Lista e monumenteve të kulturës që janë shkatrrue, vjedhë, braktisë e harrue këto 20 vitet e fundit asht mbresëlanëse. Prej te afresku i Shën Premtes në Valsh, tek shtëpia e Luigj Gurakuqit, Abacia e Shirgjit, afresket e Rubikut, varrezat tumulare prej Fushës Shtojit deri në Korçë, ikonostase e ikona të panumërta e tash së fundit po rrezikon edhe vendbanimi mesjetar i Komanit.
Katër shtylla tensioni të naltë, të cilat siç dihet janë të destinueme me sjell dritë dhe energji, do të na e pakësojnë edhe atë pak dritë njohunish që kemi rreth Mesjetës sonë dhe do të na zhysin në terrin e injorancës tue na e fshi edhe nji copë histori.
E dijmë të gjithë se në epokën në të cilën jetojmë, konsideratat e natyrës ekonomike fitojnë gjithëherë mbi ato tjerat, edhe pse nji supremaci e tillë nuk asht se na ka përmirësue dukshëm si individë dhe si shoqni.
Të rrezikosh për katër shtylla interkonjeksioni nji vendbanim mesjetar që po ia shpërblen punën arkeologëve dhe ekspeditave që kanë punue në këto vitet e fundit, do të ishte nji miopi e mirëfilltë politike. Nji histori 1500 vjeçare si ajo e qytetnimit të Komanit nuk mund t’i nënshtrohet diktatit të logjikës ekonomiciste të ndonji burokrati që s’din as vorrin e gjyshit të vet e jo ma të jetë i interesuem për historinë tonë mesjetare. Mesjeta s’na ka lanë as bunkere dhe as çerdhe hafijesh, por nji qytetnim që na bashkon me shumicën e vendeve tjera europiane dhe asht studjue prej arkeologësh dhe studjuesish në za. Tue humbë Mesjetën ne humbim rranjët e mbrujtjes sonë si komb, bjerrim fillin e identitetit tonë. Asht e çuditshme por vetëm në Mesjetë kemi qenë, për nji herë të vetme, faktorë në historinë botnore, e sot dikush nuk po ngurron me zhdukë gjurmët që na kanë shty idealisht drejt atij kulmi që s’asht përsëritë ma.
Për nji gja jemi të sigurtë, ato shtylla për të cilat Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë paska dhanë lejen me vendimin nr. 367 të datës 12.12.2014, s’kanë me krijue asnji histori, maksimumi do t’i kursejnë investuesve do pare të mira, të cilat s’kanë asnji mundësi me balancue historinë tonë të humbun.
Barbaria moderne shpeshherë kalon nën stilografin e ndonji politikani, nëpunësi të papërgjegjshëm apo pehlivani të rradhës që me nji të rame shthur edhe ato pak vjega që kanë mbetë prej historisë sonë të kalueme.
Nji popull pa histori asht si nji i pagojë, për të cilin të tjerët thonë çka të duen pa pasë frikë se mund t’i kundërshtojë kush.
Duhej kjo. Bravo.
nji vrejtje…..ok…ky shkrun ne gegnisht por a e di ky qi sduhet me shkruejt me “ë”………se ska pik kuptimi apo jo??? hahahaha sa qesharak duken keta shkodranet qe jane ne opozite me gjithcka (madje edhe me veten e tyre)
Shpresoj qe Rama ta marre vete ne dore kete problem e te mos ja lere Kumbaros e Gjiknurit.
Ju ka rene vlera ketyre gjerave.Greqine nuk e viziton me kush, po ashtu Egjiptin etj! Nuk e di ne ja vlen ose jo ,sepse nuk jam specialist por, di te them se, kjo eshte ne vazhden e Berishes ,qe te kritikoje Ramen ,per gjera qe s’ja vlen! Berisha te vetmen couse ka te mbroje veten Zeni dhe Argiten nga burgu! Ka akoma syleshe qe i vene prapa! Te mbeshtetesh Berishen sot eshte te vrasesh veten dhe popullin tend!I uroj specialisteve te Komanit sukses pa e politizuar dhe larg Berishes!
Nuk eshte pune Berishe !Z, Ndreca nuk kuptoj pse nuk thua qarte : Kultura e Komanit eshte hallka lidhese historike Ilir-Arber -Shqiptare.Aty eshte Mesjeta katolike e shqiptarve dhe referenca e vashdimesise heroike.Historia eshte e ketyre zonave. Edhe nje beteje qe e beri ne Berat ,Skenderbeu e humbi prandej vashdo me kembengulje mbroitjen e Komanit. tung
ndreci barbar qe duket qarte nga dialekti sllavo kaukazian qe shkruan
paska dale ne mbrojtje te antikitetit ..skane bese malokovicet qe shkaterruan shqiperine ..e asidhje nuk kane me kulturen e komanit sepse atehere ishin ne kaukaz duke i rene ciftelise ..maje maleve me ato valley me daulle si ne nju zeland maoret ..pisa
I shkreti ti per veten tende!
Konstantin….. Ti qenke komplet rrocke.
Nuk kam pa shkrime ma dinjitoz se shkrimi qe paraqitet nga nji shkodran serioz dhe vertet i devotshem ne mbrojtje te identitetit te vet kombit qe na lidhe me trashgimin e te parve tone Ilir.Gegnishtja e z.Ndreca asht majfte e bukur ne perdorim dhe shprehese.Kujt mos ti pelqejn asht e drejte e gustos se tije.Por ketu gegnishtja mbron origjine e te gjitheve e ne vecanti te Gegeve.Te gegnishtes nga lindi origjina gjuha e vjeter ku i madhi arberesh Gjuzepe Katapano e vlerson si gjuhe e pare e njerzimit,dhe asht aq e vjeter shqipja sa dhe rraca e bardhe.
Nji vrejtje z.Ndreca:
Per nji gja jemi te sigurt.
Shkruaje:
Per nji gja jena te sigurt.
Kritikuesit jane nen nivelin tend.Me keta jam i barabrt ne nivel dhe mund ti hedhim dorashkat(dorezat).
Faleminderes per gjuhen e shkruar dhe kauzen qe mbron zotni Ndreca.
Protesta dhe kerkesa per ruajtjen e monumenteve te kultures dhe ate te Komanit eshte mese e drejte.
Shkrimi gegerisht eshte kot,i heq vleften dhe temes qe trajtohet.
Nje gazete serioze nuk duhet te botoje artikuj jashte gjuhes letrare,me dialekte “katunaresh”.
Zoteri mbishkrimet e gjetuna ne keto troje arkeologjike deshifrohen ma shume e ma me gjuhen e vjeter shqipe e dialektit GEGE.E jo gjuhe katundaresh si don ta injorosh, e juaja gjuhe moniste e Hoxhes qe Yllit i thoshte Illi.Kupto te pakten se si do e lexonte Pyllin.Turp qe te flitet me gjuhe letrare duke dasht te thuash Pylli.Kanga korcare O vemi O s’vemi do na banalizonte krahinen dhe cdo vesh te ndigjuesit e jo ma qytetin e Korces.
O vemi O s’vemi
Ne mes te Py(i)llit do vemi
Atje ku zogjet ndertojn folen.
atje dhe neve te ngrejm folen.
Gjeja me e mire te mos fyeni njerzit sidomos ato qe jane shume ma me nivel se te gjithe keto rrapshtina komentatoresh pa taban e karater.Ju doni te shprazeni tuajen qe e kujtoni se e keni plot.Per ti mbushur m,endjen tjetrit.Por, sa do ta shkundeni e ta tundeni permbys ate dreq krejet nuk bi asgje se e keni bosh.
Dhe se fundi.
Gjuha ma shume e ma mire ne origjinalitetin e vet te paster ruhet pikrisht tek katundaret aty ku nuk hyjne te shkolluarit.Pikrisht aty ku mungon rruga e makines.Sepse nuk kane depertue te huaj qe ta bastarllojne gjuhen.
Ne mos gabofsha ishte Kostandin Kristoforilli apo ndonji albanolog i huaj qe ia thej vezet nji e nga nji katundares ne treg qe ti merrte te gjitha fjalet qe nxirrte me duf nga goja.Ti shenonte ne leter dhe ne fund ia pagoi te gjithe vezet.Duke mbetur miq.
O filan fisteku edhe ty nuk te kenaq asgja pervec kokrra e fishekut ne gjatesine e kallamit ne prapanice.
Pershendtej ne kenaqesin si per njerzillek shkodranshe.