Mund të jetë për momentin emri më i lakuar ky i Visarit. Dhe ta themi që në krye, e tepruat. E tepruam. Të gjithë. Ndërkohë që duhet ta lëm Visarin në shenjtërinë e tij. Biles kësaj vale aludimesh, përplasjesh, iu shtuan edhe gjoja shërbesat poetike të padobishme që poeti ka bërë me libra kushtuar liderëve. E kam fjalën për vëllimin poetik Si shkohet në Kosovë. (Toena 2000) Kush e ka lexuar librin, do qeshi. Do qeshi me aludimin se ky libër i është kushtuar Berishës. Ky libër i është kushtuar fatit tonë të mbrapsht. Shqiptarizmës. Gjindjes njerëzore, gjindjes së asaj pjese të ballkanit perëndimor e cila më mirë se sa të shfarosin njëri-tjetrin, vetveten nuk dinë asgjë tjetër. Ai është një libër baladik si fati ynë. Unë e kam përcjellur në shtyp që atëhere. Që kur pa dritën e botimit. Eshtë një ndërthurje e përkryer e folklorit me lirikën moderne përmes simbolit të pegasit. Kalit të bardhë mitik nga arti grek. Pra një populli po ballkanas. Me barrierë habinë e kufijve. Kufijve në mesin tonë, shqiptarëve. Shqipërisë që i ka rënë për pjesë të kufizohet me shtete nga ashti i saj. Shqipërisë që kufizohet nga shqiptarët. Dhe që mbyllet me një triumf njerëzor;
Mirëmbrëma Prishtinë!
Sa e kam pritur këtë natë
të hyje mes netëve të mia.
E tepruam edhe me myslimanizmin, katoliçizmin ndërkohë kur çuam katër fetarë dhe bëm show në rrugët e Parisit për harmoninë fetare. Për të thënë si gjoja gjithë qytetërimi i moderuar Je suis Charli Hebdo. Me mëshimet e vazhdueshme mbi përfaqësimin e shtresave të shoqërisë në nivelet e larta. Nuk e di pse këmbëngulim në këto ide, në këto deviza, strategji përfaqësimi të tipit anadollak. Përfaqësimi i katolikëve, i myslimanëve, i ortodoksëve çamëve. Ndërkohë kur brohorasim Pashko Vasën se feja e shqiptarit është shqiptarija. (Sa ironi).
E tepruam Kryeministër.
E tepruam Presdient.
Ne shqiptarët nuk kemi nevojë që përmes deklaratsh e statute twiteri, fb, instagrami, blogje etj. Të shohim lojrat e juaja. Inatet provinciale midis jush. Ashtu sikur nuk kemi nevojë që të shohim njerëz, grupe shoqërore, popull të dyzuar në të majtë e të djathtë. Në popull që njëra pal bën hosana pas palës përkatëse. Dhe ju që bëni show edhe në kohë fatkeqësish natyrore. Që ndani ndihma me tifozeri. Dhe që njihni vlerën e shtetit vetëm kur e drejtoni ju. Janë strategji kalamajsh jo nuk më pyeti mua Kryeministri. Janë strategji kalamajsh ridënimi që konstaton Ti nga Presidenti. Apo konstatimet jo i burgusori i diktaturës, fatkeqi etj. Elementët e mëshirës nuk janë grada, nuk janë kompontentët që e kanë bërë Zhitin poetin e dashur. Apo edhe ambasador. Biles është për të ardhur keq që ofren nga ju.
A e di, Kryeministër, President e çfarë tjetër…, është shumë e thjesht. Uluni e bisedoni. Ia thoni njëri-tjetrit dhe jo neve. Duke pritur nga ne si zakonisht, pjesëmarrje prej tifozësh. Pjesëmarrje të ndarësh. Me gurë njeri-tjetrin e gjuajnë kalamajt.
Une desha tju komplimentoj, per shkrimet tuaja ne pergjithesi, por sa per kete te sitshmin desh te bej nje koment.
Nuk eshte anadollake perfshirja e gjithe profilit shoqeror te nje vendi qofte ne perfaqesi diplomatike, ne administrate edhe ne kompanite private, por eshte shkencore.
Ne lenden e Burimeve Njerezore ne kapitullin e rekrutimit kjo gje theksohet si shume e rendesishme si edhe referencat (miku thuhet tek ne)
ne se ne nje ambasade gjjithe stafi eshte psh korcar? si do arijne ata te bejne perfaqesine e SHqiperise?-ata do flasin vetem per korcen…
Ne te gezojme qe po kembengulet per nje njeri te persekutuar, sepase ajo shtrese keto 23 vjet ka qene e marxhinalizuar dhe ky eshte nje krim.
Falemnderit
Ky Levonja na eshte bere si Lubonja!
Lojra fjalesh,sa per t’u futur ne mes te medhenjve!
Kush je ti,qe pretendon se do u japesh mend te gjitheve??
Si mund t’i akuzosh te dy palet si fajtore.kur dihet se kurre nuk mund te jene dy pale me faj te njejte???
Apo meqenese nuk e mbron dot KRIMINELIN Berisha,atehere duhet te fajesosh edhe Ramen???
Ky eshte SKENARI SERB i perdorur kohet e fundit per t’i perlyer te gjithe,meqenese nuk e mbrojne dot Berishen!!!Sado gabime te jene duke bere MAZHORANCA,KLIKA KRIMINALE E Sali Berishes meriton jo vetem PERBUZJEN E TE GJITHE POPULLIT,por edhe PRANGAT!!!
Levonja,ti e di, une e di, te gjithe e dime qe dy njerez te mund te bisedojne, duhet qe te dy te kene goje dhe veshe.
Shqiperia ka nje President sakat,jo vetem nga kembet e duart, jo vetem nga goja e veshet, por me se pari nga mendja.
Prandaj eshte allogjike t’i kerkosh Rames “ulu e bisedo!”.
Jane mijera postime qe i thone Edi Rames se to po e humbet shansin tend historik duke dashur te ndertosh nje shtet normal dhe nje qeverisje normale I rrethuar nga njerez anormale.
Shkurt e shqip:shkarko Nishanin, Llallen e Vishon, dergo pas hekurave Berishen e Bashen,dhe…kaq. Normaliteti vjen vete.
O Ilir, me cfare ke rene sonte ne toke zotrote, me parashute? Ku jeton mor zoteri, ne liqenin Tanganika qe flet me kaq naivitet per konfrontimin paprecedent mes Shtetit = Edi Rames dhe antishtetit, gjeje vete…
”alban, ny” – jam plotesisht dakort me ju ! Ne Shqiperine tone hallemadhe , mjafton te prangosesh vetem
nje njeri, Berishovicin, te tjeret qe vijne si lakej mbrapa bajraktarit te Vicidolit dhjesin gjak …..!!!!!!
Mjafton te vihet dore ne administrate. Gjithe drejtoret e mesem te burimeve njerezore jane bashkepunetore te SHISH dhe nje fije e cdo administrate e “terheq” shish e nje fije tjeter atje ke paradhoama e KM gjithashtu BP e SHISH e “terheq” shish e fijet kryqezohen duke “kontrolluar administraten por jo ne te mire te puneve, sepse automatikisht titullari bashkepunon me fije mbajteset nga KM e ne cdp Ministri. Dihet hapur fare se ne cdo ministri dhe ne institucionet e varesise ka nje grup te gatshem qe ginksion atje ne rreth po keshtu, dhe gjithe kjo per te coroditur njerezit dhe per tju shperndare vemendjen se nga po vi vjen goditja…
Ekspertet duhet te punojne ne kushte optimale, me driatare te haouur e te hryje pak ere…
Po nuk u terhoq SIG i vjeter qe ppunon vullnetare mer informacion nga brenda, po nuk u stabilizua administrata me derejtore te burimeve njerezore njerez te mire, pra te meren me karrieren e nepunesve seriozisht, ne menyre q ete paaftet telargohen vet,
Ky eshte nje shpjegim i imet. Njerez te trashe qe duan te marin nje rroge nuke kane problem te shqetesojne en grup nje njeri qe ju rekomandohet…
Kjo eshte e verteta.
administrata te vihet ne efiçience Nexhmie Hoxhes ti behet BLLOK