Të gjithë duhet të ndihemi nga pak dhunues

5 Janar 2015, 20:22Blog TEMA

 

Jonida Hitoveizi

Nëse videoja e së miturës nuk do të ishte bërë në spital, por pas daljes nga ndonjë lokal nate, askush nuk do ishte ngritur në këmbë për të. Do ishte quajtur thjesht “punë adoleshentët të papërgjegjshëm”. Gjithë akuzat ngrihen se ajo ka ndodhur në një institucion publik. Video si ajo mund të xhirohen në lokale, rrugë, festa apo party të ndryshme, por ato konsiderohen punë private. Për ato nuk ngrihen akuza. As shteti nuk ngrihet në këmbë. Ato lihen të zhvillohen, të ndodhin dhe të gjithë ne nuk “shokohemi” prej tyre. Ne shokohemi vetëm kur e keqja na vjen në derë të shtëpisë, këtë herë në Urgjencën e spitalit Nënë Tereza.

Insitucionet, si spitali ku është xhiruar video, sigurisht që duhet të mbajnë përgjegjësi për rastin dhe për atë se çfarë ndodh me pacientët në Urgjencën dhe spitalet tona në tërësi. Por në rastin në fjalë, spitali është institucioni i fundit që duhet kryqëzuar për këtë që ka ndodhur.

Tri adoleshentët, të cilët akuzohen për abuzim seksual, tani pasi janë kthjelluar, kushedi sa janë penduar për “gomarllëkun” që kanë bërë. Një shaka e përfunduar me arrest, pasi po të ishin vërtetë dhunues, apo përdhunues, jo vetëm që s’do e kishin çuar mikeshën në spital, por as do nxirrnin indetitetet e tyre në shesh. E gjitha është papërgjegjshmëri, nën efektin e “të qenit dru”, gjendje, e cila shpesh është shkaktare e krimeve të rënda.

Dhe këtu ka vend për të zgjeruar rrethin e fajtorëve.

E para, edhe pse mund të duket krejt e pavend për rastin në fjalë, është modeli që ofron shoqëria për të të pranuar si “individ që vlen”. Dhe nën presionin e të qënit “trend”, shumica dërrmuese e familjeve në Tiranë, vuajnë përditë sfida të mëdha me fëmijët e tyre adoleshentë.

Po t’i dëgjosh ata prindër, edukimi i drejtë dhe me virtyte i fëmijëve të tyre i ngjan një beteje spartane. Është mosha, kur shoqëria ka ndikimin më të madh në jetën e tyre, vendimarrjen, huqet, zakonet dhe stilin e jetës, përfshirë edhe argëtimin.  Nga familja përdoret gjithë forca e mundshme për t’i mbajtur nën kontroll. Por një ditëlindje, një festë me shoqërinë, një gënjeshtër e vogël “një jemi të gjithë bashkë me shokë e shoqet” dhe gjithçka del jashtë kontrollit. Problem tjetër është edukimi, jo vetëm në familje, por në shkollë dhe jashtë saj. Shkurt, modelet tona edukuese si shoqëri lënë shumë për të dëshiruar. Heronjtë e saj janë zakonisht të fortët, ata që dëmtojnë të tjerët, ata që iu bien në qafë të tjerëve.

Së dyti, dalja në dritë e kësaj shakaje të dehurish, jo të ndërgjegjshëm se ç’po bëjnë, hedh hije mbi atë se çfarë ndodh në lokalet dhe mjediset publike në Tiranë dhe kush kujdeset për sigurinë. Prostitucioni i fshehtë, abuzimi, mbajtja e armëve, përdorimi i drogës etj, janë fenomene jo të panjohura.

Të gjithë i shohim, i ndeshim, por të gjithë heqim kokën mënjanë. Thua nuk janë pjesë e bashkëjetesës sonë. Reagimi social në Shqipëri, ka mundësi të jetë më i dobti në botë, ose i paralizuar dhe në karrige prej vitesh.

Pa u zgjatur, vetëm pak muaj më parë ndodhi një masakër në lokalin Ante Grand në Tiranë. Askush nuk u mor me faktin, se përse persona të armatosur duhet të lejoheshin në lokal( aq më keq të dilnin dhe të hynin me armë)por vetëm me majën e ajsbergut, i cili ishte djali i deputetes. Kontrollet për armë, drogë, sende të tjera të forta, duhet të kryhen absolutisht në çdo lokal nate. Por, faktet tregojnë të kundërtën.

Me ligj personat nën 18 vjeç nuk lejohen të hyjnë në klubet e orës së vonë. Tabelën “Ndalohen personat nën 18” apo “Për personat nën 18 nuk lejohet alkool” e sheh më shumë si zbukurim, sepse kur del ndonjëherë natën në lokalet e Tiranës sheh se ata popullohen më së shumti nga adoleshentë. Shumica e rojeve të sigurisë në lokale, përpiqen ta gjejnë moshën me hamendje dhe nuk e kanë standard, kërkimin e një mjeti identifikues (I detyrueshëm me ligj).

Ligji për personat nën 18 vjeç për frekuentimin e lokaleve të natës thotë qartë në nenin 5 të tij se “një i mitur nuk mund të frekuentojë, nga ora 22:00 deri në orën 6:00, një bar apo lokal nate, në të cilin tregtohet pije alkoolike”.

Lokalet e natës në Tiranë frekuentohen masivisht nga adoleshentët dhe askush nuk mban përgjegjësi për atë se si lejohen ata dhe çfarë iu shërbehet më pas. Ligji për minorenët, nuk zbatohet.

Së treti, jemi ne të tjerët soditësit e kësaj panorame perverse.

Ne nuk na shqetëson mënyra si vishet një adoleshente në rrugë, apo pse gjendet në të njëjtin lokal ku rrinë njerëz mbi 30 vjeç, pasi ne kemi krijuar një model vlerësimi kriminal mbi “të mirën”. Nuk kemi asnjë standard, dhe mekanizat për mbrojtjen e fëmijëve dhe minorenëve thuajse nuk ekzistojnë në modelin tonë shoqëror.

Na ka mbetur akoma kompleksi se modernja është baraz me shthurjen dhe mospasjen e një morali, as në veshje, as në sjelle,as në vendet që frekuentojmë dhe si duhet t’i frekuentojmë dhe as në gjuhën që përdorim. Shkurt jemi një shoqëri e paedukuar.

Nga ana tjetër shteti, ka një disbalancë për ligjet mqë mbrojnë shëndetin dhe të miturit. Për duhanxhinjtë e përgjegjshëm që pijnë duhan ka masa dragoniane, kurse për të miturit e papërgjegjshëm që hyjnë në klube e bëhen dru me hashash, ka tolerancë.

Modelet tona dhe alergjia që ka ky vend për të zbatuar ligjin dhe bashkëjetuar me vlerat, janë mitra e të gjitha fenomeneve negative, që shumëfishohen ditë pas dite.

Gjërat nuk duhen dënuar vetëm kur për arsye nga më të ndryshmet mund të ndodhin në një institucion publik. Ndodhi në Austri, që e mbijetuara e aksidentit të Himarës, Florie Peçi u kthye shtatzënë në Shqipëri. Dikush kishte abuzuar me të brenda në spital. Ndaj ky rast duhet parë me më gjakftohtësi.  Nuk është vetëm Urgjenca, e cila ka përgjegjësi për atë që ka ndodhur. Para se të shkojmë tek spitali, vjen familja, edukimi, shoqëria, modelet e suksesit edhe stili i jetës që i ofrohet një adoleshenti që rritet në Shqipëri. Këtu hyn edhe lokali, ku janë dehur të rinjtë, i cili është nga ana e vet një ambient me rol të madh edukues.

Jam dakort që shteti duhet të na ofrojë siguri, që doktorri duhet të na kurojë, që polici duhet të na mbrojë, po ne jemi nga pak të gjithë përgjegjës, pasi i kemi hap rrugë një modeli që na i merr fëmijët nga shtëpia dhe nuk dimë ku na i çon. Këtë të miturën e çuan këmbët në urgjencë, por mund ta kishin çuar dhe në ndonjë kanal apo skaf për Itali. Ne përsëri do bënim si histerik për atë që ndodhi, por jo për atë që po ndodh çdo ditë para syve tanë. Ku të gjithë jemi nga pak  dhunues të asaj vajze.

 

28 komente në “Të gjithë duhet të ndihemi nga pak dhunues”

  1. tfgs says:

    pune korrakesh,varu kkkkkkkkkk………

  2. Rilndja says:

    O krrice po kete shkrimin n c’gjuhe e ke shkruar. U bone ti me thone qe jemi shoqeri e paedukuar. Po pse moj krrice ata 3 apo 5 njerez e perfaqesojne shoqerine.

    Po shprehjen “janë mitra e të gjitha fenomeneve negative, që shumëfishohen ditë pas dite” pse nuk e shqiperon

    1. enter says:

      Pse habitesh?
      Ne jemi shoqeria me e paedukuar ne Europe dhe me tutje. I ke te faktuara te gjitha. Jemi shoqeri e ndyre, kriminele, hajdute, e korruptuar.

    2. klara says:

      shkrim fantasik mos te te vij keq ty pse ka shrur realitetin
      \

    3. GAMORI says:

      PSE HARROHET KRIMI ME ” GRISELDEN ” DHE U MBYLL PA DHIMBJE E TURP EDHE NGA MAJLINDA BREGU(PEFAQESUSJA E QEVERRISE KUCKE QE KISHTE SHQIPERIA ) KUR U PYET AJO NE BRUKSEL , SE ISHIN KRIMINELET E VESHUR ME PUSHTET ATA QE E BENE DHE TE VRASIN EDHE SOT PO QE SE DEL DESHMITAR !

      DUAM APO NUK DUAM NE JEMI SHOQERI E PERDALE ME BEMAT QE KEMI BERE NE SHQIPERI DHE NE GJITHE GLOBIN !

      PA PRINCIPE ,PA NDJENJA , pa DASHURI PER TJETRIN ,PA KEQARDHJE PER TJETRIN DHE PA TRU JANE 60% E SHOQERISE SHQIPTARE !

  3. Tironsi says:

    SHkrim i drejte!!!

  4. ne shqiperi familja shqiptare dikur kishte tradita brezi im kishte edukate tjeter dhe rregull ne familje, keto qe po degjojme tregon se rinia shqiptare ka marre rruge te keqe faji kryesor jane familja qe nuk i edukon keta femije dhe neser do jete shume vone,varferia ne ekstrem rinia droge alkol dhe cigare keto jane te pa tolerushme shteti duhet te hapi shkolla riedukimi dhe ti edukoje ti mbaje nen kontroll sepse 90 perqin e ketyre perfundojn ne burg ose vdesin nga droga,keto nuk jane lokale nate por lokale droge ku nuk kerkohet dokument identifikimi per moshen por abuzojne me minorenet plus familja qe lejon fimijen te rrije rrugeve gjithe naten

  5. mesuesi says:

    Shkrim shume i drejte dhe ne kohe.Me ligj duhet te mos lejohen femijet nen 18 vjec ne lokale.Te ndalohen me ashper si sikurse ndalohet me ligj duhani ne lokale.Nuk duhen lejuar femije ne kasiono.Keto probleme duhet te shqetesojne shoqerine shqiptare me shume se cdo fenomen tjeter.

  6. Treviso says:

    Nje pershkrim shume real i jetes se terinjve shqiptare dhe i gjithe shoqerise.
    Me ka lene shume mbrese kjo gazetare me kete shkrim. Dikush munde te mendoje se eshte zgjatur shume, por une do thoja se mendimet qe shkruan jane te gjitha formula qe duhen zberthyer, dhe te vihen ne jete.

  7. MARA says:

    Gjuha e perdor nga zonjusha tregon se ne te mbizoteron edukata e rruges. Fjalori per nje zonjushe duhej te ishte me i paster nga fjale te tilla si GOMARLLEK, ishin bere DRU etj..duket se ndoshta nuk ka lexuar asnje liber. Nuk dua aspak ta fyej por ta nxise, qe te fitoje me shume kulture e pastaj te vendos te shkruaj.Te behesh zonjushe nje vajze librash, meqenese te pelqen te japesh opinione. Duhet te kujdesesh shume per gjuhen tende, eshte shume e rendesishme.

    Te uroj fat

    1. karl zais jena says:

      per MARA:NUK PRETENDOJ TE TE BEJ TE NDRYSHOSH MENDIM.SEPSE MOSHA JOTE ESHTE (SKLLAVE E VETEBINDJES)SIDOQOFTE ZONJUSHA SIC E QUANI JU,KA QELLUAR NE SHENJE.NGA KENDVESHTRIMI I SAJE.ME NJE KOLORIT TE HOLLE E NJOHURI PSIKOLLOGJIKE.QE TRGON SE NDONJE LIBER E KA LEXUAR.ANALIZA E SAJ ESHTE ME TE VERTETE PER TU ADMIRUAR.SI NJE PUHIZE E KENDESHME QE TE LEDHATON FYTYREN.UNE MENDOJ QE KA GODITUR !!……NATYRISHT PER SHUME SHQIPO QE SHITEN GOMARET DHE BLENE KOMPUTERAT…ESHTE DICKA E VESHTIRE QE TE HONEPSET.(FRAZA E FUNDIT ,NUK ESHTE PER TY)

      1. MARA says:

        @Karl etj…

        Nuk e di si e dini moshen time?! Nuk ndiheni pak dhunues?….
        bej shaka.

        Skllave e vetbesimit?-nuk eshte e mundur…kontaktoj mire me veten. Pra jam shume e percaktuar qarte ne ate qe dua.

        te perkufizosh shkurt: “Ne jemi nje shoqeri e paedukuar”??? Shume dhune..duket sikur po mi nxjerr syte me gishtin drejt meje, po sikur te kete edhe thonj nga ata plastiket e gjate e te lyer me verni….

        Te me ndjeje vajza nese nuk eshte zonjushe, keshtu e kam vleresuar nga fotoja, por jam fare e painteresuar per te kerkuar profilet e njerezve..kjo me ka demtuar shume ne jete (me eshte marre si mendjemadhesi).

        Une i qendroj faktit se autorja nuk e kontrollon gjuhen e saj, perderisa edhe kur e shkruan nuk ben kujdes…

        Ky eshte elementi fillestar i edukates, ose te termit ‘sjellje e pelqyeshme’…

        Nuk themi se gjerat qe ka shkruar nuk qendrojne, apo nuk eshte shkrim i goditur!!! kete une nuk e thashe.

        Vajza po merr plot vleresime, qe tregon se shume njerez mendojne si ajo…

        Dikush ketu tha se ajo nuk e miremban veten, nese qendron eshte nje nga elementet fillestar te edukates….

        Cdo epoke ka sjelljet e veta te pelqyeshme, madje kultura te ndryshme kane sjellje te ndryshme.
        Ne studio shohim personalitete gra ose burra qe nuk kane edukaten e te ulurit ne karrige…

        vajza ka pasur nje plan, por nuk e ka kornizuar…pra ku e ka pasur qellimin???nuk del ketu.

        Shkodranet kane ca fjale te urta qe une i dua shume. Njera eshte:”Njeriu si le vdes”

        Pra secili ka edukaten personale, por ka shoqeri te konsoliduara te cilat kane nje edukate baze, pavaresisht arsimit, statusit shoqeror, standardit te jeteses dhe kjo eshte idealja.

        Ne jemi nje shoqeri ne kaos dhe na duhet koh (por duhet te punojme per dite jo te konstatojme) te krijojme nje set vlerash.

        Psh. Ky shkembim mendimi midis nesh eshte VLERE. Pra te ndash mendimin me tjetrin pa u perpjekur te tregosh supermacine, por thjesht me argumentet qe ke.

        Ndersa gjuha eshte guacka materiale e te menduarit, me jep menjehere te drejten ta vleresoj personin, i cili e perdor ate sipas formimit qe ka.

        E perseris nuk dua kurrsesi ta fyej autoren e askend ne kete bote, por e shkrova, mbase ka ndonje lexuese qe i duhet ta mesoje kete gje.

        ‘Morali i veshjes’ nuk eshte koncept filozofik. veshja eshte dekor dhe dekori eshte personal.

        Psh. Dekolteja e madhe qe autorja mban veshur eshte gustoshija e saj e ketu s’ka vend per diskutim.

        Nese veshja perben me te vertete ‘OFENDIM PUBLIK’ ne shume shtete te Amerikes denohet me burgim, pra Edi Rama duhet te beje nje VKM dhe te arrestohen njerez qe fyejne publikun me veshjet e tyre.

        Tema mbi edukaten eshte e gjate dhe e hapur…

        Televizionet duhet te kene shume programe mbi kete teme, por gazetaret duhet te jene shume te pergatitur edhe me edukate personale te paqortueshme….

        Te punohet shume me modelet…

        Besoj se bashke u kuptuam. Qellimi i shkrimit: Edukata baze e shqiptareve reflektohet ne rrue, ne mjedise publike dhe INSTITUCIONE te ndryshme.

        Por ajo qe pame ne video eshte veper penale qe ndodh ne cdo shoqeri. Tronditja erdhi pikerisht se pamja nuk ishte nje sjellje e keqe, por veper penale.

        Te shohesh nje grua me qellim…ne gjermani, ajo menjehere te kercenon: Une lajmeroj policine edhe ti vdes ne vend! Dhe kete force ja jep ligji.

        Edi Rama auf die spitze!!!

        Ligji, ligji, ligji

        Falemindrit!

      2. IGLI says:

        @KARL

        KJO VAJZE MUND TE JUSTIFIKOJE CDO KRIMINEL, SE MBAS KRIMIT KTHJELLOHET E PENDOHET. PO KJO DUHET TE KRITIKOJE DREJTESINE AMERIKANE, QE PAS KRIMIT T ERRUAN KOKEN E TE SHKRIN NE KARRIGE ELEKTRIKE…

        APO EDHE VETE ME SHOQERINE E SAJ DEL JASHTE KONTROLLIT….

        PO PSE MOJ VAJZE NUK E KONTROLLON DOT VETEN? PO NA KERKON NDIHME APO PO NA TREGON SE JE SHUME E EDUKUAR…

        LEXOJENI, MORE LEXOJENI KETE ….

    2. GAMORI says:

      E VERTETA DHEMB GJITHMONE !

  8. eltoni says:

    shkrim shume interesant dhe duket qe autorja ka eksperineca nga bota perendimore dhe do kete jetuar vite andej.komplimenti edhe pse ketu ne kete vend veshtire ta kuptoj njeri gjuhen ose me sakte finesen ne menyren e te shkruarit dhe te ceshtjes shume delikate.Uroj te mos jeni jeni moshe e madhe qe te mos humbni kurajon per shkrime te tilla qe gazetaria ka shume nevoj.Suksese!!

  9. tina says:

    Bravo!nje shkrim realist dhe i dhimbshem per realitetin ku jetojne femijet tane.qe te edukosh nje femije eshte jo vetem rropatje por edhe dhimbje ne raportet prind femije ,raporte te brishta qe duhet nje sforcim i jashtezakonshem per ti ruajtur.
    Mjafton te shihni ne tv nuk ka nje emision per te bere prezent femije,adoleshente me arritje ne fusha te ndryshme si sporti,edukimi ,mesimi,arti etj etj.nuk ka ambjente sportive qe femijet te angazhohen per te bashkevepruar me bashkemoshataret e tyre dhe harxhuar energjite dhe sa e sa mangesi te tjera ne edukim dhe argetim.
    shteti ka pjesen e tij te pergjegjesise per kete brez pasi duhet te hartoje jo vetem projekte ne leter,

  10. EDMOND says:

    kjo vajze ka te drejte per te gjitha dukurite e shoqerise se sotme! Mbrojtja e femijve dhe adoleshenteve eshte lene ne meshire te rruges!Niveli i kultures te nje populli matet me nivelin e sistemit arsimor dhe nivelin e emancipimit te gruas!

  11. Gjergji says:

    Me vjrn keq, por ai vend ka mbaruar.

    Perpiqem te gjej online ndonje humor nga vendlindja ime, por, vetem humor bajat, fjale e shprehje me dy kuptime, ose hapur fare per seks, qe te vjen turp ta shikosh edhe kur je vetem, e jo me me familjen. Kengetaret shqiptare bejne gare kush tregon me shume lalureqsi; eshte bere “kallashi” VIP; shikoni gazeten Tema me fotografite lakuriqe, dhe lexuesit e rregullt te saj kenaqen e masturbohen. Ne TV shqiptare kombetare, shikon sex e porno ne mes te dites. E c’te permend tjeter.

    Sa keq me vjen per vendin tim, per ju vellezer e motra shiptare.

  12. GENI Karagjozi Austri says:

    Zj. Jonida,shkrimi Juaj eshte analizus,edukus dhe per fat te keq ne shoqerine Shqipetare,Edukimi i brezit te ri eshte nje proces me i veshtire dhe me i gjate se ne nje shoqeri me tradite demokratike,shkollore e ligjore.Edukimi baze eshte Familja,thellohet ne Shkolle dhe shoqeria,ligjet e Shtetin krijojne themelet e tij.
    Shoqeria Shqiptare eshte shume e Re,jo ne kohe,ne ekzistence,por ne shkollim, e ne te qenit Shtet. Per krahasim: Shteti Shqiptar eshte vetem 103 vjet i vjeter,ai Austriak mbi 800 vjet; Universiteti i Prages eshte me shume se 500 vjet i vjeter dhe ai i Tiranes gati 60 vjet. Shtoi tradites se Edukimit trashegimine anadollake Osmane,ndalimin e shkollimit Shqip,mbydhjen e Shtetit dhe mungesen e Lirise ne Diktature,Tranzicionin ne vitet 90,dhe udheheqjen e Shtetit ne Demokraci nga “Cobenje”,qe e vune Partine mbi
    Shtetin,shkateruan ekonomine dhe shoqerine.
    Model i shoqerise u be i pa edukuari ne Familje Berisha,qe ne Qeveri apo Parlament,fliste e flet me gjuhen e rruges perkrahu, e emeroi te pa moralshmit e te pa qyteteruarit derri ne Parlament,ne Tempullin e Qyterimit e Demokrcise.
    Shembull,deputeti Paloka qe ne zgjedhjet Parlamentare ne zonen elektorale deklaronte para elektoratit:zgjidhni PD se me Ne nuk paguani dritat,etj.etj.
    Ky eshte ne miniature Modeli Shqipetar i Shtetit, i Edukimit dhe Qyteterimit.
    Jemi krenar qe jemi Shqipetar(si cdo Nacion per origjinen e vet). Pyetja shtohet:Perse?!?,per origjinen Pellazge apo Ilire,Origjina eshte Dhurate,jo merite.Po me tej???
    Ne shqiptaret kemi nje zgjuarsi naturale, por te pa perpunuar dhe edukuar,dhe jemi shume fodulle e te vet kenaqur,(shembull Kryeministri Rama).
    Keshtu jane dhe fqinjet tane Greke:(mburren me te shkuaren dhe heshtin per te sotmen, dhe fajin ju a kane gjithmon Gjermanet.Pyeta nje here nje investitor GJerman(qe kishte jetuar vite ne Greqi):Cmendim ke per Greket? U mendua dhe ne fund u pergjigj: Lene cdo pune per neser, dhe nenkuptoje, qe jane dembele.Nuk jemi larg dhe Ne,jemi egoiste(si Patriot po e korigjoj,egoiste pozitiv)vecanerisht kur duam te arrijme qellimin.Kete e verteton Historia jone e vjeter dhe e Re.
    Nga kontaktet dhe pervoja ime me shume njeres te shtresave dhe Nacioneve te ndryshme kam nxjere konkluzionin qe Popujt jane njesoj ne embrion, por dallohen nga ekonomija,shkollimi,tradita e edukata Familjare dhe ne fund eshte shteti ligjor qe i jep ngjyren dalluse.

  13. treporti says:

    Me te tilla hartime prekese OFQ-TE RREMBEJNE miljona dollare nga Europa,demek po edukojne popullin shqiptar.Krimet shtohen,dhuna kunder grave,femijeve shtohet,korrupsioni eshte ulur kembekryq.Edukim eshte zbatimi i ligjit.Edukate eshte ligji,te tjerat jane lloqe kavaje.Vajza para se te jape mend,te nxeje mend.

  14. Brug says:

    Ne artikullin e shkruar nga z.J.Hitoveizi ne permbledhjen e nje kritike qe i behet shoqerise dhe edukimit perfundimisht ne temen e mesiperme duhet ta marrim si te vlefshme dhe pozitive edhe te nevojshme! Keto akte imorale te kryera nga njerez te cveshur nga kualiteti njerzor ekzistojne realisht edhe ne boten perendimore! Ndodhia e Austrise me Florie Pecin e cila erdhi ne Shqiperi shtatzane tregoi se ajo ishte perdhunuar ne spitalin ku edhe ishte e shtruar ne gjendje kome ne Austri!Por keto ngjarje te izoluara ne boten e jashtme apo aktualisht ne Shqiperi mendoj se ne krye te ngjarjes eshte produkti i semure i nje shoqerie ku origjina eshte krimi i familjes dhe indiferenca e nje shoqerie individualiste ! Ne vendin tone situata eshte aq e kompleksuar sa mund te them se eshte e pa pershkrueshme tabloja surrealiste e perditshme qe te shkruhet bindshem per cdo person i cili ndjen nevojen per tu informuar nga autori kroniken e realitetit qe ndodh dhe rrjedhimisht ku fshihet enigma e ngjarjes! Cfare eshte shume bindese ne keto vite qesharake demokratike nga vete shtypi sepse une personalisht jetoj qe nga 1984 jashte kufijve gjendja e edukimit te shoqerise Shqiptare apo stili i jetes i brishte mbas daljes se vendit nga monizmi eshte kthyer sot ne nje snobizem delirant i paidentifikueshem! Qe te flasish apo te cfaqish idene eshte nje nuditet i parendesishem media apo Tv Shqiptar ka sot lirine dhe ne kete oporunizem dramatik te perditshem ne degjojme dita-dites! Vrasje,vetvritet,aksidente per cdo dite,gjakmarrje, korrupsion dhe kjo teme cdo dite si filmat e Hichcock sikur po ndodh nje tragjedi Shekspiriane vetvrasje kolektive ……….e pa fund nje enigme e gjalle e nje shoqerie te sotshme si nje realitet i pamohueshem!

  15. Brug says:

    Z.Mara i lexova te dy komentet e mesiperme, per here te pare nje koment me ka pelqyer i cili ka nje liri mendimi qe une e ndjej se vjen natyrisht nga ju, si edhe nga nje demokraci e huaj ku jetoni!Por une ne komentin tuaj gjej disa fraza qe bien ne kundershtim me stilin seduktiv te nje zonje! Ju shpreheni se po te shikosh ne Gjermani nje femer me qellim ajo menjehere te kercenon ku sidomos fjala kercenim ka shume gjera per te qartesuar! Ne emgrim zonjushe apo zonje mendoj mos ta merrni si model te nje perfeksioni shtetin ku jetoni dhe ti kunderviheni vendit (Nene) te lindjes si nje shqiptare qe mbizoteron elekuencen,edukaten,formimin,bindjen dhe lartesine e nje qenie njerzore! Emigracioni eshte nje shkembim edukate qe perfundon ne shkallen e crrenjosjes kjo fjale e fundit e pashmangshme per te gjithe emigracionin dhe emigrandin nga vete kulti i individit ne kapitalizem! Gjermania apo gjermanet nga arshivat e sotshme si edhe ne kohen e Hitlerit ku ai ka vrare vajzen e motres per te mbuluar sadizmin e tij ka shume e shume per te folur …! Shqiperia eshte ne nje gjendje qe nuk mund te themi fjalen e mire por eshte vendi i yne dhe si i tille dhe ne gjendjen kaotike ku ndodhet ai ka nevoje per luften kundra ketij korrupsioni galopant! Natyrisht qe nuk mund te kete perfeksionin e shkrimit cdo’kush por rendesi ka kurajoja civile kundra fenomenit shoqerore te nje shoqerie e cila ka shume mangesira nga vete abandonimi i te gjitheve ne pergjithesi,- si politika edhe njerzit intelektuale qe braktisin vendin nga nje semundje kronike si element( endrra) per te krijuar diku jeten me te mire !

    1. MARA says:

      @Brug i nderuar!

      Ju falenderoj per repliken, keni shume njohuri mbi Hitlerin si edhe une, por kur thashe se nje grua apo vajze te kercenon, nuk desha te shtoja edhe faktin qe edhe nje prostitute po ta shohe nje burre me qellim ngacmues ajo te kercon se do te telefonoje policine, e cila eshte mahnitese ne mbrojtje te cilitdo qytetar. Por sidomos grate dhe vajzat jane jashtezakonisht te forta vetem ne saj te ligjit per to. Nje grua ne gjermani lind me te drejta te tilla saqe nena gezon qe lind nje vajze. Ky eshte fakt.

      Ky eshte mentaliteti sakson. Ndersa autorja i referohet nje sjellje te vendeve ne zhvillim si lindja dhe ameriko-latinet.

      Ju duhet ta dini shume mire se sociologjia si shkence ka lindur ne gjermani, dhe si atje (flas per perendimin) askund nuk mund te menaxhohen aq hijshem maredheniet njerezore kudoqofshin…

      Austriaket qendrojne edhe me lart sepse ju e dini qe: psikanaliza ka lindur atje dhe te pakten nga leximet e mia, qysh ne 1914-ten femijet ne klasat e fillores kishin psikolog, qe do te thote se femijet trajtoheshin neper grupe sipas ‘IQ’. ndersa ne komunizem nje femije inteligjent ne menyre te detyrueshme rrinte ne banke me nje femije me zhvillim mendor te dobet???

      Ndersa sjellja e vajzave eshte shembullore.

      Keto jane shoqeri shume te zhvilluara, ku shteti ka investuar dhe investon shume, por e mbeshtetur ne tradite gjithmone.

      Tradita jone parakomuniste ka qene ideale, ndersa cdo dite njerezit largohen prej saj sikur te ishte kolere. kjo eshte e dhimbshme. jemi vertete ne kaos por zgjati shume 24 vjet.

      Ndersa struktura e qeverisjes eshte gjithmone e njejte sikur maredheniet njerezore kane ngecur ne vend.

      Besoj se eshte momenti qe ne ashqiperi te kete nje Ministri Familjeje…

      Po mar shembull Gjermanine edhe fqinjen e saj Austrine, e cila eshte gjithmane pak me larte…

      Stimulohet me para gjyshi/gjyshja ne menyre qe te rrije ne fund jave me nipin apo mbesen per te trasheguar traditen, ndersa ne Shqiperi gjyshet e gjyshet jane natyralisht te dashur, por nuk i edukojne femijet e tyre dite pas dite me dashuri, por me frike dhe vjen nje dite, qe femija rritet dhe….atehere ketu nderhyn shteti me politika te vogla.

      Keto gjera behen me dashuri, ndersa politika tek ne per fat te keq vret femijen e vet per te mbajtur pushtetin (Hitleri nuk e vrau mbesen per pushtet ai udhehiqej nga principi i races…pastaj u cmend).

      Normalisht sot gjermania perballet me raporte te reja sociale, per shkak te bashkimit me lindjen dhe sociologet jane shtuar dhe meren energjikisht me zgjidhen e rnjes se problemit(Teoria e Lubekut)….ju e dini…

      Ndersa ne Shqiperi njerezit qe kane punuar ne Departamentin e ndihmes sociale gjithe keto vite jane te inkriminuar dhe fatkeqesisht jane gra dhe vazhdojne te jene ne pozicione te rendesishme….
      Pra broblemi mbetet politika. Ju do te thoni se ajo eshte pjese e jona. Po ju pergjigjem, por pjesa jone me e keqe…dhe per fat te keq shembulli me i keq.

      Ndersa arsimimi i vajzave ka per qellim ngritjen e nivelit intelektual ne familje dhe si rrjehdim per ta bere burrin dhe femijet te lumtur, ne Shqiperi gra “te arsimuara” zaptojne vende pune….

      Ne gjermani ligji e ndihmon familjen qe: gruaja te zgjedhe te jete nje GRUA SHTEPIE dhe te ardhurat hije te saj hyjne ne familje nepermjet pune se burrit.

      Dhe ajo eshte nje shtepiake e respektuar dhe ben punet qe i takojne e nuk kthehet ne sherbetore…nese burri tenton ta trajtoje keq ajo shkon tek telefoni: “Alooo polizia”…..

      Keshtu sipas teorise se “Lubekut” ai shtet funksionon si nje mekanizem i perkryer….

      Nese ke nje orar me zyren e shendetesise per femijen tend…ndersa ti je duke mbritur dikush vjen me vrap (eshte gjithmone burre) dhe te merr karrocen me femije ne krah nese nuk ka ashensor…kushdoqofsh ti!!!

      Gjithashtu ne rruge rendom njerezit vrapojne te te hapin deren kur je me karoce me femije…Askush nuk eshte cdo dite i lumtur, por aty ku gjendet nje femije njerezit te gjithe i buzeqeshin dhe i thone fjale te bukura…sepse e kane ne gjak, jane njerez shpirtmire dhe rrethojne njeri tjetrin me dashuri…

      Ata e njohin fjalen urrejtje e perdorin kryesisht per te huajt, ndersa ne per njeri tjetrin.

      Shteti duhet te perpiqet per te ndryshuar, ndersa grate, vajzat duhet te modelohen ne familje qe udhehiqen nga disiplina e sigurisht nga dashuria. Eshte e veshtire, por prandaj nena dhe familja ne teresi eshte INSTITUCION.

      Te shkruash opinion ne nje shoqeri si jona:” edhe ne kur jemi ne shoqeri dalim jasht ekontrollit”???

      Ne Tirane rreth 80% e familjeve jane te divorcuara…femijet jane te coroditur…

      Sidoqofte une jetoj ne Tirane. Kam eksperience jete Austri-Gjermani rreth 4 vjet. Femijen tim e solla ne jete ne ato vise dhe e rrita vete ne shtepi deri ne kater vjec e pastaj erdha ne Shqiperi….Jam shume e kenaqur nga femija im sepse jam marre pa pushim me te deri sot qe po shkruaj. E kam ketu prane ndersa pergatitet per provimin neser, une po replikoj me ju…cdo gje shkon si sahat, sepse kam bere detyren dhe asgje me teper. Lodhja vjen nga veshtiresite e jetes ne Shqiperi. Sic e dini eshte shume e veshtire te jetosh KRISTAL ne kete vend, por kjo nuk perkthehet si sakrifice. Ne kete shoqeri te veshtire te duhet shume force e nese nuk e ke mos sill fare femije ne jete!!!

      I qendroj kesaj eksperience jete sepse e kam ne gjak. Keshtu jam rritur e edukuar edhe une ne familjen time, por prindrit e mi kane bere sakrifica shume te medha per mua sepse koha kishte veshtiresi akoma me te medha per arsimimin…

      Gruaja eshte plastelina e shoqerise!

      Kenaqesi qe me keni lexuar!

  16. Brug says:

    Replike per z.MARA. E nderuara z.Mara ju falenderoj per urtesine dhe pergjigjen tuaj! Nuk kam asnje kundershtim edhe ne qofte se mbroj nje dicka ndofta edhe te pa drejte e bej per te vetmen arsye se une mendoj se kam nje te drejte si nje Shqiptar per te mbrojtur thjesht vendin popullin dhe identitetin nga i cili une kam dale ! Por e verteta e pa mohueshme eshte e atille sic edhe ju e paraqisni brutale dhe e pa meshirshme e cila godet kryesisht njerzite intelektuale te cilet jetojne ne Shqiperi! Jam i mendimit se edhe pse jeni kthyer ne atdhe nuk eshte ndonje mekate por nje gje e veshtire kurre ndodhesh shpirterisht ne mes te nje kryqezimi asaj te djeshmes dhe realitetit te cilen une personalisht nuk e njoh me ne Shqiperi! Ishte njekohesisht edhe per mua nje kenaqesi te replikoja nepermjet internetit me nje atdhetare mjaft te edukuar qe me ka lene nje mbrese! Ju mund te drejtoheni ne adresen time ne Google me notimin: [email protected] ju uroj te mira ne jeten tuaj e pakta gje e cila eshte e nevojshme per te gjithe humanitetin! Nje shkrimtar francez Romain Rolland artist e shkrimtar citonte:Edhe i pa shprese lufta eshte prape nje shprese….!

    1. Mara says:

      Brug

      l’esper jamais mort!

      Au revoir, avec respect

  17. MARA says:

    brug, gjerat e mira zgjidhen me bisedime e jo me lufte, kjo e fundit eshte fundi i bizedimeve ne tavoline….

    Shqiperia do eci drejt perendimit, gjerat nuk jane aq keq sa c’duken

  18. Brug says:

    Z.Mara, fjala e shprehur nga sh.francezR.Rolland edhe i pa shprese –(lufta)- ka nje kuptim alegorik ne letersi. Zonja Mara me lejoni t’ju pyes per cfare ju keni studiuar, ndjej qe jeni shume e ndjeshme ne fjalor dhe njekohesisht te jetosh ne Shqiperi nuk mendoj se eshte aq e lehte ta ndjeni vetveten te cliruar nga ambienti ne teresi ku mungon respekti ndaj vetvetes., ju uroj naten e mire ne vazhdim

  19. MARA says:

    PERSHENDETJE Z.BRUG (MISTERIOZ)…

    R.ROLLAND E KAM LEXUAR NE FRENGJISHT NE MOSHEN 12 VJEC.

    NDERSA KONSTATOJ SE NUK JENII NDJESHEM NE ORTOGRAFI DHE NUK KENI AQ RESPEKT PER GRATE…

    E NJOH KETE SHKRIM, KETE LLOJ TE SHPREHURI SEPSE NJOH FAKTIN QE JU PER GRATE NGA PADIA PERDORNI Z DHE JO ZJ, OSE ZNJ…E KENI DIFEKT OSE NUK KENI AQ RESPEKT PER VETEN.

    CIAO JO NE VAZHDIM….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje