Ka disa muaj që, në media është folur për ISIS, të cilët operonin aty në zonën Irak-Siri dhe kur e keqja është larg lajmi kalon thjesht si kuriozitet…
Sigurisht që çdukush e kupton se ky terror ka një bërthamë dhe është i mirëorganizuar e me qëllim të përcaktuar qartë, pora befasia ishte se ai papritur u shfaq në europe e pikërisht në francën e çoroditur prej kohesh. Në francën e skandaleve politike, ku Shërbimi informativ është i ngjashëm me këtë të vendit tonë. Shërbimi informativ franzez i ka për zemër grackat politike, së fundi ishte rasti i Dominique Strauss, të cilit ju dogj kandidatura për President të Francës, në saj të një gracke të tillë…
Në një vend me një shërbim informativ, pa karakter kombëtar, por në shërbim të politikës së ditës sigurisht që do mbisundojë terrori.
A nuk kemi jetuar të gjithë ne shqiptarët për 50 vjet terrorin komunist, nëpërmjet Sigurimit të Shtetit diktatorial?
Ky shërbim merej me krijimin e “grupeve armiqësore” duke ja servirur popullit si fakt, ndërsa eliminoi gjithë komunistët idealiste e akademikët dhe mbasi mbaroi punë me ta filloi ta shtrinte përndjekjen deri tek njerëz që nuk përbënin asnjë rrezik për pushtetin, thjeshtë për të bërë terror…dhe ky ishte një terror pa kamikaz, pa plumba!
Në fakt kamikazët ishin bashkëpunëtorët e tij, të cilët pas shplarjes së trurit hidhnin në erë së pari familjarët e tyre, gruaja denonconte burrin, motra vëllain, vëllai motren e vëllai vëllain…në ëmër të “idealit”
Sot e gjithë ditën populli jeton në terror!!!
Administrata, njerëzit e bisnesit, njerëzit e medias, sidomos këto tetë vjetët e fundit dhe vazhdon për inerci…
Shërbimi informativ shqiptar, është për 23 vjet tërësisht në shërbim të politikës së ditës dhe në gjurmim të njerëzve, që mendojnë ndryshe. Vrasja e katër personave të 21 Janarit u trumbetua nga SHISH e SHIU si vrasje nga brenda turmës, madje një ditë më parë u shpërnda lajmi nëpër njerëz se të nesërmen do të qëllohet nga brenda turmës….
Shërbimi Informativ Shqiptar dhe Shiu nuk e kanë kryer për asnjë moment detyrën e tyre parësore, përkundrazi shpenzojnë paratë e taksapaguesve për të përndjekur persona, që ata e dinë pse i kanë në rreth e për të zbuluar të shkuarën e tyre, që kur kanë qenë bebe…
Në administratë ka terror nga njerëz që janë bashkëpunëtor të SHISH…dhe ky është një terror i maskuar, një terror që nuk vret me plumb, por që vret jetën në përgjithësi, që vret të ardhmen e fëmijëve tanë, që futet në shpirtrat e njerëzve lehtësisht siç futet thika në gjalp pa mëshirë…
Në saj të këtij shërbimi, ish të persekutuarit nga ’92 e deri tani janë spastruar nga administrata në emër të “ristrukturimeve”. Në saj të bashkëpunimit të tij me njërëz me karakter të lëkundur, tentohet të terrorizohen ish të persekutuar, që kanë shkruar për Diktatorin Enver Hoxha, apo thonë mendimin e tyre.
Sot në saj të bashkëpunimit të kësaj strukture me administratën, tërrhiqen personat e padëshiruar, që ata i kanë pasur NË LISTAT E VDEKJES nëpër gracka dhe po në saj të kësaj strukture sot ka ende të burgosur POLITIK…
Oh e di, që do të fillojnë të shpërthejnë në sharje e thirrje se ish të interrnuarit e ish të burgosurit kanë shkarje truri….edhe ky është një terror!!!
Kur do të ndal??? Kush do ta ndal???
Te lumte dora. Eshte e vetmja opinioniste qe shkruan pa qene skllave e ndonje partie politike sic eeshte 99% e shtypit. E falenderoj sepse kerkon te behet e kuptueshme per te gjithe shtresat mendore te shoqerise sone, qe eshte gjeja me e veshtire sot.
Je suis I PERSEKUTUAR.
me duket e pabesueshme qe lexova nje shkrim te tille kaq te thjeshte kaq te kuptueshem dhe kaq real… (te lumte dora z.ramohitaj)
jam paksa i habitur nga ky shkrim per faktin se jemi mesuar te lexojme ne shtypin tone te ‘lire’ lajme te dirigjuara nga politika ose qe i anashkalojne gjerat..ky shkrim eshte nje thike e ngulur ne zemren e politikaneve shqiptare pjesa me e madhe e te cileve jane bij e niper te regjimit te qoftelargut enver…une bej pjese ne klasen e te persekutuareve dhe ne kurrizin e familjes time nuk jane zhdukur akoma shenjat qe na la diktatura..shpresoj qe te lexojme shkrime akoma me te goditura ne te ardhmen…
Askush nuk do ta ndale dhe kur nuk do te ndalet .Ashtu si dhe shpresa qe
qe jeton aq gjate sa njerzit.
Problemi qendron. Ky lloj terrori gjen terren ne skamjen, e me tej: ne luften per nje vend pune, e me radhe, ne injorancen, materializmin etj. Vetem se ndonje krahasim i sherbimeve sekrete te Shq. me ato franceze, dhe per politiken e dites, me duket pa baze.
Kur i provon ne kurriz gjerat kuptohen me mire.Cdo gje qe thua eshte e vertete.Njerez te vegjel apo shpirtligj.
nga na doli kjo laraske qe na zbuloi nje front te ri ne luften kunder terrorrizmit mos eshte nga fara e atyre qe vodhen banken e shtetit,keta lloj rrugaces e bene shqiperine carcaf.kush i pranon shkrimet e kesaje gabim.po ta gjykosh mire shkrimin e saj del qe kjo eshte kunder demokracizse,terrorrizmi i sotem nuk eshte me fjale se fjala e lire eshte demokraci per te cile mbrohemi kunder terrorrizmit te atje qe hodhi kullat binjake ne toke ne menyre te fshehte qe nuk del ball per ball por vret prapa kraheve qe po helmon tere bot
Nuk jam fare e habitur sepse jam ne brendesi te gjerave. Populli shqiptar eshte i terrorizuar nga ajo strukture, madje edhe emrin kur e kujton te vjen ndot. Ata njerez qe punojne ne ate strukture qe kur kish emrin SIg.Shtetit e deri sot jane talebane.
I ka rene Edi Rames si peshe per ta shbere ate rraqe te piste e te ndertoje nje strukture dinjitoze ne sherbim te kombit, e jo ne gjuheti te njerezve me te mire.
Sigurisht qe kjo strukture punon jo ball per balle, por nen toke, thur intriga, te cilat i bejne shume te besueshme e ti nuk e kupton se nga te vjen…sigurisht qe ajo eshte nje makineri e nuk di te vesh gishtin, por produkti duket qe eshte i makinerise per ate qe e njeh prej kohesh.
Uroj se shume shpejt ajo strukture do te shbehet!
Magada ti qendro e forte sepse nuk je e vetme nen kete terror…
me fal elinor, per ate ‘e’ e munguar….kam qejf ta shkruaj keshtu, jam e lire…
Terror dhe nga me te tmerreshmit ka perjetuar
vendi yne, dhe vetem ne momentin qe do te shohim
realitetin ne sy do te kuptojme sa pasoja kemi
pasur nga “deformimet” e qarqeve te caktuara.
Magda respekte per analizen e sakte…….
Petraq ose je injorant dhe flet ne hava
…… ose je idhnak dhe galtaxhi
……burri i Magdes te cilden e kam shoqe
eshte i ndaluar dhe mbahet padrejtesisht atje
per vjedhj ska shanc te akuzohet se eshte
i paster si kristali dhe korrekt per tu marre
shembull si individ dhe intelektual.
petraq po gjykon si terrorist
Bravo je shume e sakte
Petraqi kunder 8 Magdave (qe vete ajo komenton pozitivisht artikujt e saj) si dhe kunder njefare Eni qe as emrin nuk di t’ia shkruaje vendit ku jeton! France moj analfabete me te mesme, jo Franc!
albania,albania te rroje shqiperia pa une e ti vajtem se hengrem kokat e njeri tjetrit,ska thene kot naimi punoni mor te mjere se pas jush vijne te tjere.naimi poeti yne i math shkruante nga mergimi,skam ciflik e skam pallate skam shtepi me kater kate por e dua shqiperine per nje stan ne trebeshine.kjo ka qrene e keqja jone se menduam se duke perfolur njeri tjetrin do te zinim pozitat qe mund ti kishim humbur me demokracine.por u treguam injorante nuk e kuptuam cdomethene demokraci dhe nisjativ e lire qe do te thote te ngrejme pronen tone private dhe te ndihmojme shtetin e demokracise me punen tone.pra jemi shume te trashe .ne nje vend ku eshte privatizuar totalisht neve presim akoma nga shteta nuk kam pasur ndonje qellim te keq dhe nuk njoh as ate burr dhe as ate qe e ka shkruar.por nga mbiemri nuk i takon asaje te na shes gjithe ato prralla per diktaturen.te them te drejten u habita.ai ka qene nje shtet i njohur nderkombetarisht dhe i kontrolluar nga organizata e kombeve te bashkuara dhe kush vete kunder shtetit do thyej koken,tefala
Petraq,
sigurisht qe kush vete kunder shtetit do te thyej koken…..je ne konkordance me autoren.
gjithe te mirat
Nuk merret me njeri me ty moj zonje. Ti ben mire te mbarosh me sukses shkollen 8 vjecare se le nam me budallalleqet qe shkruan. Ti je kulmi i gallates. Per te shkruar ske as logjike por as di te ndertosh nje fjali shqipe te sakte.
Me parametrat e tua ti je plotesisht ne rregull. Vazhdo dhe bej shkrime gallate dhe si gjithmone shto vete ato komentet qe ta shpifin me mburrjet qe i ben vetes. Bej nje pune qe mund ta besh dhe te kenaqesh me te. Mjere Tema qe te ka ty.