Xhovani Shyti*
Edhe pse i ka kaluar shtatëdhjet vite jete dhe rreth 25 vite në politikën paskomuniste, deputeti Sali Berisha vazhdon të mbetet po i njejti. I paepur në shfrimet e veta epike dhe me një përrua të pandalshëm gojështhyrjeje.
Pasi dy ditë më parë, në emisionin “Studio e hapur” e la të vërshonte lirisht përroin e vet psikik të mbushur me gjithfarë kërçopash goditëse për drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të lidhur, sipas tij, me rrjetet kolumbiane të drogës etj. ndërkohë që po të njejtën gjë kishte bërë edhe në protestën kundër çmimit të naftës, në seancën parlamentare të të enjtes vazhdoi po të njejtin avaz. Lëshoi po të njejtat piskama, të adresuara si dhënie përgjigjeje ndaj deputetit replikues me të Erion Braçe.
“Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi, nga kreu i saj tek ministrat. Rama kërcënoi gjyqtaren e Gjykatës së Kukësit Gërxhaliu duke i thënë të pres këmbët. Arjan Çanit i dërgoi ushtarët e Shullazit. Konstandini i Partisë ia hodhi kokën e dhisë Telnis Skuqit”, qenë frazat e kumtuara prej deputetit Sali Berisha, nga foltorja e Parlamentit. Fraza që përfunduan me ulërimën thërritëse për protesta masive që do ta çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.
“Unë i bëj thirrje shqiptarëve të ngrihen fuqishëm dhe të çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakoshme si kusht i të gjitha kushteteve për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e krimit, mafias e korrupsionit e ministrave që vjedhin tenderat”, ishte artikulimi në ligjëratë të drejtë i deputetit me moshë më të thyer të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Sigurisht që deputeti Berisha artikuloi edhe të tjera fraza me sharrje e fyerje të marrëzishme, me krerë policie të lidhur me kolumbianë etj marrëzira që janë natyrë e pandarë e sjelljes së tij, por po i lëmë ato mënjanë për të ndalur tek përgjigja e pyetjes: Përse sillet kështu deputeti Berisha? Përse thërret, përse gërthet, përse shfryn e ulërin, përse përbalt këdo që i vjen ndesh në marrëzitë e veta dhe përse thërret majë krahun për protesta masive dhe rrëzim të qeverisë Rama? Vërtetë e bën këtë opozitarizëm marrok për të hequr nga froni një qeveri, sikurse thotë: të lidhur me grupe kriminale, të korruptuar, të paftë për ta nxjerrë vendin nga gjendja e kolapsit, por shumë të aftë për të grabitur me tenderat etj.?
Janë adresime që edhe mund të kenë të vërtetë për segmente të veçanta të qeverisjes, por akuzat tepër të renda të deputetit që nuk ngurron të shfaqet edhe si primar i PD-së, janë vetëm fjalë. Ato nuk përmbajnë asnjë fakt konkret, por vetëm ulërima, që i’a bëjnë të marrëzishme përmbajtjen. Nëpërmjet tyre deputeti dhe plotikani i degraduar Sali Berisha, të cilit mjerisht drejtësia nuk ka ja hapur ende derën e llogaridhënies për një sërë krimesh të urdhëruara ndër vitet e qena President, Kryeministër e Kryetar PD-je, ka si qëllimi të vetëm mbjelljen e revoltës ndaj punës së kësaj qeverie, që vertëtë ende nuk di ku ka kokën, por që e ka mëse të qartë se pa pastruar ndryshkun e lënë peshqesh nga dy kabinetet qeveritare paraardhëse të kryesuar nga Sali Berisha, si zor se do t’ja dalë të rilindë vendin, sikurse dhe ka premtuar.
Si njohës i mirë i prapaskenave dhe si një prapaskenist i merituar, deputetit Berisha nuk i interson rilindja, as edhe vendosja e standartit “të gjithë të barabartë përpara ligjit”, pasi kjo do të sillte shëmbjen e murit mbrojtës, që e ka nxjerrë atë dhe të tijtë jashtë ndëshkueshmërisë së ligjit.
Edhe sot, deputeti dhe ish Kryeministri i ngujuar në 21 janar 2011 në kullën e Kryeministrisë, nga ku u urdhërua të qitej mbi turmën e protestuesve, falë një drejtësie ende kokë e lëmsh, vazhdon të mbajë statusin e të pandëshkueshmit, gjë që smund ta ketë pas një reforme në sistemin e drejtësisë, në Policinë e Shtetit, në Prokurori etj.
Deputetin Sali Berisha e trëmb një shtet i të drejtës pa anësi, një shoqëri e mbështetur në tregun konkuruese të vlerave dhe jashtë komandimit nga berishajt, ndaj ulërin dhe thërret për protesta në mënyrë që, në mos ta heq qafe një herë e mirë erën e re të rilindjes, më së paku ta shtyjë deri sa ai vetë të hyjë në pleqërinë e thellë moshore dhe të fitojë statusin e të pakapëshmit nga ligjet në fuqi.
* Kryeredaktor i “shtypi.net”.
Shkrim i mrekullueshem, por nuk ia vlen te merresh me nje kafshe qe i duket vetja politikan. Shqiptaret ndjejne alergji nga ky emer i qelbur dhe s’do ja falin drejtesise sone, po qe se nuk do gjykohet per tradheti kombetare, shitje territori, krime dhe ndertim i plantacioneve te droges.
I neruar Kovaci dhe autori i shkrimit, zoti Shyti,
Sali Berisha shfrenimin e gojes nuk e ka pa qellim. Ai sulmon dhe akuzon me shpifje vetem qe mos te zhvillohen hetime ndaj sepaku100 veprave te paligjeshme te tija.
Te gjithe, ama te gjithe, i dijne veprat e paligjheshme te Berishes.
Te gjitha ato qe vet i ka bere tani i akuzon te gjithe ne qeveri me theks te vecante zotin Rama.
Mos te mashtrohen per te heshtin institucionet shteterore.
Me Ramen z. Berisha e ka kaluar masen shume me heret. Tani me qe po kembengul te rrije ne politike, duket se aty do t’i dale edhe shpirti…Me vjen keq, sepse ka bere edhe ndonje gje te mire, du ta them se politika shqiptare eshte eshte shume barbare dhe gjithe deshtimet s’mund t’i kete ai, por ama gjakun ne duar nuk mund tja falim. kete jo. Dhe per kete ai duhet te largohet si Nano jashte vendit dhe te vije dy here ne vit ne Parlament…edhe per seder….
I jane afruar shkresat Prokurorise, dhe eshte gati te arrestohet….
Prandaj i jane care tubat e karburantit, rrjedh gjithandej…..
Eshte mese i lexueshem terbimi i tij,Prec Ulaj.
Sa me shume sokellin,aq me afer e kemi ate qe duan shumica e cilesuar e shqiptareve,DREJTESINE ,,,,,,te munguar per 24 vjet nga shtet shkaterruesi i historise; nga kryegangsteri i historise;nga kryekusari i gjakut dhe mundimeve te shqiptareve, ne shumice;nga kryekrimineli qe pushkatoi popullin,me duar ne xhepa, deri ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit”.
Qofte i shenjetruar verdikti i 23 qershorit qe e gozhdoi ne diarrene 18-oresh e ne Facebook dhe qe i la si alternative te vetme masturbimin vetposhterues ,me sondazhe te blera nga familja e tij antishqiptare.
Xhovani L….C’dokush qe eshte ne opozite ka te drejte te jap medimin e tij,qofte edhe Kritik.Mesou me pluralizem dhe demokraci ore kelysh diktatori!
z. Xh. Shyti, ekeni shenjestruar çdo rresht si snajper!
Z.Kovaci,
Ky artikulli jo se eshte ashtu siç thoni ju “nuk ia vlen te merresh me nje kafshe qe i duket vetja politikan”, por eshte e udhes te behet nje pyetje e madhe per Meten qe e le te lehe ne Kuvend dhe per Ramen qe nuk po ben Rilindje, por nje zbythje te plote nga ato qe mori persiper te bente. Ne radhe te pare te behet drejtesia e munguar qe don te thote TE FUTEN NE QELI DHE TE KALBEN NE BURG Berisha, Basha, Ristani, me ish-ministrin e Financave Bode dhe gjithe ata qe kane vjedhur dhe qe sot ia thone sokellimes ne kupe te qiellit bashke me balten qe hedhin mbi mazhorancen!
Nishani, Prokuroria dhe Gjykatesit po i pushojne ceshtjet ndaj Imamit, Mediut, e te tjereve…..
Duhet Strukture tjeter te firmosi per Arrestimin e gjithe Familjes Berisha.
Jo se nuk do Edi, apo Iliri, por nuk e arrestojne dot me kete Prokuror.
Ka nje nderhyrje nga Amerika, qe i ka sjelle disa te dhena Prokurorit, te shikojme ne ditet qe vijne, sa do ja mbaje ta arrestoje Berishen dhe djalin.
Allahu ta shtofte Ymrin Zan Burimi. Ke thrrit fjal persmbari. Kovaci nuk duhet te mjafothen me tqenmit kafshe tberishes por ai duhet shpun para drejtesise sAllahut se ktu tek ne nuk ka drejtsi as me ket Edvin Ramn e Ilir Metn.
je lare se fundmi o xhovani?
Ne kohen e lulzimit te Romes nga romaket luftarak e te pamposhtur.Kishin nji taktike lufte qe parase te sulmonin armikun,zakonisht e beni naten ne te erret,virrni me za te fuqishem per ti shtire te dridhura dhe lemeri armikut.
Kete loje ben Berisha,krijon e nxjerr gjithefare kercablash nga goja e tije me dhembe te krimbur per te shtyre sa ma larg mos berjen e shtetit shtet.Nga e cila ia ndien lekura cilesin termorregullues e trupit dhe e trunit te njeriut.Per ti shpetuar ligjit te shtetit shtet.
Vetem nje i cmendur alla berisha mund te mendoje se do ta votojne shqiptaret edhe nje here!
Pyetja me e drejte do te ishte: po ty zoti Shyti c” te shtyne te kundervihesh pa snje logjike Berishes. Pse e cvlereson vetem dhe fjalen per nje interes kaq meskim, per pak honorare se nese vertete i beson ato qe thua, je per te qare hallin. Ata qe merren me opoziten jane te shitur koke e kembe tek qeveria. Opoziti vetem fjalen ka… edhe kete doni t’ia mohoni o enveriste mjerane. As mos e mendoni. te vetmin gabim qe ka bere Berisha eshte se lejoi te marrin pushtetin te gjithe qelbesirat, se socialistet e vertete ishin me mire kur qeveriste Berisha.
Tradita edhe pse emeriton nje pergjigje sipas fjalorit tend te dhjere qe eshte kryekeput si shefi yt i permejrre,po te them qe je bere gazi i botes me fekalet qe nxjerr nga goja,ndaj shihe pak statusin tend, ben mire mos shkruash me ne kete gazete se te ka dale jo vetem boja por dhe antirucua.
Fjalet e tradites me ngjajn si ato te Qim Pekas, kandidatit per president Tan Hogja, atij pall derrit Kasmi e njerezve te paguar nga Brrisha per te lehur. Tradita flet per Enverin qe ti mare te keqen se Sal Brrisha ja ka kaluar jo atij por dhe diktatoreve me te zinj. Ti nuk je tradit je nje trap brishist.
po ky terbim mund te jete edhe shenje e mire .Ne nuk na na e ndjen shume trapezi se u mesuam 25 vjet me te lehurat e tij po mbase erdhi dita te jape llogari .Atij muk i mjaftojne 25 vjet gjyqe qe te rrefehen bemat e tij kobzeza po te pakten ta shohim nje here te dhjere para gjykatesve.Pa le ajo serbja po na mallengjen me ca sondazhe qe te na vije edhe nje here saliu .Po saliu eshte bere si pasterma moj zonje ku jeton ti apo te mban me perralla bmesa e soj e sorollopi qe e kane saliun si ate hurin qe mban domaten .Ti e di po hoqe hurin domatja bie .Mblidhni mendjen e kokes dhe me mire gjeni ndonje derman tjeter se ike o plaku mere ikeeeeee
Eshte humbje kohe te flasesh per Berishen. Me mire te flase, qe ta shikojne mire te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte kufijve, monstren e ketij vendi fatkeq. U shofte fara e keqe e Berishajve, qe te mare fryme lirisht ky vend, se meriton me mire.
Bravo Xhovi ja fute kot.Mjafton nuk e zgjas komentin kesaj rradhe
Eshte heret ,skeni pare gje akoma ………..
Ti qe ke shkruar nje injorant dhe komunist i qelbet dukesh kush sistemi i perket.Te radhitesh ne kraun e Edver Rames duhet te shkruash kunder Sali Berishes qe Ai te besoi.U bet legena (ketu futet edhe Mero Bajga me artikullin e kunatit).Vuani nga Salifobia dhe nuk shikoni se ca po i bo popullit kjo qeveri kreminelesh.Tu vij turp edhe pse nuk keni