Nga Mira Kazhani
Zakonisht pritjet e fundvitit kanë një mërzi parajse. Veç mundësisë për të shfaqur garderobën dhe asaj për të takuar koleg dhe evituar ndonjë që e ke mërzitur apo anasjelltas nuk kanë kurrë një kumt që të ta bëj interesante qëndrimin pasi ke kaluar në tapetin e kuq.
Që nga koha kur bëja gazetaren në Top Media (dhe atëherë mbuloja edhe pritjet e kryeministrit Berisha) nuk di për çfarë arsyesh i kisha shmangur festave fundvitore sidomos ato të sojit kryeministror. Por ka gjithmonë një herë të parë dhe ndodhia ishte këtë vit duke na dëftuar edhe njëherë atë që Kryeministri Edi Rama e ka me shumicë; talent për të organizuar.
Këtë herë edhe duke kopjuar një model amerikan atë të pritjes së fundvitit që Presidenti Barack Obama bën më gazetarët dhe opinionistët amerikan.
Ja ku jemi të gjithë aty me ndonjë grimë mungese por që shumica janë aty duke kërkuar emrat për tavolinat rrethore. Një listë e gjatë me emra që shkaktuan jo pak shpoti e piper.
P.sh tavolina ku ulemi quhet “Lesh e li” dhe aty organizatorët kishin ulur bashkë Filip Çakulin, Mero Bazen, Adrian Thanon, Andi Bushatin, Nikollë Lesin dhe Alketa Vejsiun. Çfarë lidhje kish Leshi me punën tonë këtë do ta mësonim pak më vonë.
Emra të tjerë tavolinash? Kishte nga më të çuditshmit; Shkëndija, Zana, Djersa e Bujkut, Besa Besë, Gjurmuesi etj.
Habisë së parë për këto “etiketa tavolinash”, iu përgjigj vetë Rama. U përkisnin gazetave të vjetra të viteve 1920 e këndej.
Ishte sinjali i parë që darka në Pallatin e Brigadave po kurdiste të papritura për vizitorët. Ata nuk ishin aq “me shumicë” sa vitet e tjerë, ndoshta kishte më pak se kurrë. Veç kësaj nuk di për çfarë energjie, por ndoshta se pagujnë rregullisht energjinë elektrike ata kishin një ngjyrë tjetër në portrete. Ishte si të thuash paqe me të gjithë zhurmuesit, sulmuesit, akuzuesit, në fund të fundit mirë apo keq, duke punuar apo duke mos punuar (siç do ta përshkruante zoti Rama gazetarin Andi Bushati gjatë një bisede të shkurtër, ku sipas kryeministrit tëe shkruash e të mendosh si Bushati është të mos kesh punuar kurrë në jetë) si qenia apo si hije, si makth apo si çlirim, si gazetarë të mirë apo të këqinj, të gjitha ata ndikojnë drejpërdrejt në punën e Edi Ramës i cili edhe pse thotë që nuk i shikon më gazetat, nuk ndjek asnjë edicon lajmesh, se i shpërfill të gjitha këto dëshmon shpesh se ka një karakter që do t’ja dijë për të gjithë grindavecet e tij, miq apo jo, të afërt apo distant.
Në pamje të parë gjithçka është pastër dhe bukur madje me humor i kujtoj kolegëve të mi një frazë reklamash: Gjithçka e prerë hollë hollë… Disa përshëndesin e disa kthejnë kokën sikur nuke kanë mendjen. Disa të japin një buzëqeshje të ngrirë dhe me disa je akoma edhe më ngricë vetë, por e përgjithshmja nuk dominohet nga kjo luftë e ftohtë rivalitetesh.
Ne gazetarët jemi më të ndarë mes njëri-tjetrit sesa PD e PS por gjatë mbrëmjes muret sikur filluan të bjerin ose të paktën nuk shndrisnin siç zakonisht. Siç e përmendja dhe më lart kishte një lloj paqeje të çuditshme.
Mbrëmja nis me… Edi Ramën. Por jo me Ramën real, por me atë që e duan edhe ata shqiptarë që nuk bëjnë pjesë tek 1 milion votat: aktorin e Portokallisë Florian Binaj. Ai u shfaq në foltore duke sjellë Live versionin hipotetik të fjalimit të kryeministrit. Salla shndërrohej shpesh në një qeshnore por si zakonisht gazetarët nuk para shohin Portokallinë sepse kësaj të fundit ja ka marrë në kthesë me kohë politika dhe të gjithë presin Ramën që duan dhe urrejnë.
Kujt nuk i ndodh që të mos jetë i joshur nga kripa e kundërshatarit dhe të dëshmosh së afërmi mimikën e Aleksandër Frangaj, të Armand Shkullakut, të Irfaninit të Panorama… Këtij të fundit nuk ja kurseu vjershën e kredisë edhe me rastin e festave kryeministri (ai i vërteti jo i Portokollisë). Pronarja e Top Chanell e cila ditët e fundit përflitet për një ftohje me Ramën, është aty e rrethuar nga bashkëpunëtoret e saj të Medias. Arjan Çani është aty, Genc Dulaku i Vizion Plus, Ylli Rakipi Drejtor i Ora Neës dhe Pronari Ylli Ndroqi, Preç Zogaj, Met Veliu, Eni Vasili, Çim Peka, Blendi Fevziu. Mungon vetëm Fahri Balliu.
Rama nuk po duket ende askund. Në foltore Top-i mban stafetën më dy fjalime, njëri për të qeshur e tjetri për të ngjeshur, ky i fundit Filip Çakuli i cili me dy barcaleta ku u dëgjua shpesh fjala bordello i mblodhi të gjithë në humor. Pas Filip Çakulit ndau disa fjalë goxha serioze korespendenti i VOA Armand Mero. Televizion i Klan u përfaqësua me Gazetaren e terrenit Eljamonda Zotka e cila tregoi mjaft ëmbël dhe rrjedhshëm me formatin e një novele të shkurtër historinë e televizionit të saj me Ramën në opozitë dhe tani me Ramën në paqe.
Baton Haxhoi mbajti një fjalim thumbues sidomos kur i kujtoi zotit Rama se kur bëhesh mik me Sandër Frangajn zakonisht humbet zgjedhjet. Nuk mungoi Henri Çili nga Mapo të cilin, tek shkonte nga tryeza drejt podiumit disa zëra e shpotitën me: – Prapë ti? Dhe Henri u përgjigj se Rilindja Demokratike gabohet në akuzat e saj dhe se biznesi i tij është në rregull me taksat por u nda me një këshillë-kartolinë për zotin Rama, i cili sipas tij duhet të merret “më shumë me qeverisjen dhe më pak me ndjekjen e zbatushmërisë së ligjit”
Vizion plus u përfaqësua nga Turjan Hysko energjik dhe kurajoz. Lëshoi kunja e thumba.
Dhe erdh ora më në fund. Rama u shfaq në foltoren para qytetarëve të tij të preferuar. Ata që më së shumti ai e di që ja dinë gjuhën dhe një koleg do thoshte ndoshta në mënyrë të ekzagjeruar se ai rron dhe është bërë kryeministër për të mbajtur këto fjalime. Mendim krejt personal që nuk na takon ta ti bëjmë gjyqin e qëllimeve. Diçka që ra në sy nga fjalimi i kryeministrit (fjalimin e gjeni të plotë video në Dita Online) ishte se ai nuk përmendi asnjë nga të ashtuquajturit miqtë, nuk ju adresua atyre, ashtu si brenda vesit të krijuar politik ai ju dedikua plotësisht kundërshtarëve të tij duke lënë në hijë aspak të qëllimtë me siguri, ata që nuk lëshonin 24 helm për të.
Kjo u dëftua edhe nga emri që përmendi më shumë brenda një fjalimi të shkurtër, emri Sandër u dëgjua më shumë sesa 4 herë. Por nuk u la në harresë edhe Pronari i Ora Neës zoti Ylli Ndroqi për të cilin Rama tha se ishte i vetmi i huaj ndër ne për shkak të detyrës së tij si Konsull nderi i Meksikës.
Më pas kryeministri bëri gëzuar në çdo tavolinë dhe në disa prej tyre u ul duke biseduar gjërë e gjatë. “Lesh e li-ja” Bazes, Çakulit, Thanos, Bushatit, Lesit e tërhoqi si magnet ndoshta se një helms si Andi Bushati e karikon dhe e inspiron kryeministrin Rama. Mes të dyve pati një debat të gjatë rreth rolit të secilit. Bushati mendon se Rama i bën punët gabim, ndërsa Rama mendon se Bushati ka patur fatin të mos gabojë kurrë sepse nuk i ka thënë punës mirëmëngjes. E vetmja dolli në tavolinën Lesh e Li, ishte ajo e ngritur nga kryeministri për gazetarin Nikoll Lesi, një gabimtar të rregullt, por që kryeministri e kish xhan.
Pati shumë thumba në atë darkë e cila në vetvete ishte zbavitëse. Por kurrsesi frymëzuese. Ndoshta ishte kjo ajo që e bënte të mos ngjasonte edhe aq me festën e Obamës nga ishte marrë modeli. Padyshim që ky ka plot ndryshime nga Rama, sic ka edhe Shqipëria nga SHBA-të, por nëse do guxonim të shkonim larg me imagjinatë, vitin tjetër i urojmë kryeministrit që të kopjojë edhe stilin frymëzues të Barack-ut.
super darka me super njerez ishte ajo
http://bit.do/darka-e-kurvave
Bravo mi goce, se ky Kryeminister ka ikur per lesh. Kush ka tru e kupton, kur lexon edhe mbylljen e shkrimit tuaj. Cfare e genjen mendja kete kokebosh qe ta therrase ashtu Presidentin Obama?!?!
@@Mira Kazhani!..e Lexova Shkrimin tuaj, te them te Drejten nuk me ngjalli asnje interes..Interesante me duket vetem PARAQITJA-Juaj ..dukeni vertet Simpatike….lol
pavaresisht emrit gjithmone e me shume ne rritje Kazhani ka mbetur e njejta medioke me gabime drejtshkrimore te frikshme!
Ne fakt, “er” , ti po qenke mjeshter/tre drejteshkrimi ku ne 5 fjale qe ke shkruar e ke masakruar shqipen.
Pa pika pa presje.
Emrit gjithmone e me shume ne rritje ne fakt ne shqipe duhet te ishte emrit gjithnje e me ne rritje
Pas rritje duhet te kish presje, pas Kazhani duhet te kish presje. Mediokre e ke shkruar gabim por po ta fal per shpejtesi nderkohe, me gabime drejtzhkrimore te frikshme, ne shqip shkruhet me gabime te frikshme drejtshkrimore.
Me menyren qe ke shkruar as 20 fjale tregon sesa mire e komandon shqipen dhe per me teper sa ekspert/e je ne vlersimin e shkrimit te Kazanit, qe mua mu duk nje shkrim super me nje ironi angleze qe pas kontakteve te shpeshta me z.Bler, ( o njerez ne shqip nuk shkruhet Blair por sic shqiptohet ose per ndryshe duhet lexuar sic shkruhet B l a i r, por smund te shkruhet ne anglisht e te shqiptohet si ne anglisht sepse eshte gjuhe tjeter) dhe stafin e tij, kryeministri do ta kete pasur shume me te lehte ta procesoje.