Vetëm mendimi për të lënë Atdheun në atë DIKTATURËN ME TELA ME GJEMBA të çonte drejt e në një burg të gjatë, me motivacionin: “Tradhëti e lartë ndaj Atdheut”…
Kam pasur fatin e keq të kem fqinj një njeri, i cili kish shprehur (ose jo) në mirëbesim tek një shoku i tij tetëmbëdhjetëvjeçar dëshirën (nevojën) për të braktisur Atdheun, thjesht sepse trajtimin që i bëhej në shërbimin ushtarak nuk mund ta duronte dot dhe aq sa vite mbante në trupin e mëndjen e tij aq vjet burg bëri…e unë e njoha për herë të parë ditën që u kthye nga burgu e jetonte krejt i vetëm në një banesë të improvizuar e askush nuk i fliste. Normale edhe ne Bibël shkruhet se: të persekutuarin nuk e shoqëron kush…
Gjithmonë kam besuar se një shtypje, dhimbje, e cila i tejkalon fuqitë e njeriut për t’a duruar atë mund ta çojë deri në mendimin për të braktisur gjithshka ka në këtë vend pa të drejtë kthimi e kjo nuk ka qenë aq e lehtë për ata që kanë mbritur në tentativë e për këtë shkak janë burgosur me motivacionin:”tentativë për tradhëti të lartë ndaj Atdheut”…e as për ata që ja kanë dalë ta kapërcejnë kufirin, se DIKTATURA E TELAVE ME GJËMBA nuk ta bënte të mundur kthimin pas, sepse kështu do të hapej shtegu e njerëzia do kuptonin se përtej gardhit kishte një jetë ndryshe, kështu pushteti nuk do kishte jetëgjatësinë që pati, ndërsa njerëzit i ushqente me racion të planifikuar, por kjo e fundit nuk mund të ishte arësye e mjaftueshme për ta nxitur njeriun të bënte sakrificën më sublime…
Ishin vitet kur filloi të ngrihej pak zëri e shqiptarët diskutonin me njeri-tjetrin (sigurisht njëri nga të dy ishte spiun) se’ vila e Hoxhës ishte si e Shahut të Iranit, apo në bllok njerëzit hanë banane, ka një market të posaçëm për një numër familjesh të kufizuara…etj ankesa vetëm për diferencën e nivelit të jetesës, por më tej nuk flitej asgjë’…
Kjo pakënaqësi filloi të ushqehej ndër shqiptarë edhe prej atyre, të cilët patën fatin të dilnin për studime apo kurse të afatmesme specializimi. Mbaj mend se si përpiqeshim me shumë mundim të nxirnim ndonjë fjalë nga goja e tyre natyrisht indirekt dhe për çudi edhe ata flisnin për çështje ekonomike dhe pakënaqësia mbetej aty. Nuk kishte një tendencë për të shfaqur pakënaqësinë ndaj shkeljeve të lirive themelore, ndonëse nëpër librat E NDALUAR ne i lexonim, por ata që ndienin direkt shtypjen e diktaturës ishin të pakët në numër dhe më të friksuarit për të folur, e nëse e bënin kjo sigurisht shoqërohej me koston më të lartë, heqjen e asaj lirie, të cilën e kishin përbuzur e përfolur…ndërsa kur numri i të pakënaqurve u rrit në atë masë, sa vala e urrejtjes së verbër mund të rrezikonte pushtetin komunist, njerëzit, që guxonin të flisnin përtej mungesës së ushqimit filluan të thërriteshin në KOMITETIN E PARTISE përkatëse e të “këshilloheshin”, ndërsa ata më të vendosurit e me origjinë jo komuniste dhunoheshin moralisht, për t’i shkatërruar e kjo quhej rëndom”zbutje e luftës së klasave”…
Në këtë DIKTATUREN PA TELA ME GJËMBA për 24 vjet rrjesht, politika është shfaqur si një aktore, që po ndërtonte demokracinë dhe vazhdimisht ka folur për tranzicion…pakënaqësia e njerëzve është nxitur duke u treguar pasuritë e politikanëve në pushtet, si dikur DIKTATURA ME TELA ME GJEMBA e nga mungesa e eksperiencës për të kanalizuar urrejtjen për rrëzimin e pushtetit “ të korruptuar”, që kishin përballë shpesh kanë ndodhur eksode madje me pasojë humbje jete…”per nje jetë më të mirë”, por kurrë nuk ka emigrantë të lumtur, ata u larguan e të tjerë po duan të largohen, por kurrë nuk kanë për të gjetur një jetë më të mirë, sepse një pjatë më shumë nuk të bën më të lumtur. Ata ikin si tepricë, sepse këtu në vendin e tyre u bëhet shumë propagandë për luksin e politikanëve e ata nuk mund të përmbahen të mos urrejnë dhe zdhin reagimin duke ja mbathur, ata nuk bashkohen në grupime për të bërë presion mbi qeverisjen, por shkojnë pas liderit të opozitës si krushqit pas nuses…
Ndërsa ata të paktët, pra ata që në DIKTATURËN E TELAVE ME GJËMBA kërkonin liritë ata janë edhe sot në këtë front…
KOMIKE EH???!!!
Dhe mbi ta ushtrohet si në atë diktaturën e cituar më lartë dhunë morale dhe shtypje për tua pakësuar ajrin, në mënyrë që të ikin!
Kjo është dilema: “të iki apo të rri”, ndërsa dhuna nuk rresht e as mund të denoncohet sepse ajo nuk lë gjurmë…
Ke dy mundësi:
Të heshtësh e të bësh rolin e budallait
Të flasësh, duke larguar kështu çdo dyshim dhe dhuna nuk ndalet e provat për të mungojnë…
Irlandezët janë dyndur nga patatja e helmuar, të tjera kombe pas luftërave shkatërrimtare edhe shqiptarët “pas luftës së ’97-ës”???
Formularët për të aplikuar për në KANADA mbushnin tavolinat tona të punës…-nga vinin?, kush i shpërndante?,….dhe më pas kjo IKJE E TRURIT u bë objekt retorikash politike deri sot e gjithë ditën, pretendohet të marin pozicione të rëndësishme në ADMINISTRATËN e lartë ATA, TRURI, që në perëndim është shkolluar…
Duket se po u jepet rëndësi e madhe ‘teknikave’ e jo intelektit, integritetit; pra, cilësive personale të njerëzëve për rekrutim, cilësi, të cilat në çdo vend të zhvilluar renditen të parat, sepse institucionet nuk prodhojnë shkencë, janë universitetet që ja ofrojnë qeverive studimet, të cilat megjithatë kanë një ‘nëse’, ndërsa paratë janë të taksapaguesve.
Nuk është se po vijnë taborrët me të shkolluarit jashtë vendit eh?- sëpaku nuk i kemi parë akoma, por kjo lojë është si një presion ndaj ATYRE që kërkojnë të drejta e barazi përpara ligjit…
Ata që jetojnë në emigracion nuk e ‘lëshojnë veten’ e më shumë tregojnë për shtetin ku ndodhen, se për veten tregojnë duart e tyre e sytë thonë shumë. Këta që duan të largohen sepse politika është e korruptuar, bëjnë mirë të kujtohen sa herë kanë bërë vetë korrupsion pasiv?…Shumë gjëra mund ti rregullojmë këtu, duke u bashkuar në organizata në vend ti “nxjerim sytë” njeri-tjetrit, duke u kacavirur pas supeve të politikanëve, ose duke marë rrugët e botës, ose duke shkuar pas liderit të opozitës si krushqit pas NUSES…
Fshatarët tani në prag –fundviti mund të kishin KONGRESIN e tyre të radhës e të bënin bilancet, ‘sa beteja kanë fituar ndaj qeverive’? Por jo dalin e qajnë përpara kamerave…ndërsa bashkimin në organizata askush nuk ua dhuron atyre, politika jo që jo.
Vecse…
… ata “TE PAKTET”, qe ishin ne kerkim te LIRISE ne diktaturen e telave me gjemba, nuk ka pse te jene akoma ne FRONTIN E RAMOHITEVE…, sepse ata e kane gjetur LIRINE E VERTETE ME KOHE, dhe po e gezojne ashtu sic e enderronin, pa patur zili “LUKSIN E FRIKSHEM” te politikaneve te pasur, te biznesmeneve te pasur, apo te maskarenjve te pasur te Ali-Banistanit.
Une nuk shoh ketu ndonje “front”. Liri ne kete vend nuk ka. Luksi e liria nuk shkojne bashke. Shkrimi eshte me kembe ne toke, sepse me sa duket e njeh mire realitetin.
Jam i varfer,
por i lire
ndaj e dua varferine…
A.Z.Cajup
O ti Fronti, mos je nga ata te Frontit demokratik te PPSH se? Ose je budalla ose ben vete, sepse po thua DIAMETRALISHT TE KUNDERTEN e asaj qe autorja ka shprehur.
@FRONT,
KESAJ I THONE: I ZOTI E SHET E TELLALI S’E JEP! PO KU E DI TI O DERMAN SE KJO ZONJA E KA FITUAR LIRINE, MOS JE GJE SKENDERBEU TI?
Znj.ramohito komplimente per guximin qe keni per ti thene gjerat ashtu sic jane, te pakten per aq sa shohim e ndjejme. Dhuna morale ekziston edhe per ne qe me thene te drejten nuk kemi qene disident, mjafton te jesh nje njeri i drejte.
Po kjo Znj. e nderuar quhet “zbutje e luftes se klasave” apo jo?-keshtu pra, “Fronti” “ka te drejte” kur thote se ju e keni fituar lirine. Se ja psh, ju dilni nga Tirana pa mare leje tek njesia e Lagjes:D, kjo tregon se demokracia ekziston, por “Fronti” gabon ne nje pike, kur ju ngateron me veten e tij, duke ju porositur te mos keni zili pasurite….ne fakt ju kete keni thene qe te mos behet politike duke shpifur politikanet per njeri tjetrin se x apo y ka vjedhur, sepse nuk eshte e vertete perderisa nuk kemi ndonjerin ne burg. pra dalim ke ajo qe ju keni shkruar se keto shpifje behen sa per te zemeruar popullin qe te ike te zvogelohet ca papunesia…
Respekte Zonje e nderuar!
Me ka pelqyer shume shprehja juaj se nje pjate me shume nuk te ben te lumtur. Por edhe arrestime te jashteligjshme sigurisht te bejne te mendosh ikjen…
Edhe nje fshatar qe ka dhjete vjet ne emigracion me duket me e zgjuar se autorja e shkrimit.
Baloooooooooooooooo qet-sohu
Magdalene, eshte nje nder shkrimet e tua qe me pelqen, ndoshta fakti qe jam vete emigrant ikur nga vendi ne fillim te viteve 2000.Fakti eshte qe jeta me ka ecur dhe ashtu sic bejne jo vetem shqiptaret por ne pergjithesi Europa Lindore iu kushtuam shume edukimit te femijve ne radhe te pare dhe ketu fituam.Por vendi i huaj mbetet gjithnje i huaj per njerez, per ato qe kane ndjenje.Gjithmone syte i kemi pas edhe pse me punera ketu jemi mire.Por vendi yne akoma eshte larg dhe e ndjejme qe njerezit pranojne poshterim per te mbijetuar gje qe ne ketu e kemi te pakonceprueshme.Edhe kur vendosa te iki, lashe vendin e punes nepermjet doreheqjes vetem poshterim te mos pranoja, por lashe shume mbrapa prinderit per te cilet ndjehem i pangopur nga malli qe me mundon sidomos pas ikjes se tyre nga kjo bote.Faleminderit.
Te iki apo te rri?
Te ikesh sepse te bllokojne edhe ajrin
te rrish sepse ai eshte atdheu yt
por pa ajer je pa shprese ,
dhe ikja edhe pse e dhimbeshe
eshte shpetim dhe mundesi,
qe te privohet nga njerzit njerka
sepse memedheu seshte njerka
bALO TE HENGERT TENJA E KE TE LIGEN BRENDA
Brenda e ke ti Telo dereziu.
A more balo more balo. Cna e ngaterove muhabetin. Po nuk e kishim temen per zgjuarsine more mik. Nejse ti Balo je me i zgjuari komentues se je edhe me i riu, Bravo Balo!
Ou? Me duket se dashke te krijosh ndonje parti tani moj shoqja Lenka?
Amon mi grue t’kom pa shpesh qi fyen ket femen, ma thuj shpejt ku e keee shpejt, nga cila ane po t’them semo skuq krahu mi amlaaaa
Boh sa dobet! Shume dobet! Fukarallek mendimesh dhe mangesi e thelle e te shprehurit qarte te tyre.
Elinor,.,.ku e ke moj gru nga cila ane fle se na u ca krahu
Ik moj idiote, boll iu pergjigje komentuesve. Shkrimet me kot te shekullit jane! Nuk e kuptoj ku e gjejne guximin budallaqet si ti te japin mend kur nuk kane per vete?! Ik mos na fyej inteligjencen me keto pacavure!
m’trego ka e ke krahun kur flen shpejt, se mu ka ca krahi
amon elinora ta mushi une ate mangesine e thelle shume thelle vec shpejt trego ka cila ane flen, ka e ke sumen
leni nazet sumadhe, se kot nuk del me emer tiiiii ec po t’them se mu ka ca krahu, trego ku e ke plene
Znja Ramohito ! Pershendetje shkrimi eshte i sakte dhe me brume. Pamvaresisht se komentusit tani kane mesuar se si te shkruajne ne internet ( Po ka edhe nga ata qe jane per te qare hallin )
Ju shkruani per ata qe ju kuptojne dhe ju vazhdoni te shkruani keshtu se nuk do jete larg dita qe do ju kuptojne te gjithe .
Edhe nje here pergezime ,se edhe une jam nje nga ata qe mora ruget e kurbetit po mendja eshte atje dhe presim qe dikush te pastroje ate vend te koruptuar politikisht dhe masivisht. Dicka po leviz tani jam me shprese qe dite te mira do vijne .