“Doganieri më i varfër ka një supershtëpi të supermobiluar, doganieri më i pasur nuk e di as vetë çfarë pasurie ka”.
Më erdhi nëpër mënd kjo sentencë, kuptimi i të cilës,në fakt, mund të jetë po aq atributiv, sa për punonjësit e doganave, edhe për ata të tatimeve, edhe për ata të drejtësisë, të policive e drejtorët e burgjeve, edhe për drejtorë, ministra, kryeministra etj., ndërsa lexoja lajmin se dy titullar institucionesh të rendësishme nënshkruan një marrëveshje që, ndër të tjera, i hap rrugë edhe hetimit të pasurive të doganierëve.
Sipas lajmit: drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali, dhe drejtori i Përgjithshëm i Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive(ILDKPKI), Shkëlqim Ganaj, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për komunikimin dhe shkëmbimin e të dhënave.
Kjo marrëveshja përmbledh edhe paktin për hetimin e të gjithë punonjësve doganorë, të cilët kanë shërbyer në këtë sektor të rendësishëm të administratës shtetërore.
Firmosja e paktit përmban detyrimin ligjor sipas të cilit e gjithë administrata doganore do të hetohet për fshehje pasurie dhe konflikt interesi, ndërsa doganat angazhohen të bashkëpunojnë me ILDKPKI në dhënien e informacionit të kërkuar.
Drejtorja Spiropali ka bërë të ditur se marrëveshja bëhet me synim marrjen e masave displinore ndaj personelit doganor.
“Ky nivel bashkëpunimi është në kohën e duhur, në mënyrë që ndaj të gjithë zyrtarëve që do të gjenden në shkelje të ligjit, përvec kallëzimit penal në organin e Prokurorisë, të merren masa administrative me largim nga puna”, ka qenë deklarimi i drejtuesit të Inspektoriatit Shkëlqim Ganaj, i cili ka bërë me dije, gjithashtu, se këtë vit ILDKPI do të fillojë kontrollin e punonjësve të administratës doganore nga viti 2003. Mirëpo pse pikërisht nga viti 2003?
Përmbajtja e lajmit, sigurisht që është i admirueshëm, pasi nisma e dy titullarëve rreket të pastrojë diçka nga pasurimi abuzivist i punonjësve të doganave, vendosja e pasurive të të cilëve nëpërmjet ushtrimit të korrupsionit nuk është kohësisht segmentar.
Nuk fillon në vitin 2003, por shumë më herët për të qenë kulminant përgjatë periudhës kohore 1996-2001, kur vjedhjet e abuzimet bëheshin aq hapur sa u pataksën edhe përfaqësuesit ndërkombëtar të tipit Natali Çea, të atashuar pranë qeverive shqiptare.
Duam të themi me këtë se viti dysheme që ka vëndosur ILDKPI në axhendën e hetimit prioritar 2015, nuk është më i shqueshmi në sferën e abuzivizmit dhe korrupsionit doganor. Ai daton me qeveritë e para paskomuniste Meksi 1 dhe Meksi 2. Përfshin kontrabandën e naftës me ish Jugosllavinë, tonelatat e litrave të të cilës e kalonin traun doganor me këtë ish republik ditën për diell, duke thyer madje edhe embargon e OKB, për të vazhduar qënien prezente në gjithfarë lloj aktivitetesh të sferave të tjera të jetës, që kalonin nëpërmjet traut doganor.
Nga ky kontrabandim, nga ky korrupsion, nga këto veprimtari anti-ligjore përveç doganierëve të thjeshtë, zyrtarëve titullarë etj., kanë përfituar edhe shumë zyrtarë titullarë e “ushtarë” të thjeshtë, jashtë kësaj sfere.
Kanë përfituar e janë posedues pasurish të padeklaruara e të pahetuara ministra, zvendësa, drejtues bankash, partish politike e OJF-OJQ-sh, drejtorë drejtorish, kryetar bordesh, drejtues institucionesh kontrolluese, hetuese, gjykuese e që mbajnë në ruajtje të burgosur, apo dhe drejtues institucionesh mediatike etj., Pse jo dhe kryeministra, apo trastaxhinj të tjerë, të cilëve gjithashtu, u shkon për shtat po e njejta sentencë e atribuar doganierëve.
Sentenca që kumton po të njejtën përmbajtje, për gjithësecilin prej tyre. Pra që:
“…Më i varfri ka një supershtëpi të supermodeluar, më i pasuri nuk e di ç’pasuri ka”. Me çfarë i kanë bërë, me çfarë i kanë vënë, ku i kanë gjetur? Ja pse hetimi i pasurive të doganierëve është shumë pak, kurse ai i hetimit të gjithë shqiptarëve i domosdoshëm.
*Autori është Kryeredaktor i “shtypi.net”.
Mire e the po kujt ja the?
Jane ne rradhe te pare vete politikanet shqiptare qe kane bere pasuri qe nuk I kishin pare as ne enderr dhe prandaj nuk levizin nga vendi e duan te vdesin ne politike ,per te ruajtur pasurite e bera ne kurrizin tone.Fillojeni nga koka dhe deri tek bishti dhe do shohim cudira, nuk jane vetem super apartamentet por edhe vilat e tokat gjithandej Shqiperise. E kane zhvatur dhe vazhdojne ta zhvasin kete vend sikur ta kishin pasurine e gjyshit.me dogana, tatime, gjykata e OJQ-ra e cdokush qe ka patur ne dore nje firme per te vene.
Nje nga nje…..
Do vene aty ku kane vendin maskarenjte qe e ropen popullin per 25 vjet, pa meshire, si cimka gjakpirese.
Edhe laboratori i Enver Hoxhes i droges na habitiiiiiiiiii
Oj ti shyti ke shkrujt bukur fort por kujt po ja shkrun ato se kta qe bojn ligje jane vete haxhinj e vet kadinj, vete firmosin e vete vulosin shkresat qe ja fusin popullit varfer dhe jo vetes tyne. shih cpo bojne me dritat, po i futin nburg per dhjet pare tqelbta, do ti morin ene shpit tash kush ska pagu rrymen, e merni vesh se cbohet a jo.
Shkrim i forte, mareveshje per tu pershendetur.Mbetet te shohim rezultatin.Shume i vertete problemi shqetesues qe ngrini zoti Xhovan.
Nuk di shume per ta tjerre gjate kete problem por dua te them :
—————————————————————-
Juve qe kini marre kete nisem qe per mua eshte e shkelqyere po qe se do te beni histori dhe te mos ju harrohet emri ne breza do te jete shume mire ta filloni ashtu siç fillon alfabeti i te madhes Shqiperi ne “A” dhe po patet kallçe çoheni tek “ZH”d.m.th fillojeni nga viti 1991 dhe bjereni me durim dhe aftesi deri tek viti 2015.
Me keto materiale ju dhe populli shqiptar mund te pregatis nje biblioteke te stermadhe per te arkivuare dengjet qe do te pasqyrojne brenda te gjithe hajduterine shqiptare,por nje gje ta dini dhe te kini parasysh se mabas kesj çdo shqiptar do ti vere nje rreth hekuri kokes dhe te mendohet mire per tu bere POLITIKAN qe deri tani ky emer personifikon HAJDUTIN me çizme.A ka veshtiresi kjo pune,une them se ka shume por kush ka guxim dhe trimeri ja del dhe ja del mire bile.
Te lumte xhovani, te hetohen qe cke me te. Po them se duhet te hetohen edhe OJQ-te me kete rast! Te gjitha mendoj!! Disa individe kujtojne se i kane “kopsitur” mire letrat e finnacave ne OJQ apo NGO por gabohem. nuk duhet shume per te hetuar e zbuluar. Atehere do kisha qejf te lexoja dicka nga ti…
Po ti ke ndonje shoqate o Xhovani? Apo vetem ate me shuperken??
PERSE jENI KAQ NAIVE,
ASHtU U HEtUA DHE 21 jANARI
U HEtUA GERDECI
U HEtUA ARBEN IMAMI ME tREGEtINE E ARMEVE
DO HEtOHEt PSE NUK ULEt CMIMI I NAFtES
DO HEtOHEN DHE DOGANjEREt.
PASKENI QENE NAIVE DHE tE tRASHE.
KEtA AS HEtOHEN DHE AS DENOHEN.
DHE PO tE HEtOHEN ,NUK DENOHEN.
QEVERIA RAMA QENKA QEVERI HEtIMI DHE MASHtRIMI.
POPULLI KERKON PUSHtEtARE PAS HEKURAVE,DHE jO FSHAtARE PA BUKE.
o popull akoma je ne gjum po kur do te qohesh nga gjumi letargjik qe te ka pllakosur kur do tju hapen ata dreq sysh qe te shikoni se qa behet tash e 25 vite po se dini se ti ke armen me qudiberese qe quhet VOTA se dini se ti i ke ne dore keta lalakros te shqiperise atehere kur tju vije dita beje tanden o popull fshiji nga faqja e dheut te gjithe qelbesirat e kesaj toke qe quhet shqiperi dhe keti popull qe quhet shqiptar perulem para jush zoti ju bekofte mos e harroni voten te gjithe ne kembe kur te vijne votimet e rradhes flm.