Vërtet beson se mund të pranojmë një ikje si kjo, e të heshtim?
Kjo nuk ishte shaka miku im, miku ynë. Këtë as që duhej ta nëpërmendje miku im , Miku yne.
Ti s’duhej të ikje kështu si një gjethe vjeshte se ishe më shumë se vjeshta, . Kishte më shumë ngjyra më shumë limfe nga dega e jetës. Sikur për asgjë tjetër ,por ne të gjithë miqtë e tu ishim në pritje të trokitjes tënde artistike. Ishim në pritje të një tjetër lindjeje në një tjetër dimension.
Ishim në pritje të një kënge të re , të një mesazhi të ri sepse ti smund të kaloje shkujdesshëm kur dhimbja njerezore ishte përpara teje, por as shpërfillshëm kur gënjeshtra rrekej të vriste të vërtetën, sepse ti ishe ndjekës i saj.
Vetë na mësove të ishim në pritje të një tjetër kënge, në një tjetër hapsirë gjeografike të kombit tend sepse ti s’ishe një përrua që thahej ditëve të verës por nje lumë i vërtetë në rrjedhje dhe një oqean në thellësi, e… megjithatë ti ike.
Duhej të të njihje nga afër që të dalloje vlerën tënde përtej asaj te një kenge që megjithatë fliste shumë . Të këmbeje ca fjalë dhe do gjeje Fishtën brenda teje, Kadarenë, Tolstoin dhe Cehovin , miku im, por ti prapë ike.
Ishe aq i vërtetë në dashurinë që kishe për Zotin tënd sa nuk rreshtje së rrëfyeri për Të sa herë që të jepej mundësia pa u shqetësuar për reputacionin tënd por i shqetësuar për dashurinë e Tij, dhe ti e di premtimin e Zotit miku im, ata që më tregojnë mua përpara njerëzve unë do ti tregoj përpara Atit tim; e sërish ti ike, ike kur kishe aq shumë arsye për të ndenjur.
Ike kur Blerina po përjetonte një romancë të re, kur Kaltrina kishte nisur të bëhej shoqja jote, ike kur Danieli gëzimi yt ende ska mesuar të të thërrase babi, kur Albani ishte në pritje të një bashkëpunimi të ri, por ti ike.
Ike gjithsesi. Dhe ajo nga e cila nuk shpëtojmë dot je ti vetë. Është gjithcka që lidhet me ty dhe me emrin tënd, është gjithcka që lidhet me ty dhe me krijimin tend, këngët e tua, vizionin tënd, është gjithcka që lidhet me ty dhe me besimin tënd..nuk shpëtojmë dot prej tyre.
Tirana do te zgjohet sërish me zhurmë do të ketë kaq zhurmë , por ti do të mungosh sepse hyre në qetësinë e përjetshme, është ritmi yt që do të na ndjek nga pas dhe nga i cili as që duam të shpëtojmë.
Ike ti miku i së vërtetës dhe armiku i kompromisit, rebeli dhe fëmija apo fëmija rebel, sepse ishe shpesh herë kaq fëmi brenda atij burri të madh; por ti ike.
Ndoshta kurrë se ke menduar sa shumë miq të tu të artit , popull i Tiranës qytetit që ti i kendove janë të lënduar dhe sytë i kanë me lot.
Por sot ti flet kaq shumë me heshtjen tënde.
Nuk dua të të vonoj miku im por të kujtohet kur të thashë një ditë, se kur të më sjellin në banesën e fundit dua të thuash dicka për miqësinë tonë, dhe ti më the do të këndoj dicka dhe qeshëm. Por e paske pasur me hile , nese kjo që po ndodh jane fjalët e saj kënge miku im na e ke thyer zemrën të gjithëve.
Ike Flori ike, dhe le nje gropë të madhe. E di që nuk do të mund ta mbushim dot as me bisedat për ty, as me këngët e tua , as me historitë e tua, as me shakatë e tua as me sarkazmën tënde të mprehtë , sepse mungesa jote është një gropë e madhe Flori miku im, miku ynë.
Po të kujtoj fjalët hyrëse të këngës që ti krijove ‘Love can’: Jam i gjallë, filloj vrapin tani.
Vrapo miku im, vrapo në hapsirat që Ati ka përgatitur për ty dhe ku nuk ka dele të zeza.
Mirupafshim miku im, miku ynë!
*Fjala e mbajtur nga pastori i kishës Rilindja dhe mik i Dr. Florit në ceremoninë e lamtumirës së tij
Pastori eshte mashtrues.
I nderuari pastor, pse eshte kaq problem qe nje i krishter te pohoje se ka probleme me drogen? Perse duhet ta kamufloje dikush nje ves te vetin dhe te shitet ne opinionin publik sikur ka kohe qe e ka lene dhe kjo me pas ta coje drejt vdekjes? Mos valle na intereson me teper PR (public relationship) i Kishave tona se sa sherimi real i pjesetareve qe vijne ne keto kisha?
Asnjeri nga ne nuk eshte i persosur ndaj vdiq Krishti!
Shpresoj t’i lexoni keto fjale qe kam shkruar!
Dr florin, iku nga mos dhenja e ndihmes se shpejte nga familjaret ( gruaja dhe vellai) dhe shoket ( pastori dhe shoket e tij) qe jane njoftuar qe nga ora 6 qe ka qene semure nuk kane derguar ne spital se e merrte vesh medja se flori eshte droguar.
Pastori tha nuk e ngrinim dote se kishte peshe te rende, pese veta aty ta kishin marre zvarre neper shkalle dhe ta dergoni ne spital dhe jo ta linin te vdiste me shprese se po vjen abulanca . Tani justifikohen qe nuk erdhi sherbimi ( nuk vleresoj sherbimin se ka edhe ai gabimet e veta ) po kjo nuk e justifikon gabimin e tyre qe e lane per te vdekur dhe nuk ja dhene ndihmen e shpejte nga ana e tyre.
Po degjoj e shikoj Zemerthyer-rin tend te mrekullueshem ne you tube dhe po e shijoj me nje te dredhur dhe ne koke kam ne sentence te Albert Einstein: Bota eshte shume e rrezikshme per te jetuar ne te – jo per shkak te njerzve qe bejne te keqen, po per shkak te njerzve qe e shikojne e qendrojne afer te keqes dhe e mbulojne ateSi homazh per Florin ju lutem lexuesve ta shikojne e ndigjojne kengen Zemerthyer per te kuptuar artistin e shpirtin e tij dhe mesazhin qe ai le.
fitor muca eshte nje palaco qe nuk ka te beje me kristianismin.
Palaco geni ju qe perlyeni te gjalle e te vdekur! Si nuk patet respekt njehere per dhimbjen! Fjale banale, fjale te hidhura nxirrni nga goja. Lerini njerezit te vajtojne te dashurit e tyre. Mjaft hodhet balte! Njeriu ka dhe rrezime, kjo nuk do te thote qe familja e miqte ta hedhin poshte. Dr. Flori ishte pozitiv ne rrezimet e tij. Nuk jane fajtor pastori me familjen per tragjedine e droges. Jane ata te gjithe qe e mbjellin, e shesin, e tolerojne, heshtin kur droga viziton njeriun. Ti themi jo droges si individ dhe si popull! Dhe sa vdekje te tjera duhet te ndodhin qe te vije ndergjegjesimi: “Droga vret”. Sherbimi shendetsor jo i shpejte dhe i pakujdesshem vret.
Me falni shum,e per shprehjen alla shqiptarce, por cfare mut pastori eshte ky qe genjen ne media duke thene se nuk drogohej.. Ajo ishtte nje fatkeqsi per te ndjerin qe edhe vete e pranonte se po e luftonte!
O idiote, ku e konfirmon qe po genjen.
Po thote qe ishte prezent aty 30 min para se te vinte ambulanca, po thote qe familjaret konfirmojne se e kane lajmerusr urgjencen disa here.( nuk tha qe e kam lajmeruar une urgjencen, nuk tha qe ska vdek nga pina, droga apo dicka tjeter)
Po thote qe flori nuk konsumonte kety 2 vitet e fundit, qe ishte shume mire. Njerzit filluan te hedhin balte mbi te, jo femija, jo financat.
Flori ishte ok, kete po te thote. Ate cfare miku tij dinte.
Si vdiq , kete e verteton policia.
Cfare ndodhi me florin ate nate, asnje se din, te verteten e ka marr me vete.
Di qe flori po perpiqej te ecte perpara, ja qe u rrezua.
Mjaft hodhet balte mbi te tjeret.
Se cka dicka qe nuk mund ti besosh ketij pastori … do thosha qe nga portreti , apo mjekra e kuruar si ndonje birbo etj… Edhe fjala ne percjelljen e fundit nuk shkon, ka dicka te tepruar ….sikur do te kompesoj deshtimin e kauzes kristiane te cilen u perpoq te perqafonte Flori ! Nuk besoj se do e vazhdoj leksionin predikues kete te premte te Arjan Cani … ne vend te tij do jete ai pastori tjeter Akil Pano …. Doni akoma …. te predikosh ne studion e A. Canit ….!
Pafytyresisht te gatshem per te sulmuar te gjalle e te vdekur. Ikanake pa vlere te nje shoqerie per te cilen Dr. Flori dha me shume se ju te mbledhur bashke. Nese njihni besimin do te kuptonit ate qe Flori ishte nese nuk e njihni mjaftohuni me shkrime rreshtash mjerane, te paraqitur si konstatime filozofesh.
Nuk besoj se ndonjeri prej jush ne fjalen percjellese te mikut te tij per ne banesen e fundit, do ti permendte atij (qe nuk na degjon dot) vetem dobesine finale qe mund te kete rezultuar fatale. megjithese duke pare menyren percmuese te shkrimeve tuaja per identitetin e personave qe ne fund te fundit nuk ju kane bere asgje, nuk besoj se keni miq, pasi nuk e di nese do kishte miq qe do pranonin te kujtoheshin prej jush ne ambiente perkujtimi si nje njolle e zeze…
Uroj qe te mos keni edhe ju miq si vetja, qe te afermit dhe familjaret tuaj te mos skandalizoheshin ne momentet kur tju percjellin per ne banesen e fundit duke degjuar nga goja e miqve tuaj vetem te zezat qe ju keni bere, thjesht sepse kjo i pelqen te degjojne atyre qe aspak nuk ju njohin.
Se fundmi Dr. Flori edhe me vdekjen e tij dha nje mesazh shume njerezor qe ne miqve te tij na takon tua themi te gjitheve ju. Mesazhi eshte ky : Nuk ma ndjen se cfare thoni ose ju njerez, une jam prane atit te cilin e rrefeva me goje dhe e ndoqa me zemer…