Kosovacentrizmi është eurocentrizëm

7 Nëntor 2014, 18:51Blog TEMA
Kosovacentrizmi është eurocentrizëm

Halil Matoshi*

 

Është koha që shqiptarët të qetësohen (ikën ethet e Beogradit!?), t’i thonë jo nacionalizmit dhe të mësyjnë emancipim e mirëqenie, njëkohësisht të mos i harrojnë integrimet evropiane, përkatësisht perëndimorizimin e dy shoqërive. Ky është interesi kombëtar i tyre…

Projekti i pavarësisë së Shqipërisë më 1912 ka dështuar, ngase nuk arriti që brenda shtetit kombëtar t’i inkorporonte të gjitha trojet e banuara me shumicë shqiptare. Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë projekt i përbashkët i komunistëve shqiptarë (kosovarë) dhe atyre jugosllavë në Konferencën e Bujanit, 1943-1944, projekt i cili u pengua nga nacionalizmi serb.

Pastaj u bë edhe platformë e “Ballit Kombëtar” (dekalogu i famshëm) si forcë që doli nga historia politike shqiptare për të mos u rikthyer më!?

Aktualisht, pas debaklit të Kreshnik Spahiut në zgjedhjet në Shqipëri, këtej Bjeshkëve të Nemuna, projekti i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, pos që është ide e partisë minore “Lëvizja për Bashkim”, zë një vend qendror në projektin e lëvizjes “Vetëvendosje” në Kosovë. Por a ka gjasa?

Pas shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, më 1912, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk ishte projekt zyrtar i asnjë qeverie shqiptare në asnjë periudhë të zhvillimit të shtetit shqiptar, pos Qeverisë profashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Vitin e kaluar kryeministri shqiptar Sali Berisha, euforik përtej realitetit – kurse pushteti i tij i përfshirë në krimin e organizuar – po festonte 100- vjetorin e Pavarësisë Kombëtare, ai po e parandiente humbjen e pushtetit nga opozita e Edi Ramës, prandaj u lëshua në euforinë nacionaliste duke “sharë” gjysmën e dynjasë si “albanofobë”, por megjithatë nuk i ka mëshuar tezës së bashkimit në mënyrë kategorike.

Mirëpo reagimi amerikan ishte i menjëhershëm dhe decidiv.

Washingtoni zyrtar u kërkoi partive politike dhe liderëve të përqendroheshin tek prioritetet si integrimi euroatlantik.

Berisha humbi zgjedhjet, kurse kartën e nacionalizmit shqiptar Edi Rama po përpiqej që ta racionalizonte.

Por nacionalizmi si patologji shoqërore nuk racionalizohet dot, sepse është para së gjithash emocion.

Dhe shpërtheu në Beograd, dhe pas incidentit atje, nacionalizmi shqiptar i medializuar skajshmërisht u shndërrua në eufori kolektive.

Etnonacionalizmat ballkanikë po rikthehen në histori, në kohën kur kombi etnik si bashkësi e njerëzve me disa qendra influence po del nga historia, sepse shteti kombëtar po e merr fuqinë dhe patronazhin mbi kombin.

Në këtë mësymje po rizgjohet edhe nacionalizmi i fjetur shqiptar, që në Tiranë po eksportohet nga Kosova, si kundërvënie nacionalizmit ekspansionist dhe hegjemonist serb.

Rikthimi i nacionalizmit etnik në zemër të politikëbërjes së shteteve të Ballkanit Perëndimor – që konsiderohej se me pavarësimin e Kosovës ishte nxjerrë në margjina dhe manifestimi i tij euforik, veçmas pas ndeshjes së futbollit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, tek fqinjët e shqiptarëve shkaktoi një frikë joracionale, kurse tek kosovarët rriti ndjenjën që aspiron krijimin e “një shteti unik” shqiptar.

Bashkimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, tash për tash, as që është projekt i elitave, pos njëfarë ndjesie emotive e turmave – njëfarë konstrukti dhe harte mentale.

Mirëpo, pas dhjetë apo njëzet vjetësh, nëse të dyja republikat tashmë do të jenë anëtare të BE-së, e mundshmja është një konfederatë e shqiptarëve në Ballkan, pa i cenuar interesat e fqinjëve dhe pa e trazuar askënd.

Dilema e madhe është nëse elitat politike në Prishtinë dhe Tiranë janë të gatshme për t’u angazhuar dhe për ta mirëpritur bashkimin eventual, qoftë ai bashkim edhe i legjitimuar ndërkombëtarisht.

Për një bashkim klasik – me një deklaratë – si akt politik mes Shqipërisë dhe Kosovës as që mund të bëhet fjalë në rrethanat aktuale ndërkombëtare dhe rajonale.

Elitat politike dhe kulturore në të dyja vendet nuk janë ende të gatshme për një kthesë të tillë të madhe dhe dramatike, ngase Tirana i druan fort kosovarizmit (është përplasur keqas gjatë Luftës së Dytë Botërore me një Qeveri kosovare progjermane), pra i druan eksportimit të problemeve tipike kosovare atje, kurse Prishtina i druan në njëfarë mënyre shpushtetizimit, përkatësisht humbjes së influencës karshi Tiranës.

Kësisoj Prishtina do të mbetej provincë e margjinalizuar dhe inferiore karshi qendrës.

Prandaj kjo çështje mbetet të shihet pasi që të gjitha vendet e rajonit të anëtarësohen në BE, pra është një proces i gjatë dhe mund të ndodhë që diferencat mes të dyja vendeve të rriten ndërkohë,

me rritjen e afirmimit të pavarësisë së Kosovës në botë, përkatësisht me anëtarësimin e saj eventual në OKB.

Në këtë kontekst, për shkak të zhvillimit në kondita të ndryshme historike përgjatë tërë shekullit 20 dhe për arsye të krijimit të një identiteti të dallueshëm kulturor, veçmas shtetëror (politik) në çfarëdo solucioni të afrimit mes dy shtetesh, Kosova duhet patjetër ta ruajë identitetin e saj shtetëror, pra mund të ndodhë më së shumti ndonjë lidhje konfederale, treg e mbrojtje të përbashkët.

Në anën tjetër, duke qenë se Shqipëria është anëtare e OKB-së, si dhe anëtare me të drejta të plota në NATO dhe pretendente për t’iu bashkuar bllokut të vendeve evropiane, reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht SHBA-së dhe BE-së, karshi ndonjë nisme eventuale konkrete do të ishte decidiv dhe i ashpër: Jo!

Sigurisht që ShBA-ja dhe BE-ja në këto rrethana as që e imagjinojnë ndonjë veprim unilateral ndërshqiptar, madje qoftë edhe në nivel të ndonjë nisme politike.

Washingtoni dhe Brukseli zyrtar domosdo që do të reagonin madje edhe me kërcënimin për izolim nga rruga e integrimeve evropiane.

Në anën tjetër, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ajo ka pos të drejtave të saja edhe përgjegjësitë – një anëtari të NATO-s nuk i lejohen pretendime të tilla aneksuese që rrezikojnë paqen rajonale ose globale.

Sipas nenit 1 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, (1949) palët marrin përsipër, siç parashikohet në Kartën e Kombeve të Bashkuara, që të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërkombëtare në të cilën ato mund të përfshihen me mjete paqësore në një mënyrë të tillë që të mos vihen në rrezik paqja, siguria dhe drejtësia ndërkombëtare, si dhe të shmangen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi apo përdorimi i forcës në çfarëdo mënyre që nuk është në përputhje me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.

Po ashtu neni 7 i nxjerr parësore obligimet e shteteve ndaj OKB-së, përkatësisht Këshillit të Sigurimit. “Ky traktat nuk prek dhe nuk do të interpretohet sikur prek në çfarëdo lloj mënyre të drejtat dhe detyrimet sipas Kartës, që kanë palët që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, ose përgjegjësinë parësore të Këshillit të Sigurimit për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.

Prandaj rikthimi i idesë së unitarizmit do të ishte një rrezik i madh si për Republikën e Shqipërisë, ashtu edhe për Republikën e Kosovës. Kjo e dyta madje do të rrezikonte edhe vetë aleancën me SHBA-në dhe do të mund të nxiste një zinxhir reagimesh në fqinjësinë e saj, ku jetojnë numër relativisht i madh i shqiptarëve, pra do të rrezikonte sigurinë e tyre.

Ndërsa në planin ndërkombëtar, Shqipëria dhe Kosova do t’ia bënin “bllok” vetes sa u përket integrimeve në BE që të dyja, ndërsa Shqipëria edhe do të mund të sanksionohej nga NATO-ja, e Kosova do të izolohej edhe nga miqtë e saj tashmë tradicionalë.

