Kemi ardhur në ditë kur duhet të zgjedhim në mes të Hosni Mubarakëve dhe Muslim Brotherhood’it. Një numër prej nesh do të ishte i lumtur që në meny të ekzistonte edhe opsioni i tretë.
Në përmasa shumë më të vogla, por e vlefshme për t’u marrë si krahasim, të zgjedhësh sot në mes të asaj çfarë ofron Lëvizja Vetëvendosje, me bishtat e saj, dhe e opsionit që e ofron koalicioni qeverisës PDK-LDK, është pak a shumë sikur të jesh i detyruar që të zgjedhësh në mes të opsionit që e ofron në Siri diktatori Bashar Al Assad në njërën anë, dhe ISIS, si formacion më i ri, në anën tjetër, ose ndoshta, më adekuate, si në rastin e Egjiptit, të zgjedhësh në mes të Muslim Brotherhood dhe Hosni Mubarak.
Një numër prej nesh do të ishte i lumtur që në meny të ekzistonte edhe opsioni i tretë, qoftë ai edhe ‘as njëri as tjetri’.
Por ja që kur gjendesh në vijën e parë të frontit, mundësitë janë të limituara. Kurse turra e druve e para ndizet për të pavarurit. Koha është shumë e shkurtër për të dhënë justifikime, se përse do të ishte mirë të dilet me një alternativë të tretë.
Palët e armiqësuara, në rastin tonë LVV me të gjitha zgjatjet e saja në OJQ të ndryshme dhe Koalicioni, ose në Siri Assad dhe ISIS, me kënaqësi do të pajtoheshin vetëm për një rast: t’i hiqnin qafësh, fillimisht, ata që ‘filozofojnë shumë’. Mundësisht mediat.
Përgjigja, sipas tyre, duhet të jetë banalisht e thjeshtë: ose me ne, ose me ata. Sepse pretendimi se nuk je as me ‘ne’ e as me ‘ata’, nënkuptohet, ose paragjykohet, se je me ‘ata’.
A ka ndonjë serb të pafajshëm?
Askush nuk duket të ketë kohë, e sidomos vullnet, të të dëgjoj tek provon që ta rishohësh edhe njëherë se çfarë në fakt paska thënë Jabllanovic, që po e merituaka t’i vëmë flakën Republikës?
Pastaj, ja që po pajtohemi se deklarata e Jabllanovicit, viza-vi nënave gjakovare është e papranueshme, por – kjo është një blasfemi – a mendoni që serbët, megjithatë, kanë të drejtë t’i vizitojnë objektet fetare, në mënyrë të papenguar?
Apo, pas ngjarjeve të fundit, kemi shkuar aq larg sa të gjithë po pajtohemi që serbët më nuk e gëzojnë ketë të drejtë, për shkak të mijëra të vrarëve, mijëra të zhdukurve etj.-etj.?
Nuk dëshiroj ta prish tërbimin nacionalist, por ndoshta në mesin e atyre serbëve që dëshironin ta vizitonin atë kishë, rastësisht ka qenë edhe ndonjë i pafajshëm.
Si thoni ju?
Apo ndoshta po mendoni që nuk ia vlen as të flasim për të drejtat e njeriut dhe për serbë të pafajshëm?Qoftë edhe një serb.
Çfarë thoshte ambasadorja amerikane Kajdanov, për Trepçën?
Nëse dëshironi mund ta braktisim për një moment temën e serbëve dhe të flasim pak për kombinatin Trepça, duke i hedhur një sy ekonomisë, gjegjësisht disponimit mbarëpopullor që kjo kompani të nacionalizohet?
Ja çfarë shkruante në vitin 2007 ambasadorja amerikane në Kosovë, Tina Kajdanov, për rastin Trepça dhe për yryshin e Kuvendit të Kosovës që ketë gjigant ta kthente në Kompani Publike, në vend se të mbetet ashtu siç është, Ndërmarrje Shoqërore. Raporti i ambasadores është zbardhur nga Wikileaks: http://www.wikileaks.org/plusd/cables/07PRISTINA697_a.html.
“Shndërrimi i Trepçës në Kompani Publike do të ishte një lëvizje katastrofale, duke i ngarkuar Qeverisë së Kosovës më shumë se gjysmë miliard euro borxhe dhe kërkesa të tjera, që do të mund të vinin prej investitorëve potencialë, të para luftës”.
Më tutje në këtë kabllo ish-ambasadorja amerikane u shpjegon shefave të saj gjendjen në Trepçë. Kjo letër, po të mos ishte wikileaks kurrë nuk do të ishte zbardhur. Ishte e destinuar të ishte konfidenciale. Dhe si e tillë na jep të kuptojmë se prapa insistimit amerikan për të mos e nacionalizuar Trepçën nuk fshihet asgjë tjetër, pos dëshirës së jashtëzakonshme të tyre për të na dalë në krah, edhe kur ne me flakë në dorë i sillemi rrotull shtëpisë sonë. Kajdanov, në letrën e saj, u tregon shefave se Qeveria e Kosovës, duhet të vendosë për Trepçën, në të ardhmen, por jo në këtë mënyrë, sepse kjo do ta bankrotonte Qeverinë.
Apo ndoshta, as këto këshilla miqësore/profesionale nuk na ndihmojnë dot? Ndoshta më shumë jemi të prirë t’u besojmë parullave nacional-socialiste – çfarë kombinimi – të Albin Kurtit, Visar Ymerit dhe Dardan Molliqajt?
Imazhi i Kosovës
E keqja nuk ka fund, me gjasë, por megjithatë zor që mund të bëjmë, më shumë sesa kemi bërë, për t’i prishur imazhin vendit tonë. Dhe për ketë, fajtor nuk janë protestuesit, e as Lëvizja Vetëvendosje. Kjo e fundit ka faj të rëndë për mënyrën sesi është duke e udhëhequr pakënaqësinë e qytetarëve, për mënyrën sesi është duke e kanalizuar atë, e jo pse investitorët qenkan trembur prej pamjeve të ditëve të fundit, sepse në fakt investitorët më shumë se dhuna në rrugë i ka trembur haraçi i zyrtarëve më të lartë shtetëror.
Ne, si shoqëri, si qeveri, si mentalitet, edhe dje, e edhe sot, atyre pak kamikazëve Perëndimorë që kanë vendosur që t’i fusin lekët e tyre në vendin tonë, e kemi konsideruar se po u bëjmë nder. E jo e kundërta. Qeveritarët tanë, biznesmenët e huaj i kanë trajtuar si rrugaçë, me të cilët e ndajnë pazarin nëpër sauna, cipridan cullak, të sigurt se asnjë pajisje përgjuese nuk do t’i kapë.
Pra, kjo mendësi e ka rrënuar imazhin e vendit tonë.
Që ta marrim shembull rastin e autostradës Kosovë-Shqipëri dhe anatemimi që i është bërë kompanive Bechtel-Encha, kryesisht prej LVV’së, dhe pasuesve të tyre. Nëse ka pasur korrupsion në këtë rast, këtu më së paku fajtor kanë qenë investitorët. Ata thjesht kanë dashur ta zhvillojnë biznesin e tyre edhe më tutje, duke iu nënshtruar ‘praktikave lokale’. Sigurisht se përfaqësuesit e asaj kompanie, ose shumë të tjerave, shumë më lehtë do t’u vinte që të kujdeseshin vetëm për të hyrat e tyre, e jo edhe për të hyrat e punëdhënësve të tyre.
Me një fjalë, tash në vendin tonë i kemi dy ushtri në llogore, secila më e papërgjegjshme se tjetra: njëra, elita aktuale qeveritare, që ka abuzuar në mënyrë brutale me mundësinë që e jep ‘tregu i lirë’; dhe tjetra, si pasojë e të parës, që i ka shpallur luftë ‘tregut të lirë’, e në një masë edhe demokracisë. Për shembull: insistimi patologjik për shtetëzimin e ndërmarrjeve shoqërore, ose publike. Dhe, sipas tyre, nëse kjo nuk ndodh, atëherë gjithçka tjetër është e korruptuar, e dyshimtë dhe jozhvillimore. Pra, LVV dhe pasuesit e saj, në dëshirojnë ta luftojnë, vetëm, harbutërinë, por dëshirojnë ta luftojnë sistemin, siç po thonë secilën herë e më zëshëm servilët e LVV’së me banim të përkohshëm në shoqëri civile.
Për shembull: nëse rezultatet janë të dobëta në një shkollë, ne, përpara se ta rrënojmë ose djegim shkollën, i edukojmë më mirë profesorët. Kurse, në Libi, në Siri dhe në Egjipt, tendenca ishte dhe është që të rrënohet komplet shkolla. Armiqësia e turmave arabe ndaj Perëndimit, dhe çdo gjë që përfaqëson Perëndimi, është irracionale.
Për ta Perëndimi është Hosni Mubaraku.Kurse për Perëndimin Hosni Mubaraku ishte Egjipti.
Njëjtë po ndodh edhe me ne. Po e urrejmë Bashkimin Europian dhe SHBA’në për shkak të Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, dhe çdo gjëje që përfaqësojnë ata. Duke menduar se Mustafa dhe Thaçi janë vetë Perëndimi, sepse janë partnerë të tyre. Kurse, për Perëndimin, e edhe për ambasadat e tyre, këta të dytë janë Kosova, sepse kanë më së shumti vota.
Ky keqkuptim duhet të zgjidhet në mes nesh, pa pasur nevojë të rrëzohet sistemi.
*Express
Ky berati nje spiun serb, punonjes i ekspres dhe klait me te madh te hajduteve te kosoves me isen thaci dhe kta qelbesirat e tjera
Te gjithe IDIOTET thone se s’duhet te kete protesta!!!
Ky eshte traplliku me i madh qe kam degjuar ?
ne radhe te pare kur e zgjat kaq shume askush ka durim ta lexoje
te ndalohen serbet ne vizitat e tyre ne kembim te kufomave te pagjetura ???????? po mese e drejte sepse do ti detyronte te pranonin keto krime me kthimin e tyre sepse ato akoma sot nuk e pranojne dhe thone qe i vrau nato…
e dyta nuk pse merr egjyptin si shembull sepse edhe pse vellezrit myslimane fituan sipas standartit perendimor prape perendimi ja hoqi pushtetin me grusht shteti dhe kjo duhet te na beje te reflektoje sepse u tradhtuan pikerisht vlerat perendimore
nderkohe trepca nqs do ngelet e atyre qe e kane dmth eshte e serbeve nqs duhet te jete e kosoves me pare ajo duhet te kthehet prone e shtetit pastaj te privatizohet ne menyre korrekte
kosova pa trepce me keq se kur ishte nen serbi
ndersa protestat mund te duken si te tepruara por me mire nje proteste me teper se te shkohet ne gjendjen e maqedonise ku opozita trajtohet si armik i popullit dhe futet ne burg vetem pse eshte opozite
prandaj zoteri demokracite e reja kane dhe gabime ashtu si dhe analistet e rinj bejne plot analiza te gabuara kjo eshte njera nga ato
Nuk kam durim aspak te lexoj logjiken e ketyre plerave qe medoemos duan te faktojne ate cka thojn edhe shtypi sllavo-ortodoks duke njesuar gjithcka shqiptare me nje fondamentalizem islamik.Kujtdo qe i ka mare koka ere e don me shku me luftu ne siri ska asgje te perbashket me shqiptarizmen.Ketyre torollakeve duhet ti hiqet urgjent dhe shtetesia shqiptare o kosovare.Kush i fryn borive te gjasme arabizimit te shqiptareve ben punen e atyre qe kure si kane dashur te miren shqiptareve.
Sipas tè gjitha gjasave jemi futur nè njè kurth dhe nuk po paska njè rrugèdalje pa u pèrplas vèllai me vèllain.
1- Fjalèt ofenduese tè min. serb janè tè pa pranueshme, jo vetèm pèr çdo nènè e bijè, por pèr tè gjithè ata adhurojnè njè tè tillè. Kètè e ka tè qartè dhe vetè autori i fjalève tè qèllimshme Jabllanoviç….Qeveria nuk e shkarkon dot, sikur tè jetè mbèshtetè nè degèn e tijè ?!? Nga ana tjetèr Beogradi i ndryshon ministrat serb tè Kosovès sa herè tè dojè ?!?
2- Nèse PDK&LDK nuk mund tè bèjnè pa listèn serbe pèr arsye juridike apo politike, pèr opozitèn me VV kèto arsye nuk ekzistojnè. Krenaria dhe dinjiteti i shqipètarit mbi tè gjitha. Pra opozita nuk ka asnjè arsye tè tèrhiqet!
3- Sipas Buzhalès dy partitè PDK&LDK pèrbèjnè Kosovèn pèr Perendimin ?!?
Kur Perèndimi ndèrhyri me bombardimet nè Kosovè e bèri pèr dinjitetin dhe tè drejtat e njeriut dhe jo pèr Partitè politike, qè ishin apo nuk ishin krijuar atè botè. Natyrisht qè Perendimi ka bashkèpunuar me PDK&LDK dhe kèta, nuk duhet tè mburren me optimizmin e gotès gjysèmplot…. Me tè drejtè opozita kèrkon maksimalen pèr shqipètarèt dhe se VV nuk urren Perendimin pèr hirè tè partnerève tè tyre PDK&LDK. Kèshtuqè nè protestèn e rradhès mè 4 Shkurt nuk do tè dilet nè shesh pèr ti treguar botès se si rrihen shqipètarèt me njèri tjetrin por, tè rrèzojnè sistemin duke u marrè vesh me njèri-tjetrin mbi bazèn e interesit tè pèrgjithshèm !!!
Nje shkrim fantastik ! Te lumte Berat,e ke permbledhur shume bukur ne fjaline e fundit! Skam cte shtoj, te lumte!
Une nuke pajtohna me shkrimin e keti deshtaku ,une mendoje se Kosova ka probleme shume me te mdha se shkarkimin e nje ministri serrb qe i ofendoj nenat shqiptare ,askushe nuke ngritet ne kemb kure vjen kryeministri serrb ne kosove ku i shane edhe nenat edhe baballaret shqiptare e kita klyshat serrb nuke reagone fare ,kito protesta qe po organizohen nga VV jane anti shqiptare te motivuar politikisht ne dem te kosoves ne temir te serrbis,sulmohet qeveria ,sulmohen policia ,sulmohen pronat private te shqiptarve ,atehere kushe po pson ketu shqiptare apo jabllanoviqi ,
Bravo Cani dhe te lumte Berat.Je Realist,guximtare dhe analiste i devotshem.S’kam c’ka te shtoje me shume.
E thene troc, ky Berati eshte kokrra e spiunit serb