Nga Panajot Barka
Shkrimi që pason u meditua para Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Gjirokastër, në dy kohë që ngërthejnë vetëm disa muaj, me dy drejtues të ndryshëm, të ardhur nga e njejta forcë politike, partia Socialiste në Pushtet. I pari jurist, pra profesionist , por i shkarkuar nga detyra për shkak të drejtimit të korruptuar. I dyti i diplomuar në shkenca të tjera shoqërore, por shumë vite në drejtimin e PS-së lokale. I pari në thellim të katrahurës së këtyre zyrave që para zgjedhjeve. I dyti për të venë rregull. Që qytetari ta ndjejë nëpunësin e kësaj zyre si shërbëtor të tij. Pa radhë të gjata, pa zënka dhe zërat që bërtisnin më të madhe se për të marrë një dokument për pronën tende duhet të darovitesh tek ai që punon në zyrën e shtetit, vijnë duke u fashitur.
Pra është një shëmbull i thjeshtë por tregues i situatës që po ndodh në vend, por edhe i rendësisë që ka përkushtimi i gjithë strukturës së shtetit për realizimin e reformave aq shumë të promovuara.
Kjo për arsye se fundi i vitit po provon se tensionet në vend “po provokohen” nga përpjekja e qeverisë për të venë në lëvizje makinën e shtetit. Operacioni kundër vjedhësve të energjisë elektrike po shndërrohet në një test i kësaj situate. Provoi se vjedhja e shtetit ishte shndëruar në mekanizmin e klientelizmit të pushtetit të djeshëm në këmbim të votës për vazhdimësinë e partisë -shtet. Stigmatizimi i vjedhësve, madje edhe me mjete represive dhe pavarësisht nga defektet e shumta si edhe pasojat e dhimbshme, ky operacion rikuperoi nëvojën e zbatimit të ligjit për të paguar dhe jo vjedhur energjinë elektrike. Kjo deligjitimoi maksimalisht aksionin politik të opozitës se nuk mund të dilte në mbrojtje fenomenit të vjedhjës masive, pavarësisht se përgjegjësia për kultivimin e tij bie mbi të. Pas huqit të pesuar në aksionin e luftës kundër drogës, (në fakt për ta mbrojtur atë) dhe manovrave në mbrojtje të ish guverntorit të bankës s shtetit, ky ishte rasti i tretë, por shumë më i rendsishëm, që opozita deligjitimitohej në aksionin e vet politik. (Vijimi i bojkotit të parlamentarizmit po e shndëron aksionin e vet politik në një veprin harakiri).
Në këto zhvillime u konstatua përthyerja pozitive që pesuan medjat. Ato u ndërgjegjesuan, aq sa mund të lëjonte koha dhe interesat, se rruga e zgjedhur nga Kryeministri, është përfundimisht produktive për të bërë shtetin. Po ashtu, kjo ndihmoi që vet Kryeministri t’i shpëtonte çarkut ndaj vetës që po e ngrefte personalizimi i të gjitha kostove nga frontet e ndryshme dhe të shumta të “reformave”.
Si pikë e dobët e këtij aksioni të qeverisë shfaqet fakti që disiplinimi me ligjin e shtetin kërkohet së pari e me forcë tek qytetari i thjeshtë, ndërsa fajtorët moralë e njëkohësisht material mbeten pothuaj të paprekur.
Nga ana tjetër gjithë inisiativa mbetet në dorën e vet Kryeministrit dhe të pak instrumentave të tjerë rreth tij. Kjo bën që shpesh aksionet e reformave të deformohen, madje deri në atë shkallë saqë të shndërrohen në të kundërt të tyre dhe të shpien ujë në ujdhesën e deligjitimuar opozitare. Aq më keq kur shumë njerëz të administratës shtetërore ose i përkasin kastës së vjetër të korruptuar, ose sillen dhe veprojnë me mentalitetin e asaj periudhe.
Kjo përbën ndoshta kërkesën për korrigjimin më kryesor të veprimit politik në fushën administrative të qeverisjës së majtë. Kjo kërkon gjithashtu që profesionalizmi të shkojë paralelisht me dëshirën, vullnetin dhe ndërgjegjen e strukturave të administratës shtetërore. Madje shpesh kjo e dyta në momentin kongret fiton përparësi determinuese.
Por a mund të ndodh kjo dhe a janë productive këto raporte? Mendoj se po. Shëmbulli i sjellë është më se domëthenes.
Një problem personal shkaktuar nga paranoja e drejtuesve të mëparshëm të hipotekës lokale të Gjirokastrës më detyroi të ndiqja funksionimin e administrtës së saj këto muajt e fundit. Paraardhësi i drejtuesit të tanishëm të kësaj zyre, kuadër i PS-së në profesion jurist, kishte arritur që brenda disa muajve, të thellëonte peshtjellimin e trashëguar në këtë institucion të rendësishëm. Me të drejtë në ambjentët përreth këtij institucioni dëgjoje se drejtuesit e këtij institucioni silleshin si pronarë të vërtetë të pasurive të qytetarëve të thjeshtë.
Në emër të këtij mentaliteti radhët dhe metodat për të imponuar ryshfet e mitmarrje shkaktonin radhë të gjata, përplasje ….. Nuk bëja përjashtim as unë. Guximi tejkalonte çdo masë frike të një nëpunësi në administratën e shtetit për të mos abuzuar me të drejtën e qytetarit dhe ligjin. Brenda institucionit punonin me mentalitetin e tij disa nga nëpunësit kryesorë e të tjerë ishin të detyruar të heshtnin. Me të drejtë njerëzit thoshin se nëpunësit e hipotekës silleshin sikur ishin ata pronarë të pronës së tyre. Dhe me të drejtë ky drejtues u shkarkua. Bile u vonua dhe shkarkimi ishte masa më e vogël, ndaj. Më të drejtë kjo masë pati një jehonë positive në komunitetin local.
Siç e thashë, ai u zëvendësua me një kuadër tjetër, i ardhur po nga radhët e parties qeverisese. Profesioni i tij nuk ka lidhje të drejtëpërdrejtë me vendin e punës. Por, ka rendësi përkushtimi i tij për t’u shërbyer njerezve duke venë administratën në zbatim të ligjit dhe të interesit qytetar. Ishte ky mekanizmi që eliminoi radhët e gjata dhe zinxhirët e korrupsionit. Përkushtimi ndaj ligjit të shtetit, bëri që baterdia me dosjet dhe dokumentacionin tjetër të qytetarëve të eliminohej.
Pra, ndryshimi i aspiruar për të ndërtuar shtetin, është i mundur. Pork ky ndryshim do të mbetet i pamundur nëse pritet të ndodh me urdhërin e kreut, ose , dhe kjo është me e keqja, nëse urdhëri nga lart shikohet si kundërvënie ndaj interesave dhe mentalitetit të përfitimit personal të njërezve në nivelet me të ulta të administrates së shtetit. Ose këto nivele më të ulta vazhdojnë ta përdorin forcën që u jep pushteti, duke e përfaqësuar atë, si mënyrë për t’u hamarrë në emër të interesit personal. Ose nëvojën për zbatimin e ligjit e shndërrojnë në instrument frike dhe kërcenimi për vendin e punës dhe pasurinë personale. Ose, kur gjithçka bëhet me pike refërimi një klientelizëm të ri.
Pra, makina e shtetit duhet të vihet në lëvizje, përndryshe ajo e bllokuar kthehet kundër atij që e drejton. Makina e shtetit duhet të vihet në lëvizje jo si përpjekje për të deligjitimuar opozitën. Makina e shtetit duhet venë në lëvizje dhe që të mos kërcas, mbi gjthçka është i nevojshëm përkushtimi.
perkushtimi per shoqerine teori komuniste. Individualizmi e con perpara shoqerine. Duke qene korrekt e i realizuar cdo individ shoqeria vetvetiu eshte e zhvilluar,
Panajoti kaa qene student serioz–Nuk di shume per polikeen e tij!