Mbaj mend që ishte një ditë e ftohtë janari viti ’98, por me diell të plot, kur kërkoja midis rrugës Nomentana dhe Asmara ambasadën e Shqipërisë në Romë. Ajo ishte një vilë dykatëshe me një ballkon të vogël mbi hyrjen kryesore ku nderej flamuri ynë. Personi që kërkoja po rregullonte bravën e një e dere e cila siç mora vesh më vonë qe edhe zyra e tij. Ky ishte atasheu kulturor i vendit tonë në Itali. Poeti tashmë i njohur V. Zhiti. Si zakonisht bëm humorin e radhës duke i mëshuar krahasimit mes një tekniku mirëmbajtës dhe atasheut. Derisa u kthyem në realitetin e devizës së diplomatit që përpiqej ta prezantonte Shqipërinë, në atë farë feje …, ku frutet e punës të vinin me një dashuri reciproke. Jo vetëm ne të adhuronim Italinë, por edhe Italia ne. Mirëpo midis si gjithmonë shfaqet ai halli i madh i administratës shqiptare, buxheti.
Ne e kaluam ditën mes projekteve . Sidomos kujdesi për studentët shqiptarë. Sigurisht iu kthyem dhe letërsisë. Hermetikëve italianë. U futëm dhe në librari të ndryshme.
Disa ditë më vonë ai këmbënguli që të më rezervonte një kabinë trageti, duke thënë se isha i vetmi person që nuk i kërkoja ndonjë favor. Dhe ai nuk më kishte bërë ndonjë një të tillë. Megjithëse e vërteta ishte se isha matur dikur, kur ai drejtonte Naim Frashërin. Por mbeta pas dere për faktin se dëgjova tek po debatonin çështje kuadri në zyrë. Dhe unë as nuk u ndjeva fare. Edhe pse aty po botohej libri im i parë. Ika në atë rrugën time, me ndjesinë e atij njeriu që merret me pemët. Duke pretenduar që filizët e rinj ta përballojnë vet të ftohtin e kohës.
Kjo ishte puna e një atasheu? Sigurisht që jo.
Mu kujtua e gjitha kjo, teksa po shfletoja shtypin mbrëmë vonë, mbasi erdha nga puna. Aty pashë një version kontravers midis emërimit apo propozimit të Kryeministrit dhe refuzimit të Presidentit. Them kontravers, pasi në mes ishte emri i V. Zhitit, poetit. Tashmë jo më, të mirënjohur. Por përfaqësuesit të letërsisë së re dhe moderne shqipe. Habia e parë qe refuzimi nga Presidenti. Për faktin se si Visari dhe Presidenti vinë nga e njëjta forcë politike. Megjithëse këtu mund të jetë dhe ndonjë lojë shtypi. Ndërsa që Rama e ka propozuar kjo nuk më habit. Njohjet e tyre janë të hershme. Por nga ana tjetër është edhe riti i politikës me emrat e dëgjuar.
Mirëpo, krahas kësaj …, ajo që ishte më e çuditshmja qe publikimi i një lajmi nga një statut fb, i kryetarit të PS në Itali. Zoti E. Kumaraku. I cili e quan poetin krahun e djathtë të ish Kryeministrit Berisha. Dhe për këtë e kundërshton propozimin e Kryeministrit Rama.
Të jemi të qartë që në fillim. Pavarsisht krahut të politikës, me një fjalë që forca në bazë, më shumë se të drejtë ka arsye që të kërkojë të dëgjohet. Ose, ose ka arsye të kundërshtojë pasi mund të ketë edhe emra nga baza atje. Por nga ana tjetër kemi dhe edukatën tradicionale shqiptare të politikës së shefave, që jo që nuk pyesin, por këpusin edhe ndonjë shashkë në drejtim të vartësve. Sidomos mbasi bëhen kryeministra. Megjithatë, përbënë lajm. Ndaj me të drejtë webet e emetojnë. Përbënë lajm, pasi vjen nga jashtë. Nga një vend ku kultura e komunikimit politik, apo bashkëpunimi është i një cilësi si dita me natën në krahasim me vendin amë. Dhe sado indeferent të jetë njeriu, prapë diçka percepton tek ai dhe reflektohet. Por ka mundësi të jetë, gatitja e ndonjë emri që andej. Pasi cilësimi krahu i djathtë i Berishës, është diçka e stilit politik shqiptar.
A është, apo a ishte Visari krahu i djathtë i ish Kryeministrit? Asesi. Nuk ka se si të jetë një ministër kulture krahu i djathtë?! Ndonjë i brendshëm apo i buxhetit mbase. Ai i kulturës harrojeni. Ai i kulturës është si puna e Presidentit, fasadë.
Visari është krahu i djathtë i letërsisë moderne shqipe. Ndaj edhe politika i afrohet. Shembuj të tillë ka edhe në botë. A nuk ishte Jorgo Seferis, poeti nobelist grek, konsulli i Greqisë tek ne?Nuk i bën nder qeveria Visarit, por emri i Visarit e nderon ambasadën. Ambasadën e Shqipërisë.
Varet se nga kush ane e shikon draperin.
Ne pamjen ballore draperi eshte vije e drejte kurse ne pamjen anesore ka forme te frikeshme me ato dhembezat e tij.
I tille eshte dhe Berisha nje draper qe per 23 vjet i ka prere shpresat e populli per demokraci.
eshte me teper se krimiminale qe tipa te tille te nderuar si Zhiti kane qen paterica te berishes dhe ne raste flagrante
Me kujtohet qe kur u dogjen te perndjekurit politike ne tetot 2012 dhe kur gestapo berishes arriti te ndaloje edhe ujin e pishem grevisteve ishte e pafaleshme qe Zhiti ishte ne anen e kriminelit berishe.
nuk eshte puna se u be minister i berishes ne muajt e fundit por….te ndegjosh se cfare ka thene Zhiti ne nje interviste ne prill 2013 per berishen dhe ka anatemuar ramen mjafton te themi se eshte nje zorre e trashe e berishes.
Le te shkoje zhiti ne itali ambasdor te zevendesoje Ceken qe eshte pambarimisht i felliqur por dhe ky qe po shkon nuk eshte ndonje njeri i hajrit,thjesht nqs se do cohej Shoshori nga varri gelbazen e pare do ja dhuronte visarit
Shpresa ”mesiane” qe kemi shpresuar , tash po vjen duke u venitur perfundimisht ! Quo Vadis ?????!!
Kumarakun e njoh dhe e ndjek ne publikimet ne profilin e tije, eshte per tu pergezuar qe eksperiencat e tija te politikberjes se stilit europian po ja imponon edhe politikes shqiptare, sigurisht deri aty sa mundet, polet monopoliste te politikes shqiptare i kene rrenjet thelle e duhen vite qe te shkulen e te sjellin demokracine e vertete ne shqiperi, do te vije nje dite e vota e emigracionit do te crrenjesoj perfundimisht kete handikap te politikes shqiptare. Kumaraku ne statusin e tije thote qe krahu i djathte i politikesh shqiptare ka qene ambasadori aktual e jo zhiti, zhiti thote, kompleton rrethin e pardejtesise politike elektorale qe i eshte bere emigracionit shqiptare ne itali, emigracion i cili prej me shume se 20-vjet po vuan me emrime monopoliste e familjare neper zyrat e prefaqesive diplomatike ne itali. Shtresen shqiptare ne emigracion te se ciles ai perfaqeson ne partine e tije, ky eshte konteksti i tije mendoj, e qendroj, se vete Rama ka thene me force qe keto zyra do te nderrohen rrenjesisht me vete individ te zgjedhur nga emigracioni me kritere, ska te bej fare me zhitin apo te tjere, mendoj qe eshte per tu pergezuar per kurajon dhe vullnetin e tije patriotik per luften e tije disa-vjecare per politikberjen e te drejtave te emigracionit shqiptare ne itali.