Ilir Mborja
“Rron Partia, rron Shqipëria, prandaj rron edhe Enveri!..”
Nga Ilir Mborja
Duke dëgjuar Lulzim Bashën me të zgjedhurit e rinj në kryesinë e PD-së, më 1 dhjetor 2014, më vrau veshin sintaksa, me shkallëzim dysh dhe tresh në fjalimin e tij. Kështu psh ai tha: ” Kryesia e re do të ketë vetëm selinë qendrore në Tiranë. Aktiviteti im, i juaji, do të jetë në çdo qytet, rrugë e fshat, për t’i dhënë…”
Ky lloj shkallëzimi ngritës, në vështrimin sintaksor, është i trashëguar fillimisht nga sintaksa leniniste. Në oratorinë politike shqipe, atë e solli dhe e përcolli për së pari nga Lenini tek ne, Enver Hoxha. Ky stil i sintaksës së Lulzim Bashës, (që vërehet sot, edhe tek ndonjë politikan tjetër) është i ndikuar tek ai, pikërisht nëpërmjet stilit të logjikës (leniniste) enveriste.
Me këtë sintaksë, që është shprehje e një logjike dogmatike, (gjuha është veshje materiale e mendimit) në stadiumet tona, në vitet para ‘90-ës, lexohej: “Më shpejt, më larg, më lart!”… Pothuajse, në të gjitha fjalimet e Enver Hoxhës gjen shumë shkallëzime të tilla sintaksore: “Të luftojmë, të punojmë, të jetojmë,.. si në rrethim!” ose: “Nuk kanë lindur as dje, as sot dhe askurrë,.. ata burra që të frikësojnë shqiptarët.”… Mirëpo, përmendja që në fillim të fjalës së Lulzim Bashës, tri herë, e togut: “Jemi më të fortë!..”, “Jemi më të fortë!..”, “Jemi më të fortë!..”,.. më dekurajoi për këtë analizë elementare sintaksore, që provon gjuhësisht vjetërsinë e logjikës së tij dogmatike.
Këtu, në këtë lloj ligjërimi, nuk kemi asnjë shkallëzim. As ngjitës, as zbritës. Kemi vetëm përsëritje monotone, ku fjalët: “Jemi më të fortë!..”, duke u përsëritur tri herë, nënkuptojnë të kundërtën e asaj që dëshiron të kumtojnë folësi… Kjo sintaksë, është e ngjashme me stilin e përdorur nga Ramiz Alia në fjalimin e tij të përmortshëm, gjatë varrimit të Enver Hoxhës në prill të ’85-s, kur thoshte: “Rron Partia, rron Shqipëria, prandaj rron edhe Enveri!..” Me pak fjalë, nuk ia vlen asnjë analizë stilistikore për këtë lloj ligjërimi, për të kuptuar me çmentalitet kemi të bëjmë. Lulzim Basha është më zi,.. edhe se Enver Ziu. Tani, do të na duhet të presim ndonjë ndryshim në stilin e vjetër të ligjërimit leninist, enverist, ramizist, berishist, lulzimist,.. nga të zgjedhurit e rinj të kryesisë më 30 nëntor. Sekretar i PD-së u zgjodh Arben Ristani.
Nga të tre kandidadët në atë garë, Alibeaj dhe Selami,.. më i përlyeri, më i përfoluri, më i palexuari,.. ishte Ristani. (Meqë Lulit i pëlqen ky stil, po përdor edhe unë një shkallëzim tresh, por zbritës…) Me pak fjalë, edhe sekretarit Ristani, që ka fjalorin më të varfër (edhe nga dy kandidatët e tjerë) nuk ke se çfarë t’i analizosh gjuhësisht…
Çdo analizë e stilistikës sintaksore, ashtu si Lulzim Bashën, edhe Arben Ristanin, e nxjerr zbuluar si një vjetërsirë dogmatike bajate mentalitetin e tij…
Shumë interesante sesi nga analiza të tilla zbulohet psikologjia e individit.
Megjithëse nuk jam specialist i fushës jam dakord me varfërinë e shprehjes të Bashës i cili nuk mund të mos jetë i varfër dhe në ide.
Herë tjetër ,Mborja,na vlerëso ndonjë personalitet me më shumë brumë se jo vetëm më pëlqeu pikëpamja jote por mu duk dhe një risi e veçantë.
Nje gjetje interesante nga Iliri. Por imitimet (shkallore) nga Basha, vetem Ristani mund ta kuptoje… se ato s’jane dot as Lenisniste, as Enveriste, as Ishte, ishte, para tij, por jane vetem copa flajesh qe vijne nga copa mendimi per te ardhmen e shoqerise… Luli B. nuk arrin dot et jete Stilist-mendimi e fjale, por mbetet stilist-zhurme.
Hik more gomar ,fol per Ramen tepke komunist, mhaft me psikologji idiotesh.
@ korca.
..mos u krruj me Edin, po flasim per Lulin tend per ate qe Edi i thote “kryebashkiak kotnasikoti” ha..ha..ha..
“Korça”, mëso të shkruash shqip, nuk është kurrë vonë…
Wow…
Edhe mua sinqerisht me kishte bere pershtypje varferia dhe mungesa e fjalorit te Lulit qe nuk krijonin aspak emocion..por nuk me shkonte mendja te shkaku.
Nice job, Ilir Mborja.
Mborja..Mborja..Mborja..nje mbiemer qe e kam respektuar per shkak te nje familje dinjitoze qe banonte afer nesh. Nen goje thuhej qe kane lidhje me inxhinier Mborjen…me ate inxhinier qe ishte personazh negativ i romanit Keneta te Fatmir Gjates.
Ilir, ju uroj juve edhe te gjithe pjesetareve te asaj familjes dinjitoze…gjithe te mirat.
Gimi.
Urime Ilir. Nje shkrim qe te zgjon mendim dhe qe tregon te verteta e nje kampi te çoroditur. Duhet qe te jemi njeqindfish te trishtuar qe sot nuk kemi opozite dhe qe ky gup mjeranesh qe e kane lidhur veten pas familjese se viçidolasve eshte kthyer vertete ne nje shov mediatik duke patur si filozofi te tyre genjeshtren dhe mashtrimin. Aspak te sinqerte.
Ore Korca vetem per orator s’ja ha qeni shkopin Edi Ramas.Lere Nasen t’a thote mendimin e vet.Sa per shkrimin s’kam c’them.Gazetari Mborjaeshtekrejt i vecante dhe origjinal ne kendveshtrimet e ngjarjeve.
Mire shume Mborja, po kjo opozite e sotme si e ka kryer detyren ne pozite te djeshme?A e dini se cfare i frymzon ata? Pikerisht ideja e veprimeve te tyre, se me pak perpjekje dhe dhe me shume mafie, ata shpresojne se perseri me vjedhje do te vine ne pushtet!
Falemnderit Ilir Mborja!