Për gomarët dhe gomarllëqet

28 Nëntor 2014, 15:15Blog TEMA
Për gomarët dhe gomarllëqet

 

“Hajna të superligës dhe të ligës së dytë”, “hajna pulash” e hajna të të gjitha llojeve e formateve; “jugosllavë” e “zhugosllavë”, tradhtarë e patriotë, besëprerë e t’prerë n’besë, pervers e maniakë seksualë, këta janë vetëm disa nga margaritarët që e shquajnë, që ia bëjnë kartën e identitetit shoqërisë së çorientuar dhe “të kalbëzuar” kosovare.

“Ajo që na shquan neve është se pësimet nuk na bëhen mësime. E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para.

Me këtë mentalitet nuk do të mund kurrë të bënim një shtet serioz.

Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se fluturon gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike” – shkruante Faik Konica gati këtu e një shekull më parë.

Po përse përplasen skajshmërisht në debatet publike përfaqësues të elitës kosovare?
Në thelb, debati është vetë demokracia, por mjerisht në Kosovë nuk ka kulturë debati. Madje në debatet ndërshqiptare vërehet një ngatërrim nocionesh dhe konceptesh themeltare, pra kryesisht debati mes shqiptarësh është mujshor, dhe gjithnjë i varfër…

Për shumë çështje madhore për një shoqëri politike në Kosovë ende askush s’guxon të flasë edhe nëse akëcili e ka ndonjë mendim të vetin për diçka, sepse pason fushata e linçimit publik, prandaj njerëzit këtu kanë drojë të flasin.

Shquhet dosido argumenti i forcës dhe jo forca e argumentit, sepse në debatet shoqërore në Kosovë mbizotëron mendimi uniform, të vërtetat e gatshme dhe “hyjnizimi” i disa të vërtetave të kësobotshme, në rend të parë për sa u përket nocioneve etni e komb, simbole e figura kombëtare, atdhe e shtet etj.

Në rend të parë fitili ndizet nga përballja e dy shkollave, asaj absolutiste-totalitariste (neokomuniste) dhe shkollës liberale.
Absolutistët i kanë të vërtetat e gatshme, neokomunistët angazhohen për të mbrojtur shkollën staliniste për sa u përket formacioneve shoqërore, etnisë, kombit, shtetit, klasës.
Ato “të vërteta” janë të paqortueshme, gati sakrale, teokratike të përtokëzuara!

Është një kategori “debatuesish” ende-jo-njerëz, që Nietzsche i cilësonte si “Bisha me fytyra të mërdhezura”, të cilët mësyjnë dominimin përmes konvergjimit me injorancën, me turmat.
Dhe gjykimi sipas ligjësive të turmave në një debat publik është vrasës i debatit, pra injoranca ia shtron udhën fanatizmit.
Nëse fyerjet raciste hyjnë në debat, aty edhe merr fund debati dhe debati i mirëfilltë në Kosovë as që ka nisur ende.
Ka vetëm disa përpjekje të pasuksesshme…

Shqiptarët i marrin shumicën e çështjeve të debatueshme shumë afër zemre, ata janë emotivë e jo racionalë dhe emotiviziteti i tyre e mbulon secilën të vërtetë me britma e pështyma, me lot e sharje.

Dhe kryesisht “komentojnë” përmes sharjeve injorantët, të paditurit mujshor, analfabetët funksionalë që i rekruton pushteti për t’i shërbyer…

Dhe analfabetët funksionalë janë ata që e mbysin rëndom debatin, ata janë më të rrezikshmit, sepse janë në shumicë.
Injoranca është fuqi – sepse është shumicë!

Kosova po edhe Shqipëria janë ambiente tepër të vështira për t’i dhënë udhë një debati të mirëfilltë, që shpie tek ndonjë konsensus, tek ndonjë e vërtetë e re, e pathënë apo tek përafrimi i qëndrimeve të palëve rreth një çështjeje të caktuar, ngase këto dy vende sapo kanë dalë nga honet e errëta të komunizmit, përkatësisht fashizmit serb, ku nuk ka ekzistuar asnjë formë e debatit pos duartrokitësve të paguar, porse edhe atyre vullnetarë… Po ashtu në këtë vështirësi bën pjesë edhe injoranca e hetuar lehtë, si dhe karakteristika tipike shqiptare: mujshia!
Natyrisht se fyerjet dhe racizmat nisin aty ku përfundojnë argumentet.

Më ndodhi p.sh. në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës me fashistë si Spartak Ngjela e Sokol Balla.

Në momentin kur atyre u shteruan argumentet edhe ashtu fare të ligshta, ata më akuzuan për gegnishten time, përçmuan dialektin me të cilin unë shprehem dhe kjo për mua është thjesht racizëm gjuhësor!

Gjatë krizës gjashtëmuajshe institucionale liderët e grupeve rivale nuk shiheshin fare mes vete (së paku jo ditën dhe në zyrat publike) prandaj edhe goditjet e ulëta ndërmjet tyre ishin më pak agresive.

Mirëpo me t’u arrirë “koalicioni i ëndrrave” (PDK me LDK) ndërmjet oponentëve shpërtheu racizmi gjeografik e ideologjik.
Rasti i Gani Kocit, një zëvendësministër i Hashim Thaçit, ishte më emblematiku. Siç vërente kolegia Blerina Rogova – Gaxha, në një kolumne të saj në “Zëri”, “të zinjtë” në dioptrinë raciste të Gani Kocit të PDK-së dhe bashkëmendimtarëve ishin Albini i Malit t’Zi dhe “Billi” alias Bilall Sherifi i Tetovës, por në këtë rast ka edhe “apatridë” (të paatdhe) si Avni Arifi, të cilit ia sugjeron avionin e parë për ta lëshuar Kosovën!?

Ndoshta agjencinë “Jat” (Jugoslovenski aerotransport)!?

“Një racizëm ideologjik, ngase sipas kulturës së dominimit, të dominuarit nuk janë vetëm opozitë, por armiq, që duhet përzënë nga shteti, duhet deportuar…” – shkruante Blerina.

Dikur i gatshëm të pështyjë nga larg si gjithnjë Xhemail Ahmeti, një “kujdestar i devotshëm” mbi racizmin, këtë herë heshti, sepse ai që shqiptoi këto fjali raciste, me gjasë nuk i duket atraktiv për t’u sharë me të!?

Ose ia ka drojën fuqisë së tij politike!?
Dhe interpretimi i tretë: Ndodh që as kujdestari i devotshëm nuk kujdestaron gjithnjë, sepse mund t’i jetë rënduar koka nga pija, për çka ai akuzon të tjerët me lehtësi të padurueshme!?

Duke e pasur parasysh se Koci flet nga pozitat e njeriut të veshur me pushtet – pra prezanton gjuhën e pushtetit – rrezikshmëria për kontaminim është shumë më e lartë sesa kur mund ta shqiptojë ndonjë fjali më pak ose më shumë ngjyrime raciste akëcili individ tjetër, jashtë pushtetit.

Në këtë masturbim më së largu ka shkuar megjithatë Gold AG, i cili nga prizmi i islamit politik e kinse me rep-këngën e tij “Shqiptar 2” shan shumë figura publike kosovare dhe mbledh miliona klikime në internet – pra i shet sharjet me para – sepse shumë shqiptarë kokshkretë i kanë për zemër sharjet më të pështira…

Dhe kënaqen tek dëgjojnë, sepse sharja i shpreh vetë ata – identitetin e tyre mjeran.

“Do qen që po lehin mundohen me bo fore, m’keni dhon inspirim me ju korr tash gjys ore”, ka shkruar Gold AG në “Facebook”, duke i emëruar me emra e mbiemra “…do qen që po lehin…”, kurse Prokuroria e shtetit bën sehir!?.

Përderisa Gold AG pati fyer në “Shqiptar 1” pos shumë figurave politike edhe deputeten Alma Lama, kjo e fundit e ka paditur “reperin” në gjykatë.

Ndryshe Gold AG qe arrestuar pas videoklipit “Shqiptar 1”, ku ai ka fyer këngëtarë e politikanë, në mesin e të cilëve edhe presidenten Atifete Jahjaga.

D.m.th. shteti kishte vepruar vetëm kur është fyer kreu i tij, kurse për fyerjet e të tjerëve shteti nuk reagon fare.

Në anën tjetër, një grup që e quan veten ‘joreligjiozët shqiptarë” e kanë quajtur reperin Gold Ag gomar.”Ju prezantojmë gomarin Gold AG”, thuhet në një postim të tyre.

“Ju prezantojmë gomarin Gold AG! Idhullin e serbëve dhe të fantazmave otomane.
Disa detaje ekstra për ata qe s’e kanë dëgjuar “këngën” e tij të re: “Ky gomar e ka quajtur kurvë deputeten shqiptare Alma Lama, ka ofenduar Ismail Kadarenë dhe ateistët. Ky gomar njëjtëson shqiptarët me kulturat e prapambetura arabo-islamike”, shkruan në këtë postim.

Meqë jam gjetur edhe vetë në tekstin e këngës së tij “Shqiptar 2”, dëshiroj të deklaroj se Alma Lama e ka marrë fort me siklet këtë gomarllëk!?

Nuk mund ta hedhësh në gjyq një injorant!

Sepse nuk mund të gjykohet një gomar!

*Koha Ditore

13 komente në “Për gomarët dhe gomarllëqet”

  1. demokrat says:

    Vetidentifikim.

    1. Ilir Hoti says:

      Nuk eshte ne natyren time fyerja,por Matoshin e kam fyer sepse ky i degjeneruar,krizen personale morale e gjenetike,do ta hedhin ne shoqerine tone te shendoshe…… Shikoni gjuha ne KONTINENTIN AMERIKAN :Ne veri Anglishtja dhe pak frengjisht, Ne Jug Spanjisht e portugaleze….. ..Matoshat edhe dialektet e shqipes duan ti quajne ‘gjuhe’ cka nuk e ka bere asnje ‘GOMAR’ tjeter…. Ne kete shkrim nuk kam gje tjeter vec eshte nje pjese e ‘vete pershkimit, vetidentifikimit’…. Shqiptaret i kane qendruar mijra vjecareve,koheve shume te veshtira….pa lere nje morr bythesi matoshat.

  2. agostin says:

    Zoti Matoshi eshte nje nga te rrallet Gazetare Shqiptare, qe ne analizat e tije shfaqen vlerat e larta te nje intelektuali .Sa per ata medioker qe s”dine çfare flasin , nuk vlene te marrin pergjigje nga njerez te civilizuar ,sepse civilizimi nuk ben pjese ne fjalorin e atyre pseudo kengetareve minaresh.

    1. bhrutzdf anticensurë heuz says:

      o ha gostin
      a me të vërtetë e ke??
      o duhet të jesh matoshi vetë o duhet të jesh idiot,që të të duket i squt matoshi!!

  3. lili says:

    Problemi per ju ,zotni ,eshte se 95% mendojne se gold AG thôt te verteten qe ju analistet nuk doni me pranuar,Gold AG thôt ate qe ne menyre consensuale populi mendon,qe ju analistet te kot mohoni e kishe nuk e shini!
    Nuk ka faj Gold AG qe tregon vetem pse ju jeni gomaret e kesaj ‘demokraci’ e pse gomarlleqet e juaja ,e te gjithe kastes se veteshpallur elitare,nuk i beson me askkush nga populi i juaj!Nuk ka faj Gold AG per faktin se Alma na erdh me kombibusin e ushtareve italiane! Et et
    Suksesi i Gold AG vjen se ai percjell ate qe shpirti i popullit po thot!…
    Nuk vritet lajmetari,o gomar,per lajmin e keq!

    1. Jeronim de Rada says:

      Po ky idioti Gold AG nga erdhi ???

    2. Dardanet says:

      Te lumte z.Matoshi.Ke demaskuar nje ISIS-oviq qe ka prejardhjen nga Lugina e Presheves,nje trushperlare,nje koke hudher,nje sperme ISISI qe financohet nga agjenturat serbe per te percare dardanet kosovare.Ky fare Arian Agushi nga Presheva,eshte nje fanatik fetare qe njollos:Presidenten Jahjaga,deputeten e nderuar Alma Lama dhe shume te tjere qe jane anti ISIS,anti taliban etj.Ky duhet sa me shpejte te debohet nga Policia e Kosoves per ne jug te Serbise,sepse eshte kelyshe dhe sperme raciste serbe.Eshte interesant se shume kelysh dhe spiuj serb te Lugines se Presheves po destabilizojne klimen politike dardane,si:Nexhat Daci,Hivzi Islami(Akademi e SHAK),Arian Agushi,Rexhep Ismajli,Baki Jashari etj.

      1. Ilir Hoti says:

        Ti nuk je ‘Dardan’ por ‘matosh’… Kuk ka liddhje mes ddisa qofshin edhe kriminel, me anti-shqiptarizmin e gomarit matosh! Gomarlleqet e tij jane veprime serbe antishqiptare… A ka serb ne ballkan qe do te krijoje ‘kombe’ serbe apo te mos e quaj vehten serb??? Nuk e ddi si i duket vehtja ketij te semuri mendor,por eshte nje funderrine pleh muti i shoqerise ne tranzicin.

  4. Naser says:

    Një përgjigje adekuate – që nuk botohet sigurisht nga kta që botojnë rregullish matoshin eh

    http://www.gazetaexpress.com/shkurt-e-shqip/emotiviziteti-i-liles-dhe-peshtymat-e-mia-63065/

  5. astrit says:

    brenda llojit te vet dhe Matoshi eshte vlere. Dhe asgjeja ne fakt eshte vlere dhe Matosh brenda asgjese eshte vlere.

  6. bani says:

    Po a ka me Gomar se Matoshic nder kosovare?Edhe kur fole ,pellet si GOMAR…Ti je tuepi i Kosoves.

  7. fifi says:

    O HALIL KOSOVEN E DERIGJON SHTRESA E TRET E SHOQRIS KOSOVARE E AJO ESHTE HIPOKRIZIA E TE GHITHA LAMIVE UN VET UN PRANOJ TE JEM GOMAR SE HALIL E ALMA E FITNETE E KADARE SAHAN LEPIRS NESER SISTEMI IRI TI JE ATY ME SHOK TE PERSHENDET GOMARI E JO MAGARI

  8. Shaqir Dabulla says:

    Zotin Matoshi ke votuar ndonjehere ti vllai..sepse nese e ke bere je bere pjese e shumices.. e sic thua ti injorantet jane ne mazhorance.. me pelqen mendimi qe ke per veten ..por po mcudit pak se nuk e pritsha qe Gold Ag kishte terhequr vemendjen tende… ky Gold Ag as nuk i vjen te maja e thonit UNIKATIL-it. Por per UNIKATIL-n cfare mendimi keni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje