Branding Albania

7 Janar 2015, 16:42Blog TEMA

Nga Xhafer Rakipllari* 

 

Mes 1912-s e 2014-s Shqipëria londineze e ka prekur disa herë pikën zero. Më herët, kur ishte nën ombrellën e Perandorisë Osmane, europianët dhe fqinjët i etiketonin shqiptarët me epitete përçmuese si turq, andollakë, të prapambetur etj. Sot në indekset e Nation Branding, ku maten përceptimet globale të vendeve në dimensione si kultura, qeverisja, turizmi, investimet dhe emigracioni, Shqipëria nuk lë kërkënd pas. Të gjithë përpara.

Demonizimi i njeriut shqiptar nga komunizmi qe dhe mbetet shkatërrimtar. Po aq i madh, ndonjëherë edhe i hiperbolizuar, është ky efekt sot i përçuar nga ekranet dhe gazetat europiane. Ndaj lind natyrshëm pyetja: si mund ta ndërtosh imazhin e një vendi në një krizë kaq të thellë?

Shqipëria ka pasur disa tentativa për të përmirësuar imazhin, porse ato kanë qenë sporadike dhe kryesisht të drejtuara kah turizmi. Por një brand që tërheq turistë mund të jetë tërësisht i parëndësishëm për të tërhequr investitorë të huaj dhe anasjellas. Vetë Simon Anholti, “babai” iNation Branding-ut, (nocion i përmendur për herë të parë në një artikull shkencor në vitin 1998) në një intervistë të mëvonshme në 2007-n, do të shprehte dëshpërimin e thellë për termin e përdorur, pasi sipas tij i kishte yshtur individët dhe qeveritë të besonin se mund të ndryshonin perceptimet përmes fushatave të marketingut. Ndërkohë, brand-et ndërtohen me marrëdhënie publike, jo reklamë. Roli i komunikimit në zhvillimin, përhapjen dhe ruajtjen e brand-eve është thelbësor, kursebranding­-u per se është kombinimi mes imazhit, shkakut dhe efektit, pritshmërive dhe realitetit. Kjo vlen si për korporatat, ashtu edhe për imazhin e vendeve.

Por le të zbresim në fushën e blertë. Ja dy shembuj që ilustrojnë më së miri sesi duhet të përballet një vend me problemet e imazhit të tij.

Hong Kong. Ishte viti 2003. Thuajse 300 persona vdiqën nga Sindromi SARS (Severe Acute Respiratory Syndrome). Qyteti shihej globalisht si qendra e luftës kundër këtij virusi me pasoja serioze për biznesin dhe turizmin. Në një kohë që fokusi i botës mbarë ishte në luftën ndaj SARS-it, autoritetet e Hong Kongut dhe sektori privat bashkuan forcat për të përgatitur fazën post-krizë, me synim kryesor nxitjen e rritjes ekonomike.

Përmes ortakërisë shtet-privat, u investuan 100 milionë euro në një program që synonte: i) rifitimin e besimit të vendasve dhe ndërkombëtarëve te Hong Kongu; ii) promovimin e biznesit, turizmit dhe prodhimeve vendase; iii) tërheqjen e investitorëve të huaj. U hartua një strategji komunikimi për të mbështetur qeverinë në objektivat e mësipërme. Plani rezultoi i suksesshëm për të rifituar besimin e komunitetit ndërkombëtar dhe mbështetur rimëkëmbjen ekonomike pas eleminimit të virusit.

Islandë. Viti 2010. Shpërthimi i tmerrshëm i vullkanit me emrin po aq të tmerrshëm Eyjafjallajökull,ndikoi dhe në marrëdhëniet ekonomike në Europë. Bashkë me retë e zeza të pluhurit vullkanik bota mbarë parandjeu edhe telashe të tjera. Hapësirat ajrore u mbyllën në shumë vende europiane. Radhët e gjata të udhëtarëve që prisnin në mënyrë kaotike në aeroporte u shpërndanë në median botërore. Shpërthimi vullkanik u perceptua si një fatkeqësi ndërkombëtare dhe pati frikë (jo pa shkak) për pasoja të mëdha në ekonominë e Islandës.

Tri javë e gjysmë pas shpërthimit, qeveria islandeze dhe disa dhjetëra kompani private nga sektori i turizmit nisën një fushatë me buxhet 4.5 milionë euro. Tri ishin objektivat: i) të ulnin efektin negativ të shpërthimit vullkanik në industrinë e turizmit; ii) dhëmbështrënguar të mbanin nivelin e vizitorëve në Islandë si në vitin paraardhës, dhe ç’ishte më e bukura, iii) të përfitonin nga fakti që Islanda ishte në të gjitha ekranet botërore për shkak të vullkanit për të zbukuruar imazhin e vendit. E gjithë platforma u realizua përmes një fushate tradicionale të marrëdhënieve me publikun, reklamimit dhe medias sociale. Të trija objektivat u përmbushën me sukses. Në mënyrë surprizë, në vitin e shpërthimit të vullkanit Islandës iu shtuan vizitorët.

Në të dy rastet mësipër shohim që ortakëria shtet-privat funksionon më së miri me një buxhet të duhur dhe një strategji të suksesshme komunikimi. Po për brand-in e Shqipërisë çfarë duhet të kemi parasysh?

Brand-imi i kombeve sot bazohet në vlerën ekonomike, pragmatike dhe emocionale që përçojnë ata te palët e interesuara. Literatura e diplomacisë publike dhe ajo e komunikimit strategjik, vijnë në ndihmë për disa këshilla që do të nxisnin zhvillimin e qëndrueshëm të imazhit të Shqipërisë.

Fusha e specializimit

Kërkimi shkencor dhe të dhënat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e shtyllave kryesore të një vendi (kultura, trashëgimia, krijueshmëria, risitë e të ngjashme si këto) për të cilat një brand i plotë ka shumë nevojë. Mandej shtrohen pyetjet: cilat janë palët e interesuara? Po target group-et e përzgjedhura?

Plani
Nevoja për t’ua komunikuar strategjikisht Shqipërinë audiencave të huaja do të vijë gjithnjë në rritje. Plani për brand-imin e vendit dhe strategjia që duhet përdorur duhet të ndodhin pas nxjerrjes në pah të shtyllave kryesore të sipërpërmendura. Plani duhet të jetë i njëjtë si në komunikimin me qytetarët e vendit, ashtu dhe me të huajt. Dy plane të ndryshme do të rezultonin të dështuara që në fillesë.

Gurthemeli
Një nga pikët më të dobëta të shqiptarëve është bashkimi mes veti. Ndërkohë që nga krizat mund të dilet vetëm të bashkuar. Pa mesazhe që lenë pas të shkuarën dhe shohin nga e ardhmja, vështirë se mund të quhet strategjik çfarëdolloj komunikimi. Një zotim politik për të vepruar tok është një nga gurthemelet për të arritur sukses në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë.

Zgjuarsi dhe zhdërvjelltësi
Ambiguiteti kushton dhe harrohet shpejt. Mesazhet që do të përcillen duhen studiuar deri në detaje bazuar në audiencën e shenjuar. Ato duhet të jenë të thjeshta, të qarta, konkrete, larg zhargonit (shumë e rëndësishme) dhe të lidhura me pritshmëritë dhe ekzigjencat e qytetarëve të vendit.

Komunikimi
Brand-imi është një proces i shkëlqyer për të rrëfyër historinë e brand-it vendit tënd, përfshirë pozicionin që zë ai në familjen e madhe të kombeve si dhe vlerat që mbart. Informacioni duhet të trokasë në audiencën e përzgjedhur përmes kanalit të komunikimit të ai preferon, në mjedisin ku ai ndjehet më komod. Është e nevojshme të theksojmë se përdorimi i mekanizmave të komunikimit digjital është thelbësor.

Risi dhe krijueshmëri
Risitë dhe krijueshmëria gjenden edhe aty ku nuk ka para, ose ka pak të tilla. Mjafton të gjesh mënyrat tërheqëse të angazhimit. Si shembull do të ishte mbledhja e entuziastëve për Shqipërinë në mediat sociale. Kjo mund të bëhet shumë mirë nën ombrellën e një programi të një organizate jo-qeveritare që përmes dhënies së shansit për të rinjtë që dinë dhe duan të angazhohen në sipërmarrje të tilla, të synojë “bombardimin” e medias sociale dhe botës virtuale me informacione joshëse për Shqipërinë.

Në përfundim të këtyre radhëve vlen të theksohet që në epokën e globalizimit vendet garojnë ethshëm me njëra tjetrën në eksporte, turizëm, marrëdhënie biznesi dhe thithje investimesh të huaja. Një brand pozitiv dhe i fortë është i rëndësishëm për rritjen ekonomike të Shqipërisë, ndërsa pa një imazh të besueshëm e të qëndrueshëm është i pamundur një pozicionim sadopak i favorshëm në tregje. Ka ekzistuar kaherë një zbrazëti mes identitetit dhe imazhit të Shqipërisë çka ka rezultuar në një perceptim negativ për vendin dhe rrjedhimisht i ka kufizuar shumë mundësitë tona për thithjen e investimeve të huaja. Ndaj duhet patur parasysh që brand-i nuk është thjesht një imazh pamor, dhe as imazhi vetë nuk ështe thjesht një logo e shoqëruar me një fushatë reklamimi. Jo më kot, siç shprehet Simon Anholti, krijimi i një brand-i është gjëja më vështirë dhe më e vlefshme që mund të arrihet. Pasi e bën këtë, të jep menjëherë vlerë, besueshmëri, seriozitet dhe siguri.

11 komente në “Branding Albania”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk…………

  2. uppsala sales says:

    Hera e pare qe lexoj nje shkrim nga zoti Xhaferr dhe per kurozitet e lexova deri ne fund dhe u tromaksa.Kerkova ne intenet dhe doli qe ky qenka lector ne Epoka University qe kishte kete “stampe”

    The university identifies itself as secular; independent sources assert that it is part of the Gülen movement, which has been active in Albania since 1992 and owns/operates a number of schools (including Epoka) through the Turgut Özal Education Company

    Ajo qe me duhet te theksoj eshte nje shprehja e tij

    Demonizmi i njeriut shqiptar nga komunizmi qe dhe mbetet shkaterrimtar.

    Te diskutosh sot pas 25 vjetesh ne kete menyre kur ne shqiperi ,qe nga 1991 jane bere krime monstruoze kombetare qe ja kalojne otomanizmit,zogizmit,fashizmit dhe komunizmit te marra se bashku tregon se ky qumeshtor eshte rritur ne epruvete ose ne kulle fildishi.Miqesisht I them ketij djaloshi te shohe vetem buletinin e lajmeve dhe parine e tiraneve te Tiranes dhe ti vije turp nga vetja.

    Brand-imi i shqiperise ka tre rruge te tjera nga ato qe paraqet lektori UPP SALES

    -denimi berishizmit

    -kalimi nga nje republike ambasdoriale ne demokraci normale

    -shpetimi dhe kurimi psikollogjik i shqiptareve nga shplarja e truve per cerek shekulli nga fejzinjte,fariballinjite etj etj ku nje nga viktimat e helmuara eshte dhe ky xhaferri qe ka humbur simiten.

  3. ali kelcyra says:

    Autori,komunizmit t’i rruaj bolet!Pis antishqiptar!

  4. altin says:

    Sa bukur flisni ju artistet !? Bile ju Z. Rakipllari me dukeni si skulptor.

  5. Ariu says:

    Ne kohen e Enverit pasaporta Shqiptare dhe bagazhet e Shqiptarevet nuk kontrolloheshin kure dhe vete shteti Shqiptar ishte nder me te respektuarit ne bote pamvaresisht permbajtjes se tij ne relacionin brenda vendit. Nuk me kujtohet viti, por zhdukja e nje Shqiptari qe udhetonte tranzit ne Beograd me emrin Hasan Spata u be problem deri ne OKB. Sot Shqiptaret i gjen te hedhur ne kanale, te mbytur, te djegur, te perdhunuar e burgosur dhe askush nuk e ngre zerin. Gati jemi pajtuar me faktin se keshtu duhet te jete. Nje komb qe po shkaterohet moralisht dhe ku ne peshoren kombetare, e keqja anon ku e ku me shume se e mira. Ne qofte se vazhdon keshtu nuk do te jete e larget dita kur Shqiperise dhe Shqiptarevet do tu largohen si bartesvet te Ebolas.

  6. Robert says:

    Pajtohem me komentin e mesiperm te *Ariut* por do shtoja se cfare lidhje ka denimi i komunizmit me teorine e Brand-ingut.Tipa te tille si ky Rakip llari te lene te dyshosh per idete e tij.Kush e paguan kete njeri qe pasi mbaroi ne Suedi tani po ben koqen e qefit ne Paris-Tirane duke perkthyer gazeta prestigjioze dhe i perkthen fjale per fjale duke i paraqitur si punime te tija dhe i fut “nje i qifsha nenen komunizmin” per ti bere qejfin atyre qe i paguajne bursen per te bere pak terror antikomunist qe po i ndegjojme muziken funebre per dy dekada.Kam pershtypjen se keto *akardemike* te dipllomacise po pregatisin riardhjen ne pushetet te Lul Bashes bashke me rezerviste te tjere “made in elezbiberaj” si lisien bashkurti,afrim krasniqi dhe te tjere vuvuzele qe po na i shpifin me keto plagjiatura te ndyra.Aq me shume qe shoku raki pllari ka qene nje familje ekstrem komunistesh me “daja balliste” qe kane bere qejf ne ate kohe dhe tani luajne rolin e te persekutuarve te qafe barit apo spacit.qengji urte pi ne dy dele kurse monstra te tilla pine gjithe kopene..
    Hallall Suedia dhe Franca qe as bllokmenet ne kohen e tyre nuk e benin kete palle ariu.

  7. lili says:

    Qe sot ka nostalgjike ne shqiperi per kohen e enverit,kjo mjafton ne boten normale per nje brand définitif te keq per shqiptaret aty!

    1. luli says:

      Nuk e di ku jeton ky komentuesi ‘lili, qe qenka siamezi i autorit shkrimit por eshte “out the order”.Nje njeri me gjykim normal fare lehte kupton se enveristat ne Shqiperi nuk i kalojne te nje mije vetet dhe kryesisht jane ne moshen e trete pra per 4-5 vjet dhe ato do shkojne te bejne ne “brand” ne varreza.Por mendoj se shumica e cilesuar e shqiptareve sot vecanerisht brezi ri pa pune,pa asnje te perspektive kane humbur besimin ne te ardhmen dhe keta nuk jane nostalgjike por shikojne se ky brand-i i gjeneral gramafoneve si zoti rakipllari nuk mund te te mbulojne me buzkuqin e tyre shtetin dhe kombin shqiptar qe eshte ne vdekje klinike.Prandaj dhe komentuesit e mesipern shprehin neveri per keto pordhe me branda.

  8. Ervin says:

    Ose si nuk ndertohet nje brand…
    Nje verejtje te vockel per artikullin: OJF-te nuk kane kellqe te bejne dicka te tille – nevojiten agjenci te fuqishme me pervoje dhe krijimtari te lakmueshme. Perndryshe, shkrim me vlera.

  9. Drejtesi says:

    Ka aq pak shkrime per branding sa duket sikur Shqiperia eshte diku nga Marsi.
    Edhe perpjekjet e qeverise aktuale per brandimin kane deshtuar. Ajo konferenca ku eshte marre foto per kete shkrimin ishte qesharake fare. E them kete se kam qene prezent. Nevoja per brand eshte urgjente

  10. Dritan says:

    Ju jeni palloshë, gazetë e lexues bashkë. Jeni aq pas me kohën sa nuk dini çfarë shkruani…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje