Në zallamahinë e madhe që ka ngjallur riaktivizimi i tritolvënies në një sere ambientesh publike të kryeqytet, një tjetër tritol-lajm ka qenë po aq tronditës, ndonëse media, që del të jetë viktima kryesore e goditjes prej tij, e ka kaluar në heshtje totale, apo edhe kur ka marrë përsipër ta publikojë e ka devijuar atë që vërtet përbën lajm, duke venë në qendër dekorimin e një biznesmeni fare pa lidhje me tritol-lajmin.
Fjala është për mungesën e listave që të zyrtarizojnë pagesat e kontributeve shoqërore, ndër vite, të gazetarëve kontributivë në organet e ndryshme të medias së shkruar, por edhe asaj vizive. Mungesë kjo që nuk rezulton të jetë prezente nëpër borderotë e punëdhenësve, çka do t’a bënte disi më të lehtë plagën sociale të këtij komunitetit, por në arkivën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore(ISSH), që është institucioni shtetëror i paguar për të ruajtur dhe evidentuar kontributet e derdhura, pra vitsigurimet. Të cilat del se mungojnë si për ata që karrierën e tyre profesionale e kanë ushtruar ndër vitet e para pluraliste, pra ’90, ashtu edhe ndër vitet pasuese, kur nga paga e dhena në dorë u është mbajtur pjesa e pagesës së kontributit shoqëror e shëndetsor. Pjesë që nuk del të jetë e evidentuar zyrtarisht në ISHP.
Fakti i mosgjetjes së evidencave në arkivat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore është deklaruar nga kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar (UGSH), Aleksander Çipa, gjatë fjalës së mbajtur në tryezën diskutuese të ditës së Miqësisë të Gazetarëve Shqiptar, eveniment ky i zhvilluar ditë më parë, në qytetin e Durrësit.
Me keqardhje konstatohet se në Institutin e Sigurimeve Shoqërore nuk ekzistojnë të dhena që të tregojnë dhe zyrtarizojnë vitet e punës së gazetarëve. Interesimit të Unioninit të Gazetarëve Shqiptar drejtuesit e këtij institucioni i janë përgjigjur negativisht, jo nga që nuk kishin dëshirën dhe disponibilitetin, por sepse në regjistrat e tyre nuk ekzistojnë të dhena të tilla. Ka qenë në thelb deklarata e kryesuesit të UGSH, Aleksandër Çipa, sipas të cilit kjo mungesë është një goditje e pallogaritëshme për të ardhmen pensionale të këtij komuniteti.
“ Mosha mesatare aktuale e anëtarëve të Unionit është tek 45 -47 vjeç, por ka dhe jo pak gazetarë që janë në moshë parapensionale, që punëdhënësit ua kanë mbajtur shumat e duhura për pagesën e kontributeteve, por që nuk dihet nëse i kanë derdhur ato. Kur edhe në ISSH këto të dhena mungojnë ku do të gjenden tjetër”, ka pyetur Çipa, duke përsëritur angazhimin e organizatës që drejton për ti shkuar deri në fund zgjidhjes së këtij ngërçi, që përveç të tjerave, është edhe një goditje e rendë për gjendjen sociale të komunitetit të gazetarëve, që ende vazhdojnë të ndjehen të pasigurt në ushtrimin legal dhe me rregulla ligjore të profesionit.
Puna në të zezë e gazetarëve është një problem me pasoja sociale për komunitetin dhe megjithë ngritjet e herë pas herëshme të zerit nga UGSH askush nga strukturat zyrtare të shtetit nuk është përfshirë në zgjidhjen e tij. Kështu që prej më shumë se dy dekadash mosderdhja e kontributeve shoqërore e shëndetësore, edhe atëherë kur u është mbajtur nga punëdhënësit, vazhdon të mbetet plagë e hapur.
Deklarimi i kreut drejtues të UGSH ka ardhur pasi më parë Unioni ka saktësuar se nga informacionet e vjelura prej tij rreth 90% e punonjësve të medias punojnë në të zezë, arsye kjo që ua ka shkurtuar ndjeshëm evidentimin e viteve reale të punës shumë prej gazetarëve, të cilët në vend të 20,15,10 etj. viteve rezultojnë të kenë zyrtarisht shumë e shumë herë më pak.
Por ajo që e bën edhe më shqetësues këtë fenomen është heshtja dhe indiferentizmi i organeve dhe institucioneve zyrtare të shtetit, që vazhdojnë të bëjnë veshin e shurdhët dhe syrin qorrë, njësoj si paraardhësit e tyre të cilët asnjëherë nuk i hynë seriozisht zgjidhjes së tij.
* Kryeredaktor tek “Shtypi.net”
Top ekstrafullah…Ptu ptu ptu jazek jazek jazek. e cgazetare jeni ju qe nuk mbroni dot te drejtat tuaja. ju a ka fut ene sigurimi shoqeror. allah allah allah shpetoji keta te mjere qe nuk guzojne me kundershtu tkeqen qe i ka zon.
NUK ESHTE GJE QE BEN SKANDAL SE VETEM SKANDALE JANE PRODHUAR NE VITET E SHKUARA NGA SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, PANDELI NAJKO QE KANE DREJTUAR QEVERITE DHE BUK JA MBANTE TE KRUHESHIN ME ABUZUSIT E MEDIAVE. NIKOLLE LEHESI, AKEKSANDER FRANGAJ, YLLI RAKIPI JANE BOSET QE NUK KANE DERDHUR KONTRIBUTET. PO KA SHTET LE TI HETOJE ATA DHE TE ZBULOJ KUSH JA KA VENDOS TRITOLIN GAZETAREVE. BRAVO SHYTIT QE KA GUXIMIN DHE DENONCON POR DUHET TE JAP DHE EMRAT.