Islami i frikshëm - Përse Pegida ka kaq shumë ithtarë

16 Dhjetor 2014, 17:37Blog TEMA

Nga Daniel Heinrich

 

“Pegida” është një emërtim. Jo më shumë dhe jo më pak. Është një emërtim për një lëvizje, e cila është shumë më tepër se Pegida, Hogesa, AFD, apo kongreset me birrë të CSU në Bavarinë e poshtme, që përbetohen për perëndimin e krishterë. Sepse po të qëndrojnë në Bavari nuk ka aspak rëndësi, si quhet një gjë e tillë. Fakt është se në Gjermani, shumë njerëz aktualisht kanë frikë nga “feja islame”. Është një ndjenjë e paqartë, jo konkrete e të ndjerit jo mirë, që ushqehet nga një sërë ngjarjesh dhe temash: 11 shtatori dhe frika e kudogjindshme e terrorizmit islamik, debatet në lidhje me shamitë dhe burkat, radikalizmi i “Shtetit islamik”, muslimanë nga Gjermania, që shkojnë atje si xhihadistë, fluksi i refugjatëve nga vendet, ku shkreton IS, dhe diskutimi i vazhdueshëm, nëse Turqia myslimane bën tani pjesë në BE apo jo.

Muslimani është musliman

Për shumë njerëz kjo është e tepërt dhe është e kuptueshme. Sepse në dallim nga mendimet akademike në politikë dhe media shumica e njerëzve nuk kanë një ide të diferencuar mbi rrymat, që ekzistojnë brenda fesë islame. Për ta muslimani është musliman.

Edhe shtypi, dhe sidomos ai, kontribuon dukshëm në thellimin e ndjenjave të ankthit. Një shembull aktual: pengmarrja në Sydney. Ende para se të bëhen të ditura detajet konkrete, raportimi zgjon klishetë e njohura: “xhihad”, “luftëtarët për luftën e shenjtë”, “islamist”. Fjalët kyç janë gjetur. Përsëriten pa u diferencuar. Në rregullsinë e duhur kjo përzihet me shpërthimet e fundit të Taip Erdoganit, që këshillon turqit, që jetojnë këtu, të mos bëhen “shumë gjermanë”.

Provokimet e qëllimshme kanë efekt

Këtyre u shtohen njoftimet mbi djemtë në Wuppertal, që me seriozitetin më të madh dalin në qendër të qytetit si “policia e sheriatit” dhe ndërhyjnë që të mbahen veshje “në përputhje me islamin”. Absurditet! E megjithatë, çfarë mund të mbetet tek qytetari mesatar gjerman, veçse “feja islame është e keqe”? Dhe të jemi të sinqertë: a nuk është jonormale që vajzat myslimane në plazhin e liqenit Berlin-Plëtzensee të hyjnë në ujë të veshura me burkini, që burrat me mjekrra të veshur të veshur me kaftan, i luten Allahut në tramvajin e Këlnit.

Problemi në Gjermani është se për shqetësimet e shumë njerëzve nuk ka një debat të konsiderueshëm publik. Dhe për ketë arsye këto njerëz ndjehen, sikur nuk merren seriozisht. Në vend të kësaj vijnë breshëri paragjykimesh nga politika. Një shembull aktual janë shprehjet e Heiko Maas. Ministri gjerman i Drejtësisë i cilëson protestat e Dresdenit si “turp për Gjermaninë”. Ky është një sinjal fatal i përjashtimit dhe tregon në fund të fundit, se sa pak mirëkputim ka në të vërtetë për këtë tematikë. Sepse që edhe brenda partisë së Maas-it ka shumë mbështetje për idetë e Pegida-s, e tregon një sondazh aktual: 46% e mbështetësve të PSD janë në një linjë me kërkesat e Pegida-s. Kjo të bën të mendosh. Sepse PSD nuk është parti, që fiton vota duke i bërë jehonë Perëndimit të krishterë. Dhe renditjen në kampin e qendrës së djathtë shumica e anëtarëve do ta merrnin për fyerje.

Shqetësimet dhe frikërat janë të pranishme

Pa dyshim se në demonstratat në Dresden marrrin pjesë edhe radikalë të ekstremit të djathtë. Por lëvizjet si Pegida tërheqin ndërkohë njerëz nga të gjitha spektret politikë dhe nga të gjitha shtresat. Ata janë të gjitha, pjesë e një fenomeni masiv. Jo si pjesë të një mase ngjyrë kafe, që po e kaplon pa u ndalur Gjermaninë. Por si simbol i një diskutimi të shqetësimeve dhe frikërave të një pjese të konsiderueshme të gjermanëve. Dhe këto shqetësime, të stërthena me mijëra herë në kafene, në takime, në klubet e republikës, kanë dalë në pah në mënyrë të dukshme për secilin. Dhe gjithnjë e më shumë qytetarë vërejnë se “unë nuk kam qenë vetëm me mendimet e mia!” Mohimi i shqetësimeve të tyre, apo fyerja dhe sharja e demonstruesve nuk do t’ia ndërrrojë mendjen askujt në rrugët e ftohta të dimrit. Përkundrazi. Kjo tregon vetëm se sa është larguar politika nga qytetarët dhe që i shpie njerëzit në krahët e rekrutuesve të mjedisit të të djathtëve radikalë.

7 komente në “Islami i frikshëm – Përse Pegida ka kaq shumë ithtarë”

  1. Tyrqi hesapi says:

    Kjo eshte dicka e vertet dhe duhet marre shume seriozisht nga shoqeria njerezore ,si ai virusi keq ,te cilin nqs nuk e kuron ,con ne vdekje .
    Islami eshte nji kulture corbe pa asnji drejtim ,nji mentalitet i cili
    nuk shkon me anji lloj civilizimi te ksaj Bote ,te ktij Planeti mjerisht i destinuar ti hapi krahun njerezimit .
    Nqs do bejme nji bilanc te historise njerezore ,dallojm qarte ,se cfar eshte ne gjendje ti shkaktoje shoqerise njerezore islami . (Shiko sundimin e Hordhise Tyrqi ne Ballkan ,pasojat qe la pas ajo influence ne popujt e ballkanit ,te cilat ne shekuj meradhe i vuajn vet popujt e ballkanit akoma sot . Pra eshte nji semundje e cila kerkon sherim ,duke ju larguar trupit te njeriut .

    1. Adriatik says:

      Evropianet po zgjohen dalengadale nga gjumi dhe po e kuptojne qe po lane allahu ekber katastrofa i pret.

      Shpejt do e marrin pergjigjen edhe ata qe mbrojn isis ne mes te evropes. Gjermanet din ta zgjidhin kete problem me metodat e veta.

  2. Job says:

    Islami ka nevoje te kurohet nga vete Islami Ndryshe bota do te kete shume lot

  3. mal. shova says:

    Gjerman gjerman Furrat per djegjen e cifutve nuk i ndertoi kultura islamike
    Dy luftrat botrore me 70milon te vdekure perseri nuk i shkaktoi kultura islamike
    abazhuret qe qene ne dhomat tuaj me lekure cifutesh nuk ishkaktoi kultura islamike.
    Gjate luftes se 2 boterore dilnit shesheve dhe qanit se donit te preknit me dore fruhrin shpetimtarin shtepite tuaj u mbushen me varse floriri dhe ar ,por asnjehere nuk i bete pyetje vetes nga erdhen te kujt qene
    Mbas luftes ngrinit supet dhe su besohesh se te tera keto ndodhen ne vendin tuaj me mbeshtetjen tuaj,
    Rreziku islamik ngelet nje rrezik i madh per europen ,por mua sepse me shqeteson edhe kjo hipokrisia europiane ,gjetem armikun qe na mungonte per te shfaqur ateqe kemi brenda nesh
    E kaluara te tmerron,

    1. Besi says:

      Fashizmi gjerman i përket së kaluarës, ndërsa fashizmi islamik është një rrezik imediat. Nëse nuk merren me të vetë muslimanët, pastaj nëse nuk merren me të institucionet e shteteve përkatëse, do t’u mbetet turmave djathtiste që ta “zgjidhin” problemin sipas mënyrës së tyre. Fashizmi islamik ka kohë që ka trokitur në dyert e ekstremizmit të djathtë në Evropë. “Pegida” është përgjigja e parë kundër tij. Të shpresojmë që muslimanët të mbledhin mendjen dhe të luftojnë fashizmin në radhët vetjake. Përndryshe, institucionet gjermane kanë dhe opsionin rezervë: do t’i lënë që të përplasen ca kohë, pastaj do të intervenojnë me gjithë fuqinë e tyre kundër të dyja palëve. Natyrisht që goditjen kryesore do ta pësojnë “xhihadistët”, po do ta hajë edhe i njomi skaj të thatit!

  4. tfg says:

    korraku eshte korrak,qofte arabfoles,shqipfoles,turkfoles etj……pune korrakesh!

  5. Miri says:

    Rreziku eshte se deri tani lufta eshte midis Muslimaneve
    Dmth skane meshire per njeri-tjetrin …por kam nje pyetje
    -A nje musliman te me shpjegoje se si vritet nje musliman nga muslimani???
    Nderkohe qe para se ta vrase te dy therrasin te njejtin Allah …te njejtin Perendi !?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje