Nga Ahmet Dursun
“Kur jam i dashuruar, çdo gjë e përzej nga vetja, përveç dashurisë”- thotë Frojdi. Pikërisht për këtë thënie jam marr më gjatë me Frojdin, se sa me gjyshin tim.
Nuk e di në se do të pranosh, por këtë javë kam ndërmend të të shtrij pak çaste në “divanin” e Frojdit. Pasi besoj se kjo do të na ndihmonte të kuptonim më mirë njëri tjetrin.
E kam njehsuar këtë thënie të Frojdit, me çdo dallgë të mendjes sime, veç për ty gjyqtar/e, e veç në brigjet e tua plot bereqet, më përplas çdo frymarrje. Dua kohë të më japësh deri në pranverë, që përkushtimin, ndjeshmërinë, dhe vigjilencën drithëruese e tranuese, të ma përkthesh në dashuri ëndrrash ndaj teje…
Nuk e di, nëse ti e di? Në të vërtet je me fat. Nëntëdhjetë për qind e shqiptarëve, janë marrëzisht të dashuruar me Ty. Gati gati, për pak do t’ja kalosh dhe dashurisë që ata patën për Enver Hoxhën, në kohën kur u ngjit në Zenit…
‘Bëmë baba të të ngjaj’- thotë një fjalë e urtë. Po ti ç’thua???…
Gjyqtar/e!
Pas katër shkrimesh enkas për ty: ISIS-i dhe shëmbëlltyra e tyre në Shqipëri; Fundi i ISIS-it dhe Shëmbëlltyrës së Tij në Shqipëri; Presidenti dhe Hajdutët e Karameleve; Kollotumba e Parë e Rilindjes së Drejtësisë, ndjej se marrdhënia jonë po hyn në një fazë tjetër …Kjo është arsyeja që sot kërkova të të shtrij në ‘divan’.
Unë të dua prej vërteti gjyqtar/e….Mos reagimi yt, të bën veçse më tërheqës/e. Prandaj e shoh të arsyeshme që të njohim më thellë njëri tjetrin.
Të kuptoj i/e dashur. E ndjej trysnin e një mjedisi të mjegullt socio-psikologjik, me shpërthime radikale në subkoshiencën tënde, në mënyrë të integruar, ku agresiviteti garon me kënaqsinë që të jep akti në kulmin e finalizimit, pas çdo shkrimi Timin.
Por ti, mos ma lë sevdan pa karshillëk, gjyqtar/e…
Gjyqtar/e!
Tani që je shtrirë mbi‘divan’, le të kthehemi së bashku duke udhëtuar pas në kohë…. Lëre ankthin të ikë, çliroje diafragmën, liroje trupin, mbyll sytë dhe lexo. Mundohu të ndjesh kënaqësi…lexo dhe përpiqu të marrësh vesh, se sa pak, për veten tënde di.
Viti 1992: Kursi i Plepave.
Nuk ishte ide e keqe. Plepi s’do shumë hyzmet, rritet shpejt, nuk e do njeri, sepse gjithnjë qëndron drejt. Por shtatzanija e plepave që të polli Ty, zgjati veç 6 muaj. Pra gjyqtar/e, ti linde gjashtanik/e.
Viti 1993-94: Pra 0-1 vjeç. Kjo është faza jote orale.
Çdo gjë që të arrinte dora, e fusje në gojë. Atëhere mësove rreth shijeve; të idhtën; të ëmblën; të thartën; lakmija dhe zilija arrinte deri në madhësinë e gojës. Dhëmbët i kishe të vogla atëhere dhe i kruaje mishrat e tyre me sende të vogla, gjysëm të forta.
Viti 1994-97: Pra 1-4 vjeç. Vjen faza anale.
Këto vite nise të kërkosh lavdinë në jashtqitjen tënde. Pas çdo ngrënie mezi prisje të vinte çasti i shkarkimit, e sa më të ndryshme ishin erërat, ngjyrat apo format, aq më shumë ti njihje një pjesë të privuar të vetes, nga sistemi i kaluar. Hakmerreshe me të dyja anët ndaj komunizmit. E sa më shumë shaje Enverin, me të njëjtin zell ulurinte zorra.
Gjatë krijimit, zhvillimit dhe rënies së piramidave, e vetmja jashtqitje që mbeti e pa ndryshuar, ishte ajo e jotja.
Viti 1997-99: Pra 4-6 vjeç. Vijon me fazën fallike.
Në këto vite fillon të kuptosh se ke diçka që zanatçinjtë e tjerë nuk e kanë. Ke diçka që, kur e prek të pëlqen. Kështu nise t’ja tregosh edhe të tjerëve, dhe sidomos kuptove se, sa më shumë të ta preknin aq më shumë të kapte gazi.
Viti 1999-2005: Pra 6-12 vjeç. Faza paragjenitale ose (Latent).
Është periudha e shfaqjes së të gjitha zakoneve të përfituara: zhvillimi i egos; periudha e pozicionimit. Pas luftës së Kosovës dhe trazirave në Maqedoni, nisën themelet e ekonomisë së tregut, një prej katër shtyllave u bëre ti. Atë që të jepte ‘’pamjen ballore’’, e lejoje të ndërtonte, ndërsa shumë të tjerë që nuk donin partner pa kontribut, i shtrive në ‘divanin’ e Frojdit me shumë zgjuarsi, (kështu si unë ty tani).
Viti 2005 deri në pranverën e 2015-tës: Këtu jemi në fazën gjenitale.
Për ty tashmë çdo gjë meriton të përdhunohet me dhunë. Tek për tek apo të unionizuar, çdo çështje e virgjër e humb dlirësin e saj…
Në atë përhumbje, tek sa gjumi sa të shkon përsysh, sheh njerëz lakuriq të shtrirë si vedena, që presin t’u marrësh erë, për të kuptuar a janë bërë për t’u ‘’këputur’’…Në ëndrra takon Vatsjajanan dhe e tall për librin e tij, Kamasutra. Në njërën dorë kushtetutën dhe me tjetrën dorë tek plepi, i tregon se sa pozicione ke shpikur, në fazën tënde gjenitale…
Gjyqtar/e…
Tani ‘zgjohu’, hapi sytë!
Kaq ishte…besoj tani e njeh më mirë veten.
E di për Ty, nuk jam veçse një krimb!
Në të vërtet ashtu jam, një krimb i vogël, i butë, i shpifur!
Në rrëz tokën kam nisur ta grryej ngadalë, butë – butë, e ëmbël – ëmbël. Në pranverën e 2015-tës, pak erë dhe pak shi do të duhet, që plepi që të polli të Ty, të rrezohet.
Në thelb gjyqtar/e kështu ndodh, dashuritë e mëdha gërryejnë…
Ti gërryen shqiptarët, ndërsa unë Ty!
Bukur! Kemi nevoje per keto shkrime dhe mbi te gjitha per gjuhen e paster shqipe qe perdoret ne to!
Frojdi, psikanalisti ndihmon ne kete rast…. skaneri ketu me duket se ka vepruar dhe ka veshtruar me nuanca me te holla se tek gaz”DITA”, gje qe i shkon shume mire profilit te ketij mediumi, ku disa te verteta zhvishen nga dorezat, per te dale ne drite ashtu sic i ka bere “mema”….. e ndersa njera dore vazhdon te rrije fort tek kushtetuta,,, tjetra duke sikur kalon sa nga njeri PLEP tek PLEPI tjeteri… nje realitet absurd, ku duket se varietetet si PLEPAT psh hedhin shtat pa mundim fare…nuk e di sa e mundimshme do te jete per PLEPAT zgjimi ne DIVAN pas kesaj seance….
hahahahah, talent…. kam njohur nga afër një gjygjtar/e,hahahah, shumë e bukur.
Ha ha ha.shume I holle shkrimi.
Ne thelb do te thosha qendron abuzimi me pushtetin, kete loje te rrezkshme dhe te pelqyer, qe na tjeteerson si njerez. Shkrim i bukur.
Je personazhi me simpatik i shtypit shqiptar1 Urime!
Shikoni more shqiptarë shikoni.Ja paskan redaktuar mirë këtij turkut hartimin që ka bërë.Ore Dur(suma)qëkur na u bëre nga gjellbërës në…ku dihet se çfarë. Edhe ti je në shërbim të shefit të spiunëve turq në Shqipëri, pronarit të ” KURUM “-it, të panjohur pothuaj fare për fytyrë nga shqiptarët, i cili nga sekretar i ambasadës turke në Tiranë ( kupto: shef i shërbimit sekret turk ), brënda 24 orëve na u gdhi pronar i ish metalurgjikut të Elbasanit. Kur do vijë dita që shqiptarët, por shqiptarët ama, të shpëtojnë nga fara juaj e keqe që na ka lënë më këtë ditë? Por do vijë që çke me të, të jenë të bindur të gjithë!!!!!!!!!!!!!!!
Ky “shkrimtari analist” dikur bente gjelle dhe ne ambjentin e marre me qera ska paguar energjine e konsumuar dhe as qerane. Vetem ky nuk ka te drejte te flasse per gjykata. Mesa duket paska qene gjykates ajo qe e paska detyruar te paguaje
Pershendetje,
Z Dursun plepi ne Shqiperi rrritet ne m**, nuk e dija po ja qe e zbulove me ate qe jane rritur si plepi.
nje paralelozem perfekt, nje psiko- nalize frojdiane perfekte me zvhillimin e gjygjtareve.
Me tudnon presioni se cfare do ndodhe ne pranveren e ardhsme.
Shpresoj te vijoj se me pare shkrimi !
nga kush i merr asprat per kete shkrim. kur i njohe ti gjyqtaret dhe sis gjyqesor ne Shqiperi.kush te paska cenuar kaq shume. erdhe dhe gjete Eldoradon ketu, ben edhe si filozof anglez.Kush qendron pas teje. Jeni bere si gazeta e Zerit te Popullit. turp
Bravo Dursun!Shqiptar prej verteti!