pranon që Ana të flejë me rroba të tjera përveç se me mëndafsh. Ai nuk pranon asnjë justifikim nëse ajo nuk është mirëushqyer. Grei është ideal sepse ai mund të shkojë nga një cep i botës në tjetrin me avionin e tij privat, mund të blejë shtëpinë e të dashurës, iPad, iPhone, Mac, etj. etj.

Ndër të tjerash, këtu kuptojmë se si burrat, pa dallim kulture, kanë prirje të theksuara për ta mbyllur gruan, për ta izoluar atë ekskluzivisht në hapsirën private, ku ajo mund të rrijë gjithë ditën në pritje të parnerit, me të cilin mund të mos shkëmbehet fare, mjaft që t’ia plotësojë atij çdo dëshirë. Gruaja është kështu veçse një qenie mekanike në shërbim të një qenieje tjetër me aftësi shumëdimensionale.

Librat e “Pesëdhjetë Hijeve të Greit” përpiqen të shiten si edukues në lidhje me seksualitetin, por në realitet ata thjesht dëshmojnë fuqinë e pornografisë në botën tone. Autorja përpiqet që sadizmin dhe të tjera praktika perversive t’i fusë nën hijen e erotizmit, ndërsa priret që tërë çrregullimet hormonale e mentale, ti shfaqë si praktika të natyrshme.

Shqetësuese padyshim është fryma që solli libri, aspak e habitshme, për shkak të marketingut që i’u bë librit dhe filmit për muaj me radhë, por gjithsesi mbivendosja e pornografisë dhe erotizmit janë tregues të qartë të një shoqërie që përditë përdhos gratë nga të katër anët e globit. Librat, emisionet, sportet ekstreme, tekstet e këngëve etj, vazdojnë të portretizojnë gratë si vegla epshndjellëse në shërbim të pasanikëve të fortë.

Mbas gjithë kësaj, çuditem se si gratë nuk i kanë hap sytë me kuptu se ato, përveç burrave, keqtrajtohen prej shoqeve, e mbi të gjitha prej veteve të tyre: pranojn çdo situatatë pa reaguar qoftë edhe nëpërmjet refektimit. Politikat kapitaliste në shërbim të një grushti njerëzish, i kanë vu perde të rënda realitetit. Bota jonë që s’është një fushë me lule siç pretendon autorja E.L. James prej një cepi të Londrës a New York-ut. Ajo vjen e bëhet përditë më e ngushtë për jetën e grave dhe burrave normalë, pa kërkesa të veçanta.

*Postbllok.com

5 komente në “50 hijet e perversionit tonë”

  1. geno says:

    autorja ka nevoje ti kontrollohet niveli i vajit ne motor…

  2. SHQIPE says:

    Ky film eshte nje soft-core porno i bere shpejt e keq e me artiste medioker por fuqishem i propaganduar pet te lene ne hije filmat qe kapin tema qe shkelin ne kallo per kasten drejtuese ne bote ,filma qe merrnin pjese ne te njejtin konkurim,i keshilloj gazetaret ti hedhin nje sy listes se filmave …Nese ne Tirane i eshte bere buje nuk ka te beje me arsyen qe permenda me siper,ne Tirane eshte kollaj te shesesh art pa art!

    1. Dardha says:

      Ke shume te drejte. Por nuk ka rendesi nese filmi eshte bere shpejt. Edhe sikur ngadale te behej, ky film vjen nga nje liber erotik-pornografik dhe filmi sigurisht qe do pasqyroje librin. Perderisa libri eshte nje “fast-food” ne letersi, edhe filmi do jete nje merre “me leng se mishi mbaroi” ne kinematografi. Nuk ia vlen te besh artikull per te. Edhe pse box office i kaloi 240 milione dollare. Pershendetje.

  3. gjithashtu malok says:

    une se kam lexu librin. por filmi me pelqeu. dhe mund te them qe per shoqerine tone mbar ,shqiptare, eshte thuajse i nevojshem rreklamimi i nje filmi te till. jemi nje shoqeri primitive, ku femrat jane o shenjtore o kurva. ne nuk pranojme as grine ne imagjinaten tone per femrate pamendueshme te fillojme e te diskutojme per ate larmi te pafundme ngjyrash te botes femerore. ate kompleksitet e ekstremizem ndjenjash qe meshkujt nuk e kane. shoqeria jone ka dy mundesi. e para hapja, njohja dhe diskutimi pa tabu mbi te gjitha temat qe prekin boten femerore. mundesia e dyte eshte ferexheja. dhe nese ne shqiptareve ne pergjithsi ferexheja na vret syte. tabute dhe bezdija per diskutim te temave femerore, nuk eshte gje tjeter vecse nje ferexhe virtuale.

  4. Gjon Gjini says:

    Autorja ka të drejtë plotësisht. Libra dhe filma të tillë, që medemek hidhen në treg për të edukuar apo emancipuar njeriun përmes pornografisë dhe që pranohen si të tilla nga një masë jo e vogël e atyre që hiqen si të kulturuar deri në atë shkallë sipërore apo të jenë të hapur mendërisht sa të pranojnë çdo ndyrësi e fëlliqësi nuk tregojnë gjë tjetër përveçse grykësinë e injorancës për të përthithur me epsh degjenerim. E këta meshkuj e këto femra që lumturohen duke u shitur si të kulturuar, që përsosin vetëm edukimin e tyre seksual si gjënë më themelore të jetës së tyre, ata janë varrmihësit e kulturës së vërtetë dhe e të ardhmes së kombit, sepse fëmijëve të tyre pikërisht këtë frymë do t’u fusin në shpirt; se nëse tërë shqetësimi i tyre kryesor mbetet shkërdhatëria, ky edukim do t’ua heqë nga mendja, shpirti e zemra gjithçka tjetër; fëmijë të tillë mund të bëhen çdo lloj monstre, po asnjëherë diçka me vlerë për vendin e poullin e tyre.
    po dashtë fati që të jenë sa më të paktë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje