Xhamia e Durrësit
Nga Robert Thomanikaj
Feja e drejton(te) njeriun në jetë nëpërmjet frikës ndaj Zotit. Ligji juridik e drejton njeriun nëpërmjet frikës së dënimit nga shteti. E para ka nisur ti lirojë vendin të dytës qysh nga koha romake e deri më sot, dhe ka ngelur pjesërisht vetëm në disa vende të fesë myslimane. E dyta nuk e ka shmangur akoma plotësisht të parën as në vende të botës kristiane, (biles po tenton vitet e fundit të zerë vendin e humbur).
Për dënimet e të parës as që është nevoja ti përmendim, sepse nuk dua të sjell depresion tek lexuesit, me skenat makabre të saj, qysh nga kohët para-antike e deri më sot. Dënimet e të dytës i njohim, biles dimë edhe ku ka mbetur akoma dënimi me vdekje, apo sa ësht dënimi maksimal në Norvegji ose Itali. Dënimet e të parës, ndonëse vende-vende dhe në kohë të ndryshme kanë patur disa kode të shkruar, si sheriati, ligjet e vjetër biblikë, etj., i kanë lënë një hapsirë të madhe fantazisë së dënimit nga fetarët gjykatës, përveç kësaj kanë qenë shumë të rrepta, dhe kodifikimi i tyre nuk i është përgjigjur më zhvillimeve të marrdhënieve të mëtejshme të njeriut dhe gjithë evolimit të tij mendor, kulturor, shoqëror, (këto evolime i pranojnë edhe fetarët, ndërsa evolimin biologjik vetëm disa prej tyre, ndaj dhe nuk e shënuam). Ndërsa dënimet e të dytës janë të mbështetura vetëm në ligjin e shkruar në kode të ndryshëm, kode këto të cilët përpiqen në çdo kohë ti përgjigjen këtij zhvillimi njerëzor, e të cilët japin dënime më të lehta nga ato fetarë dhe më të ndryshëm, në varësi të veprës anti-ligjore të kryer nga individi ose grupi i caktuar.
Mbas masakrës së fundit në Paris, ka mjaft zëra se duhet të ndalohet me ligj ofendimi i fesë dhe i profetëve. Kështu nuk do të ketë më prekje në sedër të besimtarve, -thuhet. Kështu nuk do të ketë më vrasje, -është justifikimi.
Dakort, për një moment bëjmë siç thonë këta njerëz me këtë llogjikë. Vendosim ligj për mos-ofendim feje, për mos-ofendim profetësh, për mos-ofendim-martirësh (po të doni), për mos-ofendim-besimi dhe besimtarësh (nëse dëshironi), dhe çfarë të doni ju njerzit e fesë me shpirt aq të ndjeshëm. Pas kësaj çdo ofendim dënohet. Dakort!?
Mirpo… (po u drejtohem këtyre të fesë myslimane, meqë ky problem është ngritur në 99% nga një shumicë e tyre), a nuk është ofendim e gjithë kjo botë perëndimore e shthurur për myslimanët e mirë, të cilët jetojnë mes saj!? A nuk janë -sipas besimit të tyre- gjithë besimet e tjera një ofendim për fenë e tyre!? Gjithë këto pije alkolike që konsumohen, a nuk janë në kundërshtim me fjalën e Allahut, kështu një ofendim i hapur ndaj myslimanëve komshinj e kolegë? Po ai mish derri aq i shijshëm, me të cilin bota jo-myslimane dhe jo-fetare përlyhet si mos e më keq, a nuk është një ofendim i hapur i dokrinës së shenjtë myslimane!? E sa e sa të tjera fenomene larg dhe në kundërshtim me ato norma etike dhe (biles edhe) juridike, si sheriati p.sh., a nuk janë të gjitha këto ofendime ndaj asaj fjale, që ai Allah i gjithë këtij Universi pa fund, na dha ne njerzve nëpërmjet Muhametit!? E biles (po të kalojmë në historinë kuraniste), po gjithë ai ofendim që i bënin dëgjuesit analfabetit Muhametit, duke e quajtur të çmendur, a nuk është një ofendim për dëgjuesit e fjalës së Allahut?
Të gjitha këto ofendime janë, ndaj edhe dikur në mesjetë zhvilloheshin luftra pikërisht për këto gjëra. Sepse njerëzit duheshin shpëtuar nga kthetrat e djallit. Kështu niseshin kryqëzatat të sillnin në udù të pafetë e Lindjes, -sipas tyre. Kështu niseshin edhe ushtritë myslimane drejt Europës, tu tregonin të paudhëve rrugën e Allahut, -sipas këtyre të tjerve. U vranë, u copëtuan, bënë paqe, vasalitete, e prapë luftra, e kështu hendeku i tyre ekziston, megjith marrveshjet dhe bashkpunimin, ngaqë ia kanë nevojën njëri-tjetrit.
Tani disa do thonë, se nuk mund të krahasohen karikaturat ndaj Muhametit me atë alkol, që çdokush pi për veten e tij. Po
këta e thonë kaq lehtësisht, (se mos thashë: kaq mëndjelehtësisht, sepse akuzohem për ofendim) : ti bëj jetën tënde dhe unë timen, ama mos ma karikaturizo profetin, as mos u tall me fenë time, sepse unë prekem në ndjenjat e mia dhe në dinjitetin tim. E të mos harrojmë, se ne europianët kemi vërtet ligje që mbrojnë ndjenjat dhe dinjitetin e njeriut. Po, e kemi me ligj.
Mirpo, -dreqi e marrtë, e thashë edhe më lart: ja e vumë me ligj këtë mbrojtje- a nuk janë po këta fetarë dhe besimtarë myslimanë që kërkojnë futjen e mësimit islam në shkolla, futjen e ushqimit islam në shkolla, lejimin e ezamit pesë herë në ditë, krijimin e partive islame dhe pjesmarrjen në drejtimin e shtetit, mbulimin e vajzave dhe grave me shami, disa edhe me ferexhe, lejimin e mësueseve me veshje islame, festimin e festave fetare myslimane, së fundi edhe lejimin e policisë islame, grupeve të kontrollit islam për veshjet e qytetarve, mbylljen e dyqaneve me artikuj erotikë, dalë e nga dalë edhe mbylljen e dyqaneve të pijeve alkolike, të kinemave, të diskotekave, së fundi të mosdaljes së grave në punë, mos-lejimin e vajzave në shkollë, biles-biles këto shkollat mund të mbyllen fare sepse janë tempuj të djallit, pasi dhe në Kuran as flitet fare për të shkuar në shkollë, (Allahu nuk harron, pra përkastile nuk i ka përmendur shkollat e nxënësve), së fundi të gjithë do quhen Muhamed, të gjithë të veshur me çarçaf të bardhë, të gjithë vëllezër të një feje dhe ideali, parajsës me 70 virgjëresha.
Te gjitha këto ligji juridik perëndimor, (por dhe në disa vende me pollusni myslimane), i lejon tërësisht ose pjesërisht. A nuk janë ndalimi i këtyre fenomene një ofendim për myslimanin e rregullt, që jeton në këto vende me ligje juridike dhe jo fetare!?
Ha-ha, na bëre për të qeshur, do ironizojë ndokush. Jo, unë nuk ironizoj fare. Unë po hedh këtu pikërisht ato që kërkojnë myslimanët: vendosjen e ligjit që ndalon ofendimin e fesë, e profetëve, besimtarve, e kështu me radhë vijnë këto. Ku fillon e ku mbaron ky ofendim? Ku fillon e ku mbaron ky ndalim me ligj? Le të dali kushdo mysliman e të prezantojë një ligj të caktuar për ndalimin e ofendimit fetar! Unë jam i sigurtë, se po ky mysliman kaq besimtar i mirë, do të kundërshtohet, do të ofendohet, do të shahet, do të kërcënohet nga besimtarët e tjerë myslimanë! Nëse tregohet i moderuar, do të kundërshtohet nga ata më radikalë. Nëse do të tregohet i rreptë dhe radikal, do të kundërshtohet nga ata të moderuar. Ndaj unë i pyes këta njerëz kaq naivë, kaq pa shkollë e dije, kaq të papërgjegjshëm para asaj rruge të kaluar njerëzore me vrasje dhe ndalime: përse nuk e pranoni këtë ligj juridik europian, i cili është rreth 99% i shkëputur nga feja (shpresoj të shkojë 100%), i cili është gjithnjë në përmisim, dhe i cili i konsideron të gjithë subjektet të barabartë? Përse kërkoni ligje fetare, të cilat e masakruan njeriun për mijra e mijra vjet? Përse kërkoni kufizime juridike në lidhje fenë, kur dhe për vetë fetarët masa dhe lloji i ofendimit është relativ? Përse nuk dalloni dot, se ligji fetar nuk mund të reformohet, pasi gjithsejcili zëdhënës i tij pretendon se ai vjen nga Zoti? A mund të reformohet një ligj që vjen nga Zoti (Allahu)? Dhe a mund të banalizohet ky Krijues i këtij Universi pa fund në kohë, hapsirë e dije, me ca rregulla mesjetare, (të krijuara kështu që kështu nga koka e njerëzve), të cilat nuk mund ti mbulojnë të gjitha aktivitetet e njeriut të sotëm, vetëm nëse ne do të duam të kthehemi në mesjetë?! Pse, a doni vërtet të ktheheni në mesjetë?
Kaq kisha unë. A ka më hapur se mund t’ju flas? A mund t‘ju përgjigjuni këtyre pyetjeve kaq të thjeshta!
feja dhe besim jane shume personale dhe nuk ka pse fyhet njeri pse behen karikatura te Muhametit a Krishtit – ne fund te fundit ne per nja 50 vjet kishim Enverin ne vend te Muhametit dhe Krishtit dhe harronim prindrit tane.
Pjesa alsace lorraine ne France,ku ka shume pak myslimane hoqi vetem para do dite ligjin kunder ofendimin ndaj fejes!
Anglia edhe amerika Kane po kete ligj,edhe pse asgje vone Kane ardhur mahometanet!
…sepse nuk mund te besh ligje per besime e mendime abstrakte e apsurde dhe kur tjetri ngre bythet larte sbesoj se duhet nje ligj per kete.Ne shkallen e njerezimit instiktet nuk regullohen me ligj dhe si rjedhim ato mbeten gjithmon instikte.
Deri me sot nuk kam degjuar te tallet Papa dhe ta bejne karikature ,asnje
Islamist ,por kam pare qe ne sheshin e vatikanit kishin shkuar mysliman per ta respektuar Papa Franceskun ,prandaj mos i hidhni benzine zjarrit,duhet te respektohet cdo fe dhe ne vecanti Profetet .Demokracia nuk eshte vetem per te nxjerre bythen jashte ,si dhe per te bere seks ne rruge e cet cet ,por dhe per ta mbuluar ate .Midis ketyre Ekstremeve qe ka gllaberuar njerzimin ,une do te zgjidhja njerzit religjioze qe dalin te mbuluar .
Te gjithe njerzit fetare dalin te mbuluara ,psh Nonet katolike jane me shamija ,budistete me shamija .Persa i perket ligjeve te tyre ,cdo njeri eshte i lire per tu konvertuar ne fene qe i pelqen.
Vetem na difto ti sa leke te ban bileta (vetem vajtje) per arabi saudite,
dhe une te ndihmoj ta blesh.
dhe une po i siguroi ”hurin” gratis qe te shkoi i kenaqur…..hahhahaha
Nuk eshte e nevojshme te ndrosh shtet ,ajo eshte ne shpirt .
Zoti Robert.
Feja e KRISHTERIMIT nuk ka kuptim dhe nuk ka personalitet,nuk di per Myslimanizmin.
Pervec qe eshte nje Fe e ardhur me dhune dhe me shpate ne kushtet qe u krijua ka qene Roma dhe kjo ka nenkuptimin e saj.
Bibla u shkrua ne gjuhen Greke dhe bazohet e tera ne Mithollogjine e saj qe me Isus d.m.th Greq isht i perdorshem me lindjene tij ne Shpelle njesoj si Zeusi ne Shpelle ne Krete.
Dymbedhjete perendite zevendesohen me dymbedhjete Apostujt,parthena Athina qe ne shekullin e 4t e quajten Ajia Athina,pastaj Maria Parthena d.m.th.e Virgjer dhe “njerezit”e besonin.
Dhe pastaj thane qe nuk u gjend ne varre?
A eshte ky besim per njeriun Europiane?
Greket e vjeter krijuan Perendite sepse njeriu eshte i keq nga Natyra dhe Perendite ishin shembelltyra e tyre,me Lirine,Dialogun,Demokracine etj.
Ne Diktaturen e Dogmave nuk ka patur opozite apo diskutim,fjala Erotas nuk njihej,kush ishte i ditur digjej,prandaj u quajt periudha e Rilindjes se rilindi Greqia e Vjeter.