Rrugët, një kujtesë për zotin Rama

5 Dhjetor 2014, 11:23Blog TEMA

Nga Qazim Gjoni*

 

Pas vizitës së pak ditëve më parë të Kryeministrit Rama në autostradën në ndërtim Tiranë – Elbasan dhe fjalës së tij ne Këshillin Ekonomik Kombëtar, vjen i natyrshëm ngacmimi për të trajtuar edhe një herë tjetër një temë delikate për fatet e vendit dhe ekonominë e tij. Ashtu siç është thënë shpesh dhe herë të tjera, gropa e krijuar në dy mandatet e qeverisjes së fundit, është kaq e madhe saqë ekonomia dhe zhvillimi do t’i ndjejne efektet ndoshta për dekada. Dhe për fat (të mirë apo të keq), problemet e kësaj rruge dhe të rrugëve në tërësi, të ndërtuara me buxhetet e jashtëzakonëshme në dispozicion të dy mandateve të fundit qeverisës paraardhës, absolutisht jo meritë e asaj qeverisje, jane si puna e aisbergut: vetëm një pjese shumë e vogël është e dukshme, nëntë të dhjetat janë të padukshme…

…Më flagrantja dhe për të cilën me siguri zoti Kryeministër ndoshta nuk ka dijeni, është fakti se investimi për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan është kryer më një kredi të Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) dhe deri këtu nuk ka ndonjë të keqe. Por çështja është se jo shumë kohë përpara marrjes së kësaj kredie rreth 300 milionëshe, nga burime të sigurta mësohet se pranë qeverisë shqiptare ka qenë dorëzuar një kërkesë zyrtare, nga një ndër kompanitë më të mëdha koncesionare dhe të ndërtimit në Europë dhe në botë, për ndërtimin e kësaj rruge me koncesion. Madje, koncesioni presupozohej jo vetëm për këtë segment të shkëputur, por për të gjithë arterien rrugore Durrës – Tiranë – Elbasan, sipas idesë së Korridorit të 8-të, përfshirë edhe një bajpas të Tiranës, nga Ura e Limuthit në Mullet.

Koncesionari tejet i fuqishëm dhe serioz, dorëzoi zyrtarisht kërkesën (përfshi studimin e plotë) në institucionet zyrtare, konform ligjit të koncesioneve në fuqi dhe konform procedurave në fuqi. Për fat të keq, pothuaj nuk mori kurrë një përgjigje zyrtare, megjithëse ardhja e tij në Shqipëri do t’i bënte nder vendit, si një shembull nxitës për investitorë të tjerë potencialë dhe realizimi i koncesionit do të kishte qenë një model i shkelqyer dhe lehtësim i barrës së rëndë për ekonominë, që po shkonte drejt rrudhosjes.

Sipas gjithë gjasave, rruga do të qe përfunduar së paku tre vjet më parë, do të ish përfunduar zgjerimi dhe kthimi në autostradë të vërtetë i pseudoautostradës problematike Tiranë – Durrës dhe bajpasi shumë i rëndësishëm i Tiranës, që s’dihet se kur do të mund të ndërtohet.

Përse nuk ndodhi kjo? Përse nuk u veprua në këtë mënyrë? Këtë le të marrë në analizë zoti Kryeministër dhe strukturat respektive të shtetit, përfshi KLSH-në dhe jo më dëmet e “majës së aisbergut”. Të gjithë dokumentat egzistojnë, madje dhe dëshmitari kryesor, koncesionari në fjalë, i cili, pas kësaj u largua përfundimisht nga Shqipëria dhe mbylli edhe përfaqësinë e tij në vendin tonë. Shumë e turpshme dhe e shëmtuar! Edhe ai dëm ekonomik qesharak (i majës së aisbergut), që ka ngarkuar KLSH-ja për një ish punonjës të rëndësishëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve (që në fakt nuk është edhe aq qesharak, se është vlerësuar 1.2 milionë dollarë), vetëm në këtë rrugën Tiranë – Elbasan është shumë herë më i madh dhe kërkon edhe ai një analizë të veçantë.

Duke ju kthyer çështjes së kredisë së IDB-së për autostradën Tiranë – Elbasan, që rëndoi në mënyrë të padrejtë dhe skandaloze ekonominë shqiptare për fushatat elektorale, merret një kredi tjetër, po nga kjo bankë, për ndërtimin e një rruge, e cila, as që do t’i shërbejë ekonomisë, por vetëm ambicievë të shëmtuara të disa ish qeveritarëve: është fjala për rrugën, mëse absurde Qukës – Qaf-Plloçë, për të cilën nga xhepi i shqiptarëve do të paguhen, jo pak, por rreth 150 milionë dollarë, kur kemi akoma zona, fshatra, madje dhe qytete të tëra të palidhura me rrugë normale automobilistike. Një llogaritje krejt e përafërt na thotë se sikur me gjysmën e parave që duhen për të ndërtuar Qukës – Qaf-Plloçën, të ndërtohej një tunel në Qaf-Thanë, do t’i shërbehej njëqind herë më mirë interesave të shoqërisë në tërësi dhe zhvillimit të vendit, pa përmendur avantazhet e tjera të shumta, që do të rridhnin nga kjo zgjidhje. Për më teper, kur të ndërtohet një ditë, koridori i 8-të Paneuropian, e kjo është e pashmangshme, që do të lidhë Perëndimin me Lindjen e Ballkanit, ky tunel gjithashtu do të jetë i pashmangshëm. Atëhere, përse të mos ndërtohet që tani, me gjysmën e investimit dhe me shumëfishin e efikasitetit, por ndërtojmë një rrugë pothuaj absurde? Këto duhet të shqyrtojë dhe të marrë në analizë Kryeministri Rama, që sigurisht dhe jam i sigurtë, që e ka vullnetin absolut për t’i bërë këto gjëra, por dikush duhet t’ja thotë.

E fundit, që ndoshta përkon me këtë, është se dikush duhet t’ja shpjegojë Kryeminstrit këto gjëra: në vitin 2005, kur mori pushtetin Berisha, nuk e thirri më një strukturë, mendoj shumë efikase, transparente dhe sinjifikative: Këshillin Kombëtar të Rrugëve. Sigurisht arsyeja ka qenë shumë e qartë: nuk duheshin bërë transparente çështjet e rrugëve, veçanërisht investimet. Këtë e vërteton më së miri konspiracioni i thellë i mëvonshëm, kur nuk u mor vesh kurë se si janë përdorur miliardat e rrugëve në këtë vënd. Dhe kjo është arsyeja, përse zoti Kryeministër duhet të kërkojë dhe të bëjë një analize dhe transparencë absolute ne këtë aktivitet të rëndesishëm të ekonomisë. Dhe kjo është arsyeja pëesë duhët kërkojë spjegime përse u refuzua në mënyrë gati brutalë koncesioni i Tiranë – Elbasanit, kjo është arësyeja përse duhet të ringrejë struktura të tilla si Këshilli Kombëtar i Rrugëve etj etj.

Problemet me rrugët, të krijuara veçanërisht dy mandatet e fundit, janë të panumurta, por mora shkas nga interesimi yt, për tu përqëndruar në ato që më lart ju tregova.

Dëgjohet shpesh herë nga analistët, që Berisha “luajti me sukses kartën e rrugëve”. Për mua kjo është krejt e gabuar, jo përse e luajti, por se si e luajti dhe me koston që e luajti dhe për të cilën, një ditë ish-qeveria e tij duhet të japë shpjegime dhe pse jo, edhe llogari.

8 komente në “Rrugët, një kujtesë për zotin Rama”

  1. Heil H. says:

    Njerez te tille duhet te degjoje Rama dhe jo ciliminjte qe ka marre per keshilltar ne Kryeministri.

  2. sherifi says:

    Po kjo dihet boterisht,ne gjith boten 1 km rrug (biles autostrade me standarte) kushton 2,5 deri 3 milion Euro me cmimet e sotme,ndersa Luli rrugen e fameshme te “kombit” e coi 55-60 milion Euro per 1 km.

  3. Albani says:

    Shume mire beni zoteri qe ja kujtoni keto zotit Rama,por.Me sa kame kuptuar une e 90% e Shqiptareve Rama i di keto gjera,por tek Rama shihet qarte mungesa e kurajos e deshires per te bere drejtesi.Kryefjala e Rames ne fushate zgjedhore ishte pikerisht denimi i pergjegjesve qe e katandisen ekonomine e zhyten vendin ne borxhe.Sot,Rama pervec fjalimeve “madheshtore”,praktikisht nuk po ben asgje per dhenjen e pergjegjesive per shkaktaret e kolapsit te sotem ekonomik e social.PERSE?Publiku ne pjesen derrmuese pergjigjet;SORRA-SORRES NUK IA NXjERR SYtE.Berisha-sorra,hipem ne pushtet nje skifter,sorra-Berishe u tremb per pak,por u genjyem,skifterit i ra maska e pame nje tjeter sorre me dinake se te paren.SHQIPERINE LOPE E MBOLI BERISHA NUK I LA QUMESHt,RAMA PO jA tHAN GjINjtE FARE,VICI PO NGORDH(POPULLI).

    1. kaci says:

      ke te drejt por ca drejtesi te bej rama.kur gjykata esht akoma e saliut dhe kemi nje presidentte korruptuar dhe kelysh i saliut

  4. Gezimi says:

    Nje analize e sakte dhe me kompetence! Jam plotesisht me mendimin tuaj Albani. Ne fushate, u premtua venia e pergjegjesve dhe abuzuesve te shumte para drejtesise, por kjo nuk po behet. E dime shume mire se drejtesine e ka ne dore ende Saliu me shpuren e tij, por reforma ne kete sektor duhej te kish nisur, pasi problemet po akumulohen me shpejtesi, dhe neser mund te jete vone per ti bitisur! Ju faleminderit!

    1. Albani says:

      Do te shikoni qe dhe kur Rama ta kete te tijn presidentin e gjykatat nuk do te denoj njeri per korrupsion,e kunderta,duke pasur gjykatat te tijat do te sulet me tere kabinetin,deputetet,miq e te aferm,ne menyre te kamufluar e te hapur,ilegale e legale te pasurohen sa me shume qe tja kalojne e te jene me te forte se krahu tjeter.Z.Rama e tha publikisht qe reforma ne drejtesi do na marre te pakten 10-vite,d.m.th.qe deri atehere shqipetaret e shteti do te vidhet,njerezit do te vriten,krimi e korrupsioni do te bejne kerdine,hallall zoti kryetrim, por ne opozite te tjera degjonim.SHpresoj te gaboj,por Shqiperia nuk eshte me e jona,e 4.000.000-Shqipetareve,por eshte e nje grushti kusaresh,qe e vjelin cdo dite,bile po vjelin dhe te ardhmen e saj,borxhet e kredite po i vjedhin.te ardhmen e parashikoj te zymte,sot i ngjajme Sicilise se para 50-viteve,pas 100-viteve do ti ngjajme Sicilise se sotme,do te kemi uje,korent,autostrata,por do te migrojme gjithmone se nuk do te kemi pune,te hame,nderkohe qe MAFIA SHtEt DO tE QEVERISE.Duhet REVOLUCION por nuk kemi lider,dhe e kemi barkun bosh.lideret korruptuohen pa ju futur,ose qe ne hapat e pare te karrieres politike.populli e ka barkun bosh,shikoni sa mblodhi Luli ne tirane,duke i paguar shumices-popull vetem 500-leke,e populli e di qe Luli u hengri milionat,por eshte aq fukara sa qe e ndjek per 500-leke.nuk ka zgjidjie.Mendoni te na pushtoj Italia,une do ta pres me lule,sepse shpresoj qe te me kthej shtetin qe ma vodhen kusaret shumengiyresh,nuk kam c’humb,nuk kam asgje timen,e privatizuan kusaret.A e dini qe me shume spitale,ndertesa qeveritare,ura e rruge bene Italianet-pushtues ne 39-en,sesa mbreti Zog per 20-vite.UNE NUK DO tE LUFtOjA E VRItESHA PER(SHQIPERINE)PRONEN E CIFLIGUN E BERISHES E RAMES,PO jI.

  5. xhelal says:

    bo bo sa i zgjuar paske qen mo derzi paske desht te behen rrug pa kokerr leku ose mos te behen fare brezave nuk ju intereson ne qkoh jan ber rruget por te kete rruge ato pak rrug qe jan ber jan i vetmi ndrishim ne kto 25 vjet le te bej edhe rama sa gjysma e tyre qe jan ber le ti bej me lir ky meqe paskan kushtuar shume ame nuk esht justifikim qe rruget kushtojn shtejt dhe sna duhen fare

  6. Iliri says:

    Jam shume dakort me argumentet qe me shume te drejte jep z.Gjoni, pervec argumentit te rruges Qukes-Qafe Police. Per informacion te lexuesve kjo rruge do te jete frymemarrje per me shume se pese komuna the rrethit te Pogradecit. Jane komuna qe sot qe flasim duan me shume se tre ore qe the dalin ne rruge nacionale’ dhe flitet per mijera banore qe prodhimet e tyre, the cilat i marin nga toka e tyre nuk i zbresin per t’i shitur ne treg sepse e kane te pamundur per hit the ,mungeses se rruges. She flas per nje zone nga me pjelloret e qarkut. Pa permendur lehtesine qe do the kete ne afrimin e tregut shqiptar me ate trek. Gjithashtu sot te gjitha makinat e transportit qe kalojne per ne doganen e Kapshtices detyrohen the kalojne ne mes te qytetit te PG, duke e kthyer kete qytet turistik ne nje unaze te madhe dhe duke e here the pajetueshem. Pa folur per afersine e Korces dhe shfrytezimin e kesaj treve per vlerat e saj turistike, agroperpunuese dhe kulturore. Per mua eshte e domosdoshme dhe kjo rruge dhe carja e tynelit the Qafe Thanes. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje