Deklarata universale për të drejtat e njeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948, përbëhet nga një preambulë dhe 30 nene, që përcaktojnë një gamë të gjerë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të cilën të gjithë burrat dhe gratë, kudo në botë, kanë të drejtë, pa asnjë dallim.
Deklarata u hartua nga përfaqësuesit e të gjitha regjioneve dhe traditave ligjore. Ajo me kalimin e kohës është pranuar si një kontratë midis qeverive dhe popujve. Pothuajse të gjitha shtetet e botës e kanë pranuar atë. Deklarata ka shërbyer edhe si bazë e mbrojtjes së të drejtave të njeriut që sot fokusohet gjithashtu në grupet e rrezikuara siç janë personat me aftësi të kufizuara, popujve indigjenë dhe punëtorët emigrantë. Mund të thuhet se Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, ka hyrë në rekordet Guinness si dokumenti më i përhapur, pasi është përkthyer në 380 gjuhë të botës.
Sot më 10 dhjetor është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut dhe çdo grup njerëzish që i ka fituar të drejtat e veta mes përpjekjesh e nuk ka pasur avantazhin të lindë bashkë me to, sot kishte mundësinë të organizonte konferenca, tubime, peticione etj….
Parasëgjithash fakti që, nuk pati reagime nga grupe të tilla tregon se Shqipëria është një vend i cili i respekton të drejtat e grupeve të ashtuquajtura të rezikuara. Kjo ka qenë edhe një traditë e shqiptarëve, përpara se bota të hartonte deklaratën universale për të drejtët e njeriut..
Muhaxhirët, siç quheshin në gjuhën e popullit gjenin në Shqipëri një mikpritje si askund në botë. Më kujtohen judët, të cilët në Vlorë u vendosën të gjithë bashkë në një lagje dhe rruga e tyre mori emrin “Rruga e Çifutëve”. Vlonjatët i pritën, i ndihmuan i repektuan madje mund të thuhet pa frikë se këto pakicat kombëtare nga vetë populli ynë kanë pasur një vend nderi.
Pas Luftës së Dytë Botrore, pakicat greke duket se kanë qenë më të privilegjuarat. Ne e kemi jetuar periudhën e Diktaturës Komuniste, që të vegjël. Kemi pasur Drejtor shkollash, mesues, edukatore kopshti e deri kuzhiniere në të gjithë rrjetin e ushqimit social. Fëmijët e tyre kanë pasur përparësi në arsimim.
Ambasadorë e atasheh tregtarë nëpër botë, madje deri sa dolën në pension me të dyja qeveritë në periudhën e ashtuquajturës DEMOKRACI.
Ministria e jashtme sidomos tetë vjetët që u qeveris nga PD u duk se u mbush së tepërmi me specialistë nga pakica greke.
Gjatë gjithë periudhës post komuniste Partia e të Drejtave të Njeriut ka marë pjesë në Koalicionet e Mëdha të politikës shqiptare.
Muzika greke në tetë vjetët qe shkuan buçiste nëpër zyra nga mëngjezi në mbrëmje…Ne që vijmë nga zemra e Shqipërisë e me kontribute nga të parët e familjeve tona, e me merita personale, na nxorën nga puna sikur të ishim pula, ndërsa pakicat i gjetëm e i lamë aty.
Sot duhet të ishte një ditë feste për ta, por është e drejta e tyre të kërkojnë shumë e më shumë. Më ka bërë përshtypje fakti se: në tavolinë me Drejtues të PBDNJ-së sot pashë figura të Shoqërisë Civile dikur në mbrojtje të të drejtave të pakicave të rezikuara, që i kisha harruar fare si fytyra, madje më ka shkuar mendja se mund të jenë larguar jashtë vendit, aq shumë kanë munguar në opinionin publik këta tetë vjet, përveç ndonjë rasti kur rendisnin emrin e tyre ne peticionet te iniciuara nga Maxhoranca 2005-2013.
Që se fitoi koalicioni RILINDJA nuk kam pasur kohë të dëgjoj zilet e të tjerëve, sepse nuk më kanë lënë këmborët e mia, por sot e kuptova se frika qënka vrarë e “memecët e hapën gojën”, sepse sa për vete as që e kam njohur ndonjëherë frikën. Sigurisht kush e ka prekur njëherë fundin e ka të qartë se, nuk ka ku të shkojë më keq se aq….
Mirëseerdhët të dashur”memecë”!
Tani keni gjithë lirinë të kërkoni:-bla bla bla….,por ktheni kokën pas e kujtoni kolegët tuaj që i mposhti dhimbja, prej “dështimeve”, të vetëm në luftën me maxhorancën 2005-2013 e ikën nga kjo botë duke u lënë fëmijve të tyre : “AMANET ATDHEUN”..të paktën kujtoni ndonjë përvjetor të tyre…se ne të gjallët e dimë vetë rrugën!!!
Per kete dite kaq te rendesishme kishin para pak ditesh vetem nja dy stacione TV (kendej jashte) nga nje lajm-reportazh te shkurter. Ne Albani asnje lajm dhe artikull. Duket se te drejtat e njeriut qenkan arritur!(?)! Te pakten nje autore kujtohet, e vetmja qe shkroi dicka per kete dite te caktuar. Bravo i qofte!
Shume e sakte!!!
Jam me ju Magdalene! per cka ju trajtoni ne kete shkrim.
Te drejtat e njeriut domethene te drejtat tona ,
te kujdesemi te mos na i neperkembin me sepse mjaft eshte mjaft.
Te falenderoj per shkrimin z Magda respekt