Nga Alida Beqiraj
Qysh prej 15 dhjetorit të vitit 2010 kur hyri në fuqi regjimi i lëvizjes pa viza të qytetarëve shqiptarë drejt hapësirës “Shengen”, e deri tani, Bashkimi Europian ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nëse vazhdohet me rritje të numrit të azilkërkuesve, Shqipëria do të rrezikojë liberalizimin e vizave. Duhet thënë që në fillim se kjo është dicka madhore që nuk mund të ndodhë, ose nëse do të ndodhte, do të sillte pasoja në vetë ekzistencën e BE-së si konstelacion politiko-ekonomik.
Shqipëria, por edhe vendet e Ballkanit kanë plotësuar disa kushte për të përfituar lëvizjen e lirë, si pasaportat biometrike, rritjen e sigurisë në kufi, trajtimin e të kthyerve, etj..të cilat nuk janë shkelur dhe që nuk kanë lidhje të drejtëpërdrejtë me rritjen e kërkesave për azil. Nga ana tjetër, zhbërja e lëvizjes së lirë do të sillte plasaritje të pakorrigjueshme në procesin e integrimit në BE të këtyre vendeve, jo thjesht qëndrim në vend, por kthim pas. Jo vetëm simbolikisht, por edhe teknikisht, lëvizja e lirë shkon paralelisht me ecurinë e procesit të integrimit, pas ratifikimit që i bëhet Marrëveshjes së Stabilizim –Asociimit nga vendet anëtare, hap i rëndësishëm është ai i lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Mendo pastaj, se cfarë pasojash do të kishte për Shqipërinë, që pasi ka marrë statusin e vendit kandidat, është në pritje të fazës tjetër, hapjes së negociatave për anëtarësim.
Një BE me një Angli që kërcënon se do të dalë nga Euro, një Greqi në krizë financiare të vazhdueshme që po ashtu paralajmëron daljen nga Euro, një BE pa Ballkan dhe me rrezikun e Rusisë të bërë public edhe nga kancelarja Merkel, se nuk është cudi të ketë fatin e Ukrahinës, me rrezikun e sulmeve terroriste në zemër të saj – a do të kishte kuptimin e një Unioni?
Shifrat alarmante përballë “safeguard clause”
Por nga ana tjetër, a janë bindëse arsyet që Europa që prej 2010-ës, nuk harron të na kujtojë se do të zhbëjë liberalizimin e vizave në rast se ne, por edhe vendet e Ballkanit në tërësi, nuk kuptojmë se nuk “u bë deti kos” që të pranohen kërkesat për azil. Kjo ishte një shprehje e përdorur para ca ditësh nga një zyrtar belg në Shkodër (rajoni prej nga regjistrohen më shumë kërkesat për azil në Belgjikë, rreth 90% e kërkesave). Gjuha është e ashpër, por arsyet janë bindëse, sepse shifrat e aplikantëve për azil janë alarmante, aq sa bazuar në to, vendet kryesore pritëse kërcënojnë me aktivizimin e asaj që quhet “safeguard clause” klauzolë mbrojtëse që eleminon lëvizjen pa viza.
Edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë, duhet kuptuar se situata nuk është më ajo e para vitit 2010,, kur psh. vetëm Gjermania (nga viti 1990 deri në 2010), u ka akorduar statusin e refugjatit rreth 180.000 shqiptarëve (179.805). Pas liberalizimit të vizave në 2010-ën, po aq sa është rritur numri i kërkesave për azil, është rritur paralelisht edhe numri I mospranimeve të këtyre kërkesave. Vetëm në 2012 janë bërë në Gjermani më shumë se 5.000 kërkesa nga shtetas shqiptarë për azil, shumica e të cilave janë hedhur poshtë. Në vitin 2014, po në Gjermani, statistikat tregojnë se pas kërkesave për azil nga Siria, e cila zë vendin e parë(39 332 persona), më pas Serbia, Eritrea dhe Afganistani, Shqipëria renditet e pesta me 7865 kërkesa për azil, sic shihet nga 2012 deri në 2014, vetëm në Gjermani ka një rritje të kërkesave të shqiptarëve me më shumë se 2500 vetë.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë, dhe për këtë duhet të informohen nga strukturat qeveritare, se Europa e ka mësuar tashme që shumica ekërkesave për azil me shkak gjakmarrjen janë të rreme apo se numri I aplikantëve shqiptarë fals për azil që pretendojnë se janë nga Kosova është i arkivuar,(149253 kërkesa të rreme nga viti 2007 deri në vitin 2012).
Ballkani, më shumë kërkesa se Siria
Sipas EASO “European Asylum Report Office”, 28 vendet e Bashkimit Europian kanë marrë më shumë kërkesa për azil në vitin 2013 nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor sesa nga Siria. EASO raporton se së bashku qytetarët e Serbisë, Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës numërojnë 72 840 kërkesa për azil ose 17% më shumë krahasuar me 50,495 kërkesa të bëra nga sirianët. Të parët nga azilkërkuesit janë serbët – më shumë se 20,000 – të ndjekur nga kosovarët, maqedonsit dhe malazezët. Përqindja e pranimit nga këto vende ishte tepër e ulët, vetëm 3.8%, dhe ky për BE-në është një “problem serioz”.
Sensibilizim pa fryte
Në vend të deklaratave të tipit “do t’ju marrim atë që iu dhamë”, do të ishte më mirë që BE të shtonte kontaktet me vendet e Ballkanit për të parë sesi mund të punohet më mirë dhe sesi t’u vihet në ndihmë këtyre vendeve nëpërmjet dhënies së informacionit për të parandaluar abuzimet në sistemin e liberalizimit të vizave. Ka pasur fushata sensibiluese dhe bashkëpunim, por që mesa duket, deri tani kanë qenë jo të frytshme dhe pa rezultate, përkundrazi. Duket se nuk mjafton vetëm masa e ndalimit të hyrjes në zonën shengen për një kohë të caktuar për ata që shkelin rregullat e qëndrimit me vizë në vendet e BE, as rikthimi me forcë në atdhe i atyre që u mohohet e drejta për azil.
Duhet punuar me dhënien e plotë të informacionit dhe sensibilizmin e qytetarëve të Ballkanit se në vendet e BE-së kanë filluar të shkelen rëndom rregullat e trajtimit të një personi që aplikon për azil.
Në Itali,psh.: personit që bën një kërkesë për azil I jepet një leje qëndrimi jo e vlefshme për punë, leje që I mundëson mundësinë e qëndrimit brenda territorit të vendit dhe shfrytëzimit të trajtimit mjrekësor dhe shkollimit të minorenëve. Pas kërkesës për azil, prefektura duhet të derdhë një asistencë financiare rreth 800 euro, që nuk derdhet gjithmonë ose edhe në rastet kur derdhet, kjo bëhet me disa muaj vonesë. Në Itali është ngritur disa herë shqetësimi se është e pamundur që të përbalohet fluksi I shqyrtimit një për një të këtyre kërkesave. Rrjedhimisht, koha që pritet të merret në shqyrtim një kërkesë azili shkon nga 15 muaj deri në 24 muaj, kohë kjo kur Komisioni Qëndror për Njohjen e Statusit të Refugjatit merr në shqyrtim kërkesën. Kjo kohë e gjatë i bën të pashmangshme efektet negative sociale, fjetjen nëpr rrugë, ura, stacione treni ose punës në të zezë.
Njerëzit duhet të informohen se vetëm 10 përqind e kërkuesve të azilit në Itali, marrin një përgjigje positive, 90% të tjerërëve u hidhet poshtë kjo kërkesë. Këta njerëz duhet të informohen se edhe nëse arrijnë të dalin para këtij Komisioni, koha që do t’u jepet në dispozicion për të shpalosur provat legjitimuese së kërkesës për azil, mund të jetë dy orë, por edhe 5 minuta. Ata duhet të dinë, se mungon një ligj I struktuar mirë për këtë ceshtje, se personat që kanë histori të njëjta abuzimesh, marrin shpesh përgjigje të ndryshme, se vendimi në të shumtën e rasteve është i marrë në bazë kriteresh jo objektive.
Shkelja e rregullave te azilit
Personave që në vendin e vet të origjinës kanë pasuar ose rrezxikojnë të pësojnë persekutim, (si tortura fizike apo psikologjike apo dënime të padrejta) për shkak race, feje, përkatësisë në një grup social apo politik. Azili jepet në zbatim të nenit 1 të Konventës së Gjenevës të vitit 1951. Sipas Komisionit të Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR), Italia tregon shifrat më të ulta të dhënies së azilit krahasuar me vendet e tjera të BE-së dhe është akuzuar nga Gjermania – që nga ana tjetër është vendi më i madh mikpritës – se shkel vazhdimisht dispozitat europiane sa i përket azilit. Strukturat qeveritare gjermane kanë akuzuar Italinë se refugjatët nuk kontrollohen dhe nuk regjistrohen me qëllim që të lihen të lirë për të kaluar drejt Gjermanisë. Një problem tjetër është ai i azilkërkuesve në BE i personave nën 18 vjec, të pashoqëruar, të cilët sa vjen e rriten. Në 6 muajt e fundit të vitit 2014, ky numër është rritur me 3 deri 4%.
Problem europian
Aplikimet për azil, tashmë nuk janë më një problem, gjerman, Italian, belg, apo anglez, ato janë një problem europian. Europa ka nisur të mos konceptojë më pranimet për të ardhurit nga kushte ekstreme mbijetese, nga kriza në lindjen e mesme apo dhuna brutale e ISIS-it në Irak, mendo pastaj sesa pak shance kanë të ardhurit nga vendet e Ballkanit. Po t’í shtosh kësaj pasojat e sulmit terrorist në Francë dhe alarmin e BE-së për rritjen e masave të sigurisë ndaj emigracionit illegal, rezulton se pranimet e kërkesave për azil do të jenë aq minimale, sa nuk ia vlen të flesh muaj të tërë nëpër stacione trenash.
Pse nuk duan ta pranojne keta europianet se kerkesat per azil nga shqiptaret vijne sepse KA DESHTUAR SISTEMI POLITIK I VENDOSUR NE SHQIPERI NE 1990-ten!!!!
Vete europianet kane HESHTUR kur DIKTATORI FASHIST Sali Berisha ka punuar me te gjitha menyrat per ta shkaterruar shtetin shqiptar dhe ata e kane mbeshtetur ate!!!
Asnjehere gjate 24 vjeteve Europa nuk e ka kritikuar banditin Sali Berisha se po ndiqte nje POLITIKE FASHISTE ne Shqiperi???
As ngjarjet makabre te 97-tes nuk ju mjaftuan per te pare se kush ishte Berisha,as 21 janari nuk mjaftoi,as vjedhja e votave,as 26 te vraret ne Gerdec,as SHITJA E DETIJ JON Greqise,as VENIA NEN KEMBE TE DREJTESISE SHQIPTARE NGA KLIKA E BERISHES aq sa tani nuk mjaftuan 1 milion vota per te ndrequr Shqiperine MESJETARE qe la pas Berisha!
Mire atehere,po TANI PSE HESHTIN kur e shohin se ne Shqiperi nuk po i denon KRIMINELET DHE HAJDUTET???
EUROPA KURVE!
Ja keshtu ka qene dhe do jete!!!
Rezart po pse nuk thua SIg i Shtetit, se nese e provon ne kurriz ajo strukture punon per te gjithe,,,deri me 23 qershor te pakten edhe sot kunder mbeshtetesve te edi Rames. Kam pare alamet profesoreshash bashkepunetore te asaj struktura qe kane bashkepunuar me te kunder Edi Rames, une kam emra…
europa eshte pergjegjse per varferine ne ballkan ata kane futur nje politke ne ballkan perca e sundo ku e perdorin ballkanin si nje koloni te Vogel
vizat i hoqen se kishin interes te tyre sepse me pashaporta biometrike i kontrollojne te gjithe kane edhe friken e rusise per nje kthim ne ballkan nuk e keni idene sa urrehen popujt ballkanik ne europe ata preferojne cdo rrace pervec ballkanasve
Po nuk besoj se na urrejne. PO te behemi ne edhe ata do na pranojne. bashkimi i shteteve te europes eshte nje enderr e vjeter. po ne jemi 5oo vjet mbrapa ne mentalitet, atje ne veri rine e ruajne njeri tjetrin kur do enxjeri koken ti bjere. Nuk kemi fare komunikim edhe midis te ashtuquajturve intelektuale. ju i shihni ne debate sherrosen si arrixhinj. Nuk e kemi ne balle te shkruajtur europe!
Nuk e di me vjen shume keq. Nuk po ka individe avanguarde, njerez qe te jene partnere me te huajt, nuk ka me asistence neper ministrira, nuk punon njeri…
Eshte mandati i pare duhet mbajtur tempi deri ne fund, po mua me duket se keta qeveritaret jane femije mamakash nuk kane fuqi fizike jane te shkrehur, ose nuk kane punuar me pare ne administrate nuk e di se di. Si hallve e ftohte.
Ose thjeshte nuk ka dashuri per ta bere kete vend.