Ilir për Ilir

29 Nëntor 2014, 13:28Blog TEMA
Ilir për Ilir

Nga Ilir Levonja

 

Aty rreth viti 1995, dimër, ndodhesha në radhë në oborrin e ambasadës italiane. Përpara meje qe një burrë i gjatë me të cilin shkëmbyem disa fjalë. Unë pyesja veten se ku e kisha pare. Çfarë më kujtonte ajo fytyrë e qeltë, etj.., etj.. Ndërkohë që hiç mendjen se radha qe ndërtuar në bazë të indeksit të gërmës me të cilin fillojnë emrat.

Pas meje dy burra të tjerë dhe një grua me veshje popullore të ultësirës së Lezhës. Burrat pas meje se si e shikonin atë përpara. Biles edhe ata më mbrapa. Diç pëshpërisnin, po unë nga që po kotesha në ato momente, ku njeriu lodhet të gjej se ku? Se kush është? Se cilin i kujton?. Nuk e dëgjoja pëshpërimën e tyre.
Befas burrin me të cilin unë qeshja me fjalët që thoshim, e thirri një polic. Diçka biseduan. U hap një derë dhe një officer italian i priu brenda. Doli pas pak i qeshur. Duke vendosur pasaportën në xhepin e përbrendshëm të palltos, më përshëndeti dhe iku.

Malësorët e Lezhës u çliruan dhe zunë nga fjalët. Jo si i ndrinte fytyra,? Ja, qimen si kanë prekur. Jo po kujton se u rrit me krunde si ty ai. Dialogë të tillë. U bëra kurioz dhe i pyeta. Ata më thane se quhej Ilir Hoxha dhe ishte djali i Enverit.

Kur e pashë në intervistën e gazetës Dita, dt 28 nëntor 2014, mu kujtua historia e ambasadës. Ose më saktë, sa here që e ndeshja në faqe shtypi, më shkon mendja tek ai oborr, tek ai dimër. Mbi të gjitha më rri i gjallë ballafaqimi i vështrimeve të tyre të frikshme, lëkurave që kishte njëri dhe ato që kishte pala tjetër e burrave të Lezhës. Ndofta e imja mund të ishte pak më ndryshe për shkak të moshës së re. Gjithmonë nuk kam dashur ta kujtojë…, por kur adashi im flet për sukseset dhe arritjet e asaj ekonomie. Më hanë të gjallë fytyrat e malësoreve…, lëkurat e rreshkura dhe shpinat e drobitura. Frika gjer në palcë. Aq sa akoma nuk u besohej liria. Flisnin zëshuar për shkak të prezencës së tjetrit.

Nga ana tjetër ata thane se qimen nuk i kanë prekur. Por kjo, ankesë jo nga vetja. Nuk thanë, ja qimen nuk po i prekim. Sikur e prisnin nga dikush tjetër. Ndofta nga shteti? Ndofta nga shoqëria ? Kutadish?

Ai foli për arritjet, kurse mua mu kujtuan radha e fshatarëve të Darsisë. Pikërisht në dimër. Na prisnin ne nxënësve të shkollave të qytetit, pranë dyqaneve të bukës. Vetëm për një bukë gruri. Fshatarët e Myzeqesë time, hambarit të Shqipërisë, hanin për vete bukë misri me sheqer. Arritja e socializmit.

Megjithatë këto janë fletë të palosura. Por diçka është më shumë se e trishtueshme aty. Gati tragjike…, ngërthurja e viktimave. Ai thotë ”ata që vrasin protestues paqësorë në mes të bulevardit” . Padyshim që e ka fjalën për 21 janari 2012.

Të vdekurit e një shoqërie janë faqja e zezë e saj. Jo lavdia e suprinës së cilësdo qeverie. Së cilitdo opozitari. Përdorimi i emrave, apo vdekjeve në raste të tilla është rrufjanllëk. Në këtë kontekst, tavolina e qeverisë së sekretarit të socializmit është një kazermë viktimash. Unë nuk po e përdor më krahasimin me faqja e zezë. Sepse në atë socializmin e babait tend, është faqja e dheut të zi.

14 komente në “Ilir për Ilir”

  1. roberto says:

    Eh,more ilir gazetari!
    Ke siguruar nje kothere buke ne kete sistem dhe kujton se kaq ishte PREMTIMI I BERE NGA PERENDIMORET ne 1990-ten,kur na nxiten “VETEM RREZONI KOMUNIZMIN”,se vaporret plot ishin perballe nesh ne Itali!!!
    Per 3 muaj,qameti per 6 muaj,Shqiperia do behej si Zvicra!
    Shqiptaret edhe sot e kesaj dite,jo vetem NUK KANE BUKE TE HANE 70 % e tyre,por ka pllakosur MJERIMI ne kater anet sa po vrasin veten me lloj lloj mjetesh e menyrash!!
    E perdorni si argument mbushje e vaporreve me shqiptare atehere,por nuk guxoni te tentoni t’u kerkoni europianve,qe te provojne t’u thone shqiptareve se “:JENI TE MIREPRITUR NE EUROPE PER TEPUNUAR E JETUAR,se do shikoni,qe ketu,pas atyre 24 vjet LUMTURIE DEMOKRATIKE,nuk do ngele kembe shqiptari i gjalle,perjashto ndonje qe ka “PRENOTUAR VARRIN DHE ARKIVOLIN”,ose ata qe jane duke dhene shpirt neper shtepi e spitale!!!
    Gjysma e Shqiperise,pra VERIU i Berishes eshte i ngujuar si ne MESJETE nga GJAKMARRJA!!
    Atje jetohet me keq se ne KOHE LUFTE,ndersa ti Iliri gazetar ferkon barkun se ke marre honoraret e gazetes dhe ke te drejte te pish nje birre me teper!!
    Para se t’i kundervihesh djalit te ENVER HOXHES(askush nuk e akuzon djalin e Zogollit per te jatin),per tmerret e tua ne ate sistem,MBUSHI FAQET E GAZETES ME TE MIRAT,QE I PASKA SJELLE KY SISTEM KETO 24 VJET POPULLIT FUKARA(jo deputeteve e politikaneve),duke bere krahasimet ne te dy sistemet si ne ARSIM,SHENDETESI,BUJQESI,SIGURI JETE,DREJTESI,DINJITET NJEREZOR,PUNESIM,PENSIONE,CMIME,USHQIMET BIO,sot kancerogjene etj!

    1. Fredi says:

      Roberto, semplicemente eccellente!

  2. Zemani says:

    Je hapur shumë dhe kudo mban “lexione” par exlelencë që nga Bleona tek Iliri e ku të di unë. Specialist për gjithçka. Me që je myzeqar, po të them: je ulur shesh dhe po shkruan revan. E,sa për atë Ilirin e Enverit ke të drejtë: nuk u hyri gjëmb në këmbë.

    1. ? says:

      Mban ere kercenim??? Sa me shume te shkruajne shqiptaret porosiste Faik Konica..aq me mire eshte…edhe kush? ai qe thoshte: E per ke te shkruaj'”

  3. petro says:

    O ti Roberto.Po ti duhet ta dish se ky i sotmi eshte nje perzierje demokomuniste, apo jo?Kush e udhehoqi, mo.Ndonje zogista, ndonje ballista a? Po korridoret e KQPPSH o roberto.Sa te jene hijet e tyre nuk ben hajer ky vend.Do t i nxjerrin uje te zi.Ty ora te Enveri e te Enveri.Lojen e Beogradit ka luajtur o derezi.Akoma s e ke kuptuar?Dhe ajo loje vazhdon.Mire qe s fole ndonje fjale per armikun e klases, se plot ke.Neper udhet e Shqiperise, pa buke, pa shtepi ndersa ai Iliri yt rron si mbret ne mes te Tiranes.

  4. era says:

    Mire ja ke thene roberto por do shtoja edhe dicka tjeter.
    A eshte bere nje bilanc se sa jane te vrare nga kryetrimi serb i “demokracise” ku Pinjolli i tij i perfshire ne bisnese vrasese madje edhe femijesh, del dhe bilbilos neper ekranet e TV?

    Perse iliri gazetar nuk ushtron detyren e tij dhe te bej nje shkrim per keta “iliret” zorzoper qe kane shkaterruar e shitur Shqiperine, qe e kane lekuren me te bute se ata qe ju vrane te afermit ne 21 janar?

    Po fatkeqesia e shqiptareve nuk jane cubat e shitur te politikes, por sejmenet kodosha te tyre qe mbushin mediat dhe populli shqiptar gjysem ne gjume.

  5. gjethi says:

    Qe ta dish ti ka patur”engjellin”mbrojtes varkarin sali udb-ja!

  6. korçari says:

    o Z.Ilir nj keshille miqesore po te jap :perpiqu te besh nje zanat tjeter se me keto shkrime qe ben po tregon nje nivel shume te ulet intelektual do te ishte mire te merreshe me artin e gatimit..

    1. martin says:

      Nje zhgenjim total nga ky artikull.Nuk me ka interesuar kurre ne jeten time as enveri,zogu,nano,mender berisha,rama etj.Edhe pasardhesit e tyre gjithashtu.Por kur lexoj gazetaruce si ky Levorja ndjej neveri.Krahesoni Shkerdhen Berishen me kete djalin e Enverit.Kujt i kujtohet Gerdeci…Kaq qene kryemafjozi Sali me te birin dhe baxhanakun qe futen duart te armatimi shqiptar me vlere miliardja dollare.

      Le ti japim nje shembull subjekt me ambasade ketij Laluci gazetaruc dhe qindra kolegeve te tij pa shtylle kurrizore:

      Sipas dokumetave te rrjedhura nga sekreti te ambasades amerikane Shkerdhen Berisha kercenon me jete gjeneralin Luan Hoxha per ceshtjen e gerdecit.Duke qene se ceshtja e gerdecit impikonte dhe shtetas amerikane (edhe ne rangje te larta) ambasada amerikane pais me vize kete gjeneral ne kundershtim me ligjet nderkombetare pasi ky gjeneral ishte denuar me burg nga drejtesia shqiptare.

      Si nuk u gjet nje mender gazetari qe ti thonte arvizuse PERSE ZOTI AMBASADOR
      PO PERDHOSNI LIGJET SHQIPTARE DHE AMERIKANE KAQ HAPUR PER VIZEN E LUAN HOXHES.

      Edhe kur Ilir Yzeiri(ilir per ilir) te gazeta shekulli i tha per kinezerirat e arvizuse per 21 janarin ky i fundit nderpreu “marrdheniet dipllomatike me shekullin

      Egzekutimi i kosta trebickes nga gestapo e shkerdhen berishes,mbulimi i ketij krimi mafjoz nga eksperte pertej atllantikas dhenia e kesaj vize ilegale nga ambasada amerikane ,mos denimi i shkerdhen berishes si koka e ketij trafiku miljardash etj etj…jane miljarda here me te renda se intervista e Ilir Hoxhes por dhe e ketij shkrimi te ndyre te ketij gazetaruci monster.

      Nuk kam asnje lloj problemi per Enver Hoxhen dhe te birin dhe ne gop te semes shkofshin por pozicjoni dhe veprimet e ketyre levonjave,gazetareve,qeveritareve e deri te porno ambasadoreve po na bejne ta urrejme ate vend se jane kthyer te gjithe ne monstra.

      Zoti Levonja po e beni ate vend te urryer se si puna jote jeni bere shume vuvuzela…Neveri

  7. Mara says:

    @Martin!

    Neveria eshte reciproke….

    “Eshte derdhur gjak me oke ndaj lulezon kejo toke”- e kemi duruar kete hipokrizi gjithe jeten

    S’ka censure me! nuk kthehet uji qe rrjedh ne shtratin e tij…do shkruj si dhe kush te doje…

    Lexoje ne se ke kohe edhe hik!!!

  8. martin says:

    Per komentuesin Mara

    Kam pershtypjen se je vete artikullshkruesi Ilir…Por ti qenke jo vetem qafir por dhe b/thqir.I kam urryer gjithmone ato tipa si puna juaj qe para 1991 masterbonin per enverin kurse pas 1992 kalonin ne oragazem duke ngrene supen me kockat e tij. 2 x neveri.

    Lexoje ne se ke kohe dhe mos ik, por mbaje brenda kete mesazh

  9. bhrutzdf anticensurë heuz says:

    shkrimi i dytë që lexoj nga levonja ilir!
    ndryshe nga levonja gosh,qeke një derro trapi që se paske shokun!!
    vazhdo e shkruaj për qerretin e mos u merr me të tjerat!or trutharë!

  10. Shkrim fantastik,ku nje histori e thjeshte nxjerr moralin e se vertetes.Nje rreze drite ne ate vend te sketerrosur.

    1. da sara says:

      ma fantastic eshte ky tregimi per kryemafjozin Xen Berisha I cili qe adoleshent merrej me heroine.

      Mira Kazhani: Do flasim për raportin tuaj me Azemin, por do doja të qëndrojmë pak në familjen Berisha. Raportet me fëmijët e zotit Berisha, gruan e tij Lirien si ishin gjatë kohës kur ju ishit truproja e tij?

      Izet Haxhia: Raportet kanë qenë korrekte. Fëmijët kanë qenë të vegjël, vajza ka qenë pak më e rritur. Unë shkoja e merrja në shtëpi edhe gjatë kohës kur nuk ishte President. Kemi shëtitur gjithë Shqipërinë bashkë. Shkëlzeni në atë kohë ka qenë i vogël, por që atëherë ka pasur ato prirjet për luksin, i kishte qejf lekët. Tregoj vetëm një rast që vitin 1997, në muajin Janar e kujtoj edhe datën, në 28 janar, te stadiumi Qemal Stafa ka marrë nga një trafikant droge rreth 30 milionë lireta. I ka thënë që më duhen për një ndërtesën e dajës së tij, që po ndërtonte te Blloku. Atë e njihja, e kisha edhe mik edhe pse nuk e dija në atë kohë që merrej me trafik droge. Emri nuk ka shumë rëndësi sot, po të doni edhe e them. Dua të them se që në atë kohë Shkëlzeni ka pasur qejf lekun. Edhe disa herë ka transportuar nëpërmjet makinës që përdonte familja, edhe heroinë. Dhe aty ka marr shuma parash.

      Mira Kazhani: Po flisni për një kohë që ai mund të ketë qenë gjimnazist kam përshtypjen…

      Izet Haxhia: Më duket se diku te 17 vjetët ka qenë, mos gaboj…

      Mira Kazhani: Gjithmonë nëse këto janë të vërteta… Por a mendoni se ishte në dijeni zoti Berisha?

      Izet Haxhia: Nuk e di, nuk mendoj por jam i sigurt për këto që them. Janë mëse të vërteta, le t’i kundërshtojnë.

      Mira Kazhani: Pse jeni i sigurt?

      Izet Haxhia: Shumë i sigurt. Unë them dhe emrin se te vila e kujt e ka cuar nëse doni?

      Mira Kazhani: Po. A mund ta thoni?

      Izet Haxhia: Te vila e Landit të Jasharit në Vlorë. Vlonjatet e njohin. Por e njohin edhe më gjerë. Është në Itali ai tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje