2014- një qyqar vit për pushtetin mediatik shqiptar

9 Janar 2015, 18:58Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti*

 
Viti që posa kemi lënë pas ka qenë as më shumë e as më pak qyqar sesa paraardhësit e tij për pushtetin mediatik shqiptarë. Sigurisht ka qenë edhe i mbarë e i bardhë për atë pjesë që falë rreshtimit në krahë të politikës e pushtetit ja ka dalë mbanë, por ne e kemi fjalën për median e vërtetë dhe jo ata të trukuar. E kemi fjalën për gazetarët të cilët, duke pranuar vetësakrifikimin, privimin nga përfitimi që mund tu sjellë devijimi nga misioni i gazetarisë.

Me fjalë të përgjithëshme, kur e përcaktojmë vitin e shkuar 2014 si një qyqar në vazhdimësi për gazetarinë, e këmi fjalën për gjëndjen në të cilën e ushtrojnë profesionin e konsideruar si nga më të privilegjuarit në botën e zhvilluar perëndimore, gazetarët shqiptarë. Por edhe gjëndjen ku e kanë katandisur këtë profesion fisnik tregtarët e të gjitha ngjyrave.

Një situatë e mjerueshme do të ishte etiketimi më i vlefshëm si për gjëndjen cilësore të gazetarisë, ashtu edhe për atë të social-ekonomike të gazetarëve. Dëshmitë për të argumentuar qënien e medias, domethënë të gazetarisë, armë në duart e pronarëve të dalë nga listat e politikës e të pushtet, na i jep vetë e përditëshmja e lëvizjes së këtij pushteti. Një e përditëshme vërtetë e sunduar nga gara mediatike limonadë. Ku një media e pozicionuar me njerin krah të bllokut politik garon për tja kaluar krahut tjetër. Garë e neveritëshme servilizmi dhe besnikërie absurde për t’i shlyer borxhet njerit e tjetrit pushtetar të ikur e të ardhur.

Shihni çndodh me politikanin më të plakur e më të rrjedhur të politikës shqiptare, deputetin Sali Berisha. E gjen të nxjerrë kokë e turinj gjithandej. Në çdo edicion lajmesh të pothuajse gjithë stacioneve televizive, të rreshtuara për ti shërbyer me interes si bllokut të majtë ashtu edhe atij të djathtë politik. E gjen Berishën të jetë i pranishëm në çdo faqe gazete, madje në faqet kryesore. Edhe kur flet idiotësi, e broçkulla, edhe kur shan, fyen e ofendon deri në atë shkallë sa u vjen turp edhe vetë meshkujve që urdhërojnë mosfrenimin e lajmit. Madje-madje, sipas informacioneve që disponon “shtypi.net” ka jo pak redaksi mediatike që për të ndjekur broçkullisjet e Berishës nëpër aktivitete, po e po, por edhe nëpër blogje e rrjete sociale, kanë caktuar apostafat një gazetar “special”. I cili paguhet e mban përgjegjësi vetëm për të ndjekur e promovuar Sali Berishën, njeriun i cili nëse do të frymëronte gjithkund tjetër, me gjëmën që i ka bërë vendit jo nuk do puthte më së reklamuar si “hero pozitivë”, por do ti kishte larë me kohë duart me drejtësinë.

Tek ne kjo nuk ndodh, por ndodh promovimi i tij si të jetë një Fuat Çelë e kohës modern dhe kjo falë pasionit të medias të kapur prej koqesh nga Berisha, i cili, sikurse konfirmojnë njerëz të afërt të tij, ndonëse është tip që nuk nxjerrë asnjë kacidhe nga xhepi i vet, ka qenë xhymert i madh për ta kuar median me fondet e buxhetit të shtetit gjatë periudhës tetë vjeçare të qënies Kryeministër. Periudhë kjo tepër e begatë për pronarët dhe drejtuesit e mediave, që rrangallin Berisha e rreshtojnë si lajm të parë edhe sot e kësaj dite, dhe nga më të zezat në historinë e trajtimit social-profesional të gazetarëve.

Argumentat për ta përligjur këtë të fundit vijnë nga Unioni i Gazetarëve shqiptarë (UGSH). Sipas të dhenave të ofruara prej tij mëson se: ” Në 21 gazetat e përditshme të vendit, gjatë vitit 2014 vonesat e pagave mujore të gazetarëve dhe punonjësve kanë qenë fenomen që kanë prekur 18 prej tyre.

Në 100 kanalet televizive të vendit në 94 prej tyre vonesat e pagave mujore për gazetarët kanë qenë të ripërsëritura kohë pas kohe, madje në 75 % të tyre ato kanë kaluar një, dy, deri në katër muaj.

Në 75 radiot që aktualisht transmetojnë në gjithë vendin, dhe ku gjenden të punësuar rreth 400 punonjës, mes të cilëve 100 gazetarë, vonesat e pagave prekin mbi 97% të tyre.

Gjatë vitit 2014 kanë humbur vendet e tyre të punës, ose i kanë braktisur ato për shkak të punës së papaguar , 176 gazetarë”.

Janë shifrat e raportuara nga UGSH. Që të kombinuara me vlerësimin e mëposhtëm të komentuesve të ndryshëm, rreth cilësisë së gazetarisë që ka prodhuar e vazhdon të prodhojë kjo situatë, e plotësojnë më mirë situatën 2014, që e sundoi dhe vazhdon ta sundojë pushtetin e katërt shqiptarë.

“100 kanale televizive prej te cilave 95 japin vetem lajme të përsëritura, muzikë tallava dhe reklama. Kurse teprica, pra nja 5 copë, përveç atyre që u përmendën më lart, japin edhe ndonje talk-shoë alla-qerosësh, me thupra nëpër duar, apo ndonje film a dokumentar “të huazuar” nga stacionet e huaja. Shkurt hesapi, kemi 100 stacione televizive, ku në mes tyre, më skandalozi është Televizioni Publik shqiptar (TVSH), që më tepër të lë përshtypjen e një televizioni “me tym pishe”, që ka vetëm një punonjës turni, i cili xhiron sipas qefit dhe në mënyrë monotone vetëm video-kasetat e kohës së Dullës. Situatë kjo e ardhur për shkak të punësimit të militantëve partiake dhe nepotizmit të theksuar, e që akoma nuk e lejon që edhe një televizion i vetëm të jetë i paaftë të krijojë një profil të vetin prestigjoz e të qendrueshem, pa qenë nevoja të tundet e të shkundet nga mashat e ndryshkura të politikës”.

* Kryeredaktor i “shtypi.net”

6 komente në “2014- një qyqar vit për pushtetin mediatik shqiptar”

  1. rikiro says:

    Ja ke lujt fene vllacko, se lun topi qe o kshu.

  2. o cu kenaqa says:

    Personalisht nuk jam dakord me ate qe keni shkruar per tvsh-ne, pasi per mendimin tim pavaresisht problemeve tvsh-ja ka qene shume me pak e ndikuar politikisht. Per kete mjafton te shikosh edicionet e lajmeve ku nuk ka me speciale si ne kohen e saliut ku u thurej hosana vetem bajraktarit.

  3. luli says:

    Me aq infirmacion qe kam, ju zoti Xhovani Shyti jeni prej vitesh anetare i Unionit te Gazetareve madje dhe post. Kryetar eshte gazetari Aleksander Cipa. Unioni Gazetareve ku dhe ju keni i referoheni me shifrat e dhena per rrogat e gazetareve, eshte anetare ne Unioni Boteror te Gazetareve por, per hir te vertetes une nuk mbaj mend qe ndonje raport i Nderkombetareve ,te kete cituar keto shifra alarmante gazetaresh qe nuk paguhen prej muajsh. Kujtoj ketu qe Unioni Gazetareve perfiton nga Organizatat jo Qeveritare apo Shoqeria Civile miliona leke. Dhe cfare ka bere per keta gazetare? Sa per transmetuesin Publik , Radio Televizionin Shqiptar, je kujtuar vone per ta kritikuar. Duket haptazi qe nuk ke arritur te punosohesh dhe flet per te paaftet e RTSH.Martin Leka “OPINGA” , ta paska bere mire qe sre ka punesuar.

  4. nora says:

    Dhe çfare te presesh nga keta gazetare qe gjoja dalin rrugeve te marrin opinionin e njerezve per papunesine .

  5. patrioti says:

    Xhovanote mos e ndyre penen tende te arte me keta legenat qe pronare te medias. televizioni nuk eshte i publikut vellacko por eshte nje legen i madh ku shuron politika e sali berishes dhe tani qe e ka ne dore edi. gjithe stafi eshte i kohes se atij berishes. nuk ka cudi qe i bejne gajret ketij. cudia eshte me keta te rilindjes qe nuk meren seriozisht me tvsh.

  6. mbrojtesi opinionisteve says:

    eshte i share nga te gjitha anet ai qe flet keq kunder shkrimeve te opinioneve. une i mbroj ata se jane te guzimtare. meroja i pari dhe te gjithe te tjeret qe jane si meroja. ndaj beni kujdes kur shkruani pergjigje dhe mos i bini ne qafe djemve kuximtar. legena njerez pse nuk vini emrin kur lin pergjigje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje