Të përsosim veten,
përpara se të kërkojmë
përsosmëri në gjithshka
Ky, është një nga urimet, që popuj të ndryshëm bëjnë për vitin e RI. Një të tillë kam bërë edhe unë sivjet, ndonëse viti që shkoi nuk qe një vit i mbarë për familjen time në përgjithësi, por për ne personalisht ishte i tillë sepse ne vetë u përqëndruam në përsosjen e vetes tonë më shumë, në mënyrë që vitin që po vjen të mund të presim zgjidhjet pozitive të problemeve, nuk ka rëndësi nëse ishin incidente, apo gabimet tona…atë do e vërtetojë koha.
Jam mësuar të pres kritika në shkrimet e mia, madje të tepruara, pikërisht në momentin kur kam pasur më shumë nevojë për fjalë të mira…(një pikë mjalti, mbledh më shumë miza se një liter uthull)!!!
Edhe në këtë shkrim e ndjej si do shpërthejnë në kritika të ashpra, madje tentojnë të më ulin sa më shumë të jetë e mundur, por debati fitohet vetem nëse shmanget. Realisht kritikat nuk më pëlqejnë fare, gjithashtu përpiqem ti adresoj tek të tjerët sa më të buta, sepse ashpërsia e kritikës nuk e bën tjetrin të reflektojë më mirë, e kundërta është e vërtetë, ai beson se kjo kritikë është e qëllimshme dhe e shmang fare…
Në këtë fillim viti kanë filluar kritikat e ashpra, të cilat nga njëra anë japin shpresë tek njerëzit e lodhur, sepse është ideja se, kur troket fortë-dikush do të të hapë derën…e nëse ‘reciton me të njëjtin intonacion të njëjtat fjalë’ edhe në qofshin të vërteta nuk të beson më njeri.
Prandaj edhe pse fillim viti është mirë, që nisi me “goditje të forta”, sigurisht për shëndetësinë, pasi është një problem i madh për segmentin e varfër të popullsisë dhe në fakt jeta dhe shëndeti i mirë nuk mund të jetë privilegj vetëm i njerëzve të pasur, pasi midis të varfërve ka potenciale njerëzore nga ata që janë thuajse të përsosur.
Në një vend të zhvilluar, po të jetosh disa vite e ndien se nuk ke nevoje për para, pasi të gjitha shërbimet të ofrohen jo vetëm në sasi e cilësi, por edhe si sjellje njerëzore njësoj si një i pasur, madje mund të jesh në të njejtën dhomë me tregtarin më të pasur të vendit në të njëjtwn dhomë me dy shtretër dhe keni të njëjtin TV secili me pultin me vete dhe aty mëson sa të sjellshëm janë të pasurit atje..-si të pyesin në çdo moment-nëse dëshiron kanal tjetër për të parë?…
Nejse, ky ishte rasti i spitalit, por edhe nëse shkon në pishinat e shtetit, ti ndiesh njesoj si milioneri në pishinën e tij, sepse njerëzit përpiqen shumë të jenë të përsosur në higjenë, duke respektuar me kënaqësi të gjitha rregullat që ka mjedisi aty. Pra në këtë aspekt këtu në Shqipëri, sikur të pasurit të ishin më njerëzor, ndoshta për të varfërit jeta do të ishte më pak e vështirë.
Kështu kritika e këtij fillim viti nga REDAKSIA E TEMA-S është sa e ashpër aq edhe e drejtë, gjithashtu gjithpërfshirëse..sepse kushtet spitalore nuk i presim të vinë nga ndonjë planet tjetër por nga qeveria jonë, pra nga vetë njerëzit, që punojnë në spitale, në Miniatrinë e Mjeksisë, po edhe nga ne pacientët, sepse ne nuk mund të përjashtohemi nga pëgjegjesitë…
Nëse ne shqiptarët vitin që shkoi do të ishim përpjekur dukshëm për të përsosur veten tonë, atëherë URIMI PER VITIN E RI PËR INFERMIEREN BETI, do të ishte thjeshtë ‘Rrëshkitje e Mbarë’…..
Ne kritikojmë shumë , shumë ashpër. Aq ashpër sa e bëjmë tjetrin të mos flejë ditë të tëra (kush ka ndërgjegje)…
Me pak fjalë ne njerëzit e vdekshëm jemi të gjithë njësoj: gjithmonë të gatshëm të kritikojmë të tjerët, pa i dëgjuar kritikat që na drejtohen ne.
Prandaj nesër unë, ti apo ai, ajo, kur të nisim kritikën e radhës të kujtojmë Al’Kaponen. “Pushkën” apo Albert Fallin. Duhet të kuptojmë se kritika i ngjan një pëllumbi shtegtar ajo kthehet atje nga ku është nisur. Dihet se personi që po kritikojmë, do të bëjë gjithë përpjekjet për tu mbrojtur dhe të hedhë poshtë akuzën. Atëhere?-na duhet të kritikojmë rast pas rasti, por duhet të punojmë edhe me veten, në mënyrë që problemet të mos mbeten pa përgjegjës dhe të pazgjidhshme në shekuj. Nëse jemi të prirur të kritikojmë cilindo e gjithshka, por nuk shohim nga vetja, duhet vetëm të jemi me fat, që personi, të cilit i adresohen kritikat, të ketë ndjeshmërinë e duhur…
NJE SHKRIM ORGJINAL NGA HYRJA NE MBYLLJE
NJE E VERTETE E MADHE ESHTE SE KRITIKA SHERON APO NDRYSHON PER MIRE NE
NE ATO RASTE KUR KRITIKA ESHTE REALISTE DHE POZITIV
RESPEKTE NDRYSHIMETI DUHEN SOT SHQIPERISE
Letra qe infermieria “Beti” i kishte derguar k/ministrit E.Rama, ishte shume domethenese,tregonte qe spitalet tona jane ne gjendje te mjerushme ne shume drejtime.
ka vite e vite qe neper spitalet tona eshte krijuar nje mentalitet i gabuar,kjo ne radhe te pare nga pacientet,pastaji nga personeli.
“Beti” terhiqte vemendjen edhe per plotesimin e disa kushteve te domosdoshme neper spitale, qe per mendimin tim nuk eshte se kerkoin ndonje investim te madh qe rendoin buxhetin,por me pak perkushtim dhe kembengulje nga administratat e spitaleve mund te regullohen qofte edhe gradualisht, nuk duan shume para carcafet apo veglat e punes se infermiereve,nuk duan shume para pastrimi dhe rregullimi i banjove,nuk do shume para ngrohja(biles me rrugen qe kane zgjedhur pacientet,qe marim me vete rezistenca elektrike) besoi se buxhetit te spitaleve u shkon me shtrenjte.
Jam dakord me ju zonje ne çdo fjale qe thoni!Respekte!
Nje njeri me ndergjegje e qe nuk fle net te tera kur e kritikojne pa te drejte ashper çfare te beje me teper te rreshqase mbare nga padrejtesite qe i behen vetem se kritikon drejt e e trajton problemin si duhet,apo fjalen ja duan por pasi ja marrin mendimin i japin te shtymen.Persosja e vetvetes ne kete rast per kete person eshte te heshte ne do te fleje rehat,jo nuk mendoj keshtu por te kete sa me shume trajtim si duhet te problemeve dhe te vleresohet mendimi pozitiv per nje shoqeri me te mire e jo te heshte.
“Te persosim veten”, kjo eshte e vetmja rruge per te hecur perpara.
Faleminderit autores.
Rreshkitje e mbare (“einen gute Rutsch “)eshte urim me origjine Gjermane
dhe jo Shqipetare.