Autorët, botuesit dhe institucionet shqiptare

15 Nëntor 2014, 15:53Blog TEMA

Nga Robert Thomai

 

Në raport me popullsinë shqiptarët zenë patjetër vëndin e parë në botë për botime librash. Ndërsa për shkuarjen e librit tek lexuesi kemi këtu porpocion të zhdrejtë. Pra jemi të fundit në listë.

Autori shkruan, gjen lekët dhe shkon tek botuesi. Ky e boton librin dhe ia kthen autorit pasi është paguar për të gjithë punën e tij. Autori me librin në krah shkon nëpër librari të ndryshme dhe me vështirsi arrin të lëri disa kopje aty-këtu-atje. Në këmbim merr fatura nga shitësit, öfarë d.t.th. merr noc rrokun. Pra autorët janë të kurbanizuar nga vetvetja në aspektin financiar.

Me shitjen e pakët të librit shqiptar, kuptohet jo vetëm ajo se ky libër le për të dëshiruar nga ana e nivelit artistik dhe informativ, por ca më shumë i përngjitet nga ana e shitësve një pozicion jo i favorshëm në stendat e librave. Kështu, në cilëndo librari shqiptare që do të hyni, (përjashtojmë atë tek pallati i kulturës që ka një tjetër fizionomi, përjashtojmë pakëz edhe atë Albania në Tiranë të re), do ti shihni ato të tejmbushura me libra si magazinë patatesh në sezonin e patateve, gjithashtu do të dalloni si fillim vetëm disa tituj të njohur të veprave botërore (literaturë dhe të fushave të tjera), disa tituj të bestsellerve të dy-tre dekadave të fundit, si dhe tre-katër emra autorësh shqiptarë, që gjithsesi u bëjnë reklamë librave të tyre nëpërmjet shtypit dhe televizionit; nga autorët shqiptarë mund të dalloni nëpër librari edhe dy-tre emra të tjerë nga ata që u përkëdhelin shqiptarve ndjenjat kombëtare me historira të ndryshme, pasi dhe këto libra ecin jo keq.

Tregëtia e librit ka mbijetuar deri tani pikërisht nga këto lloj librash. Ndërkohë që këto lloj librash nuk po arrisin të sjellim më të reja, tregëtia e librit sërish po përjeton një farë krize.

Ndërsa me qindra autorë të tjerë vazhdojnë të mbeten të pluhrosur, zhubrosur dhe katandisur si jo më keq në cepe dhe kthina librarish, pa u dalluar nga lexuesi shqiptar. Ato libra nuk është se janë pa vlerë, unë kam lexuar dhe lexoj her pas here autorë të panjohur, poezi, tregime, novela, romane dhe të zhanreve të ndryshëm. Nëse do të hiqja një notë mesatare për të gjithë sa kam lexuar, do tu vija më e pakta një notë 7 (shtatë). Mirpo edhe ato pak emra autorësh shqiptarë, në librat e rinj të të cilve ushton shtypi dhe televizioni, nuk sjellin në fakt krijime të tilla që e kalojnë notën 8 (tetë), (përjashto ndonjë si „Ferri i Öarë“ i Visar Zhitit, që pa frikë ka më e pakta notën 9 (nënt).

Tani, mirë këta librashitës, që për shkak të mbijetesës nuk tregojnë kujdes për shumicën e autorve shqiptarë. Por të paktën në një panair libri si ky i Tiranës, që mesa dëgjuam nga ankesat e tanishme nëpër gazeta, na paska përthithur për ödo vit lekë me bollëk nga shteti, përse nuk jepet mundësia të prezantohen aty qindra autorë „pa emër“ dhe ato mijra tituj librash!? Ekzistoka një shoqaatë botuesish që merret me organizimin e këtij evenimenti. Öfarë bën kjo shoqatë e paguar nga shteti për prezantimin në panair edhe të librave të atyre shtëpive botuese që nuk kanë mundësi financiare të marrin pjesë në ‘të? Öfarë bën kjo shoqatë dhe ministria e kulturës që në panair të prezantohen mundësisht të gjithë autorët shqiptarë, të varfër dhe të pasur? Të paktën njëherë në dhjet vjet duhet të ketë mundësi edhe për të varfërit të prezantohen në një panair librash.

Parvjet, pasi me vështirsi u lidha telefonikisht me këtë shoqatë  botuesish, ngrita problemin e pjesmarrjes në panairin e librave edhe të autorve emigrantë, të cilët nuk kanë kurrfarë mundësie, apo kanë mundësi të reduktuar, për reklamimin dhe shpërndarjen e librave të tyre në Shqipëri. Kjo temë, vajzës në telefon iu duk e pakuptueshme. Jo vetëm që po e dëgjonte për herë të parë një gjë të tillë, por ajo as po hynte në thelb të öështjes! Ndoshta edhe i dukej si një lloj altruizmi jasht-tokësor. Aq sa në fund, kur iu duk se kish kuptuar diöka, më tha: ti ke librat e tua?  -Unë kam librat e mi, -i thashë, -por nuk po e ngrej problemin për vete, -vazhdova, -po interesohem për një problem që më duket se përfshin dhjetra, e ndoshta qindra autorë shqiptarë me mundësi të kufizuara të reklamimit të librave të tyre në Shqipëri.

Më pas ajo pyeti shefat e saj, dhe pas ca ditësh ma ktheu e sqaruar: -Ti po pate librat e tu, ajd bjeri aty tek stenda jonë.

Pra më bëri nder, mua personalisht, nuk mund ta mohoj!

Ja pra, kjo është gjendja e librit të sa e sa autorve shqiptarë në emigracion, me mundësi të kufizuara për reklamimin e librave të tyre në Shqipëri. Unë nuk dua të bëhem zëdhënës i autorve të tjerë, por dua të ngre thjesht këtë problem, në mënyrë që unë si autor me mundësi të kufizuara reklamimi librash, të kem korsinë time të ligjëruar në këtë drejtim. Dhe jo të kthehem në lypës.

Nëse nuk do të ketë të ligjëruar një mundësi reklamimi të të gjithë librave, si bie fjala: dhënia e të gjithë titujve të botimeve të reja nga gazetat dhe televizionet, të paktën në kolanën e lajmeve dy-tre herë për ödo titull të ri, apo bie fjala: vendosja e një kopje librash në panair të ödo autori që arrin ti sjellë aty librat e tij, (këto mund të shiten ditën e fundit nga shoqata e botuesve dhe lekët ti mbajë ajo),  apo dhe mundësi të tjera, atëhere ne jo vetëm do i kemi autorët shqiptarë si paguesit e vetëm të një pjese të tregëtisë së librit, jo vetëm do kemi rrënimin financiar të autorve e pas tyre atë të botuesve, por së fundi kemi edhe falimentimin e shitësve. E keqja nuk është vetëm në aspektin financiar, por edhe atë social-politik, pasi kjo pamundësi e reklamimit të librave të autorve shqiptarë sjell edhe ndikimin e veprimtarisë së lloj-lloj segmentesh shtetërorë dhe pranë-shtetërorë, të brendshëm e të huaj, për të kontrolluar këtë veprimtari reklamuese, kështu duke shmangur cilindo autor të papëlqyer për këto segmente, kështu duke vendosur edhe një farë diktature në këtë veprimtari.

9 komente në “Autorët, botuesit dhe institucionet shqiptare”

  1. beso says:

    para disa kohesh lexova diku se ish gruaja gazetare e Hollande kish shkruar nje liber me kujtime ku helbete e shkundte presidentin aktual nga atributet kavalereske qe shtypi i kish ngjitur pas maredhenieve jashtemartesore. Ky liber qe i shumekerkuar, vetkuptohet, me teper per skandalin qe percillte sesa vlerat qe nje krijim pretendon te rizbuloje. Mjaft librari te Parisit sipas shkrimit qe lexova i ishin atashuar nje biçim proteste (“nuk kemi vetem Triweler, kemi edhe Hygoin dhe Balzakun”),por sidoqofte tendenca kjo eshte; nuk shitet me nje krijim autentik veç bejne boom”kujtimet”skandalistike.Imagjinoni qe Kim Kardashian te beje nje liber ku te rreshtoje ne liste tere dashnoret e saj, do beje buje planetare; do jete libri me i shitur ne bote.Por kjo eshte tendenca e s’ke ç’i ben! Per librin kam pershtypjen se po funksionon si me tregun e zakonshem, ke leke sa per te ngrene nje byrek? Bli byrekun dhe lumturohu qe byreku ishte i shijshem. Ke leke per ne restorant? Hyr brenda dhe mund te hash po byrekun, por te vendosur ne nje pjate te madhe porcelani; doemos do pretendosh cilesine se je duke paguar porcelanin e pjates.

    1. Wendy-B says:

      beso
      Dikur librat ishin “interneti” i tanishem. Nga ato fitoje njohuri , kulture por edhe argetim. Ndersa tani cdo gje e gjen ne web. Por mendoj qe akoma ka njerez qe vazhdojne te lexojne e blejne libra ( old habits die hard). Edhe pse lexoj shume aurore te huaj , vazhdoj te lexoj libra te rinj qe dalin atje , biles disa shkrimtare i njoh personalisht ( njeren e kam pasur edhe komshie)
      E rendesishme eshte te mesojme edhe femijet tane te kene deshire te lexojne, dhe ketej shkollat i kushtojne sh rendesi librave.
      Persa i perket nje libri” interesant” qe mund te nxjerri Kimi jam e bindur qe do ta blesh edhe ti, se me thone te drejten e ke pak “dobesi”…. hahahahahahaha

      pershendetje beso ?

      1. Shpellari says:

        @Wendy-B, nuk eshte e vertete, si qe thua ti “qe tani cdo gje e gjen
        ne web”, po te ishte ashtu, nuk kishte per te lulezua tregtia e librit ne perendim, e posaqerisht ne Gjermani, me ma shume se
        5000 shtepi butuese. Shko vizitoje ndonjihere panairin e librit ne Frankfurt/M, do mbesish pa mend!
        Vetem qyteti i München-it ka ma shume shtepi botuese se e gjithe ish-Jugosllavia se bashku me Shqipri e Greqi!

      2. beso says:

        Wendy, edhe une mendoj se libri eshte me i prekshem se interneti, kurse ky i fundit eshte djallezisht i manipulueshem. Po sikur te kem bere ndonje liber me poezi une, do t’a blije ti? Besoj, keshtu funksionon ky treg, njesoj si ne piceri, ku hyn per te shpenzuar pak dhe del me pretendimin se diku tjeter ke ngrene pice me te mire. Pashe nje Letterman show, ky tha qe” ndodhen dy gjera te medha sot, sonda Rosetta u ul ne nje komete dhe K.Kardashian kishte dale me nje gote te salduar mbi bythe. E kuptoni vete se kush lajm morri dhene…” P.S. Te pershendes me poezine e Erma Bombeck ” Si balonat” vetem ndonje si “plaku&deti” mund ta perkthente.

        1. Wendy-B says:

          Me kenaqesi do ta blija. Me thuaj titullin e librit dhe u be.
          Plaku dhe deti eshte fantastik, po tani po vjen dimri e gjuajtja per peshk me e veshtire.
          Flm per poezine ?

          1. beso says:

            Wendy, thuame nje titull nga komshija jote qe t’ia ble nje liber.Keshtu u be kjo pune,nem raki te te jap meze.

  2. XORRO says:

    Nji shqetesim akut/ aktual , per librin shqiptare .Do kisha shume per te thene ,ne lidhje me Botusit dhe gjithcka rrethon “Atmosferen e Librit” pfff.
    Personalishte e njoh mir kte “nerv” … ne detaje edhe pse ktu ,
    ne kte forum e shof te pamundshem nji diskurs mbi kte teme ,sepse ktu postimet e komenteve tona ,varen gjithmon nga humori Moderatit te faqes .
    Shkurt do thoja se Libri (Autoret JashTokesmeme) jane si klienti perball (personelit)Spitalit Shqiptare ne cdo aspekt te tij .

    “Perball asaj qenerie te organizuar ne shqiperi ,eshte e veshtir te cash prej europe ”
    Aty ne ate vend , gjithcka eshte ndare ne klane .
    Mustaqja me e madhe kap pataten me te madhe .
    Rrespekt per tematiken e sjell .

  3. Lahuta says:

    Shkrim e goditur, por puna eshte se libri eshte goditur qysh kur ai mbeti per tu menazhuar nga banditet, qofshin ata pseudo botues, qofshin menazhues. Mafja e kultures mendon se edhe ketu mund te pasurohet.

  4. Ashtu si afrikanet ,arabet etj,edhe shqipcaret kane konceptet e veta mbi letersine ,mbi librin .C’ka ktu per te diskutuar!
    “FAKE” THE BRAIN .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje