Loja e Orbanit me Europën

18 Shkurt 2015, 20:09Blog TEMA

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i ruan marrëdhëniet me Moskën. Në kulmin e krizës së Ukrainës ai i ofron një platformë kreut të Kremlinit Vladimir Putin dhe kësisoj dobëson BE-në, shkruan Robert Schwartz.

Vizita e Angela Merkelit para dy javësh në Budapest nuk pati ndonjë efekt. Kryeministri hungarez Viktor Orban me sa duket nuk e vret shumë mendjen për vlerat liberale të demokracive europiane dhe i përmbahet fort linjës së tij. Të presësh presidentin rus në kontekstin e tanishëm gjeopolitik, është në vetvete mjaft e diskutueshme. Por është cinike t’i ofrosh Vladimir Putinit një platformë, prej nga ai i bën thirrje për kapitullin ushtrisë ukrainase në Lindje të Ukrainës. E kjo pikërisht ndërkohë që separatistët rusë me një ofensivë në Debalzeve pavarësisht armëpushimit vendosin fakte të reja ushtarake.

Orbani luan fort, por afatgjatë ky nuk është ogur i mirë. Lojërat e tij gjithnjë e më shumë po kthehen në një sparkatë, që mund ta nxjerrë Brukselin nga ekuilibri. Njëherë Orban premton me gjysmë zemër, se do të mbështesë politikën e BE-së ndaj Rusisë, një herë tjetër ai pranon elozhet e Putinit, që e ka shpallur si model politik. Ose, kur bëhet fjalë për interesa ekonomike, madje ai pranon ta venë edhe nën presion, siç mësohet nga qarqet e Orbanit. E këtë ai e bën edhe me deklarta lapiadre, se do të arrijë marrëveshjet më të mira për gazin për vendin e tij.

Pyka e Putinit në BE

Në kohë më të qeta politike një gjë e tillë do të mund të kapërdihej, sepse sidoqoftë Hungaria në një masë të madhe varet prej furnizimeve ruse me gaz. Por në sfondin e luftës në Ukrainë çdo rrugë e mëvetsishme e një shteti anëtar është një hap më shumë drejt hupmbjes së pushtetit të BE-së. E pikërisht kjo i vjen përshtat Putinit. Pasi ai fitoi dukshëm pikë në biseidmet e fundit në Minsk, që nuk kanë ndikuar për çtensionimin në Lindje të Ukrainës, tani ai përpiqet të fusë thellë në bashkësinë europiane një pykë të re.

Brukseli nuk duhet të vazhdojë gjatë të bëjë sehir, se si Putini dikton rregullat e lojës. Një mënyrë do të ishte që BE-ja ta sprapsë Orbanin. Por më e rëndësishme do të jetë që më në fund të aplikohet sa më shpejt një politikë europiane e përbashkët energjetike, e cila ta pakësonte varësinë prej Rusisë. E pikërisht këtu qendron thelbi i problemit të BE-së. BE-ja – jo vetëm në çështjet e sigurimit të energjisë – konfrontohet me mungesën e unanimitetit. Edhe sa i përket politikës së financave punët nuk duken fort mirë – si p.sh. Greqia, e cila ndërkohë po ndjek një rrugën të sajën. Sa i përket politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë ndërkohë BE-së po i paraprin Rusia – mjfaton të shohim krizën në Ukrainë. Në një sfond të tillë BE-ja do të kishte bërë mirë, që ta këshillonte Orbanin, për ta shtyrë vizitën e Putinit.

Protesta e madhe e munguar

Por Brukseli tani vetëm sa sheh me indinjatë drejt Budapestit – dhe Orbani vazhdon të ëndërrojë për demokracinë e tij “iliberale”. Gaz dhe naftë me çmim të ulët ai do të marrë nga Rusia. Gjithashtu është planifikuar edhe financimi i favorshëm nga Moska i dy reaktorëve të rinj bërthamore në vlerën e dhjetë miliardë Eurove.

Orban është i sugtrë se ka mbështetjen nga një shumicë e madhe në Hungari. Vetëm pak më shumë se dy mijë vetë dolën për të protestuar kundër vizitës së Putinit një ditë më parë në Budapest. Kjo nuk dëshmon për ndonjë refuzim të fuqishëm ndaj politikës së kryeministrit.

7 komente në “Loja e Orbanit me Europën”

  1. loni says:

    europa le ti ngeli besnik kur nuk pranon vendet me shumice myslimane ne familjen e saj sic eshte shqiperia qe me shume eshte ateist sesa myslimane,dhe te afroj kurvat ortodokse qe ja dredhin sa here qe i preken interesat,le te vazhdoje gjermania dhe veriu i europes te mbeshtesi gjithmone hungari greqi serbi ukrahine etj dhe shqiperine apo turqine ti ler me nje ane vetem per arsyen e vetme se jane shumice myslimane,se karin do ta haj po nga mbeshtetesit e putinit me ne fund,ashtu sic e pesoj nga serbia e 100 vjeteve me pare kur nacionalistet serb vrane mbretin austrohungarez dhe filloi lufta e pare boterore,te njejten gje bene perseri me pushtimin e polonise ne luften e dyte,dhe te njejten gje po bejne tani sapo europes i ra kriza ekonomike dhe avash avash po e braktisin rracat e ndyra ortodokse bashpuniin me europen liberale,kjo rrace eshte me e keqe sesa issit zhulsa,kjo rrace pervecse se jane te pabese jane dhe zgjebaraker krenare,rraca me e ndyre se ordotoksit nuk ka ne bote,apo nuk ishin kjo rrace qe rrezuan avjonin me mbi 80 fmi europjane dhe i tere aeroplani me 300 vete ne bord,kjo rraca e poshteri vrau,kjo rraca e pabese,ka ardhur koha europe te mesosh dhe te ncjerresh mesime nga vendet kurva qe ti ndeshkosh ashper kur ta kane me te futur,edhe forca duhet te perdoret kur nuk marrin veshe,rraca e ndyre ortodokse do dajakun mbas kurrizit kur nuk kuptojne me fjale.

    1. safo says:

      Komente idiotesh, sepse vetem ata kane mundesi te perdorin nje fjalor rugacesh. Sa per bredine-gjthnje nje zero ashtu sic pritet nga cdo lloj plehre njerezore

  2. shqiptar says:

    vetem ne mbetem fundi i kazanit duke tallur bythen me ne be te fundit per viza ne europe sna pranojme dhe akoma putha dore shikoni se cfare po i ben be kosoves mos te ishte usa kosovaret do ishin masakruar si isis europen mire e gjen se qe nga 1912 vetem vendet sllave e pro ruse perkrahu me ne krye greqine qe i dhane mbret otton edhe e bene shtet tani le ta hane sa krahu

  3. katarakti says:

    E ardhmja e Europes eshte me Rusine. Njera ka teknologjine dhe shkencen, tjetra lendet e para minerale si dhe gazin. Aq me shume qe Europa dhe Rusia bejne pjese ne racen europiane, te bardhe dhe te krishtere. Krishterimi ndahet ne tri degezime te medha: ne katolike, protestante dhe ortodokse. Te gjithe jane anetare te nje familjeje dhe nje kulture. Nje nder problemet e mprehta me te cilat ndeshet sot Europa eshte dyndja e popullsive islamike ne territorin e saj. Edhe me perpara Europa e ka vuajtur kete problem. Gjate pushtimit psh te Spanjes nga moret, apo sundimit turk qe arriti deri ne portat e Vienes. Prandaj ne Europe tani po forcohen gjithmone e me shume levizjet nacionaliste qytetare anti islamike si ne Gjermani, France, Danimarke etj etj. Te gjitha keto levizje kerkojne ndalimin e dyndjeve barbare islamike ne kulturen europiane. Bashkimi i Europes me Rusine do te forcoje kontinentin tone nga mbeshtetesit e Haxhi Qamilit, Isis-it e krimineleve te tjere me çallma dhe shallvare.

  4. Pelasgian says:

    Llafollogji eurokurvnishtse !!!

  5. demokrat says:

    Urbani dhe demonet e ricikluar lindore si presidenti cek Zeman i kane harruar krimet e ruseve gjate shtypjes se revolucionit hungarez te 1956 dhe pranveren ceke te 68, rus i kuq, rus i bardhe a rus i zi, nuk kane asnje dallim. Mos ti duket cudi qe Hungaria, Sllovakia, Bullgaria dhe Cekia me hir dh pahir t’ju lejon kalimin ruseve, kushedi se ku. Putini po tregon se e ka bere art thenien”Dividi et Imperi”. Hungari kerkon copa nga Ukraina e Carpateve, Putini jo vetem qe nuk e ka problem ti jape pjese nga Ukraina por edhe Transilvanine, por kerkon qe nepermjet Urban te fusi ne kete loje edhe polonine duke dashur ta beje edhe ate varrmihesi te shtetit dhe kombit ukraians.Fati i Ukraines dhe shume i ngjashem me fatin e Shqiperise, perpjkjeve te Ukraines per emancipim kombetar dhe shoqeror, Rusia barbare po i pergjigjet me terror, dhe ne keto tragjedi kombesh nuk mungojne edhe “hiena” politike si Urban, poltika shqiptare duhet te ndihet dhe te mos shnatazhohet nga paret e pista qe seksioni i FSB ne Tirane po hedh ne median shqiptare.

  6. Vakanca says:

    Nuk e kuptoj këtë llogjikë të Evropës (kurvë) plakë… Pse Evropa “ka të drejtë” të futet në vëndet balltike, në Ukrainë e gjetkë (deri në portat e Rusisë), ndërsa Rusia “as që duhet të afrohet në Evropë”…???!!! Le të dalë ndonjë nga kalemxhinjtë si ky R. Schwartz, të ma shpjegojë, këtë…dhe jo me terma klishe, si p.sh. që Putini është “diktator ekspansionist”, ndërsa ne (Evropa) jemi demokraci etj.etj. broçkulla si këto, por me fakte e analiza reale…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje