Hapja e dosjeve stopon përbaltjen

20 Dhjetor 2014, 17:06Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

 

Disa ditë më parë, një rrjet informativ me emërtesë opozitare publikoi një fakt që, në të vërtetë, përbën shkelje të rendë ligjore, për sa kohë në fuqi të jetë ligji aktual i rujtjes së sekretit shtetëror.  Nëpërmjet shkrimit me titull “Hapet Dosja Nr: 2 e spiunëve. Gazetari Mustafa Nano agjent i SHIK-ut të Gazidedes. Shkarkohet në ’97 me kërkesë të Ministrit të Jashtëm Paskal Milo”, që mbështetej jo në fakte të mirëfillta për të përligjur titullin bombastik, por  në  kërkesë e urdhër ministror largimi nga detyra, opozita rrekej të denigronte gazetarin Nano, ta përbalte figurën e tij.

Një dëshirë vampirike kjo për të linçuar, deri në ekstrem, edhe duke sajuar prova e fakte për cilindo dhe nga cilido që i shkrepet në kokë ta bëjë një gjë të tillë. Pa patur frikë nga ligji, por duke u trimëruar nga Maliqi urdhërues, i cili bishërohet kur ia cënon dinitetin e tij apo të fisit e farës.

E themi këtë pasi ligji për ruajtjen e sekretit shtetëror nuk e lejon bërjen publike të identitetit të personit  edhe në rast se ai ka qenë i dosjezuar si bashkëpuntorë i shërbimit sekret, i zbulimit, kundërzbulimit apo edhe spiun vullnetar. Qoftë i kohës së komunizmit, ashtu dhe i paskësaj periudhe, gjatë të cilës shërbimi sekret shqiptarë i Sigurimit të Shtetit u konvertua në Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) dhe Shërbim Informativ Shtetëror (SHISH), siç është sot.

Ndalesa që i bën ligji mospublikimit të identiteteve të personave të fshehur pas dosjeve sekrete është taksative, që don të thotë e pajustifikuar në çfarëdolloj rrethane dhe për çfarëdolloj arsyeje që të bëhet publikimi.

Duke qenë kështu, edhe në rastin e mësipërm publikuesi, domethënë  rrjeti informativ “opozita.com”, me publikimin e “dosjes nr.2 të spiunëve”, siç citon, e ka shkelur dy herë këtë ligj që mbron si cënimin e privacisë ashtu edhe mospërbaltjen e personalitetit e të figurës së individit.

Të çdo lloj individi dhe jo vetëm të gazetarit Mustafa Nano, i cili sakaq e ka kapërcyer rreshtimin tek të “zakontët”, ka dalë hapur si një opozitar i “pandreqshëm” e i ashpër kundër ish qeverisësve aventurierë të opozitës së sotme, gjë që ndoshta pikërisht për këtë arsye, mund të ketë nxitur edhe urdhërdhënien për  publikimin e “ dosjes” së tij nga opozita..

Por ta lemë investigimin rreth faktit nëse kolegu Nano ka apo jo dosje, ka qenë apo jo spiun i SHIK-ut të Gazidedës, si qysh dhe pse e ka pranuar detyrën  etj., dhe të rikthehemi tek ideja qendrore e shkrimit. Pra tek dhënia e një përgjigjeje  për pyetjen: kush e nxit dhe e stimulon përbaltjen e personalitetit të njerit apo të tjetrit?

Si guxohet që, pa ju dridhur qerpiku fare, persona anonimë e jo anonimë, artikullshkrues me emër e pa emër, përbaltin, si pa të keq e pa patur asnjë fakt mbështetës, individë të fshehur, sipas tyre: poshtë pluhurit të dosjeve të fshehta? Madje duke mos hezituar ta bëjnë këtë edhe për personalitete të kalibrit e për njerëz publik.

Sepse kolegu Nano është i fundit, por jo i pari që  akuzohet, për qenien bashkëpunëtor i shërbimit sekret. E ka bërë këtë, madje nga ekrani i televizionit edhe Eduart Zaloshnja, kur në debat të zjarrtë nuk ngurroi t’i adresonte të njejtën akuzë kolegut Frrok Çupi, një nga penave më aktive të gazetarisë pasdiktaturë. Por ka edhe shumë raste të tjera sulmesh të tilla, që përveçse përbëjnë shkelje të rendë të ligjit, fyejnë, poshtërojnë dhe përbaltin personalitetin e individëve të shënjestruar, të cilët sado të përpiqen për ta pastruar më pas baltën zorrë se do t’ja dalin, në kushtet e një shoqërie që përbaltjen e individit, që del mbi të tjerët, e konsideron “hob argëtues”.

Përbaltjen, mekanizmin që në shoqëritë si kjo e jona varros divat e ngre rripat, e që strimulohet fuqishëm nga mbajtja ende nën rregjimin “top-sekret” të  dosjeve shumë të përfolura të bashkëpunëtorëve e spiunëve të shërbimit sekret. komunist e paskomunist.

Të dosjeve për të cilat nëse do tu ligjerohet hapja, nëse do të lejohet të ndriçohen nga drita, do ta ftohin hekurin ende shumë të nxehtë të shoqërisë sonë të frustuar. Por edhe do të stimulojnë guximin e të përbalturve për tu mbrojtur me ligj, sikurse do të ruajnë autoritetin e ligjit dhe të ligjeve që në këta vite paskomuniste janë bërë si topa llastiku të shqyer./ shtypi.net

11 komente në “Hapja e dosjeve stopon përbaltjen”

  1. mojsiu ne mal says:

    …..prandaj askush te mos behet spiun,sepse vjen koha,ndryshojn ligjet,kthehen qeverit,e kushdreqinedisecfare ndodh dhe tak ngeleni zbuluar,dosjet hapen dhe secili shef sesa ke spiunu.
    prandaj le tre jet ky muhabeti i hapjes se dosjeve nji mesim per ata qe duan te behen spiuna e te ardhmen.
    mos u beni,
    le ti gjejn vet policat dhe hetuesat se cfar krimi ndodh.
    atehere do behet hataja,se do plasi krimi dhe s do gjehet kush.
    atehere qeverit do behen pishman per hapjen e dosjeve…

    1. Ilir Hoti says:

      Shkrim, qe per mendimin tim, bazohet ne analizat e fakteve ,ngjarjeve ne vendin tone e me gjere.Nuk te imponon, por me inteligjence e dashamiresi balancon dhe i vendose ne tavolina te ndryshme, forcat e shoqerise tone..si te gjitha ato lindore.Kush ka ndonje mendim tjeter, me te njenjten menyre duhet te bejne opoziten e fakteve e ngjarjeve te paraqirura me nivel te larte nga autori me lart

    2. ---- says:

      spinat qe kane ushqyer diktaturen dhe si rrjedhim kane shkaterruar jete njerezish. Te heqin masken e te mos lejohen te punojne ne administrate e askund ne jeten publike sepse bishti i qenit bisht qeni mbetet.Spiunat ne sherbim te shtetit kunder krimit ekonomik e shteteror ne pergjithesi meritojne medalje nuk diskutohet.

  2. skrapalliu says:

    Xhovan beratasi nuk ke argument per ta nbrojt Muc Nanon nga spiunlliqet dhe Frrokun se ja nxori komisiono Mezinivne vitin 1997 dosjen kur kandidoi ne Vlore per deputet. Aoi e ke haruar.

  3. Patriot says:

    Do ishte shume mire ti kishin hapur ato te shkreta dosje dhe te shpetonin nje here e mire spiunet dhe ne te tjeret. Je ne rregull patrioti yne i nderuar Xhovi por nuk kane dashur ti hapin pasi duan ti kene nen kembe njerezit dhe te shpifin sa te duan per ta. Baca i maleve Sali Vicidoli keta kishte qejf, qe ishin me dosje se me kta i ka bere zullumet. Te shihim Edin, po besoj se do ti hape se ai nuk ka lidhje me spiunet. Top pushka Xhovi.Ligji mbi te gjitha!

  4. Eduardo says:

    Spiunet jane qenie te neveriteshme dreqi e mori por kur punoijne per te miren e vendit dhe te popullit ja bejme hallall. Froku dhe Muçi edhe mund te kene qene e te kene punuar per atdheun se dhe Preçi i Zogjve keshtu thote, skam mare ne qafe njeri, kur isha “Çifteli”. Po ligji duhet te respektohet dhe kush e shkel te pergjigjet.

  5. lili says:

    Skandali e ketij shkrimi eshte se mohon nje te drejte élémentare qe ne boten demokratike eshte mbi ligjin per sekretet shtetnore:te drejte per informim e qytetarit!
    Ky zotni do me na bind se e drejta per informin per te kaluaren e gazetareve qe po ndotin cdo dite hapesiren tone eshte perbaltje kur ne, shoqeria civile, mendojme se eshte detyre qytetare per sicilin prej nesh mbasi keta gazetare nuk Kane as minimumin e etikes se profesionit te tyre,se ne kemi te drejte te dîme a shkruajne si gazetare a shkruajne si ‘keta’ ne sherbim,e ne sherbim te kujt ate here!
    Nuk eshte dosido Pune kjo e spiunllekut,ka shume poshtersi ne te,prandaj sic thôt tjeri mos u bane spiun!po kur ke pranuar me u bâ,mos u cudit kur te tjere t’a thone Cfare je!
    Shtypi post 90 vu an prej ketyre spiuneve,sot gazetare me shumice-qe e Kane kthye shtypin shqiptar ne nivel bordello te shpirtit te tyre!Nje mjerim intelektual !

  6. Avenir says:

    o zotni gazetar asht mire na i thane asht kene a jo shpaju n ky mustaf nanose na kjo na lypet jo ligji shkelete se na jep poplli sali brishes qe ligj nuk dum me dit. Po njaj frroki a ka ken shpajun zotni

  7. estrada says:

    Cdosje thua gazetar shyti. Po u hapen dosjet do mbetmi pa pune ne te estradave dhe kllounet e cirkut se do kete vend vetem per drama e tragjedi. Jane shume mesa une jam ne dijeni dhe do qelbet dynjaja nga era e spiunlliqeve. Kam mare vesh se edhe une kam patur nja dy cop nga pas por nuk me kane raportuar per fatin tim dhe kur bisedoj me ta sot me thone se duhen hapur me plot gojen se e dine qe nuk kane per ti hapur. Po ti, Meroja, Zaloshnja, Myftari,jo kolegu im i Beratit Cekja por Kacua,- shkruani se ate pune keni.

  8. grigor thanasi says:

    Kam shkruar,hedhur mendimin time si ish kapitan sherbimve sekrete shqipetare.Hapja e dosjes shume te lakuare nga gojat e njereze te çfardoshem,mendoj se eshte gabim..! Shqpetari dhe kushdo qofte duhet te dije si jane te “thurur” struktura e sherbimnit sekret(Sigurimi i shteti)
    Qe do te thote,tentakulat oktopodit e ketij lloj sherbimi ka qene shtrire ne thellsi dhe gjersi te jetes shoqerore,ushtarake,administrative deri ne familje shqipetare.Duke qene keshtu,atehere perse u dashka te hapen dosje e sherbimve sekrete shqipetare.Mos vall u shtyn kuroriziteti,tjetri,tjetra, nipi,mbesa,motra,vellai, dajo,xhaxhai apo edhe nena te “dekonspirohet” se dikur esnhte qene ne sherbim te sigurimit te shtetit me fjale”agjent” ne gjuhen popullore, bashkpuntore sherbimit sekret.Keni qejf,deshire te dini.! Po tjetri,tjetra qe eshte futur ne burge,apo keshilluar,internuar,debuar nga instancat e kesaj nomeklature teper delikate,kur te mesohet emri,mbiemri tjeterit qe ka “shpifur” ndaj tij,asaj,atyre,ata..!Zoteri eshte shume e rende, teper e keqe kur nje komshi te mesoj se filani,shoku i ngusht,shoqe e ngushte, te kete qene bashkpuntore sigurimit dhe ju keni bere shoqeri me ate,keni ngrene e keni pire,ne dasme,gezime pse jo edhe ne vdekje…Çudi… çudi..A!ndryshe do te behet per ministra,poltikate te gjithe shkallve,atyre tu behet ditur dhe kjo midis tyre,tu thuhet:Keni qene spiune, dhe nuk munde te merni detyra te larta shtetrore.Keto te mos behen ditur mases,njerezve.Zoteri! mos ngulni kembe ne kete problem.se kthehet ne çeshtje penale,shtohen krime.Eshte shume e rende qe nxensit,studentet te mesojne se edukatori,edukatoria e tyre ka qene spiun!Eshte neveri kur semuri vizitohet nga mjeku,kurohet nga infermeria,kur ata te dijne,te marin vesh se kan qene spiun.! Nuk beni gje tjeter vecse ngjallni mneve ,perçmime,e nje shkalle tjeter,pa menduar thell kryejme provokime,pse jo deri ne krime.Duke qene keshtu,perse i duhet shqipetarit, mos u merni me kete problem.Sa e lehte u duket ne pamje te jashte, dukuri te pa shpjegushme,aq zhurmuese eshte,me teper do ndihet bomba…Mos u merni…mos u merni..mos ngulni kembe. Respekt ne qoftese eshte me mirekuptim.Ish kapitani sherbimve sekrete shqipetare (Sigurimi i shtetit)

  9. Tim dursaku says:

    I ke rene pikes xhoan shyti. mos e cyt ma se e prish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje