Është ligji dhunë?

12 Nëntor 2014, 16:28Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Eshtë shprehur këto dite që kaluan nje indinjatë e fortë për padrejtësinë, që UEFA i ka bërë Skuadrës sonë Kombëtare, unë nuk kuptoj shumë nga rregullat e kësaj loje, por kudo ku ka padrejtësi jam automatikisht e rreshtuar me ata, të cilëve u është mohuar e drejta. Këtë e bëj çdo herë, pa pasur ndonjë synim përfitimi, ndoshta nuk e bëj nga dashuria për të shtypurit, por më së shumti nga urrejta ndaj padrejtësisë.

Por në rastet kur preket e drejta e një individi, i cili nuk është pjesë e vazhdimësisë(siç lypset në të dy partitë e mëdha), as çështje e të gjithëve, por viktimë e padrejtësisë dhe grackave eventuale nuk ka sensibilizim, por mbi të gjitha nuk ka përgjegjësi personale sepse për ndërgjegje as që më shkon mëndja ta them.

Ka lidhje me të drejtën e të qenit i barabartë përpara ligjit dhe KRYELIGJVËNËSVE, por askush nuk e ka vënë re sepse halli është i atij personi me vazhdimësi të ndërprerë…pa përkrahje politike apo mbështetje të ndonjë lobi, ai është thjesht një rast nga mijërat që ndodhin çdo ditë në këtë vend.

Për të nuk NDËRHYN askush, sepse nuk fiton ndonjë kredo.

Është njësoj si tek radha e qumështit. I keni vënë re si revoltohen njerëzit e lodhur duke pritur, kur dikush futet e blen pa radhë?

Por ajo protestë e thjeshtë mbetet atje dhe përsëritet çdo orë të ditës e askush nuk merret me të.

Kjo shoqëri servile shqetësohet për ata të VAZHDIMËSISË, por kurrë për ata të NËPËRKËMBURIT. Secili revoltohet kur gjendet vetë në atë pozitë, por është i dënuar ta kalojë i vetëm.

Në këtë shtet me territor e popullsi të vogël ku të gjithë njihen midis tyre, mossbatimi i ligjit njësoj për të gjithë (për shkak të njohjeve të pashmangshme), por edhe prej traditës sonë ballkanike, për “t’i vënë kapak” fajit eventual me një shuk lekësh në dorë të gjyqtarëve e ka sjellë këtë popull në në një dekadencë të tillë, sa –në vend të kërkojnë me kryengritje zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë, vazhdojnë të ofshajnë të dëshpëruar se:- ky vend nuk bëhet më.

Sigurisht njeriu është një qenie e lirë dhe kur ai kërkon ligjin, duket pak kontraditore, sepse ligji në zbatimin e tij është dhunë mbi qytetarin dhe në këtë rast shpesh ndihet një zhgënjim në njerëz, sepse atë që patën kërkuar tani duket se po jua ngushton lirine, me të cilën bashkë ka lindur dhe do të largonet nga kjo botë.

Po ligji nuk të kufizon thjeshtë lirinë. Ai të dhunon edhe moralisht në rastet kur personi, që e ka në dorë për ta zbatuar abuzon me të. Në këtë rast kemi një të drejtë të mohuar dhe në rastet kur profesionisti nuk tërhiqet nga gabimi i tij ajo kthehet në drejtësi të munguar.

Të gjithë gabojmë sepse gabimi është njerëzor, por në një mënyrë ose një tjetër jemi të detyruar të reflektojmë mbi gabimet tona dhe të tërhiqemi, duke i pranuar si të tilla. Kështu edhe njerëzit e drejtësisë gabojnë, si kudo në vendet më të zhvilluara, por kur gabimi është i dukshëm dhe i provuar, kudo në vendet e zhvilluar përdoruesi i ligjit tërhiqet, ndërsa në Shqipëri krijohet përshtypja sikur SISTEMI ynë sillet si një makinë në raste të tilla dhe jo si një njeri, i cili mund të gabojë dhe më pas të korigjojë atë në nderin e tij, duke mos prekur arbitrarisht dhe padrejtësisht një njeri, i cili e ka këkruar gjithë jetën e tij ligjin, por jo dhunimin padrejtësisht nga ligji.

Sot duke kapërcyer trotuarin, PËR TË PARËN HERË në vendin tim nuk pata panik nga makinat, të cilat lëviznin ngadalë dhe ndalonin normalisht tek semafori, më pëlqeu dhe e komentova, të tjerë diskutuan rreth nivelit të gjobës, por edhe në nivelin, që është vendosur kjo gjobë, nëse zbatohet ndëshkimi njësoj për të gjithë, këtu nuk ka dhunë, por parandalim të ndonjë aksidenti eventual. Ndërsa arrestimi i nxituar i personave, për arësye që nuk dihen përbën një traum, për vetë personin por edhe për familjen.

Kjo është dhunë e pastër dhe në rastet kur ndodh duhet të korigjohet menjëherë, në mënyrë që njerëzit që kanë një jetë që kërkojnë shtet, të mos zhgënjehen dhe t’i vërsulen atij si një armik i lumturisë së tyre.

Madje edhe ato klauzolat që i bashkohen ligjit, duhet të përdoren për ta lehtësuar njeriun e jo për ta rënduar; këtë studentët, të gjithë pa përjashtim e mësojnë kështu nëpër shkolla. Ndërsa në praktikë, duhet bërë kujdes me përzgjedhjen e elementit njerëzor, pasi ai në vend të na japë shtetin e dëshiruar aq shumë, sjell trauma në shoqëri dhe këtë vetëm një hap i vogël  e ndan nga AUTORITARIZMI, që lamë pas.

 

33 komente në “Është ligji dhunë?”

  1. Ana says:

    Leri shkrimet e kota, por pendohuni familjarisht dhe ktheni parate e grabitura shqiptareve ne Banken e Shtetit.

    1. mito says:

      Ani je pak i painformuar…urrejtja te ka veshur syte ose je nje njeri qe abuzon me lirine qe te eshte dhene ne ket faqe. Turp!

      1. mito says:

        korigjim:Ana ne vend te Ani

    2. ani says:

      Bravo per suportin qe i jep zonjes. Nuk e ke kuptuar vertet se kush i ka grabitur parate?!

    3. Miri says:

      Petrit ramohito duhet te lirohet sa me pare. Cdo ore qe mbahet ne burg eshte nje turp per kete shtet dhe kete shoqeri

  2. media says:

    Ani kuptohesh qe je pa tru ne koke.Nuk je ti ajo qe vendos veton e gjykimit
    Ke ndonje mendim rreth ketij shkrimi ????Gjygjet ka kush i ben nuk kane ngelur ne doren tende.

  3. enter says:

    media !

    pse ti beson se ke tru ne koke? Po si nuk u bete njehere njerez mer. pse nuk meresh vete me shkrimin po shan Ana/i ? apo kedo tjeter???

  4. koli says:

    Ore Tema po ca vazhdoni me ato qe shkruan kjo antikapate injorante?! Pse botoni budalleqe te tilla? U kane ikur shkrimtaret e mire te njehere e nje kohe.

    1. xha feriti says:

      Hah hah KOLI nuk te ka dale inati? meru me dicka tjeter qe ta harosh kete zonjen. Si psh, te fshish rrugen, ose rreth baneses tende. behu djale i mbare

  5. Didi says:

    Po seshte zanat per ty kjo gazetaria moj zonje. Ti se tymos fare kete pune. Lemerise veten me budallalleqet qe shkruan dhe me debatet e lexuesve. Jeta eshte e shkurter. Merru me dicka qe te ndihesh e respektuar. Gazetaria sheshte per ty. E para do mendje qe ti nuk e ke e dyta do kurajo. Ne kohen e Saliut nuk pipetije moj zonje.

    1. Eni Franc says:

      Magda mos bej shaka me skllavin, se ai te tregon direkt prapanicen. Mos tento te hysh ne fushen e tyre se do detyrohesh t’i mbledhur ato rrangulla qe ke 25 vjet d.th.n.nje jete te tere qe i ke arrenduar e te bredhesh rrugeve te botes si bohem!

      Cfare lexon ketu ti nuk e lexova….arrij objektivin tend, behu ajo qe je.

    2. Eni Franc says:

      o ka pipetire kjo zonje ne kohen e Saliut o asnje tjeter. ja ku eshte si drta. JU njerez te pa kultivuar nuk keni arsye ta fyeni.

    3. isuf says:

      DoD mos e lexo moer jahu!!! Pse duhet me vjell mor shpellar kur e din se ske me fitu gje.

  6. elinor,.,.,. says:

    E vetmja arsye qe une ia lexoj nganjehere shkrimet kesaj ne foto eshte se jam kurioz te di cfare budalleqesh do kete shkruajtur kesaj here.
    Sallate ruse, si gjithnje. E fillon me UEFAn dhe vazhdon duke na bere leksion ne drejtesi dhe me vone se c’ngaterron me problemet e trafikut. Ne fund behet edhe histerike duke na e klithur fjalen “autoritarizmi”. Sa e rendomte!

    1. eli says:

      Ja ky eshte kompliment.Nje njeri i zgjuar nuk merret me shkrimin, por me autoren

    2. ????? says:

      Besoj se dhe vete nuk i beson, ato cfare ke shkruar per portretin .

  7. amla says:

    Duke u lutur dhe duke u perdredhur……..Tani i njohe pushtetaret, por akoma po u sevilosesh per aresyen tende…….Tani duhet te kerkeosh falje per shkrimin e disa koheve me pare ku me shaje me emer.
    A e kuptove qe ishin vetem keshilla?

    1. aishe says:

      amla nga emri me ngjan si nje zagare forumesh. sa klase shkolle ke bere? kot po pyes, se teper teper ordinere, shume inferiore dhe fsharare qe s’di asgje te besh ne jete, vetem te ngacmosh njerez prej erresires ku je fshehur

  8. ADRI says:

    E lexova shkrimin madje dy here dhe jam dakord se: kur teprohet ose tejkalohet qellimi i ligjit natyrisht ai kthehet ne dhune. Ore shteti te mbyt, si kujtoni ju te Sali Ages se do beni rrumpallhane Shqiperine? Jo mor jo shteti te vendos piketat ku ti do levizesh e nese i shkel mbrapa te vjen ligji.

    Por eshte krim te ndeshkosh e te prishesh fate njerezish per qejfin tend. Hajduteria bredhin e bejne qejf e njerezit me integritet neperkemben. kjo duhet korrigjohet e do korrigjohet se sben. Mos mendojne keta shspellaret se kane blera ca vende pune dhe tani do vringellijne shpaten si ti doje qejfi. Ka edhe Strasburg dhe do te paguajne cdo qindarke. Edhe ketu ne forum do jeni ju qe shkruani nga erresira …

  9. MAJAKOVSKI says:

    Lexoj vazhdimisht shkrimet e Magdalenes, shkrime te cilat jane me shume te karakterit psikologjik.Por me duket qe ne pergjithesi sjell ketu hallet dhe brengat e saja.Ajo zbulon shume vecanerisht opinionin e saj dhe vetem te sajin per fenomenet qe ne pergjithesi eshte i gabuar dhe kontradiktor me ate te shoqerise.Drejtesia tek ne do reformuar dhe nevoitet revolucion,por Magdalenes kjo iu kujtua vetem sot kur ajo po e vuan ne familje tek Petrit Rmohito(ja) i cili sic duket po vuan ne burg per moszbatimin e ligjit aty ku punonte ne Banken e Shqiperise edhe pse me vjen keq qe shefat te cileve ai iu sherbeu e braktisen dhe e lane ne shoqerine e kolegut te tij Ardian Bitraj (dusho).Pra LIGJI!!!

    1. Maja says:

      Majakovskiiiiii????

      Te kane vjedhur nickname-in, je ti paksa i pishem? apo cfare ka ndodhur????

      Punonjesit e Bankes se Shqiperise paperjashtim jane arrestuar ne menyre te jashtligjshme!!!

      Rasti i Ramohitos eshte i pa preçedent….

      Majakovski(se njeriu eshte njeri dhe nje dite do t’i vije fundi)…Ramohitoja eshte i paster KRISTAL…dhe ketu qendron problemi…

      Bashkohu me ata qe vuajne padrejtesine, qe ne dosjen e tyre asnje prokuror nuk eshte i afte te sajoje asnje prove????!!!!

      Majakovski te perndjekurit STRASBURGUN E KANE PA LEKE…

      Do rrosh e do shikosh, por mos i urre njerezit e mire, sepse nga ata nuk te vjen asnje e keqe…

      Une bashkohem me ç’ka eshte shkruar ne artikull. jam dakord me zonjen se rraca njerezore eshte nje qenie e keqe qe mundohet te sillet mire, prandaj duhet bere kujdes ne perzgjedhje.

      GJITHE FILOZOFIA E JETES PERMBLIDHET NE TRI FJALE: “prit edhe shpreso” A.D.

      1. MAJAKOVSKI says:

        Maje-nuk ma kane vjehur nickname jam i njejti dhe nuk pi sa te dehem.Me pelqen ti them te bardhes e bardhe dhe te zezes e zeze.Me Petritin kam e tenjohur te vjeter qe nuk dyshoj aspak ne integritetin e tyre por ndoshta ne karakterin e tyre liberal.I njoh gjithe thuajse e kam punuar 15 vite ne banke njoh edhe Dusho batakciun dhe hajdutin.Me vjen realisht keq perfhire edhe Petritin por mos thuaj qe ai eshte absolutisht i pafaajshem.ketu gabon.Ai/ato mund te lirohen por jo te pafajshem.Ndersa sa per Magdalenen meshkrimin e saj te date 17 Korrik “Grate e leshuara” beri qe te gjithe lexuesit te ndjejne nje antipathy deri ne urrejtje per te.Ajo shkruan me mendimin qe ne heshtje njerezit do ta harrojne.E pakta ajo duhet t kerkoj falje asaj pjese te shoqerise qe ajo ka paragjykuar dhe fyer te cilet jam i sigurte qe e urrejne.A e keni lexuar ate shkrim, po ose jo.Jam 180 cm i gjate pra nuk futem ne grupin qe ajo paragjykon.

        1. maja says:

          Majakovski Magdalena e ka ide fikse se grate e shkurtra, turiholla, supermbysura, voza, shtrembaluqe, qe s’bejne femije ..jane shume te rrezikshme. C’ka ketu per te urryer. Ajo esht si ti i thote te zezes e zeze dhe te bardhes e bardhe.

  10. Maaja says:

    Majakovski koherenca juaj le per te deshiruar, sepse ju thate se Petritin e lane

    shoket ne balte dhe tani ai rri me vjedhesin kolegun e tij.

    Tani thoni se nuk dyshoni per integritetin e tij.

    Une petritin e njoh si njeri korrekt e jo liberal, njeri solitar e jo i shoqerueshem, njeri qe eshte jashte cdo grupimi, dhe i rri punes ne koke:

    I di akuzat qe i kishin vene dy tre drejtore qe perdoren petritin dhe koleget e tij si barriere njerezore?

    !. Nuk i ke vendosur celesat ne arke, ndersa araka u mor ne dorezim diten qe e pushuan Petritin
    2. Petriti kishte punuar me rregulloren e vjeter, ne fakt nuk kishte ndonje te re
    3. Vjedhesi ne oren 9 e 45 minuta kishte kaluar tek tranziti me celes ne dore

    Ok. celesat naten flene dhe ne oren 8 te gjithe i marin dhe i kane neper duar.

    Pastaj petriti nuk mban pergjegjesi per nje person qe punon ke arka e vet, per kete ishte nje punonjes mbikqyres per arkat, rojet, kamerat dhe te mos harroj drejtorin qe eshte ne paraburgim me Petritin.

    Tani i njejti prokuror akuzat qe ka ngritur mbi Petritin (d.m.th. drejtoret) tani i ka adresuar tek eproret e larte. Qe do te thote Petriti u zbraz dhe u ngarkuan te medhenjte.

    Me thuaj Majakovski perse rri petriti ne paraburgim dhe nuk e nxoren me detyrim paraqitje?-ku eshte ketu rrezikshmeria? Perse nuk terhiqet prokurori qe e ka pyetur vetem nje here te vetme dhe ne dosje nuk ka vene asnje moveprim apo veprim kompromentues?

    Majakovsi kjo eshte pjese e lojes, por te mos harrojne se me njerez te vuajtur nga keto lojrat eshte tepruar shume. C’presin? Presin sa te harrohet edhe pastaj ne gjyq do te dale pafajsia e pamohueshme dot.

    Do rrojme e do ta degjojme se si Petriti do te dale i pafajshem.

    Pse rri brenda bashke me te tjeret sepse eshte nje strukture famekeqe, qe dikur interrnonte e burgoste njerezit me te mire dhe ajo akoma nuk ka ngordhur.

    Duan te na demonstrojne se ata jane ende…dhe ate qe s’e bene perpara ’90 e bejne tani. Nuk eshte shume e ulet kjo?

    Gjykoje!!!

    ciao

  11. amla says:

    Pastroje njehere shpirtin nga ligesia pastaj mundohu te shkruash ne gazete, sepse edhe me pseudonimin “aishe” dallohet ligesia jote qe larg

    1. aishe says:

      Ti amla e ke shpirtin katran te zi. Kjo nuk ka pike dyshimi.

  12. alma says:

    Amla kujdesu per metastazat. Gjithe filozofet qe nga ata te lashtet kane keshilluar per llojin tend n je gjilpere pa dhimbje…si mund te kesh ti zemer aman!!!

  13. amla says:

    E shef qe me pseudonime te ndryshme po prape e tregon fytyren?
    Gjynaf qe te kthyen perseri ketu ne pune! me prish cdo dite kur te shoh!

    1. ???? says:

      Cfare te prish moj se na cudite! Rri e kaloi ne qetesi keto dite qe te kane mbetur. Mos u merr me njerez qe nuk te kane borxh asgje, sepse helmi yt nuk pastrohet. Per fatin tend te keq e jo me deshire ti e sheh boten mbrapsht. Keshtu eshte.

  14. Mondi says:

    Ketu eshte gallate. Ca komentues te kesaj budallackes (qe mund te jete vete kjo) na e paraqesin kete si mjaft intelgjente po qe ca nejres nuk e kuptojne) Kjo eshte vertete estrade. Te shkruash idiotesira dhe ti thuash vetes inteligjent. Kjo me kujton personazhet e Gogolit tek “Revizori”.
    Te jepje ndonje lajm per Petritin do te ishe me interesante.

    1. aishe says:

      Mondi emrin e ke te bukur por po flet percart. Komentet behen nga nje njeri i vetem me shume emra ti je nje me shume ne listen e saj. Me vjen keq deri ne kocke, por ajo nuk ndihmohet sepse eshte e semure…..e ka filluar nga Londra e deri ne Shqiperi zihet me te gjithe, ndersa me autoren ka nnje aresye me shume…jeton e vetme se po te kishte familje mbase nuk do kishte kohe te bente cmendurira.

      Ct’i bejme ta leme te te flasi ndersa helmi qe i prodhojne gjenderrat i derdhet me shumice ne melci….

      Zemer me shume eemra te uroj udhe te mbare sa me shpejt, per vete dhe per te afermit e tu qe vuajne kur te shohin ne kete gjendje.

  15. Kur del nji artikull,lexohet ajo qe eshte shkruar !
    Po nuk te pelqeu …ale..ik dhe shiko punen ,cte duhet te merresh me vogelsirat e artikullshkruesit !?
    Por ,nji pjese e madhe e shqiptareve ,jane si qente e dehur,,,,nuk merren vesh me asgje !
    Italianet na thone ; Tuti l”albanizi ,tuti komandante !
    Askush nuk e pranon kapterrllikun ,,te gjithe te zgjuar…..

  16. miri says:

    Bashkeshorti i zonjes Petrit Ramohito duhet te lirohet sa me pare. Cdo ore qe mbahet ne burg eshte turp per kete shtet e kete shoqeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje