Një ilaç shqiptar për Charlie Hebdo

16 Janar 2015, 20:46Blog TEMA
Një ilaç shqiptar për Charlie Hebdo

Nga Enklid Pelari* 

 

Ligji është një normë e konceptuar nga shoqëria në një kohë të caktuar që duhet ruajtuar dhe e cila po u shkel sanksionohet me penalitete. Në disa raste konsiderata për këto norma ndryshon. Një rast I tillë është ”sakrilegji”. E drejta romake si burimi kryesor i së drejtës konvencionale e dënonte sakrilegjuesin me dënimin më të ashpër që mund të jap një ligj. Po ashtu të gjitha shoqëritë e botës përgjatë shekujve e kanë dënuar këtë akt duke marrë në konsideratë impaktin social, përjashtojmë këtu dy shekujt e fundit.

Sot Perëndimi ‘’sakrilegjin’’ e lejon nën justifikimin e lirisë së shprehjes e cila duhet ruajtur me çdo kusht. Në fakt duhet bërë një ndarje midis lirisë së shprehjes dhe lirisë së ofendimit dhunë-nxitës i cili më pas mund të bëhet faktor destabiliteti social. Nga ana tjetër të tentosh të ndalosh sakrilegjin nuk do të thotë të jesh kundër karikaturave apo artit në përgjithësi, përkundrazi.

Nëse sot fjala bie do dilte dikush, psh një shtaz me fizionomi njeriu dhe të bënte karikatura me gazetarët e vrarë, ose ti përdhoste viktimat e tyre duke nxjerrë foto nga kufomat e masakruara dhe duke u tallur me mimikat apo pozat që ato mund t kishin marrë pas sharrimit nga plumbat, kjo gjë do dënohej njëzëri nga të gjithë qytetarët apo njerëzit që kanë sado pak mend në kokë. Mirëpo nga ana tjetër ky dënim i opinionit publik nuk do të ishte cënim i fjalës së lirë apo censurë ndaj artit.

Filozofia e së drejtës na mëson se çdo modalitet që të shpie në krim është krim. Një shembull i kësaj është konsumi pijeve alkolike në timon. Pijet alkoolike në ligjet konvnecionale nuk konsiderohen si krim, mirëpo Kodet rrugore kudo në botë e ndalojnë pijen alkoolike në timon sepse ajo është burim aksidenti dhe krimi, për rrjedhojë të jesh i pirë në timon konsiderohet vepër penale, e nëse shkakton viktima krim.

Nëse do merrnim në konsideratë pasojat e lirisë së sakrilegjit do thonim se ai është një provokim me potenciale të larta rrezikshmërie dhe siç dihet çdo provokim nxit një reagim pasiqë njeriu dominohet nga faktorët emotivë dhe emocional sipas psikologjisë. Reagimet pastaj subjektivizohen sipas integritetit dhe temperamentit të individit. Një shkrimtar reagon me majën e lapsit, një individ me temperament skandinavi reagon me një të buzëqeshur dhe një person me precedente kriminale kundrapërgjigjet me armë. Kjo përsa i përket individit, sepse po ti referohemi pastaj efektit të turmave ku sipas Le Bon ato janë edhe më sensitive se individi dhe më ekstreme në reagim apo edhe më kriminale -sipas disa psiko-sociologëve të tjerë, atëherë mund të gjendeshim edhe përballë situatave destabilizuese, ku në rastin më të keq mund të kishim edhe precipitim në luftë civile.

Sot shoqëria jonë krenohet me tolerancën dhe harmoninë fetare, mirëpo shpesh harrojmë që është pikërisht respektimi dhe mosprovokimi fesë së tjetrit që e ruan këtë aset kombëtar. Në shkodër një rrugë i ndante dyqanet e të krishtera me ato myslimane dhe asnjëherë të krishterët nuk e ndiznin cigaren në ramazan pa ardhur akshami. Në milot të krishterët nuk e thernin derrin me datë 25 dhjetor kur ishte shënjuar, por të nesërmen në mënyrë që kur të vinin myslimanët për drekë gatimi mos të përzihej me mishin e derrit. Kjo të çon Dy km më tutje Milotit në Malbardhën emblematike të kësaj harmonie ku myslimanë e të krishterë së bashku dhanë kontributin e tyre në ngritjen e një kishë.

I jap të drejtë zyrtarëve tanë kur thonë që perëndimi të marrë shembull nga tolerana fetare në shqpëri, sepse ruajtja dhe respektimi feve është faktor stabiliteti edhe për vetë shoqëritë perëndimorë. Kjo mund të arrihet nëpërmjet nxjerrjes së disa normativave që nuk e lejojnë sakrilegjin në shoqëri, me justifikimin filozofik të shumë ligjeve të aplikuara se çdo gjë që të shpie në krim përbën krim. Sepse sakrilegji në fakt ka përbërë gjithmon një burim potencial vëllavrasjeje, destabilitet social dhe luftërash civile. E ku ka më mirë se të parandalosh në mënyrë që mos të detyrohesh të kurosh të tjera Charlie Hebdo.

*Teolog dhe studiues i fesë myslimane

12 komente në “Një ilaç shqiptar për Charlie Hebdo”

  1. katarakti says:

    Shkrim i bukur dhe i matur. Eshte ne hulline e deklarates se Papa Françeskut se “kur me shan nenen, normalisht duhet te presesh nje grusht te mire turinjve nga ana ime. Dhe se liria e shprehjes nuk te jep lirine te ofendosh fene apo simbolet e tjetrit”. Dhe Papa beri mire qe kujtoi se edhe Kisha katolike ka mekatet e veta. Qe nga Shen Bertolomeu, te kryqezatat, inkuzicioni etj etj. Si puna e francezeve me pushtimet dhe agresionet e tyre ndaj vendeve dhe popujve te tjere.

  2. Arditi says:

    Teze magjistrale !
    Faleminderit autorit per argumentet dhe per faktin qe me ne fund po lexojme dicka me vlere.

  3. Dardha says:

    Kur pi alkool pergjegjesine e ke ti. Nese i jep makines i dehur pergjegjesia bie mbi ty. Dhe nese per kete shkak ndodh aksident, ti ke kryer veper penale dhe je pergjegjes per kete. Pra veprimi ose mosveprimi yt te cojne ose jo ne veper penale.

    Ne rastin e Charlie’se karikaturistet kane kryer dhe kryejne shume sakrilegje ( jo vetem me islamin). Une per vete nuk pajtohem me to. Por sakrilegji nuk konsiderohet krim nga ligji. Dhe le ta krahasojme me rastin e te dehurit meqe moret ate si shembull.

    Ne kete rast i bie qe ti pi alkool. Nuk i jep makines, pra nuk kryen nje akt kunder ligjit. Ecen rruges i dehur dhe krijon pakenaqesi publike tek te tjeret, por jo aq sa te te kapi ligji. Pra deri diku bezdis te tjeret, por nuk thyen ligjin. Dhe diku ne nje cep rruge, dikush, qe nuk ka durim ose nuk eshte indiferent si te tjeret, por e merr personale bezdisjen qe ti mund t’i kesh krijuar, te del perpara me nje thike dhe… le te marrim rastin me te keq, ta ngul ne zemer.

    Une e kuptoj qe ato karikatura ju kane fyer, sic fyem une kur shajne, ofendojne dhe tallen me Kishen, Perendine apo figura te nderuara dhe shenjtore te besimit tim. Por, ne radhe te pare, mua Zoti nuk ma ka dhene kurrsesi te drejten ta mbroj Ate duke marre jeten e dikujt te krijuar nga Zoti ashtu si dhe une. Bile nuk me ka dhene te drejten as ta gjykoj tjetrin. Pasi po gjykova, do gjykohem edhe une me te njejten mase. Une kam per detyre, po, te mbroj besimin tim me argumente dhe bile po te jete nevoja me jeten time. Por kurrsesi me jeten e tjetrit. Kam per detyre qe edhe ne castin me te veshtire dhe ne rrezik per jeten te mos e mohoj kurre fene time. Kaq autoritet na ka dhene Zoti.

    Dhe ne radhe te dyte, une jetoj ne nje shoqeri me ligje dhe nuk mund te dal kunder tyre.

    Dhe, sikurse e tha, pak a shume, edhe Z. Andrea Stefani ne nje shkrim te tij mbi kete ngjarje, te vrasesh ne emer te Zotit, a nuk eshte shprehje e mosbesimit te vete Zoti dhe te gjithfuqia e tij per te ndeshkuar apo per te falur nje blasfemi?

  4. Dardha says:

    Dhe dicka tjeter. Eshte shume subjektive kur themi se cdo gje qe shpie ne krim eshte krim. Le te marrim nje shembull nga besimi juaj. Nje grua nuk do te veshi perce. Burri i saj insiston dhe ne fund e rreh dhe e plagos. Kjo perben veper penale. Sipas jush mospranimi nga ana e saj te veshi perce, qe eshte edhe shkaku perse i shoqi kreu vepren penale, eshte krim?

    E shikoni pra qe nuk mund te bazohemi ne kete.

    Eshte shume e veshtire te fusesh ne ligje moralin fetar. Sepse po fillove, eshte e veshtire te ndalosh, dhe nga demokraci kthehesh ne teokraci. Ne demokraci, sado te shaje Charlie te drejten time per te besuar nuk ma heq dot. Por ne teokraci, per nje fjale goje ha 1000 te rrahura.

    1. Reni says:

      Në asnje rast autori nuk e Ka justifikuar krimin qe ndodhi.

      1. Dardha says:

        Direkt jo sigurisht, por indirekt po.

  5. Maverick says:

    Asgjë nuk justifikon vrasjen, aq më pak një karikaturë. Vetëm në kushtet e vetmbrojes mund të justifikohet. Në çdo rast tjetër është vetëm krim,terror dhe kafshëri. O njerëz (në qoftë se jeni të tillë), feja është diçka shpirtërore dhe duhet të mbetet e tillë. Në momentin që ajo politizohet dhe imponohet edhe me dhunë , s’është gjë tjetër veçse një ideologji që duhet braktisur e zhdukur sa më parë, siç është bërë me nazifashizmin, komunizmin dhe me të gjitha ekstremet e tjera. E MORE VESH O TEOLOG?!!!

  6. Giacomo Pucini says:

    E pelqej opinionin e shendoshe te ketij njeriu. Kurdohere kam besuar se liria e fjales pa kufi sjell anarki. Per mua do te ishte e udhes qe premtimet e genjeshterta para nje opinioni te gjere me qelliim perfitim, pervec denimit shoqeror duhet tekte edhe kufizime ligjore. Themi se njeriu edukohet, edukohet, e eduukohet, behte i ndjeshem ndaj cdo gjeje. Le te marrim nje shembull, Mire qe ti puthesh me dike ne syte e te gjihteve, por ne se ti ne cdo rast, ben seks, ne park a ne rruge, del me shale perjashta ne ne rruge dhe u ofrohesh te tjereve kundrejt pageses, etj etj etj, Nxjerr organet gjenitale ne show tv a ne lloje te ndryshme skrinesh, valle nuk i gacmon te tjeret qe te bejen te tilla gjerea apo te terhiqen drejt shkeljeve te normave te tjera?.
    Ne fakt, mendoj se keto gjere nuk mund te rregullohen ne kete bote mbushur me hipokrizi filantropike, Ka njerez te shumet qe jane te mire, te edukuar, te shkolluar por ai “egersira” nuk pyet fare se sa i edukuar apo i ndjeshem je ti. Keshtu “egersira” mbrohet nen ligjin e hymnizuar te fjales se lire, shtypit te lire dhe te te drejtave te njeriut. Po kush eshte ky njeriu me keto te drejta? A nuk eshte njeri ai qe vdes nga uria??? A nuk eshte njeri ai qe semuret nga kondaminimi i atmosferes se ndotur prej gazrave te qe jane prone e dikujt/ Mundet qe e dhe ai pronari qe prodhon gazra helmues te semuret por ai ka para dhe shkon ne spitalet speciale kurse personi tjeter qe s’ka vec rrogen as qe i shkon ne mendje se mund ti shohe dern atij lloji spitali. Shoqeria eshte e ndare ne klasa por kalasa me xhepa te vegjel nuk duhet te luftoje vec me fjalen e lireeee. Dmth: O gogol, a me ha mune!

  7. Maverick says:

    FLM për çensurën TEMA. JE SUIS CHARLIE!!!

  8. karadai says:

    ilaci me i mire shqiptar eshte rakia (ose cannabis). Pasi ke pire ate murgeshat te duken si monaliza dhe Papa si Elvis Presley dhe ste shkon me mendja per dhune fetare…

  9. robert th. says:

    Sipas autorit, i bie qe karikaturistet te mos kritikojne asnje, sepse cdo kush mund te ankohet per ofendim dhe duhet te perballet me gjyqin, gjoben, burgun; po te vijne dhe islamistet ne pushtet, mund te perballet edhe me denimin me vdekje!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje