Mos kritikoni!

9 Nëntor 2014, 18:30Blog TEMA
Mos kritikoni!

Nga Magdalena Ramohito

 

Doni të jeni të lumtur?

Mos kritikoni!

 

Dhe nëse , bëhet fjalë për fëmijët, pra për të kritikuar ata, përpara se ta bëni, do më pëlqente shumë të lexonit arrtikkullin e mëposhtëm, të cilin po e riprodhoj, pa leje, prej Livingstone Larned. Kjo është shkruar rreth 15 vjet më parë dhe ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

 

BABAI HARRON!

 

Dëgjo biri im!

Të shkruaj këto fjalë ndërsa,  ti fle i qetë me doçkën nën faqe dhe kaçurrelat bionde të shpërndara në jastëk. Hyra i vetëm në dhomëzën tënde. Pak minuta më parë, ndërsa po lexoja gazetën, më pushtoi një ndjenjë faji dhe si fajtor po gjunjëzohem tek shtrati yt.

Ja, çfarë po mendoja biri im! Jam zemëruar me ty, të kam bërtitur, sepse, ndërsa përgatiteshe për të shkuar në shkollë, nuk u lave, por vetëm sa e fërkove fytyrën me një peshqir të lagur dhe sepse nuk i kishe pastruar këpucët. Pastaj të kisha qortuar se kishe hedhur disa sende mbi dysheme. Edhe gjatë mëngjesit vazhdova të të bëja vërejtje: se po haje me nxitim, se i kishe mbështetur bërrylat mbi tavolinë! Kur po nisesha për në punë, ti më përshëndete me dorë dhe më the”mirupafshim babi”, ndërsa unë me zërin e ashpër t’u hakërrova “mbaji shpatullat drejt!”.

Pasdite, kur po ktheheshe në shtëpi me shokët, të qortova përpara tyre sepse kishe grisur çorapet: “çorapet janë të shtrenjta”, të thashë, “po të duhej t’i blje vetë, do ishe më i kujdesshëm!”.

Më vonë, kur po lexoja, ti hyre me ndruajtje në dhomën time dhe unë, i bezdisur që më ndërpreve tu drejtova ashpër: çfarë do?”, ti nuk the asgjë, por më hodhe duart në qafë dhe më puthe me gjithë dashurinë që Zoti ka venë në zemrën tënde dhe që asnjë qortim nuk mund ta zhdukë. Pastaj i ngjite shkallët duke vrapuar.

Pak më pas, biri im, gazeta më ra nga duart dhe një ndjesi e tmerrshme më pushtoi. Unë nuk bëja tjetër veçse të qortoja, të vija në dukje të metat e tua, pa menduar fare se ishe vetëm një fëmijë. Jo se nuk të dua, por kam pretenduar tepër nga fëminia jote, nuk mendoja për naivitetin tënd, por vetëm për përvojën e viteve të mija.

Karakteri yt ka gjithë ato cilësoi të mira dhe të bukura; zemra jote është e madhe dhe bujare. A nuk ma kishe treguar këtë me ardhjen tek unë, për të më përqafuar dhe uruar natën e mirë? E di që po t’i thosha këto gjëra ti nuk do ti kuptoje, por që nesër du të filloj të jem një baba i vërtetë. Do të bëhem një shok për ty, do të vuaj, kur të vuash ti, dhe do qesh kur të qeshësh ti. Dhe kur, nga padurimi, fjalë të rënda do të më vijnë në buzë do të kafshoj gjuhën dhe do të them:-“Eshtë vetem një fëmijë!”

Kisha vënë re te ty burrin, por tani që të shosh në shtratin tënd, shoh që je akoma një fëmijë i vogël. Vetëm pak kohë më parë rrije në krahët e nënës tënde,mbështetur në shpinën e saj.

Kam pretenduar tepër prej teje! Tepër

16 komente në “Mos kritikoni!”

  1. koli says:

    O Tema keni kohe qe keni ngele keq per shkrime te mira e merreni me kete budallacken pa pike shije e kuptimi. Keni mbi 1vit qe vetem shkrime koti, perjashto shkrimet e. Meros.

    1. shqip says:

      koli,
      Nqs ke femra ne shtepin tende dhe di ti rrespektosh ato ,
      do nduhej ta terhiqje kte koment drejtuar nji femre te nderuar ,
      te cilet nuk i pershtatet aspak epiteti qe i te rreshqet nga koka ty!
      Un nuk kuptoj dot arsyen qe shtyn nji Kol, te shperthej ne ofeza vs nji gruaje e cila si drejtohet aspak atij .
      Nqs koli ,ndihet i kercenuar nga letersia dhe kultura ne komunikim ,filozofia njerezore dhe efektet e te ashtuquajtures kritik , do duhej mos ta lexonte ,pra ta anshkalonte kte shkrim .

      Ndoshta nji nder mesazhet e shkrimit te zonjes eshte pikerishte edhe kjo ,
      mos ti flasim femijeve ,ose me qart ,femijet s’rriten kurr (ironish natyrisht)
      Rrespekt z.Ramohito.

      1. MAJAKOVSKI says:

        Shkrimi i zonjes Magdalene eshte me te vertete e thjeshte dhe plote kuptim por zonja e “vulosi” keq veten paradisa kohesh me nje shkrim ku sipas saj te gjithe trupeshkurterat ishin te liga qe besoj edhe ju meqe e njihkeni zonjen patjeter e keni lexuar.Besoj kjo eshte arsyeja qe edhe KOLI shprehet keshtu edhe pse une per veten nuk pajtohem me kolin.Megjithate shfrytezoj komentin qe ta pyes zonjen cpo behet me Petritin Ramohitoja sepse Guvernatori dhe Inspektoria u liruan…!!!!

        1. shqip says:

          MAJAKOVSKI,
          jam dakord me llogjiken e komentit tuaj,
          por do ishte e papranushme qe ne te ofendojm dike edhe kur dhuron dicka
          qe ka vertet nji kuptim dhe qe nuk ofendon asnji shqiptare ne kte forum.

          Nqs kolit, si ka pelqyer nji x shkrim i zonjes Ramohito ( qe un s’ja kam iden aspak personalisht per cfar shkrimi behet fjale sepse nuk i lexoj gjithe shkrimet ktu ) do ishte me vend te jepte mendimin e tij ke ai shkrim dhe te mjaftohej me kaq ,duke kursyer kte art hakmarrjeje te pakuptimt.
          Asnji nga ne s’mundet me qen perfekt dhe vleresohemi per ate qe prezantojm para shoqerise ne cdo moment.
          Sigurishte qe me kolin ,un s’e kisha personalisht ,sepse te tilla reagime fyese nuk jane te pakta ktu nga shume komentues ,por kritikoj menyren e tij ,i cili nuk i referohet shkrimit por ,autores. Sa per dijeni nuk e njof z.Ramohito . S’kisha ndermend te bej moralistin ktu ,as ti jap mend Kolit,sepse ndoshta ai mundet te jet shume inteligjent ,por …dikush nga ne .ne shoqerine tone duhet te jet kritike kundrejt reagimeve te tilla ,jokorrekte ,sepse ndoshta keshtu eleminojm te metat ,qe shoqeria jone mbart .

    2. ARUSHA says:

      PIKERISHT KETO SHKRIME DHE KETO FJALE I MUNGOJNE POPULLIT SHQIPETAR ,i MUNGON LLOGJIKA NDJENJA DHE ARGUMENTI SI NE FAMILJE, SHKOLLE DHE NE POLITIKE per tu bereNJERI I MIREFILLTE ,ashtu si nga ata NJEREZ qe KERKONTE DIOGJENI PLAK ME LLAMPE NE DORE PARA 2500 VITESH NE OREN 12 TE DITES ME DIELL NE MES TE ATHINES SE LASHTE !

  2. genci says:

    Koli ne gjermanisht emri yt do te thote Laker e bardhe. Pra ti je nje koklaker.

  3. sebastian says:

    Ky seshte as shkrim dhe as shkrese. Ky eshte nje kuadrat me rreshta te shkruar pa logjike. Eshte eshte nje gje pa kuptim.

  4. arga says:

    Per gjithe ,”sebastianet e salih berishes” ,
    me shkrim kuptojn vizatimet primitive ne muret e shpelles .

    C’duan njerez te tille ne kte shekull !

    1. sebastian says:

      prandaj hengret buke me berishen per 23 vjet dhe punuat ne banken e shqiperise.Ne fund bete ate qe bete. Si lopa. Une nuk ja lexoj fare shkrimet e kesaj se kam neveri. Kesaj radhe paska perkthyer hm…cudi dhe paska vene emrin lart. Hajde gazetari hajde.

  5. artur says:

    Shume e bukur, nje mesim per ne qe duhet vleresuar. Bravo ne te tilla kohera stresante kemi nevoje te mbajme afer pasardhesit tane.

  6. elinor,,,, says:

    Me vjen keq per kete njeri. Nga shkrimet patetike tani e ktheu ne riprodhim perkthimesh… pa leje.

  7. iris says:

    Shkrim i goditur diku e kam lexuar edhe me pare kete leter,por tani e rikujtova.Habitem me komentuesit qe kritikojne pa lidhje sic duket nuk kuptojne gje nga ajo qe eshte shkruar prej injorances.Ne duhet ti ikurajojme femijet tane dhe jo tju kujtojme ore e cast vetem gabimet,kjo i ben ata te ndihen te pavlefshem dhe ka me vone pasoja te pariparueshme per jeten.

  8. Sh says:

    Sa per te thyer monotonine ,nuk eshte aspak kreative .

  9. Flamur says:

    Te doli burri nga burgu moj znj. Ramohito apo eshte akoma brenda. Nuk e kuptoja per cfare perallisje ne shkrimet e tua derisa morra vesh qe e kishe tet shoq pjese te klubit “Banka e Shqiperise”.

  10. tani says:

    Pse nuk shkon te pesa per te qene paksa e lumtur, moj Magda?

  11. ky eshte nje shkrimper ata qe, kane femije, per ata qe kane familje, per ata qe me te verete duan te ndihen prinder perballe femijes, duke bere rolinin e femijes dhe jo duke treguar arrogancen dhe fuqine e padrejte te nje prindi qe nuk din tjeter por vetem te bertase dhe tregoje te gjithe ftohtesine e tij kundrejt nje krijese qe femija duhet te tratohet si femije!!
    une kam tre femije qe te tre kane lindur ne itali dhe me te vertete kafshoj gjuhen kur dua te ngre zerin. faleminderit per shkrimin z-magdalene, per shkrimin tuaj se keshtu ndihmoni ate qe ka nevoje.
    fjalet,shkrimet,tregimet, dhe gjithcka tjeter kane vlere per ata qe kuptojne ose duan te kuptojne. ne rast te kundert nuk kane asnje vlere!!!!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje