I pabesueshëm prononcimi i ministrit të Zhvillimit, z. Ahmetaj: “Unë dua që së bashku me ministrinë e Mjedisit, të kemi një qartësi për rishikimin e listës së importeve të mbetjeve, në mënyrë që të arrijmë të lejojmë importimin e asaj që ju e përdorni si lëndë të pare”.
Per industrinë e riciklimit lënde e parë janë të gjithe llojet e plehrave. Prandaj dhe politika e BEse është “zero mbetje në landfill” pra të gjitha plehrtat janë të riciklueshme, pra janë lëndë e parë për industrinë ricikluese.
Muaj më parë ishte zoti Koka që provokoi publikun me rishikimin e ligjit të parë të Qeverisë Rama për ndalimin e importit të plehrave, me piksynim rifutjen e importit të plehrave. Por prononcimi i Kokës, si minister Mjedisi që do e bënte mjedisin më të pastër me importimin e plehrave pësoi skifo, njësoj si pak më vonë prononcmi i Bashës se do shtoj gjelbërimin në parkun e Liqenit artificial duke dhënë lejen për ndërtimin e disa ndërtesave 20 katëshe atje. Por tani që z. Koka është bashkë me z. Ahmetaj cështja është vërtetë serioze.
“Besoj se do të kemi një paketa e cila do t’ju lejojë të kërceni në nivelin tjetër” ju drejtohet z. Ahmetaj ricikluesve. Cili është “niveli tjetër”? Për të qënë realist asnjë nuk ka dyshim se lejimi i importit të plehrave do ti pasuroj 4-5 pronarë të fabrikave ricikluese, të cilët kanë lobuar fort ndër vite me qeverinë paraardhëse. Kurse “niveli tjetër” për Shqipërinë është rënia parfundimisht në gropën e plehrave, sic është duke rënë përditë Elbasani nga ndotja e Kurumit, që duket importon mbetje edhe pse jashtë ligjit. A e di z. Ahmetaj dhe z. Koka se ku shkojnë llumrat e ujrat super të ndotura të përpunimit të plehrave? A nuk mjaftojnë plehrat dhe plehrat e plehrave të vendit që u dashka ti kthehemi aferës së pisët të importit të plehrave?
Tani, pa importin e plehrave Shqipëria është më e pastër se 1 vit më parë. Përqindja e plastikave që riciklohen në vend është shtuar dhe vendi është më i pastër nga ndotjet e tmershme të plastikës edhe pse akoma shifra është rreth 10%, pra potencialisht përpunimi i plastikës në vend mund të 10 fishohet.
Vetëm në Tiranë janë mbi 1000 vetë të vetë punësuar që merren me grumbullimin e plastikës për riciklim. Nëse do i hapet rruga importit të plehrave komoditeti i importit të plehrave në paleta të gatshme (“lëndë e parë” që nuk bëkërka për eksportuesin, por e vlefshme për importuesin Shqiptar) do reduktonte në mënyrë drastike vetëpunësimin e qindra vetëve e automatikisht shtimin e ndotjes në vend tashmë nga plehrat e pa ricikluara të vendit dhe plehrat e plehrave të importit.
Është shumë mirë që paketa e “importit të plehrave” (modifikim i autorit) do diskutohet në 15 institucione të Qeverisë, por z. Ahmetaj mund të ketë harruar që janë mbi 60 mijë firmëtar të rregullt që kërkuan referendum për ndalimin e importit të plehrave dhe pat qenë caktuar dhe data e referendumit në 22 Dhjetor të vitit 2013. Nëse Qeveria Rama mendon se importi i plehrave i bën mirë vendit, e ka të obligueshme ta kaloj cështjen në referendum. 60 mijë firmëtarët e referendumit dhe përfaqësuesit e tyre (Aleanca kundër importit të mbetjeve – AKIP) nuk kanë kërkuar dorëheqje nga referendumi.
je ngatarruar shume more zoteri. E kemi degjuar cka thene e ka qene krejt tjeter gje.. po ju hidhni shashka me u duk.
nuk eshte ajo qe thote ky tipi por krejt tjeter gje. Ky disinformon hapur pasi kane mbetur pa kauze. Rama i ndaloi diten e pare te qeverise mbetjet. Ndaj mos shpifni.
Ne dijenine time kjo qeveri po ben ate qe duhet me mjedisim dhe ekonomine
Nese disa sy nuk shohin, sdo te thote te verbohemi te gjithe
SME BIND ANALIZA E MESIPERME. EKONOMIA ESHTE NE NJE STAD TJETER POZITIV DHE PUNA KA QENE E MIRE. NESE DICKA DO RICIKLOHET KJO NDODH NE GJITHE BOTEN. MJAFTON QE KOMPANITE TE JENE SERIOZE. UNE BESOJ
Për degradimin e një shisheje plastike apo një qese duhet të kalojnë 500 vite. Qelqi mund të riciklohet 100% dhe mund të përdoret përsëri deri në pakufi. Sasia e energjisë e cila mund të fitohet nga një kove mbeturinash do ta bënte të mundur punën e një televizori për 5,000 orë. riciklimi eshte i nevojshem sepse perdorim me pak lende djegse, ruajm me shume ambjentin edhe ku ka me mire qe nga riciklimi ekonomia rritet me hapa te shpejte ne numrin e eksporteve.
Nese nuk nisim me riciklimin e plerave bukurte e ketij vendi do fillojne te humbin, imagjino sikur parqet kombetare te perfundojn si sharra nje koderr e madhe ku gjithmon eshte nje vend qe perhap smundje edhe ere te keqe joo une kte gje nuk e dua per kte vend dua qe te jetoj ne nje vend te paster edhe dua qe kjo qeveri te nisi sa me shpejt.
toksike do vazhdojne te jene nese ne nuk i riciklojm jo nqse i riciklojme plastika riciklohet deri ne 100% edhe mund te perdoret deri ne pa kufi.
Nje vend me te paster edhe jo me plera edhe nje vend me nje ekonomi me te larte kte ka nevoje ky vend edhe jo fjale bosh edhe dis informim. kjo qeveri i tha jo importit te plerave.
O mjerane behet fjale qe te vine plerat e europes per te plotesuar lenden e pare dhe jo vetem per riciklimin e plerave te shqiperise ,te gjitha mbetjet e halerave dhe mbetjet e rezikeshme te industrise se europes do te vine ne shqiperi me emerin MBETJE TE RICIKLUESHME ,sice behet ne vendet e afrikes qe dikur jepeshin filma per ndotjet jashte imagjinate qe krijonin keto mbetje industriale .dhe ku njerezia nuke po lindnin me femije normale por copa mishi pa gjymtyre ,E PRA KETO PO KERKON TE BEJE MINISTRI I NDERUAR ,NUKE ESHTE SE CANE KOKEN PER PLERAT E SHQIPERISE , por ndodhet nen presionin e pa shkruar te europes . HAPINI SYTE TE GJITHE SE NE CDO LLOJ QEVERIE KA NJEREZ TE PAPERGJEGJESHEM QE PER TE FITUAR PIKET E MAFIOZEVE TE VESHUR ME PUSHTET JANE GATI TE FIRMOSIN CDO LLOJE MAREVESHJE FELLIQESIRASH NGA ME TE PAIMAGJINUESHMET SI KY RASTI NE FJALE SOTE apo si mareveshja e detit dje.SHOQERIA CIVILE DUHET TE KERKOJE TRANSPARENCE PREJ MINISTRIT PER TA VENE PARA PERGJEGJESISE PER KETE SKIZOFRENI QE MENDON TE NENSHKRUAJE ME EUROPEN.
Duhet analizuar me qarte deklarata e bere nga ministri ahmetaj, prandaj nuk duhen lejuar pleheret vetem qe te pasurohen lobuesit e firmave dhe politikanet, por te shikohet njs zgjidhje me e pershtatshme per kete vend, jam i sigurt se z. Ahmetaj do gjeje nje zgjidhje per kete ceshtje.
Rishikimi sdo te thote lejimi i importit te plerave, por do te thote qe edhe nese jane importu, te mos lejohen me.
po ju i jepni perifrazimin qe doni ti jepni, jo ai qe duhet te jete realisht.
gjithsesi mbetet per tu pare sa qendrojne pretendimet tuaja.
Po pse njesoj si ata qe iken jane keta, qe tjeter kane thene e tjeter bejne tani?
mos dezinformoni por kerkoni te informoheni, pastaj mund te hidhni akuza.
Do ishte me mire qe mos te dis-informoje njerzit me kte shkrim qe ke bere zotri. Importin e plerave qeveria e anulloj qe ne diten e pare kur mori detyren edhe si ambjentaliste i respektuar qe jeni nuk ka hije te mashtroni ne kte menyre.
Mos merrni kot o njerez se ministri Ahmetaj nuk e ka te importojme mbret jet qe na rrezikojne shendetin por ideja eshte per ate lloj lende qe eshte e riciklueshme per te prodhuar produkte te caktuara. Ska ndonje gje te keqe ketu as nuk ka vend per te keqinformuar individet.
O Lavdosh po perderisa paska kapacitet te dhjetefishohet industria pse te mos e bejne? Qe te ruhet vetpunsimi i atyre qe mbledhin neper kazane?? Seriozisht ky eshte argumenti jot per zhvillim ekonomik???? Kjo perqasja sikur po se mbrojtet ju bie mjedisi eshte pak shume mendjemadhe, nderkohe qe u tha qe do importohet vetem per industrine e plastikes. Prodhim dmth vende pune e rritje. Kjo duket gjeja me normale qe mund te beje ekonomia
Opo ktij duhet ti shpjegojme dhe perberjen e materialeve me detajet me te vogla se ndryshe nuk merr vesh. Eshte e turpshme te disinformosh lexuesit e artikullit sa per te fituar emer si nje kritikues i qeverise apo ministrit Ahmetaj te vecanti.
kjo qeveri nuk po importo plerat nga jashte por plerat qe ka brenda duke filluar te pastroj parqet nga plerat qe derdhin kamionet duke zbrazur malet me plera ne sharre edhe duke na sjelle nje ambjent me te mire neve si qytetare te ktij vendi.
Lavdosh, riorganizo Partine e Ekologjike!!!
nje gje nuk kuptohet nga ministri kjo “kercimi ne nivel tjeter” Sa mire do ishte qe qeveria ti qendroj vendimit te saj te pare, por rishikimi i listes se mbetjeve sic thote ministri nuk ka kuptim sa kohe qe lista eshte ndaluar me ligj si nje e tere pa asnje perjashtim.
ne nje emision tv per te argumentuar importin e mbetjeve tha pse te mos importohet leter e virgjer per te permisuar cilesine e letres se ricikluar? e virgjera nuk eshte mbetje.
Qenka mbledhur te komentoje mafia e plehrave ketu.
Respekt per zotin Ferruni.
Te gjithe duhet te ngrihemi per mbrojtjen e mjedisit, se po na vdesin njerezit nga kanceri.
z.Lavdosh, nuk ke as idene me te vogel se cdo te thote riciklim dhe material I ricikluar, Po ju sqaroj juve dhe gjithe opioninin : ate potencialin 10 fish shife ne enderr, per sa kohe nuk ka menaxhim te mbetjeve, pra ndarje te tyre ne burim. Ke shpikur ndonje teknologji zotrote qe te riciklosh plastiken me qelqin apo hekurin bashke ??? pa u ndare ??? Ti po ke aq takat intelektual dhe vetemohues per mbrojtjen e mjedisit, lobo per ndarjen ne burim, dhe te shofim kur do e arrish me kete kulture qe eshte ne Shqiperi.
Nese do qe te vazhdojne te jene te punesuar ata 40.000 dhe jo 1.000 vete ne Shqiperi ne sistemet private vetepunesuese te grumbullimit, atehere duhet te sforcosh trurin qe te kuptosh se : cilesia dhe sasia e mbetjeve TE RICIKLUESHME ne Shqiperi eshte shume e ulet, dhe per te arritur ti riciklosh dhe riperdoresh ato e me pas rieksportuar, duhet patjeter te permiresosh cilesine me nje material me te mire, qe gjendet vetem nga importi nga vendet e zhvilluara , te cilat kane industri dhe bizne. Sa per plehrat qe flet pa fund , dil para pasqyres se aty i shef qarte! Nuk na duhen komunistet si ty qe jane kunder biznesit qe puneson ! Ky vend ka nevoje per vizion ekonomik, jo per trasta me gure ne qafe si puna juaj ”pseudoambientaliste”, qe jane nje bela per te na kujtuar gjithmone se cdo vend ka PLEHRAT E VETA!