Mesazhi i protestuesve opozitar është më i rendësishmi

23 Nëntor 2014, 21:21Blog TEMA

Nga Xhovani Shyti

 

Sipas PD-së, e cila ishte dhe sponsorja e kësaj proteste anti-maxhorancë qeverisëse, në sheshin “Skëndërbej” u arrit të grumbulloheshin  dyqind mijë vetë, çka ishte parathënë publikisht edhe më parë.

Në prononcimin e vet në rrjetin facebook, deputeti i përjetshëm i kësaj partie, Sali Berisha, i shtoi kësaj shifre edhe pesëdhjetë mijë protestues të tjerë, duke e shpënë në dyqind e pesëdhjetë mijë vetë numrin e protestuesve të ardhur, jo vetëm nga kryeqyteti, por edhe nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Disa orë më pas, duke ju referuar matjeve të bëra nga “google earth”, disa media publikuan se në protestën opozitare të paradites së të shtunës nuk ishin pjesëmarrë më shumë se dymbëdhjetë mijë persona që, gjithsesi, referuar shifrës së protestës së opozitës të organizuar në 20 shkurt të po këtij viti, ishte një shifër ndjeshëm e rritur.

Në atë protestë shkurti u raportua se ishin pjesëmarrës rreth tre mijë persona protestues, çka don të thotë se, për tetë muajt në vazhdim numri i të pakënaqurve ndaj qeverisjes dhe drejtimit të vendit rezulton të jetë rritur me më shumë se nëntë mijë persona. Një shifër aspak për tu anashkaluar kjo dhe që duhet ta bëjë koalicionin e maxhorancës qeverisëse të reflektojë seriozisht në nxjerrjen e përgjigjësive, pa iu bashkëngjitur lojës me numër pjesëmarrësish, që bën pjesa e plakur e opozitës.

Kjo jo se numri i pjesëmarrësve në protestën e 22 nëntorit është fare i parëndësishëm, por nuk është më i rendësishëm sesa mesazhi që përcillet e që ka në themel shtimin e pakënaqësisë me hapa galopante. Të pakënaqësisë së qytetarëve protestues, nga mënyra e drejtimit të vendit.Të numrit të qytetarëve protestues që tetë muaj më parë ishin katër herë më pak e që këtë herë, edhe sikur t’i heqësh pjesën militante të pjesëmarë në të, përsëri del të ketë qenë disa fish më i madh se numri i atyre të pjesëmarrë në protestën e 20 shkurtit.

Pikërisht sepse e ka testuar pakënaqësinë në rritje të revoltës ndaj koalicionit të rilindjes, që po heziton të veprojë për përmbysjen e situatës së trashëguar dhe sjelljen e një trendi të ri politik0-social, opozita e dështuar tetë muaj më parë me mosgrumbullimin masive në protestë, guxoi të ndërmarrë iniciativën e thirrjes së kësaj të dytës, që, nëse do të ishte qoftë edhe e barabartë në pjesëmarrje me atë të shkurtit 2014, do të konsiderohej jo vetëm dështim, por edhe injorim për pretendimet e saj.

Gjë që nuk ndodhi dhe pikërisht këtu duhet të fillojë zgjidhja e ekuacionit me jo të panjohura nga maxhoranca, që nuk di ta ndalë nepotizmin dhe pushtimin e administrates publike nga të afërmit, klanet e militantët. Sikundër nuk po ja del të çliroj sistemin e drejtësisë nga korrupsioni e antiligji. Sikundër nuk po ja del të verë në eficencë ekonominë e të rise të ardhurat. Sikundër nuk po ja del të ndaj shapin nga sheqeri etj. Por edhe që po bën sikur nuk e kupton se nuk mund të ketë asnjë shans rilindjeje të vendit për sa kohë socialistët prijës të koalicionit do të vazhdojnë të bashkëqeverisë me po të njejtët kontigjente drejtuesish të paaftë e të përfolur për përfshirje në afera korruptive të partisë, që dje ishte në koalicon me opozitën e sotme protestuese, e që ka pjesën e vet të madhe në humbjen e zgjedhjeve të qershorit 2013.

10 komente në “Mesazhi i protestuesve opozitar është më i rendësishmi”

  1. LeSi says:

    Ne fillim do te shaja por pasi lexova artikullin je OK,E thene troc per sa kohe ne shqiperi do te ekzistoje LSI ai vend nuk behet.

  2. shqip says:

    Mua me thane se me teper ishin socialiste ne proteste! Ndoshta?
    Me eksperimentet e Z.Kryeminister duhet te rilind pd-ja pasi jane po ata qe po drejtojne e punojne te presim dy vjet te plotesojne kushtet per te marre statusin (Nepunesit Civil)ata qe nuk i plotesojne!

  3. Aliu says:

    – Ne proteste ishin PD-ista pa shkolle perkatese qe u hoqen nga puna qe mendojne se me ardhjen ne pushtet te PD do fitojne karriket dhe do te vazhdojne lojen edhe me pjestaret e tj te familjeve te tyre,
    – Ne proteste ishin ata qe nuk paguajne dritat prej vitesh anipse kane para, i perdorin per celulare, per birre e raki por per energjine qe shpenzojne jo. Aresya eshte e thjeshte kehtu i mesoj PD-ja dhe mendojne se po erdhi PD ne pushtet bejne perseri keshtu,
    – Ne proteste ishin ato qe skan para te paguajne dritat. Thone te dalim te behemi shume , mbase Qeverine do ta frikesojme sic e frikesonte Sala dikur Qeverine e Ylli Bufit. Por kohet kane ndryshuar, keta te mjere duhet te paguajne dritat qe te jene te qete, nuk kane te mbajne vetem nje ose dy drita per ndriqim ,
    – Ne proteste jane edhe vjedhesit e energjise. Keta vjedhin me linja dyfishe te lidhura nga punonjes te elektrikut, njera linje ne sahat e tjetra nen toke ne paisje. Edhe keta thone duam rremuja te vazhdojme vjedhjen. ” Ujku mjergull do ” ,
    – Ne proteste ishin punonjesit e Bashkive te PD ne sherbim te pages tyre ,
    – Ne proteste kishte edhe pak te genjyer qe akoma nuk e kane kuptuar se ku e ka fundosur Shqiperine politika amatoreske e PD dhe modeli Berisha – Topalli ne shkatrrimqeverisjen e tyre ne dem te popullit dhe ne sherbim te familjeve e lakenjeve te tyre.

    Gjithesesi edhe Qeveria ktuale po vepron avash ne drejtim te reformave kryesiht ne sektorin energjitike ku ka nderprerje te inevestimeve, ne drejtesi ku jane po ato gjyqtare e prokurore te pashqetesuar me shkeljet e perfitimet qe kane, ne drejtim te kontrollit te kthimit te pronave ku ka abuzime te medhe ( me mijera mbivendosje tregojne mbi perfitimet e padrejta ne kurriz te pronave shtetrore) dhe ne drejtim te verifikimit te pasurive te ish pushtetareve qe e permendi keto dite edhe Keshilli i Europes.

  4. selman says:

    Se sa protestues ishin gjendet me nje arthmetike te thjeshte duke shumzuar gjatesine e bulevardit te mbushur me protestues me gjeresine dhe ate qe del do e shumzojme me 4 dhe sipas kesaj artithmetike del se kan qene mbi 270 000 protestues qe sikur te kene nga 4 vota nga relativet e tyre i bie qe dje kan votuar kunder koalicionit qeverises afersisht 1100000 votues, pra koalicioni Rama Meta e ka humb mazhorancen .Kjo eshte e verteta , se po qe se nuk e pranon te verteten nuk ben dot as deduksjonet e duhura.Ndaj Rama duhet ti therrase mire mendjes se nuk mund te genjehen shqipetaret me luge bosh . Ai thote sdo rritet cmimi i energjise kur ne fak do heqe fashen per te varferit dhe do rrise edhe cmimin qe pervec efektit direkt do kete edhe efekte indirekte ne varferimin e shqipetareve , do rrise karburanin , cmimin e artikujve te aksizes dhe paralel me keto rritet edhe arroganca e korrupsjoni i te emeruarve te Rames e Metes sejcili ne parcelen e vet .Ka edhe shume arsye te jera qe i shtuan kaqe shume njerzit qe dolen ne proteste e do vazhdojne ti shtojne edhe me ne te ardhmen . Rama duhet ta dije se ne shesh ishin edhe protestuas qe dolen pas tij me 21 Janare pranadj duhet ti therrase mandjes se me njerzit e Metes nuk ka Rilindje as qeverisje me duar te pastra as cilesi e kualitet ne drejtimin e puneve, gjithashtu me arrogancen qe ai po qeveris po i shton vte protestuesit . Nje gje nuk e thote dot ai qe te akuzoje aq shume protestues se jane hajdude atehere i bie qe ai ka ardhur ne pushtet me vota hajdudesh dhe po qeveris nje vend ku shumica qenkan ( sipas tij) hajdud . Po njerezit e thjeshte gjykojne se jane shum te ndereshem vecse po qeverisen nga qveritare hajduer ….

  5. patrioti says:

    Shkrimi eshte i pikuar si di ti bej patrioti im xhov shyti dhe maxhoranca duhet ta mare seriozisht mesazhin dhe jo te jusrifikohet.

  6. Cafi says:

    Selman , matematiken nuk e ditke mire.
    Prej tek Ura e Lane e deri tek kryqezimi me rrugen I. Qemali (po te jene plot me njerez) eshte afersisht 280 m , gjeresia eshte 30 meter megjithe trotuare dhe del nje siperfaqe totale 8.400 ( tetemije ekaterqinde ) meter katror qe po e shumezojme me 4 ( ne fakt llog. 3) dhe del numri 33.600 veta e poshte.
    Hiqni dore nga mega mashtrimet per 200 e 250 mije veta ne proteste.

  7. esmeralda says:

    mos u grindni por meruni me mesazhin dhe jo me numrin. Qeveria Rama po i zhgenjen njerezit. Po fla per edin sr Meta dihet cfare soj qeverie ben. Hiq dore Ed sr do taje koken skraparlliu sic ja hengri Nanos e Berishes.

  8. m says:

    Xhovo a thua vetem 12000 vete ishin? Sa i mjere je o rrezikzi.Kur partia dhe komunizmi te shperlane trurin dhe ta mbush koken me zhavor sigurisht 12 te dalin.Mirpo pse u merakoseni per 12000 vete kur keni mbeshtetje 1 miolion e 800000 se aq votuan me 2013;Fakti qe po dridheni nga proteste tregon vete sa ishin

  9. rrezikziu says:

    Qe je pjelle saliiste e mar me mend por dhe qe je bythec e perdor fjale legenesh pse nuk thua emrin o b.. k…. e b. q. ju te ruani trapin dhe ju lumte trapi kur keni gjetur kete gjatovinen qe ju le te lehni si qente e rrugeve bashke me ate kryeqenin tuaj plak dhe konen me emrin Lul-lul-lul.

  10. mustafa says:

    bukur-bukur-bukur tarpani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje