Të kujtohet si ndodhi? Sapo kishim filluar t’i harronim vitet e vështira që kishim lënë pas…vite që që në fakt nuk harrohen kurrë, por i kujtonim në mënyrë selektive, vetëm gjërat për të qeshur e disa çaste të lumtura. Kujtonim shokët e shoqet e punës atje në fermë me mall dhe kur këtu në Tiranë filluam të ndiejmë ‘luftën e klasave’, kur filloi të na luhatej tensioni, atëherë vërtetë me sarkazëm, por të dy pranonim: “ishim më mirë në internim”…S’e di si u gënjyem ne që kishim vuajtur që fëmijë nga goditjet e politikës, e u kthyem në atdhe…në fakt nuk u nisëm për jashtë vendit si emigrant, por për arësye shëndetësore, e cila nuk mund të zgjidhej këtu e ti më the: “mezi kisha pritur të vija në Tiranë, të ulesha njëherë ke shkallët e Pallatit të Kulturës e ti po na detyron të largohemi”…unë nuk ta thashë kurrë sa fajtore jam ndjerë, por lindja e fëmijës sonë të aq shumëpritur ishte e para arësye, e dyta arësye dhe e treta arësye…
Më kujtohet mirë, kur sapo mbritëm në Austri e sa ramë në kontakt me disa shqiptarë ti the duke treguar nga unë:”Ne të tre nuk do rrimë gjatë këtu, nuk ka si atdheu yt” dhe e ndieja me gjithë hundët e trupit tim, se ty nuk të interesonte fare asgjë që shihje…
Në një çast, kur ishim ulur tek shkallët e sheshit “Karl Platz”-të pyeta: “I urren ata që të kanë poshtëruar”?-ti ktheve kokën me rrëmbim dhe pa u menduar mu përgjigje: “unë nuk urrej, vetëm përçmoj”…ndërsa unë mërmërita diçka mbi vuajtjet tona atje në atdhe dhe u betova se nuk do të kthehesha kurrë”.
Plagët ishin të freskëta…3 vjet jetuam bashkë në vendin e interrnimit, ndërsa unë qysh pa lindur kisha ardhur me familjen në një qytet bregdetar të krijuar nga rusët me masë dëbimi…
Jeta në Austri filloi pa vështirësi dhe vajza jonë erdhi plot shëndet e deri sa u bë tri vjeç jeta jonë atje ecte si sahat-që ditën që ti bleve sahatin elektrik, shenjë, që tregonte sa korrekt ishe. Në fakt super korrekt gjithmonë fiks në takime, në punë ndërsa unë vetëm në punë nuk isha tifoze e orarit fiks…
Këtë korrektesë e trashëgove tek vajza, e cila e mbante orën time të dorës kur nisej për në shkollë përpara fytyrës pa ia ndarë sytë, e njerëzit qeshnin rrugës. Ishim gjithmonë bashkë, gjithmonë të tre dhe prandaj ramë shumë në sy e shpejt u bëmë të njohur në gjithë lagjen.
Deri në 2005 jeta jonë u stabilizua aq bukur, sa për të mos qenë e vërtetë….
Me largimin tim nga puna, qetësia jote u prish e si gjithnjë nuk doje të më shqetësoje. Unë mendoja se ishte thjesht pastabilizimi im me punë, por koka jote e përkulur poshte pak anash fliste për një alarm, alarm, të cilin ti e mbaje përbrenda…Nuk deshe të largoheshe më, nuk deshe me të vërtetë sepse këtu ndërruam 11 shtëpi me qera për 12 vjet dhe tani, prindërit e tu të vjetër në moshë vajza gjithashtu ishte një shqetësim më vete.
“Lufta” ime për tju kundërvenë shtetit dështoi që në hapin e parë dhe u dorëzova me grepsen e parë….me ndërgjegje të plotë fillova pedagoge në Universitetin Ushtarak, menjëherë me katër lëndë ngarkesë…kurrë nuk u ankova, por ti vazhdimisht më pyesje si shkoja…që ditën e parë e kuptova pse isha atje…por nuk desha të dija nga vinte goditja. Durova katër vjet, përtej limitit që njeh mjeksia dhe pastaj u largova, por jo pa u treguar se të gjitha i kisha duruar, e i kisha kuptuar…
Më pas të erdhi ty grepi…sepse me një rrogë nuk mund të jetonim dot. E pranove e kurrë nuk u ankove, e unë kurrë s’pata një minutë qetësi prej merakut, sepse Punë me Përgjegjësi Materiale për ne ishte një rrezik i madh. Dy vjet të punës tënde tek thesari i mbaj mend çdo ditë…Tension i madh sepse ti ishe shumë i lodhur nga zhurmërat atje dhe më tej nuk tregoje. Sa herë tu luta të ikje prej asaj pune, sepse ti ngrije thasët në shpinë, ngaqë nuk të jepnin punëtor e unë e kuptoja se kjo ishte një luftë e ftohtë si ajo, që unë sapo lashë.
Një ditë më the me shaka se një koleg të kishte thënë: “gazeta tema është gazetë terroriste”dhe qeshe me naivitet, por unë e ndjeva se ti nuk deshe që unë të shkruaja, mbase mendoje se lufta vinte nga shkrimet, ndërsa në shkrime më futën…për të qenë si justifikim sulmi….
Erdhi qeveria e re e ne nuk po shihnim ndryshim. Për herë të parë më the se, do të presim dhe pak edhe do ikim. Zot pse të na përzënë nga vendi ynë? C’kemi bërë këtij vendi? Punësimi im nuk na qetësoi sepse “grupi i gatshëm” më priti si ai që lashë…
Muajt po rrokulliseshin dhe tek ti sikur ra heshtja, sepse shigjetat filluan mbi mua…-më pyesje çdo ditë:-e duron dot?-nëse jo më thuaj dhe në çdo moment eja në shtëpi…
Por më 31 korrik 2014, në mbrëmje ti erdhe dhe më the: Më pushuan! Dhe pastaj…nuk e prisja nga Fullani (kishit qenë shokë shkolle), por ne kishim mbetur atje, ndërsa shokët tanë ishin lidhur….
S’mund ta harroj momentin kur dole nga Komisariati 2 me pranga ne duar i qeshur, bashkë me koleget e tua gra, dhe shpejt mu largove nga sytë. S’mund ta besoj edhe tani që po shkruaj se ti je i paraburgosur, me një dosje të përgatitur nga drejtorët e bankës…
Tek burgu 313 ku bëri yt atë 1 vit paraburgim me helmetë në kokë e duar e këmbë me zinxhirë…ti kishe në atë kohë moshën e vajzës sonë e shkove e takove babin tënd pas një viti hetuesie duke futur dorën tek hekurat.
Atje erdha unë e vajza e të takuam tek hekurat, ti vare kokën poshtë…na the se ishe i pafajshëm..po kujt po ja thoshe???
Instiktivisht më doli nga fryma ime e lodhur për tre javë në pritje për të takuar ty: Si është e mundur?- sikur po na lufton e njëjta dorë…ti ngrite kokën e më pe në sy…koincidencë mërmërite..
2 gusht 2014 ora 11, dita e parë e gjyqit tënd, ditën e ditlindjes tënde…me dyer të mbyllura..na qeshe nga hekurat e fugonit…kështu ikën gati gjashtë muaj. Atje përkujtove vitin e të ndjerit babait tënd, atje përvjetorin e martesës sonë, atje ditëlindjen e vajzë edhe timen. Nuk mbeti më gjë…
Gjashtë muaj rresht, 5 herë në muaj të vinim të takonim me vajzën duke pritur 8 orë më këmbë…Nuk i ndamë dot stinët as në realitet e as në veshjet tona, as nuk e kemi kuptuar si ka ikur koha… Vajza filloi shkollën me vullnet edhe më të madh e po shkon drejt përfundimit të masterit.
Ti e pyet për çdo provim, e mua më tregon se çfarë pe në TV për punën time.
Ajo që më ka lënë pa fjalë në të gjitha vështirësitë e jetës sonë të përbashkët ka qenë kthjelltësia jote mentale. Kjo është forcë. Kjo më ka bërë të kem besim tek ti edhe kur të shoh prapa hekurave. Siguria, kjo është ajo që m’i ka bërë vuajtjet më të lehta. Siguria që më ke dhënë ti.
Edhe pak kohë mbase edhe do vish në shtëpi…Ne do ta harrojmë, këtë incident ashtu si gjithë të tjerat. Për herë të dytë i njohëm njerëzit shoqëritë tona…e di, ti nuk do të mbash qëndrim ndaj tyre sepse ashtu bëre edhe pas kthimit nga interrnimi i gjatë, por unë si gjithmonë do të bëj atë që thua ti. Deri atëherë le të shpresojmë të kemi shëndet të mirë të kemi të tre njëri- tjetrin edhe ata pak njerëz fisnik, që na kanë inkurajuar pa qenë ndonjëherë miqtë tanë, rastësisht nuk kanë qenë pranë nesh, por tani jetojnë me dhimbjen tonë e kjo është shumë.
Petrit i dashur nuk e realizoj dot në mendje, si mund të ketë zemra kaq të egra për tu marë me ty, prapë si dikur?
Kurajo dhe respekte per njerez te mire! “Kupola” do denimin tuaj per te shijuar mire milionat! Kurajo, sepse jam pesimist se e drejta do te triumfoje! Jam pesimist………Jetoj me dhimbjen tuaj! Sinqerisht me vjen keq! K U R A J O ! K U R A J O !
Sidoqofte gjithmone kur permenden “denimet e internimet” ka dicka qe nuk thuhet.Ne 101% te rasteve nuk thuhet! E dini cfare!? ARSYEN,arsyen pse u denua apo internua dikush! Asnjehere nuk e thote askush!!! Pse!? Thjesht kalohet me “na shtypen e persekutuan, e vuajtem nga regjimi”. Ore ARSYEN pse ju denuan dhe internuan pse nuk e thoni!? Apo po ta thoni keni frike se kompromentoheni! Po ju jeni te paster,thuajeni qe ta di tjetri psh jeni denuar si kolaboracioniste te fashizmit,apo si spiune te agjenturave te huaja,apo si sabotatore,apo si armiq te pushetit,apo si abuzues te pushtetit,apo si karrieriste te pushtetit,apo si … Na e thoni ta haje dreqi ta haje,qe ta dime me ke kemi te bejme! Se nuk ka njeri ne bote qe nuk thote se eshte njeri i mire,por kete “cilesine” e mallit nuk e percakton vetvetja!
Se eshte pak “cudi” qe burgaxhiu bie prape ne burg! Apo jeni derr ne thes, e bejne te tjeret dhe e hani ju!? Apo eshte ceshtje fati!? Miresia dhe integriteti i njeriut jane dy gjera te ndryshme!!!
Ti i cuditur nda cudite!!! Une jam ajo qe pres qokat. vetem Ti nuk i di grupet armiqesore qe shpikte i marri nga trute bashke me pannterren etij, nga paranoja e pushtetit?
IK tani mos na cudit paske kohe te lire edhe do te mesosh ndonje gje te re. Ashtu i cuditur do te mbetesh sa te vdesesh nje dite i cuditur pse vdiqe,
mos bej te cuditurin ti,se kjo nuk te trego interesant, por te lig
Ori i cuditur, more ditzi po pse ke dale mun balle te komenteve pa te drejte? Ti e ke radhen ne fudn te komenteve!
O ditezi kush nuk e kupton se ti je ingranazh i krimit ne Shqiperi. Te mos flasim me teper se….
O to gomar i cuditur!!! Mos u cudit se njeriu interrnohet vetem ne diktature!
Dhe mos bej te cuditurin per te interrnuarit politik!!! Plehre!!!
Pershendes te gjithe,ju “te dalldisurit” e mesipem dhe ju pyes edhe njehere : perpse nuk e tregon ARSYEN se perse jane “denuar dhe persekutuar” ne te kaluaren? Po ju pyes edhe juve o “te dalldisur”,PERSE? ?
shke ne arshiva dhe gjeje
o komunist i dalldisur sido qe te ta shpjegojme ti nuk do duash ta kuptosh, sepse ata qe e kane kuptuar e kane shkruar ne komentet e tua, ndersa pytja jote kercet kastile. Diktatoret i denojne ata qe i konsiderojne potenciale me masa ekstreme qe te mos mbijne ne tre breza, sepse jane te semure per pushtet. ?
Ore ARSYEJA perse u denuan ne te kaluaren!!! Perse nuk e thoni mor njerez!!!
Gjithcka tjeter qe thoni ju o te dalldisur eshte pune “vleresimesh gazmore” dhe fjale halabakesh qe u eshte shpelare truri!!! ;P
te hengert dereqi, qe qenke shume i trashe. Halim Ramohito ka kryer ne Moske Akademine Frunce me medalja ari dhe akademiket nuk meren me atio paranpjat e tua e te Enverit. Ishte nje burre i gjate i bukur, krenar, i ndershem dhe perkthe ca literature, qe te hapnin syte fshataret e pashkolluar. Po…xhelozia? Kishte perkthyer “tezat e zeza”..ik se n ti nuk e meriton shpjegimin te ndjej qe larg ndyresine tende je njeri i ndyre e itrashe.
TIRANË/Gjeneral Halim Ramohito, një nga ushtarakët më të njohur në vend, u dënua më 1974-n si anëtar i ‘puçit ushtarak’
Ashtu sikurse ndodhte me grekët e lashtë që kur vdiste dikush, nuk bënin nekrologji, por vetëm pyesnin se “A kishte ndonjë pasion?” edhe unë, tani që po shkruaj për këtë burrë të shquar që mbylli sytë përgjithmonë më datë 9 nëntor, do të thoja se gjatë tërë jetës së tij relativisht të gjatë dhe plot me zigzage, ku provoi gëzime dhe hidhërime, besim në ideale dhe zhgënjime, lavdi dhe ndëshkime krejt të pamerituara që e çuan deri në vuajtjet e ferrit dantesk, pati si pasionin më të madh, atë përgjigjen inteligjente të Diogjenit nga Sinope që kur e pyetën se “Cila është rruga më e mirë që të shpie drejt lumturisë?” tha: “Të punosh për lumturinë e të tjerëve!”
I lindur më 25 shkurt të vitit 1925, Halim Ramohito, u rrit dhe u edukua me traditat më të mira të familjes së tij atdhetare dhe të fshatit të tij të dëgjuar, Tragjasit të heronjve, dëshmorëve dhe njerëzve të thjeshtë, por të virtytshëm.
Ndërsa ishte nxënës në Shkollën Tregtare në Vlorën e mospajtimit me armikun, Halimi u dallua shpejt si një veprimtar i spikatur kundra pushtuesve dhe si një i ri sypatrembur ndër aksione. Ai, u bashkua pa rezerva me njësitet dhe repartet partizane, ku ra në sy jo vetëm trimëria dhe qartësia e tij si luftëtar, por edhe pjekuria dhe maturia si kuadro drejtuese, fillimisht si zëvendëskomisar batalioni, e pastaj si sekretar Rinie i Brigadës së V. S. deri dhe i Divizionit. Ai, në përbërje të formacioneve partizane, e ndoqi armikun hitlerian deri në Kosovë e më tej në tokat e ish -Jugosllavisë.
Pas çlirimit të vendit, krahas përfundimit me shumë sukses të studimeve në Akademinë ushtarake “Frunxe” në Moskë, kreu dhe detyra shumë të rëndësishme si komisar Regjimenti, Divizioni, Korpusi dhe i MKA- së të Shtetit, deri edhe zëvendësdrejtor Politik i Ushtrisë, ku qëndroi deri në vitin 1974. Pas këtij viti, kur nisi “fshesa e hekurt” në radhët e ushtrisë, duke i mohuar gjithçka, deri dhe periudhën që atij i jepte një krenari të ligjshme, atë të viteve kur kreu me aq besnikëri, devocion dhe mençuri, detyrën e përfaqësuesit ushtarak në Komandën e Bashkuar të Forcave Ushtarake të Traktatit të Varshavës, njëkohësisht dhe atë të Atasheut Ushtarak në ish- Bashkimin Sovjetik. Atij iu nëpërkëmb qenia anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, iu harruan të gjitha kontributet dhe iu mohuan dymbëdhjetë urdhrat dhe medaljet që i ishin akorduar. Duke e mbuluar këtë kuadro mëse korrekt, që asnjë majë gjilpëre nuk përfitoi gjatë tërë veprimtarisë së tij në ushtri, me akuza dhe shpifje nga më monstruozet, me një gjyq të inskenuar e dënuan pa asnjë faj me shtatëmbëdhjetë vjet burg që ai i vuajti në Burrel… Gruaja Ferdije, vajza Vjollca dhe djali Petriti, provuan përbuzjen, stërmundimin dhe trajtimin çnjerëzor e policor, baltave të Roskovecit, të Sheq-Marinzit dhe të Hoxharës. Edhe të afërmit e tij nuk, shpëtuan i ndëshkimit e turpërimit.
Të gjitha këto dhe torturat e rrepta dhe të paimagjinueshme psikike, duke e kërcënuar dhe duke i nxjerrë gruan dhe fëmijët për t`i parë nga vrima e çelësit, i shkaktuan brenga e dhimbje të madhe shpirtërore. Vetëm muret e trasha dhe gjithë lagështirë të qelive të hetuesisë dhe të burgut, e dinë se drama e këtij bashkëshorti e babai shembullor, ishte e denjë për tingujt vajtues të muzikës së vetë Puçinit.
Por sido që ngjau me të, ai, edhe kur çmenduria me forma dhe mjete nga më mizoret, donin ta detyronin që të pohonte se ishte agjent i social-imperialistëve, me mareshallët e të cilëve ai qe ndeshur ballë për ballë si askush tjetër, nuk u thye dhe arriti të ruajë të paprekur dinjitetin.
Këtë dinjitet, gjeneral Halim Ramohito, e mbajti të pastër si kristali edhe kur u lirua nga burgu, edhe kur e internuan më pas, edhe në vitet e demokracisë. Dhe fati e deshi që jo vetëm të bëhet dëshmitar i saj, por edhe të dëshmojë të vërteta tronditëse për gjithë sa ngjau në ushtrinë tonë, me kolegët e tij, disa prej të cilëve u pushkatuan e disa si Vaskë Gjino, Abaz Fejzo etj…
Libri që ai shkroi; “Në shërbim të Atdheut tim”, pjesë të të cilit janë bërë të njohura edhe në faqet e gazetës “Telegraf”, do të mbeten rrëfimi më i sinqertë dhe analiza më profesionale dhe bindëse, por dhe me një vel shkëlqimtar kulture dhe kurajoje civile që arrin deri në caqet e pendesës dhe të kërkuarit falje. Ato, së bashku me gjithë jetën dhe veprën e tij, tani që i dhamë lamtumirën e fundit, gjeneralit në ushtri, por dhe gjeneralit në ndershmëri Halim Ramohito, na bëjnë të përsërisim fjalët e poetit dhe publicistit rus N. A.Nekrasov se: “Gjithçka që mundje, tanimë ti e kreve”. Ja pse edhe ai, miku i të gjithëve dhe sidomos i oficerëve skënderbegas që luftoi dhe punoi pa reshtur për vendin e tij, do të prehet në paqe, pasi gjithçka që mundi, e kreu me nder.
ANASH
Lamtumirë miku im i dashur Halim Ramohito!
Kujtim Boriçi
Ende e kam të freskët zërin tënd të mëngjesit të pak ditëve më parë teksa bie zilja e telefonit, e vajza më thotë: “Të kërkon xhaxhi Halimi!”. Ishte një zë tingëllues dhe i prerë, ashtu si përherë, ndonëse ti nga ana tjetër e telefonit më the: “Kujtim, të lutem, të pres bashkë me Zyhdiun, se nuk jam mirë me shëndet!”. E nga fundi i bisedës së shkurtër, para se të ritheksoje se ‘u pres’ më rikujtove dhe një merakun për dorëshkrimet e papublikuara që më besove. E unë të thashë se do të vij të të takoj në shtëpi.
Po i dashur mik, Ti nuk na prite. Ike fizikisht nga kjo botë që u tregua e pamëshirshme me ty, para se ne të gjenim kohë të vinim e të takonim siç e lamë! Njëmijë herë të kërkojmë ndjesë, pasi Ti na ike, nuk na prite… E jo se nuk doje të prisje miqtë e shokët tuaj, të rrije dhe shumë kohë pranë bashkëshortes e fëmijëve shembullorë… Po kjo qenka jeta i dashur gjeneral! Vijmë, punojmë, luftojmë, grindemi e ikim shumë shpejt si pasagjerë të një linje të çakorduar… Kështu ndodhi me ty i dashuri Halim. Sa për merakun që kishe, për shënimet që më ke dhënë, të jesh i qetë, pasi ashtu siç kemi bashkëpunuar gjatë bashkë, e di që do të të kem dhe Ty pranë me ato këshilla e sugjerime që shtoje… Shpejt ato do të publikohen, e lexuesi do e takojë përsëri gjeneralin dinjitoz Halim Ramohito…
I dashur Halim! Është zakon që kur njeri ndahet nga jeta, zgjidhen e thuhen fjalë të mira. Po Ju i meritoni me të vërtetë fjalët e mira. I ke merituar, kur përfaqësoje me dinjitet vendin tënd në Traktatin e Varshavës, i ke merituar në përplasjen me rusët në Bazën e Pashalimanit, i ke merituar në gjyqin ku të akuzuan padrejtësish si ‘armik’, i ke merituar gjatë viteve të gjata në qeli, në internim, por dhe kudo në biseda mes miqve e shokëve ku fjala gjithmonë të zinte vend. Ka shumë për të thënë për Ju gjeneral, por unë do përsëris diçka që më ka mbetur në mendje nga pohimet tuaja dhe që e kam botuar në gazetë. Një nga bashkëvuajtësit tuaj, gjeneral dhe ai, në bisedën që bëhej, vetëm akuzonte Enverin për dënimin e tyre. Pasi mbaroi, Ju iu drejtuat: “Dëgjo i dashur koleg! Nuk është se ne gjeneralëve na pushkatoi dhe dënoi vetëm Enveri! Po kemi fajin tonë, e ne duhet ta themi, veçanërisht tani që po ikim nga kjo jetë. Ti u ngrite për mua e the që ‘është armik’, unë u ngrita për ty, e secili nga ne kështu bëri. Po të kishim kundërshtuar të gjithë, do të ishte ndryshe. Ne mbase do të pushkatoheshim apo dënoheshim me dekada burg, por të paktën, do ishim më dinjitozë me të vërtetën!”.
Lamtumirë i dashur Gjeneral! Lamtumirë dhe në emër të kolegëve e drejtuesve të gazetës “Telegraf” me të cilën ju bashkëpunuat gjatë. Ju garantojmë se vazhdimisht do të jesh miku ynë. Po ashtu, ngushëllojmë nga zemra bashkëshorten tuaj, fëmijët, nipërit e mbesat të cilëve u iku njeriu më i dashur dhe i shtrenjtë.
Të qoftë dheu i lehtë, i dashur Gjeneral!
Fisniket ndaj e zbukurojne jeten tone, sepse kane mendime dhe veprime fisnike, si kjo zonje qe rezaton vetem fisnikeri ne cdo fjale qe shkruan.
Me kujton shprehjen e “Kapedanit”:se c’u tha e se c’u be une nuk mora gje vesh…si gjithmone me nje shkrim te stilit:”organizim I c’organizuar”.Nuk mund te japim te drejte,zonje e nderuar,nese burri yt eshte ne burg,thjesht per faktin se ju keni vuajtur(duke pasur respekt per vuajtjet tuaja).Me vjen keq,shkrimi eshte pa koke!
Kujt ja drejton letren kjo zonja? Mua me duket sikur i drejtohet Prokurorit.
Me e bukura eshte qe Prokurori eshte per vete nje i persekutuar.
Ajo kerkon ta preki ne ate pike qe kane vuajtur ne Diktature.
Te shikojme si do reagoje Prokurori….
Nga letra duket sikur nuk eshte bere asnje krim, vetem se nja 3-4 veta hynin ne Banke me xhepa zbrazur, dhe dilnin ne darke me Miljona… ky nuk duket si hajdutllek.
Eshte burri i saj nje nga hajdutet? Jo , por eshte nje sylesh.
Pilo, ti je nje njeri i mire. Dukesh se e do shume Shqiperine dhe je i majte si une. Po mos u cudit, per kete letren se neper bote keshtu behet, po te ne tani ka filluar. Ky burri i kesaj zonjes eshte njeri i mire eshte i majte Pilo, po ja qe njeriu i drejte thuaj vuan ne kete jete. Une e kuptova qe dikush te ka thene fjale te keqi se helbete Pilo ka edhe njerez qe nuk na i duan te miren.
Une i them zonjes te kete besim se e drejta ta shkoje tek njeriu i drejte. Mjaft ka vuajtur kjo familje. Edhe ty Pilo te uroj shendet e mos pac nga keto halle
Kurajo!
Vertet çeshtja eshte pse po na perze vendi yne!Une kam qene 7 vjet ne Greqi dhe 11 vjet ne Tirane ,,ne 8 vjet kam thene ,fajin e ka Saliu dhe jam ngritur ne çdo greve ,tubim ,demostrate,shpresova dhe une ne ndryshimin qe ka gati dy vjet por jam me keq ,ku kam marre borxh dhe pa pune.Po mendoj serish te iki.Ikim ,por ska si vendi yt,por pse na perzene.Sepse nuk jemi dot te poshter,servile ,por jemi te drejte ,me norma e rregulla.Nuk shpresoj me mire ,por me dhimbset vendi im ,e ardhmja e zymte,femijet jane po si ne .Ku do punojne?
Nora,
Mos e krahaso veten tende me nje njeri qe e kishte punen, e poshteroi dhe e keqperdori ate, ose me sakte gjendej ne pune, se nuk e kishte idene se cfare detyre kishte.
Vendi yt eshte Shqiperia, dhe do behet patjeter me mire.
Kurre mos u bej pishman per ate qe ke share per 8 vjet, sepse ti ke jetuar jashte, dhe nuk ka bere vaki te shikosh njerez qe nuk paguajne dritat 25 vjet, plantacione Kanabisi qe i manaxhonte Kryetari Komunes, Police qe vinin era fasule, dhe te merrnin 5 mije lekshin nga dora, semafore qe abuzoheshin nga vete ata qe i kishin vene.
Krahinoret krekoseshin me Uniforma Garde, Policije, Ushtrie, SHIK me kobure mbas by..the
Ky vend eshte mbuluar nga Kanceri, dhe do nje terapi shume te forte, kjo po ndodh.
Spastrimi i Kancerit eshte perhapur kudo, ne Presidence, SHIK, Prokurori, Gjykata, Komuna, Bashki.
Do marri pak kohe, por do behet patjeter, perndryshe do shperbehet nga agjenturat Beogradit dhe Athines.
Pilo edhe ketu qenke futur? mos! mos more njeri i mire se po te ngaterrojne. Ti nuk e di fare si e ka hallin ky njeri. ne e kemi lexuar ne gazete Pilo qe e kane marre kot e ky te betohem se do dali i pafajshem. Uroi te miren njerezve te mire Pilo sepse ti je vete nje njeri i mire.
Sa e shkundur paske qene moj Magdalene!!! E mjera ti!
Te morem vesh elinor..je shume i mencur. Po nje gje po e the 100 here i del lezeti..ik se na hape barkun
Kurajo Petritit per t’a kaluar edhe kete sprove! Zoti i ve ne prove njerezit e mire e te ndershem.
Pa dashur te tregohem zemerlig !
Ne gjithe kete histori qe pershkruan kjo zonje mund te kete te verteta e te paverteta qe ata do i marrin me vete ne varr e ne te tjeret kurre s’mund ti dime. Por kur kjo zonje shkruan per vuajtjet e te shoqit ne thesarin e bankes ku ai i shkreti de detyre ” Drejtor ” paska thyer kurrizin duke mbajtur thase me leke e dollare pasi ishte fill i vetem e shefi i madh nuk i jepte nje ndihmes, dhe e gjitha kjo per nje rroge te felliqur prej disa milione leke ne muaj kur te tjeret jashte mezi mbushin barkun me buke, sinqerisht ti sjell zorret ne fyt.
Tashme dihet se Banken e Shqiperise e rrenuan pikerisht minjte e brendshem me vjedhjet, rrogat, e shpenzimet marramendese, ndaj kjo zonja me mire te veje ne kishe e te kerkoje falje per mekatet e te shoqit e te shokeve te tij se sa te na rrokanise koken me dokrra.
Besoj se nje pjese faji kane edhe mediat qe lejojne qe c’dokush te shkruaje ci vete ne mend e te manipuloje opinionin publik diten per diell.
Petrit Ramohitaj nuk ka qene drejtor ndonjehere ne jeten e tij.
Te me falesh zoteri por petriti ka qene pergjegjes zyre,kishte pune me dokumentat,sepse puna ne banke ishte e perbere nga shume persona. Puna e tij ishte hyrjet dhe daljet e lekeve nepermjet dokumentave dhe jo fizikisht leket,ate pune e benin te tjeret,kishte inventarizues qe kontrrollonte fizikisht leket dhe jo ai,sepse po te ishte ashtu i bie qe petriti te bente punen e te gjitheve dhe ta mbante te gjithe banken ne pergjigjesin e tij. Ai ishte pergjegjes zyre dhe jo roja e bankes. Vjedhjen e kane bere te tjere qe drejtuesit e bankes kishin vendosur persona qe kishin direkt lidhje me leket,petriti kishte pune me letra. Personi qe ka pranuar vjedhjen ka qene personi me i besuar nga banka e shqiperise kishte dhe dokumet te nje personi me besueshmeri te larte qe ia kishte dhene banka e shqiperise dhe nuk ia kishte dhene petriti. Petriti eshte personi shume i drejte dhe i ndershem.
@ Marsela !
Mbase ke te drejte ! Por sic e kam thene qe ne fillim te shkrimit tim, ka shume gjera qe si dime e s’do i marrim vesh kurre. Psh si ka funksionuar banka dhe cili ka qene roli i sejcilit prej ketyre personave ne mbarevajtjen e bankes si dhe cili eshte faji i sejcilit per shperdorimin e thesarit te bankes. Jam fare i sigurte se Peshqit e medhenj nuk do denohen e as cenohen kurre me kete palaco drejtesi qe kemi. Ajo qe mund te them me bindje eshte se kur nje banke vidhet nga brenda dhe jo per nje dite por per vite me rradhe, atehere te jesh e sigurt se fajtor per vjedhjen jane te tere punonjesit e saj qe nga Fullani e deri tek banakjerja e kafese se Bankes. Ne kohen e ” Merhumit” Banka e Shqiperise bente bilancin cdo vit dhe sikur qofte larg te mos rakordonte bilanci qofte dhe me cent te jesh e sigurt se dikush do shkonte ne litar. Ne Shqiptaret paskemi qene qenie te cuditshme pasi edhe kur vidhet Banka e Shqiperise ( Pasuria dhe krenaria e te gjithe Shqiptareve ) ne prape se prape gjejme forca te ngushellojme hajdutin dhe jo veten tone qe jemi viktima te ketij sistemi te felliqur qe pjell te tille minj hajdute.
@Artan! Te kam vene re qe e sulmon kete zonjen. Mos je vete hajduti ti???
Ti Zoti Artan qe kercen kaq shume me siguri je vete hajduti, sepse hajdutet jane jashte e te pafajshmit jane brenda. E mjaft se te kemi lexuar edhe here te tjera, hiqesh si fukara por nuk le rast pa e akuzuar Petritin. Me fal po nese do vertet ta godasesh lexo ca letra se behesh qesharak. Ky njeri eshte arrestuar pa prova fare dakord? Dhe e mbajne brenda kot ta shtyjne sa ta shtyjne. Po mos harro se ai i RR se Elbasanit di shume mire shqip. E kur vene politikanet e shperthejne ne te qara tek ai kjo zonja me dosjen me nje flete a4 mund te shkoj eme koken lart atje. Edhe gjithe shtypi nderkombetar se shpejti do njihet me ate dosjen qe ka brenda nje flete a4 e provuar qe muajin e pare se eshte nje trillim.
prandaj qetesou. Nese i urren keta njerez, nuk ke asnje aresy vecse e ke me veten.
O Artan ti ke inat personal me kete person? S’e besoj se keta nuk ngacmojne as mizat.
Po kot jemi lodhur o burre i dheut ti duhet te jesh hajduti vete! Se hajdutet jane rrugeve e brenda jane ca njerez te ndershem,qe s’ta mbushin syrin ty, po dardha e ka bishtin mbrapa
Per Servetin + Eni Franc + Toni !
Nuk besoj se ju qe zbuluat se hajdutet qenkan jashte e te ndershmit brenda burgjeve keto rreshta i keni shkruar nga qelite e 313-es.
Me siguri ju jeni armata e Agjit-propit te PS-se se nuk lini artikull pa komentuar me orientim extrem majtist.
Sa per fillim ju them qe kete njeri dhe gruan e tij as e njoh e as e urrej personalisht.Per me teper personalisht nuk kam asnje preference politike per asnje parti Shqiptare pasi per mua te tera jane banda hajdutesh.
Ajo qe me ben te shkruaj eshte se :
– Se pari ky cift fakiresh qe mendoj se jane simpatizante te se majtes u flaken ne rruge pikerisht kur e majta drejton vendin, pse ?
– Se dyti si mundet valle qe e shoqja e ketij personi qe akoma nuk ka dale per gjykim me shume se nje here te perdore nje media te shkruar e te prezumoje pafajesine e tij pa folur akoma drejtesia.
– Se treti edhe nese ky person nuk eshte implikuar ne aferen e bankes se Shtetit por e kane perdorur te tjeret, kjo nuk e lehteson ate.
Personalisht mendoj se prej 25 vitesh administrata shteterore dhe administrata e shumices se institucioneve te pavarura ne Shqiperi eshte e mbushur plot me njerez militante qe duke mos patur back groundin e duhur per ate vend pune jane lehtesisht te perdorshem nga te tjeret per qellime perfitimi e kjo eshte njera nga arsyet pse Shqiperia perfaqesohet nga nje administrate mizerabile dhe pse Shqiperia eshte katandisur ne kete derexhe.
Mbase kjo logjika ime nuk ju pelqen,por tek e fundit Who cares.
te besuam…tani, largou se na hape barkun.
Nese ky Petriti mund te konsiderohet “jo hajdut”,sipas jush qe sulmoni kete Montreal-istin,te pakten jini te llogjikshem qe eshte e lehte te konsiderohet “i paafte”! Paaftesine nga maskaralleku vecse nje hap e ndan!Natyrisht qe vleresimi dhe denimi nuk eshte i njejte,por edhe “i pafajshem” nuk eshte e lehte te thuhet! ?
te faleminderit per suportin. ne na digjet mjekra e ti vjen te ndezesh cigaren.
@E di si eshte puna je jashte teme sepse nuk e ke kuptuar fare shkrimin!
ose je nje ordineri sherimeve te korruptuara sekrete
Rrofsh per “mendimin” per mua (kujt i plas se c’mendon ti),po s’na the nese ky personi e pakta a mund te jete I PAAFTE!? Apo thjesht eshte derr ne thes dhe ja kane fut te shkretit!? ?
Po ti nuk kupton prandaj eshte e kote te te sqarojme shko futi nje kusi fasule ?
Na e thuaj ti o !!! qe te mos ngelemi injorant!
Nga BUDALLAI dhe FEMIJA e merr vesh te verteten ? ? ?
po un ta kam thene qe ne fillim qe je budalla …meqe kerkon ndonje budalla tjeter kerkoje andej nga shtepia jote..se kendej ska budallenj..mos harro kusine e fasuleve per dreke
BUDALLAI i thote tjetrit “je budalla”! E pranoj,madje edhe ta mbeshtes fort ? ? ?
Nga c’ane je ti “ku mungojne budallenjte”,uhahahaaaaaaaaa….
e di si eshte puna
ata qe nuk jane budallenj flejne nga krahu i nanesnsate ?
Artan per ta mare vesh te verteten e paster drejtujo prokurorise me anen e nje peticioni:
1. E cila te arrestoje Pergjegjesit a arkave ne kohen qe jane vjedhur parate e pastaj u terhoqen, duke u emeruar drejtore dhe emeruan keta nevojtaret Pergjegjesat e rinj.
2. Te arrestoje pergjegjesin e sigurise….
3. Te pyetet Fullani
4. Shko e mos na rrokanis koken me ate rrogen e Petritit qe mbante gjithe familjen me te edhe faturat….edhe kjo shoqeri me njerez si puna jote nuk i kane dhene asnje mundesi te rekuperoje sadopak vuajtjet e interrnimit, se per kete ai nuk ishte fajtor!!!
Atehere,une personalisht,zonjes i deshiroi jete te gjate,bashke me vajzen dhe Petritin,te cilit i deshiroi pafajesi dhe bashkim te menjehereshem ne gjirin familjare.Zonja ka bere nje koment te mrekullueshem,te pergezoi per kete!
O Artan, po ti jeton edhe jashte shtetit, prandaj mund te mos i dishe ca gjera, se ne ketu e lexojme shtypin cdo dite. Ky Petriti punonte sic thote Marsela se une kam punuar me Petritin materzaj kur ishte ekonomist ne Interrnim dhe e njoh mire, se une arce ne Tirane ne kohet e demokracise.
Ajo arketarja qe grua e nuk i ngrinte dit thaset, punetor nuk kishte edhe Petriti per mos e lene ate gruan te bente hamallin se nuk kishte fuqi e shkrete femer, edhe Ptriti detyrohesh i ngrinte thaset vete kupto vellain? Ja kjo eshte puna. organizimin e punes e bente tjaterkush, Petriti punonte ne kushte te veshtira, po letrat i kishte ne rregull ama! Me kuptove mua? KJo eshte sic po ta them une.
FORCE,PADREJTESIA QE JU PO KALONI TE RRENGJETH ,
DURIM,KURAJO NJERZIT E NDERSHEM JAN ME JU
Qofshit te bekuar nga zoti.
Sado te te shkruaj per Ju, nuk mund
te ju heq dhimbjet qe keni dhe po kaloni.
Me fjale nuk pershkruhen te gjitha, por ju
them me sinqeritet, te keni force,force dhe
prap force.Nuk dij si te nadajme dhimebjen
bashke, por per mua jeni te pathyeshem.
Ju’ardhte shpejt dita qe do te jeni bashke,
te TRE.
FAMILJE E MBREKULLUESHME QE JETON;
PADREJTESINE
PABESINE
PAFYTYRESINE
SHQETESOHEM QE NUK KA DREJTESI
INTEGRITETIN E PETRITIT NUK E NJOLLOSIN
KURAJO KURAJO KURAJO
KURAJO!
Te thone c’te duan, e njoh personalitetin e Petritit, kemi qene shoke klase, dhe jo ne nje po ne njeqind gjyqe te dali, nuk e fajesojne dot!
Nuk mund te fajesohet dot i NDERSHMI!
Shume respekt per te dhe familjen e tij! (Genc DAUTI)
Njeriu i ndershem ,njeriu fisnik vazhdon te sulmohet akoma…Nuk jane ngopur akoma hienat…Me koken lart se krenarine,fisnikerine nuk ta vjedh dot askush …
Nuk e di, por nuk me pelqen qe nje analiste si zonja ne fjale, ta ktheje kete gazete ne nje shfrim ndjenjash personale, ne nje tribune per ndikim publik, meqe ka akses ne media apo gjetke. Gjithkush ka te drejten e zotit qe per padrejtesite e veta te shprehet, por edhe une e shume te tjere si une kemi pengjet tona per padrejtesite qe na jane bere, por nuk kemi hapsirat e nevojshme per te denoncuar, pasi nuk kemi akksesin e duhur. Edhe zonja ne fjale, me gjithe respektin e pamate qe kam per te, (jo si e persekutuar, por si intelektuale) nuk me vjen mire qe per nje ndjenje personale, qofte edhe ne te drejten e ameshuar te saj, te shfrytezoje kete dritare. Po te shkruante po me kete ndjenje per dike tjeter, do t’ja pranoja, po kur tjetri flet per vete dhe per shqetesimet e veta ne nje organ publik dhe jo ne nje liber autobiografik sikur nuk me vjen per shtat…
Gjithcka shume e vertete dhe shume e trishtueshme, u njoh vuajtet, jeten, karakterin, familjet. Petri i mire, i drejte i biri i Halim Ramohitos, njeriut te Madh, kurrsesi nuk mund te jete i fajshem, “ra” ne gropen qe bene te tjeret. Kam shume besim se do jeni bashke seafermi. Ju pershendes.
S.d.q., ne krahasim me mestaren e fatit te familjeve shqiptare, duket se jeta e pershkuar me lart e familjes Ramohitaj eshte pak me e mire. Ndaj do thoja se heres tjeter nga autorja do te shkonte me mire nje shkrim per familjet me hallexhesha te ketij vendi; qe s’ke nga ta fillosh, thuaj.
Ketu po flitet per KATOVICEN me sa kuptoj une. Nese tallesh eshte pune tjeter.
Keta jane njerez te arsimuar mire e te sakatuar nga politika. Une ne shkrimin e zonjes shoh si jane “integruar” te interrnuarit ne kete vend. Dhe dhimbja jone kur e lexojme eshte duke krahasuar intelektin e ketij cifti me sakrificat per te mbijetuar me djersen e ballit, edhe ate ua kane mohuar.
Po ti ke njerez medioker me 100vila pse nuk i krahason pak me keta njerez te nderuar, qe per mua jane shembull edhe ne ate kohe edhe ne kete kohe.
Te lutem ketu me duken te gjithe komentuesit serioz te ftoj te behesh pak serioz, sepse keta te interrnuarit e kane Strasburgun pa para. prandaj turp per ata qe e mbjne kot ne burg, e turp per ne si popull qe nul levizem nga vendi.
O Pjatalares, kam qejf te flasesh pak per te ardhurat e tua e per pasurine tende. E na thuaj si e ke vene, e cfare ke me shume ti se ky cift per te pasur ate mireqenie qe ke.
Ne burg edhe hasmin mos e pafsha.Ne asnje menyre nuk dua te shoh nje profesionist si Petrit Ramohito.Per mua i fismi mbetet i fisem. Edhe nqs ne detyren e tij Petriti do te jete treguar liberal mes ujqerve, gjyqi ndaj tij duhet te kishte mbaruar ne te gjitha shkallet.Lirohet Guvernatori dhe lejohet te marri pjese edhe ne gala presidenciale apo promovime librash fevzaziane,pra i konsideruar pa rezikshmeri!!! dhe nuk lirohet Petrit me disa nga koleget e tij, kjo nuk mund te qendroje, padrejtesia duket hapur.Si profesionist i punes ne banke gjykoj qe Petriti nuk duhet te qendroje me ne burg.Emri i tij nuk duhet te ndyhet me Bitraj apo Fullane, Bitraj apo Dusho sic njihet eshte nje batakci ashtu si Fullani dhe hajdut, dhe kjo duhet shikohet qysh kur ai punonte ne BKT.Jeta e Bitraj e tille eshte,mastic drejtoreve dhe shefave ne banka.Shpesh jam kritike me gazetaren Magdalena, jam kritike edhe ne ca aspekte te punes ne banka, por Petrit Ramohito nuk duhet te humbasi ne burgje, ai duhet liruar si nje person korekt dhe profesionist.
Petriti eshte i biri i nje prej gjeneraleve dhe ushtarakeve me te zot qe ka pasur ky vend ne historine e tij te fundit shtetare, Halim Ramohitos, njeriu qe nuk u tut dhe as u perkul para diktatorit duke e sfiduar ate dhe enderen e tij te marezishme per pushtet, me nje fisnikeri e personalitet prej patrioti, atdhetari por edhe ushtaraku te mirfillte.
Eshte e vertete qe familajrisht u internua per ta poshteruar e denigruar, por qe e perballuan me stoicizem ashtu siç beri inteligjensia e paket e ketij vendi te perzhitur. Uroj nga zemra qe ti kthehet familjes nje ore e me pare per te shpetuar nje here e mire nga ky incident e incidente te tjere qe te sjell e “fal” jeta.
Nje leter me shume emocion kjo e bashkshortes se tij te cilen personalisht e vleresoj ne publicistiken e saj kurajuese.
Miqesisht
Paska qene ceshteje pushtetesh,ceshtja e familjes dhe internimit ne kohen e Enverit! Ahaa!!! Kush e ka “ngrene” konsiderohet i mire!? Po pse!? Kjo nuk qendron ne fakt,mund te mos jete i miri ai qe e pesoi! E drejta ketu eshte 50-50! Po sikur keta gjeneralet te kishin marre pushtetin dhe te kishin hequr qafe ata qe e kishin pushtetin!? Kush i binte qe te ishte i miri dhe i keqi!?
E sigurt se ti nuk do e kuptoje se je perfitues nuk te intereson kush eshte i mire edhe i keq.
Po bo gallat ne kurriz te hallexhinjve. Zoti te pafte vete me sy
Nuk kam asnje “perfitim” per vete o i shkrete,c’a je duke fantazuar!? Mos u perpiq te “zbulosh” kush mund te jem une (se s’ka pike rendesie ne fund te fundit),por llogjiko perkunder asaj qe them,natyrisht nese ke ekuiliber mendor!
Zotin zot nuk e njof,keshtuqe nuk ma ndjen se c’mendon ky zoti zot.Ti qe e njef thuaji te lutem te me shohe sa me shtrember qe te jete e mundur,se ndoshta keshtu me ecen me mire ?
perhere budalli shan te mencmin. C’aresye ke o njerii mire te futesh ketu ne bllok pa deshiren e mire per te thene nje fjale te mire per kete familje shembullore. Kaq i keq je?Na kerkon te llogjikojme ?!-nuk di te komunikoj me nje tip si ti, qe gezon si eshte katandisur vendi yne i perbashket.
Ti qenke ai BUDALLI domethene or “!!!”,se ngele duke share njerezit ketu! ?
Une nuk i njoh fare personat e shkrimit,ndaj nuk them as fjale te mire e as fjale te keqe per ta! Une fola ne parim (nuk e di nese ta lejon kapaciteti mendor ta kuptosh se cfare thashe),ndaj dhe kerkova ketij shkruesit me lart qe te llogjikonte ne parim.Mirepo ti qahesh te une,a thua se nga une varet fati i ketyre njerezve apo fati i atdheut tone te perbashket! Or njeri,thirri mendjes,thashe apo nuk thashe une nje fjale te mire apo te keqe asnje rendesi nuk ka! A kupton o “i mencur” !?
Patetike.
Nese eshte i pa-fajshem uroj qe te kthehet ne familje sa me pare. Nese ka konsumuar element penal ne punen qe ka bere uroj te marr denimin e merituar. Fakti qe nuk gjen reahat ne asnje sistem dhe ne asnje pune tregon qe ka dicka gabim ne veten e tij.
E pergezoj zonjen per kurajon qe merr per te shkruar ne gazeta megjithese mendoj qe shkrimet jane shume te dobeta, pa koke, mes, dhe kembe.
na duhej shume ky komenti i jugut! mes e poshte njehere e ka ndritu!!! eh do ti durojme plerat s’kem ku shkojme!!!
Zonja Magdalena Ramohito po ndan me ne dhimbjen e saj te tashme dhe te shkuar. Ajo po flet me sicilin prej nesh sikurse bashkebisedoher me nje mik te ngushte, na tregon shume nga hallet qe ka kaluar familja per te jetuar brenda dhe jashte vendit si dhe gjendjen e veshtire dhe shume tronditese ku tani ndodhet. Une e falenderoj per kete ciltesi njerezore dhe plot edukate civile qe me jep me kete shkrim. Uroj qe te gjeje forcat e te perballoje keto dite te veshtira si dhe te kete besim tek drejtesia dhe shteti shqiptar. Pergezoje gazeten Tema qe trajton me kaq dhimbje e ven perpara te gjitheve per diskutim probleme qe lidhen me renien e familjes shqiptare ne situata te renda.
puna eshte qe ky i ndershmi i paska bere nja 6 muaj deri tani dhe kjo eshte problem. Eshte problem sepse nese gjykata e nxjerr te pafajshem shteti duhet ti paguaje leket si demshperblim per kohen e burgut dhe shteti nuk para ka qejf te nxjerri leke nga xhepi. Pra mister ndershmeria nisur sesi funksionon sistemi gjyqesor ne shqiperi te pakten do denohet me kohen e paraburgimit, per muajt qe do rrije ne burg deri ne perfundim te procesit. Me vjen keq se nuk deshiroj asnjeriu te kete probleme te tilla qe shkaterrojne njeriun dhe familjen po keshtu funksionon.
Sit-i u shfaq perseri…..bacg????
Ha ha ha sa shume merskosesh???!!!
Te jete valle dashuri???
Edhe mu mdashuron kjo zonja sitback ?