A jemi perpara nje "gabimi" te ri me Edi Ramen?

26 Dhjetor 2014, 20:14Blog TEMA

 Nga Berat Buzhala

 

Kohë më parë, në Tiranë, po diskutonim me disa gazetarë të atjeshëm raportin interesant në mes të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit. Po më interesonte të dija se cila do të mund të ishte arsyeja kryesore që i lidhte Ramën dhe Thaçin. Çfarë pëlqejnë tek njëri-tjetri, sepse realisht, për arsye të ndryshme, ata do të duhej të mos ishin aq afër njëri-tjetrit. “Edi mendon se Hashimi është shumë i fuqishëm si lider, prandaj e xhelozon në ketë pikë. Kurse Hashimi mendon se Rama është shumë i mençur, prandaj edhe ky e adhuron, e, e xhelozon në pikë”. Ketë definicion e dha njëri prej gazetarëve të Shqipërisë, emrin e të cilit nuk po e përmend sepse nuk e dija që do ta citoja. Qeshëm të gjithë të pranishmit, duke e konstatuar së bashku se e kishte gabim edhe Edi për Hashimin, e, edhe Hashimi për Edin. Madje, se sa i fuqishëm ishte Thaçi, po besoj që Edi duhet të jetë bindur javët e fundit. Idoli i tij politik sapo i është nënshtruar kundërshtarit kryesor në politikë, Isa Mustafës. Pra, njëri mit sapo është rrënuar. Hashim Thaçi nuk është më aq i fuqishëm, sa do ta ketë menduar Edi këto 10-15 vitet e fundit.

Tash çfarë ka mbetur të dëshmohet, dhe vërtetohet, është vetëm edhe fakti se as Edi Rama, nuk është aq erudit, sa e mendon Hashim Thaçi, e me gjasë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të shoqërisë civile, e mediave, në Kosovë, të cilat, siç u pa edhe nga një tryezë e organizuar nga Lëvizja Fol, e kishin pranuar pa kurrfarë problemi ndjenjën e të qenit inferior, madje edhe të paditur, në secilin aspekt përballë Edi Ramës.

Nuk ka asnjë dilemë që shqiptarët e Kosovës i kanë pikë të dobët liderët e Shqipërisë. Këtu edhe më tutje ka të tillë që janë në gjendje që të flasin, dhe ta mbrojnë madje publikisht edhe për kasapin më të madh të kësaj pjese të Europës, Enver Hoxhën. Madje ka të tillë që njëkohësisht e adhurojnë edhe Enver Hoxhën, e, edhe Ahmet Zogun. Madje ka të tillë që, në ketë treshe e fusin edhe Sali Berishën. Kjo është një rrëmujë totale, ku arsyeja nuk vihet fare në përdorim. E tash, si duket, i kanë ardhur edhe minutat e Edi Ramës. Ky i fundit, pas performancës së bukur në Beograd, ka depërtuar në zemrat e kosovarëve ashtu siç kishte depërtuar Enver Hoxha me fjalimin e tij pas demonstratave të vitit 1981, ose ashtu siç kishte depërtuar edhe Berisha – me fjalë.

Parimisht këtu nuk duket të ketë asgjë të keqe. Që shqiptarët e Kosovës e duan liderin e Shqipërisë, kjo mund të jetë vetëm një gjë e mirë. Thotë më shumë për popullin, sesa për liderin shqiptar. Por rreziku ekziston, sikur edhe herëve të tjera, që këta liderë, të fillojnë të abuzojnë me popullaritetin e tyre tek masat. E posaçërisht duke e konsideruar Prishtinën si një paralagje të varfër të Tiranës, në secilin kuptim të mundshëm te fjalës. Para së gjithash, në aspektin intelektual e kulturor. Dhe artisti Edi Rama, sot, i rrethuar prej një duzine vajzash dhe çunash të kompleksuar, ndihej i plotësuar. Duke e nuhatur një ambient tërësisht të nënshtruar dhe nën këmbët e tij, Rama, gjatë paraqitjes së tij, për shembull, nuk hezitonte të lëshonte, gjoja, batuta, edhe ndaj personave të hendikepuar. Marrë parasysh arrogancën e Ramës, e posaçërisht bindjen e supremacisë përballë të pranishmëve në sallë, që ishin të gatshëm të qeshnin pa kushte ndaj ‘batutave’ të tij, u frikësova se mos Rama do të shkonte edhe më larg sa ta tallte Agim Vatovcin, pse nuk ishte i gjatë sa gjithë të tjerët, por kishte ngelur i hendikepuar.

Tash disa fjalë për artistin Rama, si kryeministër

Anash, të gjitha këto, por për mua është irrituese, e bajate po e po, dëshira e Ramës, që në secilën paraqitje të tij, të insistojë të flasë për ‘artin’ dhe ‘kulturën’. Kinse me kompetencë. Kinse, sipas tij, në këtë lëmi, nuk ka konkurrencë në mesin e politikanëve tjerë. Kinse, ai e dallon të bukurën nga e shëmtuara, gjë të cilën, kinse, politikanët e tjerë shqiptarë nuk e dallojnë. Kinse, ai si Kryeministër, mund të flasë për ketë çështje me njerëzit e artit dhe kulturës, në një nivel tjetër, që politikanët e tjerë as nuk mund ta kuptojnë e as nuk mund ta përcjellin.

Është koha e fundit që ai ta tejkalojë ketë përparësi të tij, që tash gradualisht po i kthehet në një defekt serioz. Puna e Kryeministrit do të duhej të ishte shumë më serioze, e më komplekse, sesa planifikimet territoriale dhe planifikimi i shtëpive të shqiptarëve, a planifikimi i plazheve.

Tek e fundit, a është kjo puna primare e një Kryeministri të vendit. Plaga më e thellë dhe më e infektuar, e qeverive shqiptare, andej e këndej kufirit, kurrë nuk ka qenë stili i shtëpive që po ndërtojnë qytetarët. Ka qenë krimi dhe korrupsioni. Shoqëritë tona vazhdojnë të janë të prapambetura, jo pse është ngushtuar plazhi në ndonjë pjesë të bregdetit, por pse Kryeministrat, andej e këndej, sot e dje, ishin të rrethuar prej banditëve joideologjikë. Dëshiroj të them që sa herë e dëgjoj Ramën tek e devijon muhabetin kah arti e kultura, ketë e bën më qëllim që të mos e godasë gozhdën mu në kokë – e që është krimi dhe korrupsioni. E që për këto tema asnjë Kryeministër shqiptar, as andej e as këndej, nuk dëshiron të thotë asnjë fjalë të vetme.

E patjetër, në fund, dëshiroj t’i kthehem edhe njëherë 15 pikave të Papa Françeskut, të bëra në Curia’në e Kishës Katolike në Vatikan. Këto ishin, ato që Papa i quajti, 15 lëngatat e Kishës. E përmenda edhe para disa ditësh në një shkrim timin për Kishën, e njërën prej pikave, ose sëmundjeve, duhet ta përmend edhe tash. Ishte lëngata e 12 të cilën Papa e quajti: Sëmundja e fytyrës mortore. “Për ata që besojnë, që në mënyrë që të bëhen shumë serioz është e nevojshme që fytyrën e tyre ta vizatojnë me një pamje melankolike dhe të ashpër, dhe t’i trajtojnë të tjerët – posaçërisht ata që i konsiderojnë të parëndësishëm – me rigjiditet, arrogancë dhe vrazhdësi. Në realitet, ashpërsia teatrale dhe pesimizmi steril janë simptome të frikës dhe pasigurisë”. I tillë duket Edi Rama. Dhe kjo duket të jetë edhe sëmundja e tij më serioze.

21 komente në “A jemi perpara nje “gabimi” te ri me Edi Ramen?”

  1. Labi says:

    Duhej te ishit me i ashpër, më i ashpër z. Buzhala. Për defektet psikike të Ramës ne lexojmë çdo ditë “RD” dhe “55” ndaj këto shkrime si tuajat kundër kryeministrit të Shqipërisë janë fëminore. Kuptohet, kinse…Është e turpshme sigurisht që Rama përdor kulturën përkundër një individi si ju, i cili ka aq shumë njohuri për artin sa fjalët e Ramës ju ngjajnë fëmijërore..Kinse, sigurisht..Kështu në zgjedhjet e ardhshme PD duhet t’ju kandidojë ju për kryeministër të Shqipërisë, sepse me siguri nuk do silleni si Rama, por si Papa Francesku..Urime! Kinse, sigurisht..!

    1. d gorezi says:

      Eshte per tu pas zili paturpesia e ketij Buzhales.Votues I deklaruar I tradhetarit Berisha ,me qendrime e sjellje banale ,me njohuri e aftesi akoma me banale ,te mundohet te cilesoje Edi Ramen ,qe eshte objekt studimi per shkencetare te shume fushave ,eshte shume kamikazh ne paturpesine e tij.Dhe Mero Baze qe na e nxjer gjithmone cfare vjell ky Pekinua I gazetarize e I politikes ,nuk I sherben unitetit kombetar.

    2. Ilir Hoti says:

      Z buzhala e ka vete ne hijen e tij inferioritetin..ndihet i dobet e xheloz ! I kujte eshte faji??? Ky eshte gazetaruci i rralles….

    3. pajtim says:

      Hallall palloshin e Bledit plako.

  2. Po ky bizhdila , ke perfaqson ky me ate ; A jemi perp….bla bla bla !
    ke merr persiper te bejn kto funderina kazanesh islamik aaahahahahahahahahahahahahahahaahahhahahahahah c’eshte kjo rrace karagjozesh more aman ,nga kan dal kta nga cila booth .

    1. leonardi antwerpen says:

      qenke qesharak me bere dhe mua te qeshe
      buhahahahahahahaha

    2. Toni KS says:

      Buzhala eshte katolik (jo se ka ndonje rendesi kjo). Mosnjohja dhe paragjykimet qe keni per Kosoven flasin shume se sa mizerabel jeni, jo per superioritet te pretenduar dhe me asgje te merituar nga ju.
      Asgje nuk ju bie tamam as Sala, as Edi, as Shqiperia, as Kosova, sikur grave neurotike. Mbetet duke share e duke felliqur. Te mjeret ju per veti.

      1. Ilir Hoti says:

        Mos u ngut o zoteri!!! kritikat ndaj individeve nuk jane kritika ndaj KRAHINAVE shqiptare! ka ikur koha e populizmit.Seicili ka opinionin e vet. Tjeter eshte ceshtja kombetare! Nuk guzon kush te fyej a te beje ndasi mes popullit shqiptare..perfundimisht, kushdo te jete(shqipetare ose jo),nga cdo krahine, do te jene i DESHTUAR

        1. Toni KS says:

          Sapo autori eshte nga Kosova menjehere pason paragjykimi “fundrrine kazani islamik” kur ne realitet autori eshte shqiptar katolik (prape them kjo nuk ka rendesi per neve, por tregon paragjykimin). Pastaj vijne brockullat se ne nuk ditkemi shqip, nuk ditkemi te shkruajme, perceshje, nencmime e ofendime te tjera ulta qe tregojne maliciozitet te pashpjegueshem ndaj shqiptareve te Kosoves, kur nga ana jone nuk asgje tjeter pos respektit dhe afeksionit. Eshte veshtire te kuptohet ky fare autoshovenizmi i juaj ndaj kombit shqiptar kur te gjitha shtetet e rajonit Shqiperine e kane si objekt tallje, e te vetmit qe e duan jane shqiptaret jashte kufinjeve te Shqiperise londineze.

          1. Ilir Hoti says:

            Ka shume shqipfoles grekosllave por qe dalin me emra te ndryshem,Mundohen te nxisin ndasite sic e kane pase dhe nuk e kane harru zakonin e vjeter.. Nuk duhet te biem ne ‘kuth’ te tyre!!! Ka edhe ndonje gomar me dy kembe edhe ne shoqerine tone,.. Nuk mendoj kurre se ka shqiptare normal kudo te jetojne qe nik do kombin shqiptare..Punet sot i kemi ma mire se kurre por duhet te ecim para…

  3. faro says:

    Ne ketej themi shifi punen e jo gunen. Me vjen keq por ti po i vlerson gunen. Si gazetar qe je duhet te kishe kuptuar qe i nderuari Rama po nderton shtet qe te tjeret e kishin lene te rrenuar. Madje ajo qe ka arritur ai ne arenen nderkombetare as nuk mund te krahasohet me askend. Ideja e tij per trajtimin si te tere Ballkanin dhe rruget qe ai propozon per te arritur kete qellim, jane shume origjinale dhe drejtuesve inatcore, hatermbetur, ptovincial nacionalist, te Ballkanit as s’u kane shkuar nder mend. Qe te bindesh per kete kujto vetem fytyren inatcore prej femije te Vucicit.

  4. ArktikuBlu says:

    Thashe ti pergjigjesha me nje koment ketij pordhacit Buzhala, por u kujtova se shkrimet e gazetareve dhe oponionisteve kosovare qe botojne tek Tema ose nuk i lexon kush, ose nuk i merr kush seriozisht edhe nëse i lexon.

    Pervec kesaj, komenti i mesiperm i zotit Labi, i punuar me qesendi si ne filigrame, i ka ezauruar persiatjet e mija te mundeshme rreth opinionit te Buzhales.

    1. Ilir Hoti says:

      Komenti yt shkon per blu-bardhe jo per KUQ E ZI—SHQIPETARET JANE NJE KOMB MBI 10 milion ne BALLKAN..FUQI QE PO FORCOHET CDO VIT…

  5. lekdushi says:

    Çlirimi prej kostumit zyrtar Ramën po e kthen shpesh në ”lirinë” e një të plotfuqishmi arrogant..Por,ka një të vërtetë aty:se i rrethuar nga goca e çunakër buzëqumësht…si do mund ti mbante nën kontroll shpërthimet e tyre rinore….si kryeministër…!Kryeministri Rama..ka fjalë shumë,shumë fjalë… dhe punë pak..fare pak..Lypset të ishte e kundërta…Kam respekt që nuk vret me pushkë…siç kanë bërë paraardhësit e tij..të gjithë..para tij kanë vrarë ..fshehtazi dhe hapur…Ky nuk ka ndërmend ta bëjë këtë gjë..Sarkazmën dhe ironinë i përdor shumë…por jo kundër Korrupsionit dhe vjedhjeve..për to..nuk ka ndërmend të bëjë asgjë…Dhe me këto po zhgënjen gjithmonë e më shumë shqiptarët…Tani të vijmë tek titulli i shkrimit tuaj z.Buzhala:Nëse e shikojmë problemin në atë që:para Ramës,kryeministrat shqiptarë janë sjellë si agallarët e dikurshëm me bujqit..i rrihnin,vrisnin,u merrnin gjithçka kishin…Krejt ndryshe Rama e ka zbutur shumë këtë formë të ushtrimit të pushtetit të tij..Është më popullor ..për ta pasur në tavolinë të pijes…por nuk po na e mbush mendjen akoma si Kryeministër..Nëse atij do ti duhen katër vjet të plota p-ër këtë,kjo do të thotë se është i vonuar..dhe europa nuk kapet me fjalime..por me punë….!Analizë shumë e thellë dhe plot kulturë,urime B.Buzhala!

  6. Illo says:

    Te cperdorosh territorin , nuk e quan krim ? Mbase ti nuk quan krim dhe faljen e territorit . Nxitou a mos u nxito kur flet eshte puna jote , po kur shkruan , mendohu mire . I. Foto

  7. Berat veshemadhi i biri i kryeshefit te UDBes,qe kur jepte serbia urdhera babi kti i qkynte shqipetart dru,i shkokordhonte dru,ket skjarim e bera per ta ditur se prej qfar xhaku rrjedh,por jo gjitheher duhet gjykuar qberi baba eshte i biri,por kur i biri nuk e leshon,dhe perpikmerisht i ngjan babit,kjo e trashe ate gjak te prishur si familje.Pse them ket se beratveshemadhi i themi ne kendej ne kosove,po te ishte ndonje gazetar i ndershum objektiv,ateher do i falej se qberi babai,por ky me se shumti i bie telit te genjeshtrave,dezinformimit,dhe aspak nuk tregon se ka edhe 2% te njohurive elemntare si gazetar,si ka kryer shkollen,te shkon mendja si shum gazetar ne kosovei kan blere diplomat,dhe ky ti jep mendje te meson te gjykon te jep opninion per edin qe ,edi jam i sigurt se po te jet tap i pire prej alkoolit din te jep mendim mete mir se ky satrap veshemadh,hup fare e flliqt jugoserbosllave

  8. GAMORI says:

    KOSOVARET KANE ARDHUR ndoshta NGA KINA DHE IRANI , SE NE GJUHEN E TYRE PERDOREN FJALE “TUNG ” “KINSE ” DHE ” BASH” ; NDERSA NE JEMI KETU PREJ SE KA LIND JETA , SE KEMI FJALET “GJASME ” “MIREUPAFSHIM” DHE ” ASHTU ” DHE LIND PYETJA PO NE KULTURE SI DO KUPTOHEMI ???????????????????????????????

    1. Ilir Hoti says:

      Per ‘gomarin’ Ne fakt gomari eshte kafshe shtepiake qe duhet mire trajtuar sipas te drejtave te kafsheve…. I zgjuar a jo… ka te drejat si cdo kafshe tjeter!Por ‘gomari’ nuk ka dialekt !!! Kujton se te gjithe duhet te bertasin ne te tijin..kujton se bota eshte maksimumi sa i shikon syri..sa katundi i vet !!! Qenia e arsyeshme duhet te dalloje gjerat minimale…………

  9. selman says:

    Per lengaten e 12 jam dakort ,por nuk jam dakort kur thoni se Berisha u hyri ne zemer kosovareve me fjale. Ne fakt Berisha depertoi ne zemrate kosovareve nepermjet rruges se kombit , pra jo me fjale.

  10. strugani says:

    Smund ta kuptoj ket vesho akoma ky qene bene sikur merr vesh nga politika ane realitet lidhje ska me te.Kete vesho edhe edhe zoti e ka krijuar si ufo,ky qene bene sikur bene analiza dhe kritikon cdo kend prandaj eshte mire qe Kosovaret tja bejne ADNen dhe me siguri qe do dali gjak Serbi ose me mire te them Serbofil prandaj eshte mire te vendoset tek prinderit e vete ne Serbi eshte ne te miren e Kosoves dhe vete atij.

  11. strugani says:

    Me kujtohen demostratat e Studenteve me1981 ne Kosove se si Raman Morina bashk me babin e veshos dhan urdher per ti shkelur demostruesit me tanket e dajollareve te veshos nga Serbia ky shkerdhat akoma merr guximin dhe vjell vrer shpif genjen i njejti si serbet e Beogradit fajin e kane poplli i Kosoves qe sja thyen hunden ketij krimineli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje