Nga Keti Bazhdari
Ne vijmë nga qindra vjet histori, ku kemi njohur vetëm imponimin e pushtetit dhe na është krijuar mendësia se çlirimi nga vuajtjet personale, vjen vetëm nëse kundërshtojmë sovranitetin e shtetit ose kapim vete pushtetin. Në thelb, ky rreth vicioz ku vërvitet një rivalitet i pabarabartë dhe absurd mes pushtetit dhe qytetarit, na ka lënë nga njëra anë tribale dhe nga ana tjetër na ka zhvilluar hipokrizinë. Flasim gjithë ditës për vlera demokratike, civilizim, integrim, ndërkohë që nga ana tjetër bëjmë krejt të kundërtën. Kemi kompromentuar dhe relativizuar çdo vlerë të cilën në parim gjoja e çmojmë, por ne praktikë e dhunojmë, vetëm e vetëm që të ndjehemi për një moment fitimtar karshi vetë shoqërisë tonë, të cilën nuk e konsiderojmë.
Për pasojë nuk njohim dhe as nuk duam një shtet të së drejtës sepse duam vetëm të drejta dhe mundësisht të gjitha për vehte. Detyrimin e kemi shumë frikë dhe e refuzojmë në parim, sepse nuk dimë të mbrohemi nga tejkalimi, të cilin e kryejmë me shumë zell sa herë na bie diçka në dorë. Ngaqë në brendësinë tonë qëndrojnë komplekset e inferioritetit ndaj pushtetit dhe jo dëshira të kemi shtet, ne nuk dimë të bëjmë opozitë, ose më mirë me opozitë nuk kuptojmë mbrojtjen por kapjen.
Kjo psikozë është më e përhapura në Shqipëri por dhe në Kosovë. Ajo shfaqet qysh tek refuzimi politik për t’iu përgjighur detyrimeve shtetërore deri tek përballjet e dhunëshme në ballafaqimin e shqoërisë me shtetin. E shikon që tek fëmijët dhe tek ushqyerja që i bën vetë familja shqiptare, e cila çdo ditë e edukon fëmijën me shumë me rregulla xhungles sesa të një shoqërie të përparuar, ku duhet të respektosh e pastaj të respektojnë. Po kështu tekstet dhe metodat shkollore nuk shtrihen fare në këtë kontekst e për të ardhur në fund tek media, e cila ka shumë rol në edukimin e individëve, por që në Shqipëri s’përbën ndonjë përjashtim nga hallkat e tjera të infektuara të shoqërisë shqiptare. Më pak fjalë duket sikur na pëlqen të gjitheve amullia. Sa herë shikojmë shkrepëtima Shteti ku duhet të paguajmë detyrime, ku dënohemi nëse bëjmë korrupsion, trafiqe, vepra të paligjshme dhe ku qytetari tentohet të trajtohet i barabartë (pa diskriminim, por as favorizim), ne na kap shtrëngimi dhe era e Shtetit na bezdis “shpirtin”, menjëherë na ndrijnë neuronet primitive të anarshisë, të cilat na paralizojnë memorjen dhe gjaku na thërret për mosbindje.
Kultura jonë antishteërore, në të vërtet vjen nga unifikimi i shtetit me pushtetin dhe nga privatizimi i tij për interesa të pushtetit. DHe piëkrsht këtu qyetarët nuk bëjnë më dallim mes shtetit dhe pushtetit dhe i refuzojnë ata të dy njësoj, aq sa të duket sikur këtu duhet të mbrojmë Shtetin nga qytetarët!
Kjo histori duhet të marrë fund dhe shoqëria jonë duhet të shkoj drejt një standarti ku qytetari të arrij ta ndaj shtetin nga pushteti dhe të arrij të diferencoj armiqësinë apo idolatrinë ndaj pushtetit me detyrimin për të respektuar shtetin. Sa më politikë të jetë pushteti aq më e vështirë është kjo. Sa më civil të jetë pushteti aq më lehtë qytetari do ta ketë të dalloj diferencën mes shtetit dhe pushtetit.
Artikull shume i mire, i kthjellet dhe me permbajtje te rendesishme
Raporti Qytetar – Shtetë asht thalbi filozofik në botë e cila ka lulzue në demokracitë greko-romake si teori dhe mandej asht shndrrue në pallavra nga Komunarët e Parisit dhe nga broçkullat e Marksit, Leninit e Stalinit e Maos.
Sot në gjithë botën ky raport Qytetar – Shtetë asht shndrrue Qytetar – Pushtetë sepse njeriu mbeti njeri, ndërsa shteti u shndrrue në nji përbindsh me emnin pushtetë. Pra shteti u privatizue nga banda që kur hypin në krye të shtetit premtojnë Mrekullina për popullin. Në fakt bajn të kundërtën. Kshtuqë zhduket praktikisht nocioni shtet në Pushta, harrova në pushtetë duke fillue nga antarët e bashkisë e deri te kryeministri e presidenti me gjithë shefat, rektorët, bankierët e të gjitha administratat lokale, qeveritare, të pavaruna e ato shoqata kriminale civile.
Duhet të gjindet çelsi organizativ, që ai që merrë zyrë në çdo nivel të mos ketë edhe postin e shtetit dhe atë të pushtetit. Dy molla në nji dorë nuk mbahen. Duhet të mos ketë Pushtat, harrova pushtetë, por vetëm përfaqsues i shtetit. Edi që shkon ne vesh të shurdhët.
kishte me ken mire me e pas nje kryebashkiake si keti bazhdari, shkodres ma ne fund
do ti vinte nje ere emancipimi
Po pushtet ne SHqiperi do te thote Parti, sepse fijmi mga sistemi Parti.shtet. keshtu qe qytetari do te afrohet me shtetin kur partite te mos mbeshteten me tek militantet, por te behen parti elektorale…Kete eshte duke bere Edi Rama, por autorja nuk e ndjen sepse punon ne sektor privtat. kryeministri po mnderton nje administrate pluraliste, e cila do vije duke u bere nje e tera, pra administrate shteterore. Dhe ketu qytetatert nuk do shkojne ke tendat e PS per te bere presion per punesim, por do shkojne ke zyra e punesimit…
Kjo nuk do shume kohe sepse shqiparet pershtaten shpejt!
Edi Rama auf die spitze!!!
Po hajt o Keti se edhe ti ne ket forme qe pershkrun ma siper je ba kjo qe je sot, cdo hap e ke zbatu me rigorozitet bile.. Problemi tek ti me sa po shoh kto kohet e fundit asht delirimi,….komplimentat fallco e servilizmat e teper, ai pak pushtet qe ke me sa shoh te kan ba me mendu qe realisht je kjo qe po pretendon dhe po shfaqesh per publikun .. Megjithate nuk mendoj se asht kjo mnyra e duhun me pretendu kandidaturen per Kryetare te Bashkise Shkoder, nuk fitohet me fasada mediatike, ti e din si funksionon Shkodra . Tek ti vlersoj vetem AMBICJEN kaq, nga ajo qe ishte ne ket qe je. Tana te mirat !
Qarte, shkurt dhe sakte! Por m.gj.th., nje problem kaloi pak shkarazi, ai qe pushteti nderhyn aq shpesh tek shteti, sa dhe qytetari hutohet nga gjith ai ndryshim rregullash prej Maliqi!
Impresionues shkrimi
Qytetaret me shtetin pajtohen kur drejtesia shkeputet perfundimisht nga politika dhe perqendrohet ne sherbim te shtetit.Kur edhe qytetaret ta kuptojne se te gjithe jemi te barabarte para ligjit shtetrore.Kur politiken e bajne politikanet.Populli shikon punen dhe familjen.Kur gjisekushi merret me hallet e veta e jo me pune te tjetrit.Kur gjithesekushi jeton me djersen e mundit te vet.Kur njerzit hulumtojne per te gjete pune dhe jo me ndjek e me ngacmue seksin e dobet femen.Etj,etj.Me te fundit kur njerzit pershendeten e komunikojne me njeri tjetrin me buzqeshje,edhe pse nuk njihen,po miresjellejn ta kryejn perfekt sikur kane jatuar gjithnji sebashku.
@Zef Kallami
Like
Me kane se te lan Shkodrant ty me drejtu. Boll ma u jargite me sjelljen ketu!
Po si ti pajtojme qytetaret me shtetin ,kur ne fakt duhet te pajtojme punonjesit e shtetit me qytetaret SI TE BARABARTE ,PARA KETIJ SHTETI DHE LIGJI DHE JO DISA TE SHTETETIT DISA TE PUSHT-ETIT.
E kush do ta pajtoje qytetarin me shtetin? Ti me artikuj apo Rama jot me barsaleta dhe photoshop. Vetem titulli tregon nje te vertete te frikshme se sa distant jane qytetari nga shteti. Kur shteti me konsideron armik dhe me fut doren ne xhep pa te drejte, si duhet ta konsideroj une? Duhet te pajtohem? Kur nje qytetar ben nje gabim, kalon me te kuqe apo thyen ligjin duhet te paguaje per gabimin apo jo. Po kur nje institucion shteti ben nje gabim ndaj qytetarit duhet te paguaje apo jo. A je ne dijeni te skanadaleve te nje pasnjeshme dhe gjendjes aktuale ne sistemin e shendetesise dhe ministrit qe del numeron sukseset ne shendetesi. Dhe ti thua te pajtohem une me shtetin e ketij ministri? E ke gabim ti e nderuar zonje. Qytetari do e respektoj dhe do pajtohet me shtetin vetem atehere kur shteti te perfaqesoj qytetarin dhe kur qytetari te kete te drejten te kontrolloj shtetin. Deri atehere pafshi enderra te bukura.
Momenti qe e gjen gabimin qe ne titull, pa le me permbajtjen! Ka gjera qe leku nuk i blen, dhe ti je rasti perfekt i kesaj!