E në planin e brendshëm duhet ditur me saktësi se çdo intencë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, së pari e shkatërron kohezionin e brendshëm (komunitetet joshumicë do të ngriheshin në këmbë për të refuzuar), ndërsa Kosova do të ndahej përfundimisht në urën e lumit Ibër dhe në njëfarë mënyre do të merrte fund edhe projekti i shtetit sovran kosovar – si projekti më i madh i Perëndimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Shqiptarët duhet ta zbërthejnë vetë enigmën, përse ta zëmë ShBA-ja dhe NATO-ja me 1999 nuk e zbatuan “projektin” e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, që do të kishte kosto shumë më të ulët, madje në këtë model do të joshej edhe Serbia (natyrisht duke i dhënë pjesë të tokës kosovare – veriun) por e projektuan pavarësinë e Kosovës, e cila mori shumë kohë e para.

Pavarësia e Kosovës së këndejmi nuk është projektuar nga Perëndimi për ta zhbërë me një deklaratë ekzaltuese politike të shqiptarëve.

Zërat se shqiptarët janë “tradhtuar” ose braktisur nga Bashkimi Evropian janë zëra të humbur si në shkretëtirën e Tatarëve, sepse shqiptarët nuk kanë më një armik që mësyn zhbërjen e tyre, ata vazhdojnë ta kenë armikun nr. 1 luftën e ashpër e të paskrupullt për pushtet dhe dominim shoqëror.

Aktualisht përderisa po e shkruaj këtë kolumne, Kuvendi i Shqipërisë “funksionon” pa opozitën parlamentare që është në bojkot, kurse Kuvendi i Kosovës as që po mund të konstituohet, pesë muaj pas zgjedhjeve!?

Për politikat e këqija ekonomike dhe korrupsionin e nepotizmin, mujshinë mes grupeve politike e fetare (veçmas në Kosovë) nuk është fajtore Serbia, ose ndonjëri nga fqinjët e shqiptarëve. Në këtë aspekt pak ndihmon bashkimi, ose edhe sjell rreziqe të reja.

Prandaj është koha që shqiptarët të qetësohen, (ikën ethet e Beogradit!?), t’i thonë jo nacionalizmit dhe të mësyjnë emancipim e mirëqenie, njëkohësisht të mos i harrojnë integrimet evropiane, përkatësisht perëndimorizimin e dy shoqërive.

Ky është interesi kombëtar i shqiptarëve.

Një Shqipëri qytetare, e mirëqenë dhe demokratike, me të drejta të lulëzuara të njeriut dhe atyre civile, shoqëri e hapur dhe e perëndimorizuar, sikur edhe një Kosovë e pavarur e vlerave të përbashkëta evropiane, janë projekt shumë më sipëror sesa një shtet unitarist shqiptar, i përplasur në mes grupeve mujshore politike, ideologjive, krahinave e feve dhe i rrjepur nga oligarkët shqiptarë.

Kosovacentrizmi së këndejmi përballë albanocentrizmit, përkatësisht unitarizmit (ose imperializmit të vonuar shqiptar!?) është eurocentrizëm, që d.m.th. mburojë për identitetin perëndimor të saj dhe intencë për kthesën e madhe nga tregjet perëndimore, si dhe relativizim i ekspansionit ekonomik turk.

*Koha Ditore

17 komente në “Kosovacentrizmi është eurocentrizëm”

  1. enver says:

    Eurokomunizmi eshte antikomunizem!

  2. Dyshuesi says:

    Bravo, gezohesh kur sheh se paska edhe njerez me tru e me zemer..

    1. Ilir Hoti says:

      Gje pozitive e Matoshit eshte kesaj rradhe , po perdor shpesh fjalen ‘shqiptare’ per popullsine mijra vjecare ne trojet e veta… U befasova pak nga ky ‘matosh’ por te tille e quan gjithe bota ,perfshire edhe greko-ruset….’Matoshat’ duke qene ‘askushi’ te tjetersuar e degjeneruar biologjikisht duan te gjejne ‘arsye’ per mosbashkim!!! KUSH PENGOI BASHKIMIN A NDARJEN E ISH Jugosllavise Cekosllavakise Gjermanise Rusise,Vietnamit a Hong kongut etj etj..Nje rajon i Ukrahines ‘votoi’ e u bashkua me Rusine…A u be ,hataja, Per te patur jo ‘reaksion ‘ Bashkimi duhet DHE DO TE NDODHE:ME FORCIMIN EKONOMIKO_POLITIK TE SHQIPTAREVE NE BASHPUNIM ME AMERIKEN DHE EUROPEN.. NE PROGRAME KY PLAN ESHTE,POR MUND TE SHKRUHET BRENDA DITES

  3. Dean says:

    IDIOT!
    Ky as Shqip Nuk di,Lene mo me u mar me “gjona Te medhaja”.

  4. Labi Vlore says:

    Me mire dy shtete Shqiptare ne Rajon.Jane dy zera dhe dy vota.Per sa i perket te tjerave,kufirin midis Shqiperise dhe Kosoves,duhet pike se pari,ta heqim ne menyra te tjera.Kulturore,ekonomike,shoqerore.Por sidomos ekonomike.Fuqizimi ekonomik eshte me i rendesishmi.Shikoni Izraelin.Nje vend me nje siperfaqe me te vogel se Shqiperia dhe me banore po aq sa ka Shqiptare ne Rajon,eshte nje superfuqi Boterore.Arsyeja??Eshte fuqia e tyre shume e madhe ekonomike dhe e influences ne bote.Sidomos ne Evrope dhe Amerike.Inteligjenca dhe organizimi spektakolar.Hebrenjte me inteligjencen e tyre te jazhtzakonshme,sot jane superfuqi boterore.Por me rendesishmja eshte se nje Hebre e don nje Hebre tjeter,po aq sa don vehten e vet.A jemi keshtu edhe ne Shqiptaret??Une them se jo.Edhe kaq te bashkuar sa jemi,eshte merite e fqinjeve.Perse merite e tyre??Masaksakrat e tyre pergjate Historise,i kane bashkuar Shqiptaret rreth nje ideje Kombetare,shteterore,te gjuhes dhe te gjakut.Nese fqinjet tane Greke dhe Serbe,pergjate Historise,nuk do na kishin urreyer aq shume,ne do kishim nxjerre syte njeri-tjetrit.Por urrejtja e tyre karshi Shqiptareve,na bashkoi sado pak.Ne Shqiptaret do te perparojme jashtzakonisht shume,kur te kuptojme se asksuh prej nesh nuk eshte i tepert.Por perkundrazi eshte vella i gjakut,gjuhes dhe historise.Por,per te arritur deri ne kete faze,mendoj se do duhet ende edhe shume kohe.Frika ime e vetme nuk eshte koha e nevojshme e ndergjegjesimit Kombetar(te duam njeri-tjetrin),por se kam frike se mos nuk do te ndergjegjesohemi kurre.Shpresoj qe kjo dite,nje dite do te mbrrije ne trojet tona aq shume te vuajtura dhe te pergjakura.

  5. emër says:

    Serbia bën gabim që mban me rrogë ata të UDB-së: e bëjnë shqiptarët punën e tyre,Esadi Toptani, Halil Matoshi…!

  6. Taulant/Tirane says:

    Po dhe ti o burre sa po lodhesh qe ta ndash me cdo kusht Shqiperine nga Kosova.
    Humbjet nga mosbashkimi jane te medha.Le te shohim plust dhe minuset me qetesi.
    Ne aspektin ekonomik:sa me e madhe te jete popullsia aq me shume interesante do te ishte per investitoret.Kush do te hedhe 2 miliarde per nje popullsi 2 milioneshe.
    Investitori I fuqishem do dhe popullsi qofte per krahe pune(ne te dy anet e kufirit ka me shume kualifikim se ne secilen ane vec e vec) qofte per shitje.
    Unifikim ligjesh:nuk do rri investitori I madh te lexoje dy pale ligje dhe ti afroje ato

    Turizem;pakete turistike per bregdet dhe malor.
    Korrupsioni luftohet me kollaj se dolem te gjithe kusherinj te pare
    Ne aspektin politik dhe te jashtem:shteti me I madh ka me shume peshe se I vogli(asnje nuk e pyet Luksemburgun para Indise megjithese India nuk per te ngrene).

    Pastaj ne sport,kulture ,letersi etj besoj se nuk ka dyshime.

    Flas per ata qe duan fakte per debat ,jo ata qe e kane bunkerin ne koke dhe frengjine e mbyllur dhe flasin pa degjuar

  7. gregory.uk says:

    Shkrim brilant per ata qe shohin perpara dhe jo mbrapa. Un mendoj se 90 % e shqiptareve ndajne te njejtin mendim. Ska asgje te keqe qe jemi nje popull ne dy shtete. Kur te kemi arritur te ndertojme shtete me te vertete demokratike dhe tu kemi sjelle shqiptareve ketej dhe andej kufirit prosperitetin e enderruar atehere bashkimi do te vije natyrshem dhe askush nuk mund ta pengoj. Por ne kete forum disa komentues mezi presin per te etiketuar vellezerit tane kosovar, qe shfaqin mendimet e tyre brilante per mua, si agjente te serbit te grekut etj. Kjo nuk eshte llogjike. N.q.se dikush nuk ndan te njejtin mendim me artikull shkruesin duhet te kundershtoje duke dhene opsionin tij te trajtimit te problematikes dhe jo thjesht duke ofenduar. N.q.se nuk e ka nivelin e duhur per te shkruar pikepamjet e tij atehere le te mos komentoje. Per brezin tim mund te them se Enveri kishte gjithe te keqijat e botes por te pakten na dha 2 gjera, shkollimin dhe dashurine per kosoven.

    1. Drini Bardh e Zi says:

      Shqiperia do te behet!

      Po pse, o Gregory.uk, nuk u thua britanikeve te ndahen ne kater pjeset qe perbejne sot United Kingdom?

      Dhe, duke ardhur vec e vec, te gjitha se bashku, te bashkohen ne BE.

      Apo harrove se elitat britanike u shqye bythesh per te penguar PO-ne e referendumit per shkeputjen e Skocise?

      Mos do te na flasesh si ata idiotet tane qe, thone se, dy shtete shqiptare jane me mire se sa nje Shqiperi e Bashkuar, sepse keshtu kemi dy vota.

      Dy vota per ku?
      Dy vota per cfare?

      Athere, po qe per numur votash, le ta ndajme edhe Shqiperine ne dy pjese, ne Shqiperine Toske dhe ne Shqiperine Gege.

      Keshtu, per debilet e numrit te votave, do te kemi 3 vota shqiptare dhe do te bejme ligjin ne OKB, ne NATO dhe ne BE.

      Lum kush do te jete si ne! Do te behemi 3 provinca, te varura nga greket dhe serbet, pa ekonomi, pa prodhim te mirefillte industrial me mini tregje qe vetem konsumojne mallrat e kategorise se fundit te greko-serbo-maqedonasve, pa ushtri dhe pa sherbime inteligjente, me shkolla ku si gjuhe gjysem zyrtare do jete greqishtja dhe serbishtja, pa art dhe kulture kombetare, me nje rini qe do e kete mendjen te ike e te arratiset, per tu bere argatet e ekonomise serbo-greke, pa inteligjencie kombetare por vetem me te shkolluar qe nuk krijojne per kulturen e shkencen kombetare, por qe mendojne si gjysem greke a si gjysem serbe, sindozot, ky Matoshi yne, dhe qe do te rrogetoheshin si asistente te strategjive antishqiptare te akademive greko-serbe.

      Matoshi, ky biri i kurves dhe zogu i shkijes, nuk perben me nje rrezik per shqiptaret, sepse eshte kaq keq i vetdemaskuar dhe i keqperdorur nga padronet e tij, sa nuk do tja hedh me qurret edhe lypsari me i fundit i Kosoves dhe i Shqiperise.

      Verbimi dhe urrejtja e Matoshit ndaj bashkimit te shqiptareve, permend bojkotin e PD-se ne Parlamentin shqipar dhe mosformimin se fundmi te qeverise ne Kosove, per te sjelle argumente se shqiptaret jene te percare nder vedi dhe ndaj nuk mund te bashkohen. Ja do puna dhe misioni te sjelle keta shembuj.

      Keto zgjedh Matoshi, dhe nuk kthen koken pas te shohe ne histori, Kuvendet e Medha te shqiptareve, ne Lezhe, ne Prizren, ne Vlore, e ne sa e sa ngjarje te tjera, qe formesuan kombin dhe shtetin shqiptar.

      Harron ky Matoshi, te shohe qofte edhe sot perqark, ne kombe te qyteteruar, si ne Hollanede psh, qe mbeti pa qeveri shume e shume kohe, apo pertej Atlantikut, ne SHBA, ku prej mese 6 vitesh, reublikanet bllokojne cdo ligj e inisiative te Presidentit Obama dhe demokratet bllokojne ne Senat, cdo inisiative te republikaneve.

      Mbase Matoshi deshiron tu prpozoje edhe atyre qe te ndahen sepse nuk merren vesh nder vedi.

      Fenomeni Matoshi, si dhe nje zhgane publicistesh te ngjashem ne Tirane dhe ne Prishtine, me mision propoganden kunder bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem ne Ballkan, eshte treguesi me i qarte se, tashme, ky bashkim i shqiptareve ne nje shtet te vetem, nuk eshte me thjesht nje ender apo nje deshire fluide, por eshte nje problem imperativ dhe nje vullnet i pakthyeshem i nje kombi te ringjallur ne situatat e sotme dhe me aleatet e rinj gjeostrategjike te tij ne Ballkan.

      Ky vullnet i shqiptareve per bashkim ne nje shtet te vetem, eshte ne perputhje te plote me investimin dhe angazhimin e madh euro-atlantik te aleateve te tyre ne Ballkan, eshte ne axhenden afatgjate euro-atlantike, edhe pse nuk formulohet dhe shpallet haptazi nga ata, ne kushtet aktuale.

      Strateget euro-atlantike e kane te qarte se, pa nje shtet shqiptar te bashkuar dhe te forte, Ballkani nuk do te kete qetesi dhe balance, nuk do te kete nje paqe te qendrueshme, nuk do te kete nje Serbi pa endrren e vet hegjemoniste.

      Vetem me nje shtet te bashkuar shqiptar, do te kete integrim te popujve ballkanike ne nje komunitet paqeje, perparimi dhe begatimi dhe si nje faktor me peshe dhe me ze te fuqishem brenda BE-se.

      Urtesia dhe largpamesia e elitave te shqiptareve eshte qe te pergatisin kombin per kete perspektive bashkimi, duke filluar jo me ndryshimin e kufijve dhe me referendume per bashkim, por me unifikimin e cdo fushe te dijes, shkollimit, edukimit, te ekonomise, financave e investimeve, te tregjeve energjitike dhe agro-industriale, te politikave te perbashketa te industrise minerale dhe te perpunimit, te bazave te industrise elektronike dhe kompiuterike, te planeve te perbashketa te mbrojtjes se mjedisit dhe zhvillimit te turizmit.

      Elitat shqiptare i kane borxh kombit projektimin dhe realizimin e nje kulture unike shqiptare, me nje teater panshqiptar te drames, te operas dhe baletit, me akademi panshqiptare te artit, kultures dhe shkences, ashtu sikurse politikanet shqipatare i kane borxh kombit projektimin dhe realizimin e Asambleve Legjislative Panshqiptare qe do te percaktonin rruget afatgjata te ecurise se kombit.

      Dhe mbi te gjitha, elitat shqiptare i kane borxh kombit: Persosjen e mesimit dhe perdorimit absolut te gjuhes se njesuar letrare shqipe, kudo dhe kudo, ne shkolla,qe nga fillorja deri ne kurset pasuniversitare, qe nga akademite deri ne media vizive dhe te shkruara, qe nga botimet shkollore deri ne botimet letrare, kudo ku jetojne shqiptaret ne tokat e tyre ne Ballkan, si dhe ata te shperndare neper bote kur vazhdojne ta mesojne gjuhen shqipe.

      Abetarja unike e shqipes, duhet te behet per shqiptaret njelloj e shenjte, sikurse bibla, kurani dhe librat e tjere te shenjte per besimtaret e religjioneve te ndryshme.

      Kur te realizohen te gjitha keto unifikime, kufinjte shteterore kane rene vetvetiu dhe bashkimi juridik do te jete nje ceshjte formale, e mirepritur dhe e duartrokitur edhe nga nderkombetaret.

      Dhe te gjitha keto, nuk mund te realizohen nga duaxhinjte e ndarjes, nga daullexhinjte e percarjes dhe izolimit, nga shpirt dhe mendje shiturit ndaj presioneve, lajkave apo borderove te serbomedhenjve e grekofileve dhe as nga kozmopolitet e shpifur, qe citojne ne shkrimet e tyre cfardo soj filozofesh e politologesh, te cdo marke dhe shkolle, me te vetmin qellim per te fshire nga kujtesa dhe ndergjegja e kombit heronjte dhe mitet kombformuese te shqiptareve.

      Krahasojini keto kukuvajka te antishqiptarizmit me mesazhin frymedhenes te rilindasit dhe iluministit te madh te kombit, Naim Frasherit:

      As shpejto pak,
      Moj dite e bardhe.
      Dhe jake, jake,
      Se te pres,
      Nuku vdes!

      Zoti Mero, kujtohu pak te na sjellesh ndonje rubrike me vargje te atdhetareve qe enderruan, qe guxuan dhe projektuan shume nga ato realitete qe gezojme sot ne shqiptaret, edhe kur erresira kishte mbuluar dheun tone, dhe osmania ne nje krah dhe grekeria ne krahun tjeter, na shqyenin trute, zemren dhe melcine.

      Zoti Mero, kujtohu te na sjellesh ne editorialet e tua, jo vetem Matoshet dje Bushatet, por edhe Kristo Frasherin, dhe Pellumb Xhufin, edhe intelektuale te tjere patriote qe nuk i mungojne Shqiperise.

      Jam i sigurte qe, nese e ben, nuk do te etiketohesh si nxites i nacionalizmit.

      Dhe njeherazi, nuk do rrezikosh te dukesh si dikush, qe u ka hapur deren te gjithe zepercaresve te Shqiperise.

  8. Klimax says:

    Po te kthehemi ne kohe, diku pak para pavaresise se Shqiperise, termi nacionalizem shqiptar ishte pothuajse in-egzistent. Kjo per arsye sepse tek shqiptaret mungonte ndjenja e mirfillte kombetare. Ne nje kohe kur Stambolli kishte humbur pothuajse gjithe Ballkanin, shqiptaret ishin i vetmi popull qe po “perpelitej” akoma mes ndjenjave turke, sllave, greke dhe asaj shqiptare, kjo edhe prej faktit se shqiptareve u mungonte gjuha e shkruar si dhe besimi i njejte fetar qe jane aq percaktuese ne identitetin e nje kombi. Figura te rendesishme te Rilindjes kishin vite qe me punen e tyre patriotike perpiqeshin te sensibilizonin shqiptaret pikerisht per idene e kombit dhe krijimin ne keto baza te nje shteti kombetar te shkeputur nga Perandoria Otomane. Megjithate kjo ne praktike nuk ishte e lehte. Kjo u vertetua edhe mbas pavaresise kur qeveria e Ismail Qemalit dhe me pas e Princ Vidit nuk munden ti rezistonin presioneve dhe mbi te gjitha ndaj xhon turqve dhe levizjeve te armatosura te myslimaneve te Shqiperise se mesme e te veriut qe nuk deshironin nje Shqiperi pro-europiane. Edhe ne vitin 1924 te njejtat forca rezuan qeverine e Nolit dhe Ahmet Zogu rikthehet ne pushtet i ndihmuar nga sllavet duke i shperblyer ata per ndihmen e tyre pa kursyer as territore shqiptare. Dhe ky patriotizem i turpshem i Zogut u mbyll 15 vjet me vone duke u larguar si tradhetar, frikacak dhe hajdut.
    Nuk e di ne se Legaliteti, Balli Kombetar apo komunistet kishin ndjenja nacionaliste, por ngjarjet historike treguan se ndjenjat nacionaliste nuk ishin ide te brendshme, shqiptare, por ide dhe propagande e fashizmit italian per te patur lehtesi dhe mbeshtetje ne pushtimet e tij jashte territoreve shqiptare duke futur idene e “Shqiperise se Madhe”. Sot, 70 vje me vone, kur Shqiperia kerkon te eci drejt Europes, kur Kosova per here te pare ne historine e saj eshte nje shtet i pavarur dhe pret qe te njihet nga OKB-ja, grupe te ndryshme turkofila-islamiko-shqipefoles vazhdojne me te njejten perralle nacionaliste te “Shqiperise Etnike” duke kercenuar jo vetem paqen ne rajon, por mbi te gjitha egzistencen e dy shteteve shqiptare.

  9. Taulant/Tirane says:

    Gregory,kam dhene nje opcion ndryshe trajtimi te problemit.Vetem ca arsye te permbledhura se pertoj ti zhvilloj gjate.Lexoje.

    Ti je ne UK!Ndoshta je ne Angli,ndoshta ne Skoci,ndoshta ne Irlane….Besoj qe ka dhe arsye pse shkruhet UK dhe jo Angli…jane popuj qe dhe historine dhe gjuhen e tyre amtare e kane te ndryshme.Apo jo?Pse rrine bashke nen siglen UK????

  10. mal shova says:

    Imperializmi shqiptar haa haa ,na bere per te qeshur o matosh
    po te jap nje shembull aktual se cdo te thote imperializem
    rusia e putinit shtrihet n 2 kontinete e megjithate hyn ushtarakishte ne nje shtete tjeter me justifikimin se kjo paskesh qene pjese e perandorise ruse anekson krimene ,dhe as do t ia dij per normat dhe rregullat nderkomtare
    ndersa europa e qyteeruare sic e quan ti dh lubonja rri si pula se edhenuk ja mban,por edhe shikon anen ekonomike
    ghithashtu ,imperializem eshte edhe diktati amerikan(miqte tane)mbi boten
    por kur te c kyen pasaportatt neper dogana sikur je shtetas i xhibutistanit kur shikohesh nga europa jote e qytetruar si afrikanet e kontinentit ,kurshkelen ne menyren me brutale te drejtat e shqiptarve emigrante me shprehjen e njohur(hemo se shqiptare jane)atehere si mund te jemi ,dhe quhemi nacionaliste
    te tera keto shkelje vine nga qe s kemi politike nuk na respekton njeri ,dhe kur nuk respektohesh ,do te thote se nuk te perfill asnje .
    atehere kemi njekontraste te madh me te thenurat e tua si mund te jemi ne nacionaliste dhe politika jone imperialiste(haaha qesharake)kur te shkelin me kembe dhe tregohen superior perball nesh
    ,

  11. Dhermiu says:

    Spiun i serbeve dhe grekeve. E ditka ky intersin kombtar te shqiptareve?! Shkrim i nje idioti.

  12. astrit says:

    Nuk eshte e vertete qe shteti shqiptar qe nga 1913 nuk ka kerkuar qe trojet shqiptare ti bashkohen shqiperise.Si ne kohen e Ahmet Zogut,ne kohen e pushtimit italian e gjerman, si ne kohen e Enver Hoxhes ku publikisht e ku jo publikisht shteti Shqipitar ska reshtur per te bere realitet kete gje. Eshte gje tjeter mundesia per ta realizuar kete. Dhe shtetaret e shqiperise nuk mundeshin e skishin mundesi te mos e deshironin e ta kerkonin kete bashkim.Ishte dhe eshte nje shumice apsolute shqiptaresh qe e deshironin dhe e deshirojne kete gje.Ju kujtoj qe ne vitet 1941-1944 ky bashkim u realizua jo ne masen 100% por shumica shqiptare ishte bashke ne nje qeveri.Ju siguroj si person qe i ka pasur ne administrim dokumentacionin perkates qe edhe regjimi komunist nen petkun e marksizem lenininzem ishte pergaditur ushtarakisht per nje lufte te mundshem per te bashkuar trojet shqiptare ne ish Jugosllavine me shqiperine.Zoti Matoshi raca shqiptare e ka racore e instiktive tendencen e bashkimit dhe jo te ndarjes.

  13. evgjitngrenesi says:

    matoshi do vrase veten ,diten qe do kuptoje se shqiptaret nuk preferojne vilajetizmin e tij ,por nje shtet shqiptar ne ballkan. bashke me te edhe lubonja me shoke . ne varret e tyre do vene lule cdo vit, nikolicet dhe vucicet!
    do merzitet pak edhe mero bazia njecik,se edhe se ka me sy te mire shqiperine e bashkuar,po ska gje .agjitacioni pro serb nuk denohet me. tema e boton matoshin dhe nexhmedinin sepse nuk shkon qe keta tipa ti botoje vetem shtypi i beogradit.
    gjerat jane me te thjeshta sesa duken.kush kerkon copezimin e trojeve shqiptare me pretekste nga me te ndryshmet,eshte kundra shqiptareve.
    ndaj edhe sherbetoret e interesave greke dhe serbe ne shqiperi e kosove jane shume te ndjeshem nga rritja e frymes kombetare ne shqiperi,sepse kjo do te coje ne krijimin e nje shteti shqiptar ne ballkan,gje te cilen mundohen ta pengojne ,midis te tjerave,duke perdorur edhe dordolece si matoshi

  14. Kico says:

    He more kerme e ndyre me gojen me helm!!!!!! Po si more dashke te mohosh gjakun e gjithe atyre trimave qe dhane jeten per flamurin kuq e zi e per bashkim ti more kerme??????? Cfare lloj “shteti” kosovar ka patur ne vitin 1912? Po me perpara?? Nuk ka patur sepse ata jane e mbeten SHQIPTARE e ska as matosh e as pallosh ti ktheje ata ne shtetesi tjeter ose tu mohoje gjakun heronjve te uck!!! Kerme e ndyre srpe!!!! Ik e vrit veten ti bashke me lubovicet e idjotet e tjere kozmopolitane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje