Familja nuk është, atje ku ke nje vend për të ndenjur, por ku mund të kuptohesh

21 Dhjetor 2014, 19:46Blog TEMA

Magdalena Ramohitaj

Njerëzit makina, për të cilët jeta është një kërkim gati i pamundur racional, që varet nga një sërë llogaritjesh të kujdesshme, mjeteve e metodave, gjithmonë e dinë mirë se ku shkojnë dhe e mbërrijnë qëllimin; Sikur ata të nisen nga dëshira ideale për tu bërë kisharë të famullisë së tyre dhe, çfarëdoshtrese që t’i përkasin ata mund, ata ia dalin të bëhen kisharë, por jo më tepër. Një njeri që ka dëshirë të bëhet gjithshka përveç vetvehtes, ai ia arrin kësaj vazhdimisht. Ky duket se është ndëshkimi i tij.

Pra kush dëshiron një maskë, ai duhet atë ta mbajë atë.

Në fakt shumica e njerëzve janë gjithshka, por jo vetvetja; mendimet e tyre janë të dikujt tjetër, ndërsa pasionet ndoshta citate të lexuara aty-këtu.

Ndërsa ka një kategori njerëzish tek të cilët zemra pengon shumë, që nuk i shkon shumë la toilette moderne; fatkeqësisht ajo ju jep një pamje të pjekur, të vjetëruar dhe ju shkatërron karrierën në çastet më kritike….

Në këtë rast serioziteti i lartë, mania për ta zënë botën nga veshët e ta drejtojë atë seriozisht është sigurisht gabimi më i pafalshëm, ku bien edhe njerëzit më të mirë të kësaj bote. Shpesh ndihet një kënaqësi e çmendur të heqësh qafe personat, për të cilët ke më tepër nevojë; kjo mund të quhet pa frikë fare gremina e zemërgjerësisë.

Gjithkush e di çmimin e çdo sendi, por askush nuk është në gjendje të njohë vlerën e diçkaje. Vlerën e pafund të familjes dhe të kuptoje se familja nuk është, atje ku ke një vend për të ndenjur, por ku mund të kuptohesh. Familja është ajo, ku supa e ngrohtë është gjithshka për ty, ku plaga e shpirtit gjen shërimin më të mirë, ku një telefonatë pakminutëshe kur je larg të vesh me nje vel sigurie, që nuk e gjen as në ëndërrën tënde më të bukur. Në familjen tënde e çliron shpirtin e nuk e ke atë merakun se mos ma manipulon dikush fjalën…

Fjalët më të bukura thuhen për të, në të gjithë gjuhët e botës;

Është e vetmja derë që pas çdo dështimi apo zhgënjimi nga të tjerët, pas çdo gabimi apo pendimi rri për ty hapur. Në këtë prag festash të gjithë mbledhin valixhet ngado ku ndodhen e nisen drejt familjeve, për të festuar për të biseduar, për të kuptuar njeri tjetrin…

Çdo gjë që krijojnë njerëzit për njeriun, hedhin poshtë grurin e mirë dhe ruajnë më të dobëtin, atë më pa vlerë. Keq për ata që shqetësojnë familjet, qoftë edhe nga padia, qoftë për çdo arësye…që nuk e justifion kurrë arësyen..

Lum si ai, që kujdeset për gjuhën e tij.. Që kujdeset për shtëpinë e tij… Që loton për gjynahet e tij…
E që nuk meret me punët e të tjerëve….!

4 komente në “Familja nuk është, atje ku ke nje vend për të ndenjur, por ku mund të kuptohesh”

  1. Sh says:

    Do te ishte e mira ,qe ti rrallonit shkrimet e juaja te dalldisura !!!

  2. MAJAKOVSKI says:

    Nje shkrim i ndjere dhe shume e vertete idea e shkrimit te cilen ju Magdalene e keni perdorur si titull. Respekt per shkrime te tilla.

  3. Balotelli says:

    Ajo shprehja e O.W ne kete artikull eshte si nje lule siper mutit. Keni te drejte, mut duam ne shqiptaret mut po na japin.
    Me falni per fjalorin.

  4. atdheu says:

    BRILANTE DHE REALISTE
    ME PELQEN FISNIKE DHE KONTRIBUESE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje