Për komentuesit online!

19 Nëntor 2014, 18:58Blog TEMA
Për komentuesit online!

Nga Ahmet Dursun

Kush nuk u shurdhua, nuk u verbua? Kujt nuk iu mor goja?!

Kush guxoi të shkruajë pas çdo lajmi, pas çdo analize e pas çdo hamendësimi? Dhe me mijëra km larg, kush e ndjeu veten shqiptar, me gjuhë,me dije e me ndërgjegje? Kush guxoi? Akademikët apo historianët? Mjekët apo inxhinierët? Artistët apo sportistët? Analistët apo shkrimtarët? Prokurorët apo gjyqtarët? Politikanët apo diplomatët shqiptar???

E kthyen gunën prej nga ‘’frynte’’ pushteti…dhe demokracinë e sapo lindur e mbajtën në “vdekje klinike’’ për 22 vite!

Atëherë, kush guxoi në të vërtetë?

Komentuesit! Guxuan veçse komentuesit e gazetave në internet. Ata reaguan në çast!  Ndaj shantazheve, çensurës dhe kërcënimeve të pushteteve, veçse ata guxuan. U kundërvunë ndaj çdo mendësie që abuzoi në emër të lirisë, dhe pikërisht me rreshtat e tyre e shpëtuan demokracinë që qe duke dhënë shpirt shpeshherë!

…dhe një ditë kur fëmijët tanë do të duan të kuptojnë të vërtetat e 22 viteve të pluralizmit shqiptar, do t’i referohen komenteve të gazetave on-line. Madje edhe fëmijët e ‘’marifetçinjve’’ të lartpërmendur këtë gjë do të bëjnë…

Gërshëra që i ka prerë mendimet e komentueseve, ka punuar më shumë se gërshërët e rrobaqepsive, floktoreve dhe berberhaneve të mbledhura së bashku në Shqipëri…sepse  regjimet totalitare, megalomanë dhe paranojake mbajnë përherë në duar gërshërën për t’ia prerë shkrimin komentueseve që guxojnë të kërkojnë të shprehin ndjeshmërinë e të qenurit qytetar i përgjegjshëm…

…dhe ky shkrim, është veç për komentuesit që as nuk i shohim, e mbase nuk do t’i njohim kurrë. Veçse, fal tyre demokracia në Shqipëri nuk dha frymën e fundit.

…dhe sot, lavdi komentueseve, liri komenteve, më tepër sesa vdekje të gjitha gërshërave!

Komentues!

 Këtë shkrim e kam botuar në Shtator 2013… Nëse nuk do të më kish dhënë kurajo, i paharrueshmi Prof.Dr. Adriatik Kalluli nuk do të kisha shkruar kurrë mbase, e nëse nuk do të ishin komentet tuaja me siguri kurrë nuk do të vazhdoja të shkruaja…

Me mirenjohje, I Juaji…

Ahmet Dursun

13 komente në “Për komentuesit online!”

  1. feniks says:

    Te pershendes,i nderuari dhe shqiptari i urte Ahmet Dursun!
    Shkrimi yt eshte sa filozofik aq edhe idealist,por me shume NJEREZOR,qe na drejtohet ne komentuesve ,qe me ciltersine dhe ndershmerine tone,jemi munduar te qartesojme opinionin me mendimet tona te pa kondicionuara nga pushtetet e radhes!
    Ne lexojme dhe shkruajme pa pagese dhe pa na detyruar njeri!
    Per kete na ndihmojne edhe shkrimet plot patos dhe urtesi te gazetareve dhe idealisteve si ty e shume te tjere!
    Para shoqerise shqiptare sot del nje detyre paresore:
    -BOLL ME ME PERCARJE IDEOLOGJIKE ,FETARE,POLITIKE,KRAHINORE DHE INTERESASH PRIVATE!
    Te gjithe jemi shqiptare dhe te mendojme e te punojme per nje Shqiperi me te mire!
    Boll me me mburrje dhe ndasira se kush i ka dhene me shume kombit!
    Secili te pranoje veten sic ka qene e si eshte dhe tjetrit t’i njohe meritat!

    1. Ilir Hoti says:

      Pajtohem plotesisht ..shtoj se ndasite,te gjitha qe i cilesove,..jane shume te rrezikeshme,por NUK EKZISTOJNE NE MES POPULLIT SHQIPTARE,por ne mendjet e antishqiptareve te betuar e te humbur grekoruse ose ndonje ‘shqiptari’ pa identitet-askushi trushperlare,pa drite e shprese te hutuar te terbuar te gjaskosur e te HUMBUR…

      1. feniks says:

        Ne se e do, ta them me SHQIP:
        Sali Berisha dhe KLIKA E TIJ TRADHETARE kane punuar me nje URREJTJE TE TERBUAR per percarjen e popullit shqiptar!
        Ai ka qene kunder CLIRIMIT te Kosoves,duke qene kunder RAMBUJESE,KUNDER UCK-se duke i cilesuar TERRORISTE, eshte FAJTOR PER GENOCIDIN SERB KUNDER Kosoves e Bosnjes duke furnizuar Serbine me Nafte ne nje kohe qe OKB kishte shpallur EMBARGO NDERKOMBETARE!!!
        Berisha percau JUGUN ME VERIUN dhe ne 97-ten mblodhi HORDHITE E VERIUT per te luftuar kunder Jugut!
        Kosovaret e kane mbeshtetur gjate gjithe kohes Berishen,se nuk e cilesojne si TRADHETAR,por si HERO!!!
        Per kete me qindra kosovare kane ardhur ne Shqiperi per te votuat padrejtesisht ne zgjedhjet tona duke shtuar artificialish votat per KRIMINELIN Berisha!
        Sali Berisha i FALI DETIN JON grewkeve, duke bere nje akt TRADHETIE KOMBETARE!!
        Sali Berisha ka vrare luftetare te Kosoves si Remzi Hoxha etj,ka vrare 26 vete ne Gerdec,4 proytestues ne 21 janar dhe ka vjedhur PUSHTETIN ne te gjitha zgjedhje e zhvilluara ne Shqiperi ku ai ka fituar pervec ato te 1992-shit!
        Sali Berisha ka ngritur nje sistem KRIMINAL DREJTESIE,gje qe ka bere te ngrihet ne PIEDESTAL PADREJTESIA NE SHQIPERI!!
        Sali Berisha ka grabitur PASURITE KOMBETARE duke lene shumicen e popullit ne MJERIM TE PLOTE!!!
        Shqiptaret po vriten si pula me njeri tjetrin,po VETVRITEN,po vethelmohen,po drogohen dhe me shume pijne raki nga deshperimi se sa uje!
        Familjet shqiptare po shkaterrohen dita dites dhe femijte po ngelen JETIME te predispozuar per t’u perfshire ne boten e KRIMIT!
        A duhet me teper se kaq per te kuptuar HUMNEREN SE KU KEMI RENE???
        Harroje prpaganden FASHISTE E ANTI SHQIPTARE TE Sali Berishes se jemi vendi i dyte pas Gjermanise!
        Keshtu tha edhe para 97-tes se “PARET E SHQIPTAREVE JANE TE PASTRA”,por e pame se ku shkuam atehere!
        PA E PARE SALI BERISHEN PAS HEKURAVE TE BURGUT,kurre nuk ka per te filluar nje ere e re per shqiptaret!!!
        KU JENI,O HAKLAJT E NDERUAR,SE VETEM JU MUND TE JENI AVNI RUSTEMET E SOTEM TE Shqiperise!!!

        1. Ilir Hoti says:

          Perseri jam dakort! Por jo ‘qindra njerez,perfaqesojne moralin popullor..Pra as berisha nuk mundi te fuse grindje politike-fetare-krahinore.Askush,te pakten nuk e di une, qe u vra se je i kesaj a asaj feje krahine a ideje apo minoritare….Merita eshte e shqiptareve qe gjithsesi kemi shume per te bere! Faleminderit

          1. feniks says:

            I dashur Ilir Hoti!
            E mirekuptoj sinqeritetin tend atdhetar,por te lutem te me mirekuptosh edhe ti mua per sa them!
            Kemi 24 vjet demokraci,por shumica e popullit jetojne si ne MESJETE!!!
            Pushteti politik ne zgjedhje me shume eshte vjedhur se sa eshte votuar!
            Deputetet tane i zgjedhin privatish KTYETARET E PARTIVE,ndersa populli ftohet te votoje si dele!!
            Votat blihen me THASE MIELLI apo duke paguar listat veresie,ndersa keta lloj deputetesh kurre nuk do ta ndjejne detyrim moral TE PUNOJNE PER POPULLIN!!!
            Prokuroret dhe Gjyqtaret i emerojne mazhorancat politike dhe DREJTESIA quhet PUSHTET I PAVARUR,duke i VARUR UJKUT MELCITE NE QAFE!!!
            Kush i kontrollon a u kerkon llogari gjyqtareve e prokuroreve per vendimet e tyre ne dem te VIKTIMES E HALLEXHIUT???
            Te jesh i pavarur nuk do te thote te jesh si KALE I HASDISUR,qe te tufullosh fushave e maleve sipas qejfit tend!!!
            KLD-ne e famshme e zgjedhin ASAMBLEA E GJYQTAREVE ,pra zgjedhin vetveten dhe si te tille ata nuk i kerkon SHTETI APO LIGJI LLOGARI!!!
            Presidenti zgjidhet me 71 vota dhe komandon nje KUVEND prej 140 deputetesh!
            Kryetari i SHISH ben shantazh e pergjon kryeministrin,deputetet,ambasadoret etj,por ai ka “IMUNITET” jashte tokesor,ndaj nuk e shkarkon njeri!!!
            Prokuroria mban ne sirtare me dhjetra DOSJE KRIMINALE dhe nuk i dorezon ne Gjykate,por nje PARLAMENT PREJ 140 DEPUTETESH NUK KANE FUQI T’I KERKOJNE LLOGARI se medemek eshte PUSHT-et I PAVARUR!!!
            Kush duhet te jete me i fuqishem e vendimarres ne emer te popullit,NJE PROKUROR,GJYQTAR,PRESIDENT etj,APO NJE PARLAMENT I TERE I ZGJEDHUR ME VOTAT E SHUMICES SE POPULLIT???
            Ne fakt po ndodh e kunderta se ashtu jane hartuar kigjet,qe t’i sherbejne MALIQIT e jo LIGJIT!!!
            U shkaterrua shteti ne 97-ten dhe Sali Berishes,qe ishte FAJTORI KRYESOR SI PRESIDENT apo kryeministrit Meksi nuk i KEROI NJERI LLOGARI!!!
            Asnje fajtor nuk ka patur per 97-ten!!!
            Sali Berisha organizoi GRUSHTIN E SHTETIT ne 1998,por ASKUSH NUK E THIRRI NE PROKURORI E GJYKATE!!!
            Sali Berisha VRAU 26 njerez te pafajshem ne Gerdec,por askush nuk i vuri gishtin e FAJTORIT!!!
            Sali Berisha vrau 4 protestues ne 21 janar,por DREJTESIA talli menderen me popullin!!
            As kur Berisha nuk zbatoi urdher arrestin per 6 gardiste,prap prokuroria dhe policia heshti!!
            Sali Berisha VODHI zgjedhjet dy here rresht,fare hapur e pa turpesisht ne syte e ambasadoreve,por te gjithe heshten!!!
            LAZARATI lulezonte duke njollosur Shqiperine,por askush nuk denjoi te futet brenda tij!
            U mbushen policia,tatimoret,doganat,ministrite etj me VERIORET e Berishes,ushtare besnike te tij,qe GRABITEN TOKAT E TROJET me te mira rreth Tiranes,Durresit et,por te gjithe heshten!!
            Te ishe VERIOR ishte njelloj si te kishe PASAPORTE DIPLLOMATIKE kur nuk ishin hequr vizat per ne Europe etj!!!

            Sa here nderrohej pushteti,militantet e partive fituese ndanin llokmat me PERQINDJE sikur te ishte PLACKE LUFTE!!!!
            I gjithe VERIU eshte ngujuar nga GJAKMARRJA,por Berisha asnjehere nuk foli per kete TMERR MESJETAR!!!
            LSI-ja eshte PASQYRA E SAKTE ku mund te shihet SHTETI I SOTEM KRIMINAL,se mjafton te VJEDHESH VOTAT ME MASHTRIME etj,ke siguruar KARTABIANKEN e sundimit per 4 vjet!!!
            Kam shume per te thene,por besoj se me kupton ti i dashur Ilir dhe te tjeret!!!
            FALEMINDERIT!!!

  2. aja says:

    Por vetem nje gje, komentuesit nuk duhet te dekonspirohen perderisa shkruajne anonim sepse kjo, ka shume kosto per ta….. . Komentet qe jane fyese mos te nxirren, kurse gjithe te tjereve qe botohen duhet t’ju ruhet anonimati.

  3. fshatari says:

    Ky i llojit anonim qe nuk shfaqet per 1 mije arsye eshte bindje puro e gjithsecilit dhe duhet te sherbeje si Barometer per timonierin e anijes per te ndryshuar kursin.
    Nqs nuk e ben te jete i sigurt se cdo koment kritik eshte vote kunder.
    Natyrisht anonanimati te jep edhe mundesine te zbulosh vetveten deri ne ate pike sa nuk do te deshiroje qe te tjeret te te shihnin -nga turpi i mungeses se etikes apo nga frika e grushtit fytyres…dhe kjo quhet e verteta absolute e gjithsecilit

  4. Klo says:

    Nga kjo gazete po mesoj qe qenkam VIP”sepse VIP-at reale merren me komentet e mija. Hahahahah sa mu be qejfi,sa kam qesh. Sa per vote dhe gjithcka e kam kurajon ta them hapur dhe as me behet vone nga askush. Te verten e kam thene, e them dhe do e them gjithmone. Ndoshta jam jashe mode, o qytetar, por te lumtur me bene te qenurit njeri dhe me nder. Kam vetem nje te keqe, qe kur ma bajne borxh, po nuk mora hak nuk rri dot… Perpiqem ta heq por e kam te pamundur….

    1. ülokiju anticensurë says:

      klo një e keqe aq e madhe sa të detyron të dalësh nga e vërteta!!
      nëse e ke “patollogjike”(ti po e thua)hakmarrjen atëherë sa do të drejtë të kesh pasur më parë i rrëzon të gjitha!!
      unë personalisht,pa u bindur për të kudërtën ngul këmbë në të drejtën time,por në momentin që bindem që e kam gabim,ndërroj mendim dhe i falemnderit atij që më ka bindur,ndërruar mendim!!
      mua personalisht më duhet e vërteta dhe jo fitorja time!!
      me të vërtetë kuptoj atë që i afrohet më shumë objektives!!

      flm ahmet,
      shumë shkrim i drejtë!shumë vlerësues për të gjithë ne komentuesit,të rregullt e sporadik!ata me pseudonim të qëndrushëm por dhe ata që e ndërrojnë si mbreti gratë!i drejtë dhe për provokatorët që shpesh janë katalizator të debatit!ju keni bërë një vlersim që asnjë nga mediat online nuk e ka bërë!!nuk e ka bërë mero gazetari pavarsisht se prej komenteve tona ka përfitimet më të mëdha ekonomike!!
      ashtu si e thua dhe ti,pjesa më e madh kërkon të vërtetën,kërkon demokracinë!!por ka dhe nga ata që nuk ju intereson një gjë e tillë!janë thjeshtë rrogëtarë!!agjitprop i partive ose thjeshtë zhurmues për kritikat!!ndryshe nga ne që shkruajmë falas(unë personalisht mund ta kem kaluar masën e 1500 faqeve A4)ata marrin rroga!një gjë nuk e mbështes plotësisht në shkrimin tënd!!
      ti përmënd ata që nuk kan shruar,që duhet të shkruanin!?
      nuk është e thënë që në shumë komente të jenë dhe ata!!përdorimi i pseudonimit në rradhë të parë ka vlerën e madhe që shkrimi të gjykohet pas idesë që paraqet dhe jo sipas personit që e paraqet!!
      shpesh kemi parë,rastet e fundit p.sh. bushati,nuk diskutohet për atë që ai kërkon të përçojë por për atë se i biri i kujt është ose si i ka krehur flokët!!
      ndoshta ky është dhe niveli i një pjese të komnetuesve,por prap se prapë në shqipëri,si e thua dhe ti,mungon ndërgjegjia qytetare,mungon guximi intelektual sepse në fund të fundit nuk kemi një elitë kombëtare intelektuale!!kemi thjeshtë njerëz të shkolluar që përpiqen të nxjerrin bukën e gojës!!dikush me ndershmëri dikush me pisllëk!!
      ju faleminderit dhe një herë që nxorrët në pah atë që askush nuk e ka bërë!!
      zemrën e pastër të motorrit që kërkon të ndërtojë një shtet demokratik në shqipërinë tonë!

  5. Klo says:

    You are absolutely right Sir!In my previous comment, i mean the same. I hate and I can’t accept injustice. Moreover, I appreciate right comments, which helps me to learn more and more, especially the truth……. Thank you very much!

  6. amla says:

    Vazhdo perpara Z.Dursun! Mbeshtetjen tone do ta kesh sa kohe do jesh pro Shqiperise dhe shqiptareve!

  7. Drejtesia says:

    E pastaj cuditen disa kur themi se x apo y eshte Shqiptar. Shqiptar = Civilizim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje