Përmbytje!
Kjo është tema dhe frika, ky është solidarizimi dhe angazhimi i shoqërisë shqipëtare në këtë fatkeqësi të ndodhur nga forca e natyrës dhe pakujdesia shoqërore prej dy dekadash. Prej afro 10 ditëshdisa zona nga Fieri në Vlorë, Përmet, Gjirokastër etj, janë nën ujë. Tërbimi i Vjosës, mungesa prej dekadash e investimeve në kanalet kulluese e hidrovore si dhe të pazakontat prurje e lumenjve e përrenjve, kanë bërë që mijëra qytetarë të mbesin pa çati.
Humbje kolosale në bujqësi e blegtori, por fatmirësisht pa humbje njerëzore, me përjashtim të një rasti nëPogradec. Për fat të mirë pati dhe vijon të ketë një solidarizim të gjithanshëm, që nënkupton një zbutje të situatës. Qeveria dhe Shtabi i Emergjencës kanë qenë dhe mbeten aty, në krye të detyrës. Bisneset poashtu janë bashkuar me ndihma!
Populli poashtu ka dalë vullnetarë për të ndimuar ata në nevojë. Janë kryesisht të rinj vullnetarë, të cilët i janë përgjigjur pa parë bindjet politike, thirrjeve të bëra nga institucionet për ndihmë në paketimin e ndihmave, që më pas Shtabi i Emergjencës i shpërndan nëpër familje.
Është media poashtu, kudo për të raportuar, ndjekur dhe ndihmuar me informacion, i cili është kaq i nevojshëm për të gjithë ne. Mund të themi se si rrallë herë media (përpos hiperbolizimit të situatës në disa raste), po përdoret për të solidarizuar në Shqipëri, pasi mesazhi që po jepet është “Eja edhe ti ofro ndihmën tënde”
Pra, të gjitha çka thashë më sipër s’janë as më pak e as më shumë se e vërteta lakuriqe e njëfatkeqësie natyrore, përballë të cilës janë vënë të gjitha mjetet dhe burimet njerëzore për të minimizuar sadopak dëmin.
Por përpos asaj që po ndodh, ka një zë që buron sipër Lanës, disa figura dhe një mentalitet qëështë në kufinjtë e skëterrës që solli natyra. Ka një propagandë penguese, ç’njerëzore, që ka si qëllim korrjen e kapitalit politik duke hedhë llucë mbi solidaritetin që ka populli dhe duke bërë PR negativ. Ndaj meritonte ky PR i tyre gjithë zgjatjen time të mësipërme, për të thënë të vërtetën përtej çdo interesi politik, por në interes të atyre që janë mes baltës e ujit.
1./ Çizmet që s’u përdorën në Tiranë
Pamë në media kudo kryetarin e Bashkisë Tiranë dhe njëkohësisht të PD, Lulzim Bashën i cili veshi çizmet dhe doli në terren për të parë nga afër situatën, e deri këtu nuk asgjë jokorrekte. Ajo që u bë jo vetëm jokorrekte, por edhe shqetësuese ishin deklaratat politike që krijuan menjëherë ndasinë politike. Kur u tërbua Vjosa, nuk I ndau në të majtë e të djathtë banorët, por i përpiu siç i gjeti.
Mirëpo JO, Basha edhe njëherë u trgua më Machiavel-ist seç duhej duke hedhë akuza a thua se ishte qeveria ajo që urdhëroi Vjosën të tërbohej. Harroi zotëria në fjalë se ishte 8 vjet ne pushtet dhe i la hidrovoret, barrierat mbrojtëse, kanalizimet në mëshirë të fatit? Harroi Tiranën që Brenda një muaji u përmbyt 4 herë thjeshtë se në kanalizmi s’është vënë dorë nga vetë ai? Ku i kishte çizmet në muajin e vështirë për qytetarët e Tiranës?
Ky në fakt ishte momenti që edhe politikisht Basha në sy të opinionit publik të korrte pikë. I mjaftonte bashkimi me strukturat e shtetit, solidarizimi si mijëra të rinj e jo vetëm. Kjo do ishte një taktikë e mirëPR ( Marrëdhëniesh me Publikun ), pasi flitet për një katastrofë natyrore të cilës vetëm duke u bërë të gjithë bashkë mund ta amortizojmë sadopak. Basha se bëri, luajti keq me publikun e njëkohësisht, përtej PR, luajti keq me fatkeqët e mbuluar nga uji të cilët nga halli takoheshin më të.
Përdorimi i popullit për të manipuluar popullin, për ta vënë atë kundër qeverisë, kundër vullnetarizmit e solidaritetit dështoi. Mijëra të rinj u bashkuan, bizneset poashtu. Ata me këtë gjest thanë: “ Je ne suis pas PD” ( Unë nuk jam PD). Sot që flasim Basha duhet të jetë duke mallkuar PR-in e PD për rrugën e mbrapshtë që zgjodhi në këtë rast, pasi gjendet i vetëm dhe aspak human përpara popullit.
2./ Ushtarët e rinj dhe ushtarët e vjetër
Pjesa tjetër e PR ishte demostrimi jo i kryetarit të PD, por i eksponentëve pas tij të cilët u dendën në terren më makina 130’000 € për t’i “qarë hallin” atyre që ju ishte shuar para syve jeta nga uji. Nga Sekretari i partisë (se dimë sa i dehur ishte) deri tek deputetë me Lusi Viton e Range Rover Sport, vajtën të gjithë për qokat e rastit në zonat e përmbytura. Ishin aty, pas asnjë pako në dorë, veç me “bindjen” se fajin e ka qeveria që nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, a thua se gjendja e jashtëzakonshme nuk ishte shpallur për sa kohë gjithë Shtabi i Emergjencave ishte aty gjithë ditë-netët e tmerrit.
Në kohën e tyre nuk lanë gjendje as fasule, mos pretendojmë për shtretër, batanije, miell e të tjera si këto. Po rata ishin aty, si ushtarë të regjur të luftës me popullin Ii cili priste bukë, jo politikë. Kjo bëri që PD-së t’i thotë populli sërisht “Je ne suis pas PD”, pasi gjendja kërkonte punë, jo fjalë!
Përpos kësaj përgjigje të popullit, PR i PD, vijoi rrugën e nisur, por këtë herë duke kaluar çdo cak. Urdhëruan të kundërtën e asaj që popull, biznes, qeveri po bënin. Urdhëruan disa të rinj, ushtarë ambiciozë që të bllokonin ndihmat që po dërgoheshin tek familjet e përmbytura.
Me një fjalor rrugaçëror, pa etike dhe pa asnjë shenjë njerëzillëku, ndaluan makinat e emergjencës. Fëmijët që po kërkonin kotheren e bukës, nuk përbënin problem për PD e as ushtarët e rinj që kishin ditën për të treguar besnikërinë ndaj partisë. Ky ishte akti tjetër i zi i një PR-i kryefund i gabuar për PD (dhe pse popullit nuk i intereson aspak kjo) dhe poashtu një akt i shëmtuar kundër popullit.
Manifestimi i Topallit mbi këtë akt, nuk tregon gjë tjetër veçse orkestrimit të politikës së vjetër kundër popullit. Populli i përmbytur u bë me 2 armiq, UJI dhe PD.
Bënë një popull armik, morën mallkimet e fatkeqëve që prisnin ushqime e rroba, e gjithë këtë e bënë se pse janë të gjithë solidarë, se pse të gjithë u bashkuan me qeverinë për të ndihmuar pjesën e popullit në nevojë.
PR-i negative, shpirti negativ i ndërlidhur me ligësinë e makinave luksoze, çoi në një maskaradë politike të PD e cila ritheksoj, humbi shancin të tregohej humane me popullin (qoftë dhe sa për sy e faqe). Kjo do të thotë se PR-i i tyre është i sinqertë, për sa kohë atë që thotë populli për ta, ata ju kundërpërgjigjen me bllokim.
Unë jam me ata të rinj që u bashkuan në vullnetarizëm në një mënyrë ose një tjetër. Rinia nuk mund të jetë ajo që bllokon copën e bukës për fëmijët. Nuk jam as s’duhet të jemi asnjëri nga ne të rinjtë fytyra dhe fryma e politikës së vjetër bllokuese, aq më shumë kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Kjo është e turpshme, e ne duhet të jemi krenarë që pjesa dërrmuese e rinisë është solidare dhe tha qartë: “Je ne suis pas PD”!
Dhe pastaj kur e kuptuan qe e kishin dhjere ne te kater anet, morren “ekspertet” e tyre te perhershem dhe i pyeten: si t’ia bejme qe ta largojme mendjen popullit nga kjo pune?
Dhe “ekspertet” e PD dhane mendimin e tyre per ate çfare ata dine te bejne me mire: i fusim nja tre-kater shperthime ne mes te Tiranes edhe ia hedhim fajin Tahirit!!
Dhe per ta bere me te besueshem implikimin e ministrit, “ekspertet” tritolin ia vune vete atij!!
keta jane palaco komplet bre
Je suis pas PS
na plasi trapi qe sje me PS.. ik me ato horrat qe bertasin rrugeve
Je suis avec Nexhmie Xhiglini
Pirdh, pirdh se lirohesh….
shkrim shume i bukur te lumte
shkrim ordiner.
Anila, ashtu eshte se nuk e ka sha nga robt at lulin tat.. plera
kushdo qofsh ti flogert, e ke gjet sa i perket PR-it te PD.. Dobet shume
je ne suis pas PD ne guhen frenge nuk jam homosexual