Namir Lapardhaja
Ushtrimi i votës është një e drejtë kushtetuese, që njerëzve u bëhet e mundur, së paku, një herë në katër vjet.
Dekretimi i zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikës disa kohë më parë, është një lajm pozitiv për çdo qytetar shqiptar, i cili, për një arsye ose një tjetër, është i pakënaqur nga ata që e drejtojnë.
Edhe pse debati politik i ditës në Shqipëri është i nxehur, duke trajtuar tematika nga më të ndryshmet, ajo që është e rëndësishme të themi është se zgjedhjet lokale për nga impakti i drejtpërdrejtë që kanë në jetën e gjithsecilit prej nesh, marrin një rëndësi edhe më të madhe se zgjedhjet e përgjithshme.
Diskutimi ynë i përditshëm për politikën “e madhe”, atje në Tiranë, për Ramën, Bashën, Metën etj., s’bën gjë tjetër vetëm se zhvendos fokusin e gjërave nga jeta jonë e përditshme, nga ajo që prekim dhe jetojmë përditë, diku tjetër, tek e cila, maksimumi që mund të bëjmë, është tifozllëku nga llogoret respektive.
Interesimi ynë për filan deputet apo filan ministër, për deklaratat dhe akuzat e ndërsjella, që janë shtuar aq shumë, tashmë, së fundmi, s’bën gjë tjetër vetëm se shton oksigjenin e pushtetarëve tanë lokal, të cilët janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për mbarëvajtjen e jetës sonë të përditshme, të asaj mikro-bote që e jetojmë përditë.
Nëse do të ndaleshim dhe do të mendonim vetëm për pak, do të shihnim se jeta jonë e përditshme është aq larg asaj të Tiranës, është aq larg atij realiteti që krijon ekrani i televizorit.
Duhet të kuptojmë se organizimi ynë administrativ e bën pushtetin vendor shumë herë më të rëndësishëm se pushteti politik, aq më tepër, tashmë, me ndarjen e re administrative.
Taksat, kujdesi shëndetësor, përmirësimi i ambienteve të kopshteve dhe shkollave për fëmijët tanë, ujësjellësi, ndihma sociale, hapësirat e gjelbra, pastërtia e qytetit, vendet e argëtimit për fëmijët dhe të rinjtë, janë vetëm disa prej preokupimeve tona, me të cilat duhet të kemi një lidhshmëri shumë herë më të ngushtë.
Në dallim, po themi, nga ministrat dhe deputetët, ndodh që, përgjithësisht, të zgjdhurit vendor, ata që na drejtojnë përditë, pra, të banojnë këtu me ne, të kemi njohje personale me ta, duke qenë prdukt i drejtpërdrejtë i votës sonë, kështu që, realisht, duhet të kenë një marrëdhënie më specifike me qytetarin.
Edhe pse shkëputja që ndodhi në vitet ’90, duhet të kishte ndryshuar edhe mentalitetin e qeverisjes, është e kuptueshme se sot jemi shumë larg prej atyre që duhet të kishin ndodhur realisht. Në analizë po marrë Beratin, duke e njohur më shumë dhe më nga afër.
Kjo ndodh, sipas meje, për disa arsye:
Së pari, drejtuesit tanë lokal kanë një background të theksuar të mentalitetit komunist (mosha, arsimimi, jetesa, e kaluara bëjnë që disa prej drejtuesëve kryesorë të pushtetit lokal në Shqipëri, përfshi edhe Beratin, të vijnë nga ish-nomenklatura e vjetër). Ata nuk mund të shkëputen nga e kaluara e tyre e dikurshme. Edhe pse një gjë e tillë ka ndodhur formalisht, në thelb ata mendojnë dhe jetojnë si të tillë.
E përmenda këtë arsye të parën, ngase, të gjitha arsyet e tjera janë derivat i saj.
Së dyti, dretuesit tanë lokal nuk kanë ndjenjën e përgjegjshmërisë. Ata janë të papërgjegjshëm lidhur me menaxhimin e pushtetit të tyre.
Përgjegjshmëria është një normë kulturore dhe qytetare që buron nga një botë, prej së cilës pushtetarët tanë lokal nuk kanë asnjë afeksion.
Së treti, duke qenë të lidhur me “partinë”, ata nuk kanë mundur të ndërtojnë një administratë konkurruese, por një administratë militanteske, ku njerëzit nuk janë marrë në punë për merita dhe vlera profesionale, por për “merita” dhe “vlera” partiake.
Së katërti, drejtuesit tanë lokal nuk njohin sistemin e transparencës. Ata nuk janë transparentë, qoftë edhe kur bëjnë ndonjë investim në qytet. Nuk bëjnë dalje publike, nuk japin “llogari” për taksat që mbledhin, nuk komunikojnë me qytetarin për problemet që kanë etj.
Së pesti, mungesa e eksperiencës dhe mosnjohja e përvojave të vendeve të tjera më të zhvilluara se ne, ka bërë që drejtimi i pushtetit lokal t’i lihet në dorë rastësisë dhe spontanitetit.
Së gjashti, drejtuesëve tanë lokal i ka munguar dashuria për këtë qytet, duke i vënë, shpeshherë, poshtë zullumi dhe makutëria.
Dhe të gjithë e dimë se gjërat bëhen o me dashuri, o nuk bëhen fare, gjë që do të thotë bëhen shumë keq.
Kështu që dekretimi i datës 21 Qershor nga ana e Presidentit të Republikës të zgjedhjeve lokale, edhe në qytetin e Beratit duhet të hap një debat qytetar dhe intelektual (nëse i kanë ngelur të tillë qytetit) për atë se si duhet ta adaptojmë në të ardhmen punën e pushtetarëve tanë lokal me rrjedhat dhe sfidat e ardhshme që ka jo vetëm Berati, por e gjithë Shqipëria.
Dhe kush mendon se votat shkojnë në mënyrë mekanike dhe votuesit votojnë mekanikisht, gabon rëndë.
Historia e zgjedhjeve lokale në Shqipëri e ka treguar shpeshherë një gjë të tillë.
Ndërsa i ashtuquajturi popull tregohet shpeshherë më i mençur se ç’duket në përgjithësi.
Pse si duket “i ashtuquajturi ” popull ne pergjithesi?…Pse nuk ben pak transparence per veten…Kur ishe ne pushtet ne cfare raportesh (% sipas forces politike qe I perkisnin) ishin vartesit e tu?.C ekilibra ruajte:pozite opozite e shoqeri civile?Keshtu si flet ti mund te flase nje fillestar(I paperlyer) ne politike.Po ti duhet te deshmosh se c qe ndryshe kur ti ishe ne pushtet.Vetem keshtu mund te shohim c te mire do sjellesh ti nga rivalet e tu ne PD e pastaj nga PS e LSI.Nejse te pakten nuk e ndyn gojen si ca e ca..Te uroj suksese nese kandidon vetem per qytetarine qe ofron te pakten ne aparence(menyra si u qasesh problemeve).Te duhet te bindesh njerezit qe je altruist e transparent jo vetem me fjale.E te duhet dhe firma e atij te madhit qe zor se e mer…Atij I duhen bandite …
Shume bukur. Ja ku e ka PD-ja kandidatin per kryetar bashkie ne Berat.
Ja një kandidat që del dhe shfaq mendimet e tij, mendime që në fakt kanë edhe origjinalitet edhe çiltërsi!Këtë djalë e njoh nga larg në qytetin e Beratit dhe, ndonëse i ri në moshë, shfaq ide me interes per menaxhimin e qytetit. Keto vite qyteti eshte drejtuar shume më keq se nga komiteti ekzekutiv i diktatures.Në krye të Bashkisë është nje njeri qe fle nga ora 9 deri ne 12 ne kolltukun e zyrës dhe qe pi vere dhe raki nga ora 12 e drekës deri ne 12 te nates. Turp për beratasit qe e kane votuar kete njeri 3 here me radhe per te keqen e tyre dhe te qytetit. Nuk e di nese ky djale dëshiron te kandidoje per kreun e bashkise, por qytetarët e Beratit do te kene ne dispozicion te tyre nje kandidature që mund të ndryshojë me themel qeverisjen e ketij qyteti dhe zonat perreth per mire. Ky djale nuk ka asnjë huq të së kaluarës (mosha e vogel), vjen nga nje familje me tradita te spikatura qytetare dhe patriotike. Ka energji pozitive per të ndryshuar kete qytet per mire. Kam vene re se ne te dy anet politike është shfaqur Haxhi Qamili( gjithmone nje fryme e shume kufoma), i cili do te rrembeje bashkine, natyrisht me ndihmen e partise lart apo partive. Populli mund te reagoje kete here, nese del nga turma ku eshte fshehur.